| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Tregime humoristike |
| Postuar mė datėn: 2007-12-31 05:50:26 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
DARDHAT E KALBĖTA
Njė ditė shkova nė bibliotekėn e gjimnazit nė Therandė, aty takova profesorin e gjeografisė me pėrvojė tė madhe shkencore e pedagogjike dhe atdhetarin, Bajram Kurti, ndaj bibliotekari, Hysni Kabashi, na nderoi me kafe. Kishin kaluar dy-tri vjet qė profesorin e gjeografisė pėr shkak tė Demonstratave tė Studentėve nė vitin 1981 Komiteti Komunal e kishte larguar prej detyrės. Jo vetėm kaq, sepse profesor Kurti u jepte nota tė larta nėse nxėnėsit dinin pėr pozitėn gjeografike tė Shqipėrisė. Ishte njė ndėr profesorėt e parė qė aplikoi arsimin evropianoperėndimor, thoshte se mbi tė gjitha duhet njohur mėmėdheun tėnd - Shqiperinė. Si rrufeja u pėrhap lajmi se ish-kolegu i tyre Prof. Bajram Kurti gjendet nė bibliotekė, ndaj disa arsimtarė hynė pėr ta pėrshėndetur. Pas pak hyn edhe njė mėsimdhėnės i serbishtes, quhej Bora dhe ishte i moshuar, gjė qė dukej i zbardhur nė flokė. Profesor Kurti dhe arsimtarėt e kuptuan qėllimin e serboēetnikut qė hyri nė bibliotekė, megjithatė pėrshėndetet edhe me kėtė. Ndėrkohė Bajrami e shfrytėzoi rastin duke pėrgėzuar kolonistin serb qė puna po i ecėn mbarė dhe vazhdoi duke ngritur duart:
Borooo!!! Unė dhe ti kemi dalė nė treg pėr tė shitur dardha. Unė po bėrtas nė treg: Bujrum dardha tė mira!
Mirėpo myshterinjtė nuk vijnė te unė, krejt po vijnė te ti, edhe pse dardhat e tua janė tė kalbėta. Arsimtarėt e pranishėm nė bibliotekė po qeshnin me zė pėr tregimin ironik tė Bajramit, pėr tė cilėn e dinin se fjala ishte pėr burgosjen dhe largimin e mėsimdhėnėsve shqiptarė nga procesi mėsimor. Arsimtari serb, Bora, dinte shqip, ai njė kohė tė gjatė ka dhėnė serbisht nė paralelet shqiptare: prej shkollės fillore deri nė gjimnaz, ndaj sė shpejti do tė shkonte nė pension. Kėshtu edhe ngjau, para se tė thyente qafėn nė pension, flitej se ka plaēkitur eksponatet ilire nė dollapin e gjimnazit, mu pranė zyrės sė drejtorit dhe i ka dėrguar nė Muzeun e Beogradit. Prandaj doli fjala e Prof. Bajram Kurtit, i cili njė vit mė parė i tregoi se si ēetnikėve serbė po u shiten dardhat e kalbėta - (kupto: politika).
KU GJINDET KOMITETI KOMUNAL?
- Ku gjindet Komiteti Komunal, zotėri? - pyeti njė vizitor qytetarin vendės.
- Komitetit vetėm minarja i mungon,
ėshtė njė ndėrtesė luksoze dhe mund ta gjeni shumė lehtė, - tha me ironi qytetari.
- Unė pėr herė tė parė vij nė kėtė qytet, - tregoi vizitori.
- Ashtu, ė
! Shkoni drejtė, pastaj kthehuni nė tė majtė
kur tė arrini te udhėkryqi i parė shkoni drejt dhe do tė dilni nė bulevardin e qytetit, pastaj kaloni skaj bibliotekės me xhama tė thyer dhe do tė dilni nė krahun e djathtė tė lumit. Kur tė kaloni urėn mbi lumė do tė shihni njė shtėpi tė madhe me kopsht, aty mos hyni se ėshtė shtėpia e drejtorit gjeneral tė kombinatit. Prej atyhit hyni nė rrugėn e majtė dhe pėrballė do tė keni objektin qė kėrkoni, - kėshtu i tregoi qytetari.
- Duket se qenka larg, zotėri?! - ndėrhyri vizitori.
- Jo nuk ėshtė larg, me automobil mund tė arrini pėr pesė minuta. Mos jeni ndonjė ministėr, zotėri? - pyeti qytetari duke vėshtruar me habi.
- Jo, jam bujk
Nė atė ndėrtesė do tė hap fermėn e pulave.
- Po tė dėgjojė kryetari i komitetit
, tė shkon koka!
- Atij, jo mua!
Sepse lidhja komuniste ka cofė, - tha vizitori.
