Kudusi LAMA - Gjeneral nė Rezervė
Duke menduar se sot ėshtė kohė delikate pėr shqiptarinė dhe
shqiptaret nė trojet etnike dhe nė gjithė rruzullin tokėsor, vlerėsoj se ėshtė me vend tė evidentohen disa nga ēėshtjet kryesore qė mendoj se duhet tė jenė nė vėmendje tė gjithė shqiptarėve, me qėllim qė tė vlerėsohen, tė diskutohen, tė peshohen, tė merret pėrgjegjėsi e tė nxirren edhe detyra, por tė nxirren edhe ēėshtje e probleme tė tjera.
Bazuar nė kėtė logjik, mendoj se disa ēėshtje kombėtare pėr vėmendje tė gjithė shqiptarwve janė:
I.Duam apo nuk duam, na intereson ose jo, hapat aktual e tė tė ardhmes pėr kombin shqiptar, do tė jenė:
Se pari; Pavarėsia e Kosovės, qe duan apo nuk duan putinėt, do te realizohet shume shpejte, ne kėtė apo atė mėnyrė. Kėtu kam parasysh kėto mėnyra: 1.Me vendim politik botėror; 2.Me vendim politik kombėtar; 3.Me riluftė te armatosur te djemve dhe vajzave te kombit shqiptar, te cilėt nuk dine ta shprehin atdhedashurinė me fjalime.
Se dyti; Implementimi i marrėveshjes se Ohrit, e cila ėshtė konsideruar deri tani njė armėpushim, pėr tė parė se sa vėrtetė ndėrgjegjja dhe jeta e sllavo-maqedonasve edhe e demokratizuar. Ditėt e fundit ata bėnė njė provokacion. Por shqiptarėt janė tė zgjuar. Ata nuk kanė pse u pėrgjigjen provokacioneve. Sepse e dimė, qė pushteti aktual, sado fashist, nuk mund te ngjitet ne nivelin e pashiqeve, tė titove e milosheviceve. Kėshtuqė po gabojnė, siē thuhej herėt, duke veshur lėkurėn e ujkut. S'ka gjė, edhe pėr kėtė njė dite ata qė e iniciuan kėtė provokacion dhe ata qė e realizuan, do tu japin llogari shqiptarėve.
Se treti; Implementimi i autonomisė sė Kosovės Lindore, aktualisht, pėr te shkuar drejte njė tė ardhmeje pėr bashkim me trungun amė. Shqiptarėt janė tė bindur se do ta realizojnė aspiratėn e tyre, ai qė nuk i ndihmon, tė mos i pengojė; ai qė nuk i do, ti luftojė; ai qė ka frikė, tė fshihet; ai qė s'ka mundėsi tjetėr, tė brohorasė; ai qė s'ka dėshirė, mos tė shajė e akuzojė. Bindja shqiptare nuk ėshtė utopike, ajo ėshtė praktike, ne terrenin kombėtar shqiptar. Kush ka sy, le tė shikoje; kush ka veshė, le tė dėgjojė; kush ka mend, le tė arsyetojė; kush ka dije, le tė tregojė.
Se katėrti; Rritja e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptareve ne trojet etnike nėn Malin e Zi, duke u ngjitur ne nivelin e shtetformimit e deri nė shkėputjen e tyre pėr tu bashkuar me trungun ame.
Se pesti; Ēamėria mbetet njė hap serioz dhe me shume rendesi, qe do te realizohet ne proces, pavarėsisht se sa shume i fryjnė nacionalizmit ekstrem helenet, duke tentuar te mashtrojnė edhe historinė. Ajo njė dite do tu kthehet e duhet tu kthehet te zotėve. Pėr kėtė te jene te gjithė te sigurte, se nuk do tu merret leje grekeve, askush nuk do te mund te pėrvetėsoje asnjė pėllėmbė tokė shqiptare. Por ne Greqi, janė edhe arvanitasit, qe janė gati gjysma e popullsisė aktuale ne Greqi dhe qe ne familjet e tyre flasin shqip, ani pse ne publik deri tani janė trembur. Shikoni ēdo te ndodh sė shpejti, shikoni kur ta kuptojnė edhe ata se represioni nuk ka me vlere.
