| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » 13.000 ushtare ruse jane vrare qe nga viti 1999 ne Ēeēeni |
| Postuar mė datėn: 2008-04-08 16:44:06 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Sina/ New York
Sipas radio - programit ne gjuhen shqipe Dutche Welle, thuhet se, kur studiohen shifrat per viktimat e luftes ne Ēeēeni, nje tjeter organizate joqeveritare do te jap te dhena edhe per numrin e viktimave ne radhet e ushtrise ruse. 13.000 ushtare ruse jane vrare qe nga viti 1999 ne luften e dyte te Ēeēenise, sipas Komitetit te Nenave te Ushtareve. Shifra qe posedojne ato eshte tri here me e larte se ajo zyrtare.
Nenat e ushtareve, te cilat demaskojne rrethanat e tmerrshme ne ushtrine ruse, interesohen jo vetem per ata qe kane gjetur vdekjen ne lufte, por edhe per shume ushtare te tjere qe vdesin nga plaget neper spitale, kryejne vetevrasje duke rene viktime e keqtrajtimeve. Per angazhimin e tyre te palodhur per te drejtat e njeriut, Organiazata e Shen Peterburgut te Nenave te Uashtareve vleresohet me ēmimin e sivjetem te paqes te qytetit te Ahenit.
Ella Poljakova eshte kryetare e kesaj shoqate. Ndonese ne moshe 63 vjece ajo tregon mjaft e re. Ndryshe nga shume bashkemoshatare ne Rusi ajo nuk vishet me kostum dhe me kepuce me taka te larta, por preferon pantallona dhe kepuce te rehatshme. Mbi pulovrin e saj te te bie ne sy nje kryq ne miniature.
Kejo organizate ajo e ka bashkethemeluar qe ne vitin 1991.
"Une kam pasur edhe perpara pervoje demokratike. Kam qene ne frontin popullor, ne organizonim demonstrata, sillmin gazeta nga Lituania dhe i shperndanim ato. Une kam qene nje nga pjesemarreset e para te konferences per temen e te drejtave te njeriut ketu ne Shen Peterburg."
Duke u nisur nga ajo qe si i jati edhe i shoqi kane qene oficere ne ushtrine ruse, ajo ka mesuar shume per strukturat jonjerezore dhe te dhunshme ne ushtri. Dy djemte e saj nuk jane bere oficere. Ne Rusi mbisundon mendimi qe gruaja duhet te kujdeset kryesisht per familjen dhe jo te dale ne publik duke u marre me politike. Ella Poljakova nuk i pergjigjet ketij mentaliteti dhe familja nuk ka mirekuptim per kete:
"Per fat te mire burri me ka mbeshtetur. Vitet e para ai ishte sponzoruesi im. Por kur e pa qe une shkoja pas punes per t“u ndihmuar njerezve, e pastaj kthehesha e lodhur ne shtepi, ai me tha: hiq dore nga kjo pune, une do te fitoj mjaft para. Burri im eshte edhe shoku im, per kete jam me fat. Une kam probleme me djemte e mi, ata ndodhen nen presion dhe ne familje ka probleme. Rrethi i te njohurve te mi ka ndryshuar, ata nuk me kuptojne se perse duhet ta bej kete pune. A paguhesh me pyesin, ose ē“te duhet qe udheton ne me ste luftes ne Ēeēeni? E pra kemi te bejme me vlera te ndryshme."
Ella Poljakova lufton pa u trembur bashke me nenat e ushtareve kunder kushteve ēnjerezore ne ushtrine ruse, kete ajo e ben pavaresisht nga presioni i administrates, i politikes dhe i ushtrise kunder organizates se saj.
Nenat e ushtareve kane nevoje per para, ndihmat sporadike te projekteve dhe inxheksionet financiare p.sh. nga BE apo fondacioni Soros nuk mund ta plotesojne arken e organizates. Mobiljet ne ambjentet e punes jane nga shtepia e saj. Ēmimi i paqes i qytetit te Ahenit, qe cilin do ta marre personalisht ne dorezim Ella Poljakova, vleresohet ne menyre simbolike vetem me 1000 euro, e pra kjo nuk do t“i sjelle para arkes se organizates:
"Njohja e punes sone eshte e rendesishme per mua, eshte e rendesishme edhe per njerezit qe angazhohen per kete, ne menyre qe aot te mos ndjehen te vetmuar, por te ndjejne mbeshtetjen morale. Kjo eshte e rendesishme per ata qe jane ne pushtet tek ne menyre qe ta kuptojne problemin. Pas kesaj une pres me shume agresivitet nga njerezit e pushtetit dhe ushtaraket. Mendoj, se pasi te marre kete ēmim per ne do te jete me e veshtire, por kjo eshte normale."
7.04.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|