- Pasha kapuēin, kurrė nuk kam qenė brenda nė komitet! Mė mirė pulat tė kakarisin se komiteti tė na dredhė - tha qytetari duke u pėrshėndetur me shpendarin.
NJĖ SKEĒ I MODĖS
Nė fund tė orės mėsimore tė kursantėve mbahet njė skeē humoristik. Njė nxėnės shpiku njė lojė argėtuese pėr reklamimin e modės, tė cilėn shokėt dhe shoqet e klasės e miratuan. Ai ftoi njė nga shokėt e klasės nė mėnyrė qė tė mbante gishtin e dorės sė djathtė mbi sup, kurse vėshtrimin tė mbante nė drejtim tė dritareve tė klasės, ngjashėm porsi Davidi i Mikelangjelos. Pas pak, nė derė hyn njė vajzė dhe e varė bluzėn nė gishtin e djaloshit. Ky ishte njė skeē i bukur, prandaj shokėt dhe shoqet i dhanė njė duartrokitje. Pastaj hyn njė djalosh, nga beli nxjerrė rripin e pantalloneve dhe e varė nė gishtin tregues tė djaloshit. Edhe ky skeē u duartrokit nga klasa me arsimtaren e tyre. Mirėpo skeēi i tretė ishte mė interesant. Nė klasė hyn njė vajzė zeshkane dhe nė gishtin tregues tė djaloshit vari njė gjarpėr plastik. Nxėnėsit u frikuan dhe tė gjithė dolėn prej klasės, ndėrkohė edhe zilja cingėroi pėr pushim. Prandaj djaloshi mendonte se nė gisht mban rripin e pantalloneve, kinse shokėt dhe shoqet e klasės kanė vrapuar pas zilit pėr pushim.
Atėherė arsimtarja i tha: Shiko se ēpo mban nė gisht.
Kur djaloshi pa gjarpėrin plastik, u trembė dhe menjėherė e hodhi nė tokė.
HALLET E BIZNESMENIT
Njė biznesmen i shkruan redaksisė:
E nderuara, Redaksi! Babai im, rahmet shpirtit tė tij, ka qenė njeri me autoritet nė pushtet. Ai mė ka lėnė njė fond bukur tė madh me libra tė Titos, tė kėnaq synin kur i shikon: me ngjyra tė kuqe dhe me shkronja tė arta qė vezullojnė. Librat janė tė ruajtura dhe askush nuk i ka prekur me dorė. Njė ditė shkova nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės nė Prishtinė, jo pėr t“ua shitur librat e Titos, por pėr t“ua falur. Merreni me mend, bibliotekarėt nė vend se tė mė nderonin, mė ndoqėn me fshesė. Ai drejtori i Bibliotekės i ngrysi vetullat sikur t“ia kisha mbytur babėn. Bile njėri nga bibliotekarėt, qė zyrėn e kishte nė krye tė shkallėve, pėr fat tė mirė, qė arkitekti nuk ka lėnė asnjė dritare tė hapur se pėrndryshe do tė mė hidhte pėr dritare jashtė. Prandaj kėrkoj tė mė udhėzoni se kujt duhet t“ia dėrgoj kėta libra tė shkreta. Unė sot jam biznesmen dhe fare nuk mė interesojnė librat qė m“i ka lėnė babai. Sė shpejti do tė hap njė qendėr tė madhe tregtare. Shpresoj qė ju do tė mė gjeni ndonjė dashamir tė librave tė Titos. Pėrshėndetje nga bamirėsi.
Redaksia i pėrgjigjet kėshtu:
Letrėn tėnde e lexuam dhe kuptuam hallin qė tė mundon. Tė njėjtin rast kishte edhe njė qytetar nga ana e Karadakut. Mėsuam se babai yt kishte qenė njeri i pushtetit dhe ka jetuar nė luks, tė cilin po e trashėgon ti. Ti shkruan se librat janė tė stolisur me ngjyra tė bukura vezulluese, megjithėse ato nuk janė asgjė tjetėr pos gjemba qė t“i vrasin sytė. Ke bėrė mirė qė fare nuk i ke shfletuar, sepse nė veprat e Titos vetėm dreqi ska hyrė. Gjatė luftės nė Kosovė shkiet nuk lanė shtėpi pa shkrumbuar, prandaj ėshtė ēudi qė librat e mikut tėnd, Titos, kanė shpėtuar pa u djegur. Kuptuam qė ti sot ke zgjedhur profesionin e biznesmenit, dhe sė shpejti do tė hapėsh njė qendėr tregtare, prandaj tė urojmė punė tė mbarė.