Sė gjashti; Njė hap tjetėr kombėtar ėshtė edhe zgjidhja e ēėshtjes sė trojeve tė shqiptarėve nė Serbi. (Tė mos harrojmė se me 1878, Nishi kishte 20 500 banore, prej te cilėve 15 500 banore ishin shqiptare dhe 5000 banore ishin serb).
Kėto janė disa nga hapat qe do te hidhen ne rrugėn e ardhmėrisė kombėtare, ėshtė mire qė shqiptarėve ti njohin kėto hapa dhe te mos bėjnė veprime kundėrvėnėse.
II.Shqiptarėt ka ardhur koha qe te kuptojnė se nuk janė me njė shtet i vogėl, por njė komb i madh. Prandaj nuk duhet e nuk do te rrinė me duke u ankuar se sa keq sillen fqinjėt, apo te tjerėt me ta. Jo, shqiptaret janė te rritur, kane goje, kanė arsye, kėrkojmė drejtėsi, respektojnė dhe kėrkojnė respekt, kane miqėsi, bese e mirėsi, por edhe shuplake, grusht, shpate e rakete. Shqiptarėt tashme kanė mėsuar tė japin, ē'tu japin.
Shqiptaret kanė kuptuar se Ēėshtja Kombėtare nuk zgjidhet me ankesa, por me veprim. Por njėkohėsisht kane kuptuar se pėr Ēėshtjen Kombėtare kanė tė drejtė tė flasin vetėm ata qė marrin pėrgjegjėsi ta mbrojnė atė, tė tjerėt tė merren me biznes, por te mos ngatėrrohen neper kėmbė, pasi ndoshta dikush, do ti pyes njė dite; kujt i shėrbeni?
III.Pėr ēėshtjen kombėtare kanė tė drejtė tė flasin vetėm ata qe marrin pėrgjegjėsi ta mbrojnė atė, te tjerėt te merren me biznes (qofte ky edhe biznes politik), por mos te ngatėrrohen neper kėmbė, pasi ndoshta dikush do ti pyes, Kujt i shėrbeni?
IV.Jemi mėsuar te dėgjojmė njė arsyetim interesant politik: Tė mos flasim se i prishet qejfi!!! Kujt??? Nėse i prishet qejfi Atdheut dhe Kombit, ē'vlerė ka nėse i bėjmė qejfin dikujt, kushdo qoftė ky; rusi, greku, serbi, Evropa apo OKB-ja? Ēdo komb dhe shtet flasin e veprojnė sipas interesave te tyre. Ne sipas interesave tona. Ēdo veprim ndryshe nuk ka vlere kombėtare, ani pse mund te bėhesh simpatik pėr ata me tė cilėt komunikon. Kėtė ėshtė mire ta vlerėsojnė te gjithė ata qe marrin pėrgjegjėsi te flasin ne emėr te atdheut e te kombit.
V.Nė terminologjinė kryesisht politike, ka zėnė vend te dukshėm termi, Shqipėria e Re, ose do te ndėrtojmė Shqipėrinė e Re, apo po ndėrtojmė Shqipėrinė e Re. Pse kėshtu? Kur do te mplaket Shqipėria qe ta quajmė nene dhe gjyshe? Dikur i kėndohej se kishte qene njė zonje e rende, qe burrat e dheut e thėrrisnin nene... Po ne pse e duam vetėm te re? A e dimė se kush mbetet gjithmonė e re? Pėr ata qe nuk e dine po ju them unė, e re gjithmonė mbetet vetėm prostituta. Pse a mos te tille e konsiderojnė Shqipėrinė, ata qe e pėrdorin kėtė term? Kujdes me terminologjinė e shprehjes, kur ėshtė fjala pėr shenjtėrinė, siē ėshtė Shqipėria.