Na erdhi keq, qė bibliotekarėt nuk tė kishin nderuar, sė pakut me njė llokum, si dhurues i librave, mirėpo siē shkruan ti, tė ndoqėn si njė langua. Megjithatė, ti duhet t“i kuptosh bibliotekarėt e Bibliotekės Kombėtare, sepse kanė vuajtur tė zitė e ullirit nga pushtuesi serb. Shkiet ua kanė plaēkitur ndėrtesėn, kurse fondin e librave nė gjuhėn shqipe i kanė djegur. Kėtė e di vetėm lėkura e bibliotekarėve shqiptarė se ēfarė pasoja kanė vuajtur nga barbaria serbe gjatė luftės nė Kosovė. Pėr inat tė kupolave tė bardha tė Bibliotekės, qė i ngjanė qelesheve shqiptare, shkiet kėtė institucion e kanė bėrė pėr faqe tė zezė, duke kthyer nė stallė derrash. pijetore, shtėpi publike dhe depo armėsh. Megjithatė, bibliotekarėt e Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, si demokratė dhe intelektualė shqiptarė, nė mėnyrė tė kulturuar duhej tė kishin udhėzuar ty qė t“i dėrgosh nė Fabrikėn e Letrės nė Lypjan pėr reciklazhė dhe jo tė kėrcėnohen me fshesė. Mirė qė paske shpėtuar pa e thyer qafėn shkallėve tatėpjetė.
Meqė ti banon nė Rrafshin e Dukagjinit, tė kėshillojmė qė librat t“i dėrgosh nė fabrikėn e tullave nė Landovicė. Shpresojmė qė ata pranojnė t“i marrin librat nga shtėpia jote, meqė kohėt e fundit ndihet mungesa e rrymės nė Kosovė. Ti vetėm duhet lajmėruar fabrikėn e tullave dhe ata vijnė menjėherė t“i marrin me kamionin e tyre.
QENI DHE ZOTĖRIU
Njė ditė Pomi, kėshtu quhej qeni, vendosi tė udhėtojė prej Malmes nė Kopenhagė. Andaj Pomi filloi tė leh para tė zotit. Tė lehurit e qenit, ishte njė kėrkesė qė edhe vetė i zoti e kuptonte dėshirėn e tij.
- Unė dėshiroj tė vizitoj Kopenhagėn, - kėshtu tha Pomi, qė e luhaste kėmbėn e parė njė shenjė lutje.
- Mė vjen keq, nuk mund tė kalosh kah ura e gjatė e Oresundit, ėshtė rrezik pėr qentė, - tha i zoti i qenit.
- Mund tė udhėtojmė sė bashku me Volvo - tha Pompi entuziast.
- Edhe po tė mė ftonte princesha daneze, unė nuk do tė luaja vendit, - tha kėrcėnueshėm i zoti.
- Meqė qenka ashtu, atėherė po udhėtoj vetėm me Volvo.
- Vetėm? Mos ke luajtur mendsh?! Ti nuk ke fare patentė shoferi dhe policia mund tė dėnojė, pastaj unė tė paguaj gjobėn pėr ty. A nuk e di ti, qė sipas ligjit suedez qentė nuk kanė drejt tė kenė patentė shoferi?!
- Atėherė do tė udhėtoj me tren, - tha qeni Pomi, qė tashmė kishte vendosur kėmbėt e para nė prehrin e zotėriut.
- Tė udhėtosh me tren pa mua dhe pa pasaportė?! E pamundur! Policia tė nxjerrė nė rrugė.
- Megjithatė mund tė huazoj njė pasaportė prej fqinjit tim, vetėm pėr njė ditė shėtitje - shtoi Pomi me entuziazėm.
- Ē fantazi tė hatashme ke Pomi im! Nėse tė zė doganieri, tė burgos dhe kurrė mė nuk mund tė shihemi, - e qortoi i zoti, qė tanimė shpresonte se qeni i tij Pomi do tė bindet.
- E di ti, qė unė, si gjithė shokėt e mi mund tė notoj deri nė Danimarkė, - tha qeni qė tani me kėmbėn e djathtė, nė shenjė revolte, e qėllonte zotėriun.
- Po, po! Unė i kuptoj dėshirat e tua, mirėpo mos harro se valėt e detit janė tė mėdha dhe ujėt ėshtė i ftohtė, prandaj mund tė mbytesh.
- Im Zotėri, ti gėnjen!
unė e di qė njeriu mund tė shkojė edhe pa pasaportė nė Danimarkė. Pėr kėtė mė ka treguar e dashura ime, ajo sė bashku me zonjėn e shtėpisė shpeshherė udhėton pėr Kopenhagė. Mirėpo ti je njė dembel, qė vetėm rri kot nė shtėpi. Falėnderoju zotit qė unė jam qen i shkolluar, pėrndryshe do tė kisha shqyer kėtu nė vend, - tha qeni Pomi me dėshpėrim.
31.12.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|