VI.Shqiptarėt ne kėto 3000 vjetėt e fundit, kanė zhvilluar 2600 vjet luftė dhe 400 vjet janė pėrgatitur pėr luftė... A mos mendon dikush se pėr shqiptaret ėshtė instaluar paqja e pėrjetshme, qe nuk behet thuajse fare edukimi atdhetar i popullit, sic e bėjnė te gjithė kombet ne bote? Apo do te na mbrojnė te tjerėt. Pse jo, NATO-ja. Pse jo Greqia qe ėshtė anėtare e NATO-s dhe Serbia qe do te behet nesėr. Historia, nėse te tregon rrugėn nga ke ardhur e ka kryer detyre. Nėse ne nuk kemi logjiken e analizės dhe shfrytėzimit te pėrvojės se saj, jemi vete fajtore.
VII. Ėshtė deklaruar termi terrorizėm dhe shumėkush mendon se ka gjetur ēelėsin e artė pėr te kylur ēdo veprim qe bije ndesh me idetė ose interesat e tij.
Jo. Tė kuptohet mire. Terrorist nuk ėshtė ai qe ka njė kallash ne mal, por ai qe ka kolltuk presidencial. Ky ėshtė terroristi me i rrezikshėm. Asnjė terrorist nuk mund te beje atė qe ka bere Miloshevici, atė qe ka bere Hitleri, atė qe ka bere Musolini etj, apo atė qe ėshtė duke bere Putini me Ēeēeninė. Prandaj askush te mos shqetėsohet pėr etiketime te tilla, nėse e vlerėson se atdheu dhe kombi ka nevoje pėr armen e tij dhe ai ėshtė i gatshėm ta hedhe ne krah, pėr ti dalė zot.
Po kėshtu terrorizmi nuk realizohet vetėm me arme. Terrorizėm ėshtė edhe qeverisja e keqe. Terrorizėm ėshtė edhe te instalosh varfėri mbi popullin qe ke marre pėrgjegjėsi ta udhėheqėsh, te instalosh pėrēarje, mungese ushqimi, mungese infrastrukture publike, mungese uji, mungese dritash etj etj.
Askush nuk duhet te mendoje se duke i akuzuar shqiptaret si terrorist do te diktohet ulja e tyre para te kėqijave qe janė instaluar nga koha ne jetėn e tyre. Te luftosh pėr liri me fjale dhe me arme, nuk ėshtė terrorizėm. Terrorizėm ėshtė te marrėsh liritė e tjetrit. Prandaj shqiptaret kane luftuar dhe do te luftojnė pėr lirinė e tyre. Ata do ta ndėrtojnė te ardhmen tė sigurt.
VIII. Nė politik deklarohet se jemi ne demokraci dhe veprohet si ne diktature. Duket sikur mjafte politikane mendojnė se janė pronar te atdheut dhe idhuj te kombit.
Duhet te kuptojnė te gjithė, se demokracia nuk i lejuaka kėto. Ne demokraci atdheu dhe kombi e mbėshtet shpinėn edhe ne gjoksin e njė ushtari. Kujdes.
IX.Sot mbi 40 perqind e popullsisė ne Kosove nuk di fare serbisht ... Pa koment ...
X.Diskutojmė dhe bėjmė organizime. Po lufte? Pra ka ardhur koha te pyesim, sa janė gati te marrin armėt? Arma nuk ka dalw jashtė ligjit. Te flasim pėr tė. Presidenti Bush i SHBA-ve, - tha - se rrezikohet te filloje lufta e trete botėrore. Apo ndoshta ne do te kursehemi e nuk do te jemi pjese e saj, nėse vėrtetė ajo do te fillonte? Apo mos nuk jemi edhe aktualisht ne njė lufte te pa shpallur me fqinjėt qe po tentojnė te na shkatėrrojnė me ē'kanė ne dorė?
Gjithnjė dėgjojmė lidere, intelektuale e personalitete qe bėjnė thirrje pėr tė qenė tė bashkuar. Unė them: Nuk mjafton. Ėshtė koha qe shqiptaret duhet te jene jo vetėm tė bashkuar, por edhe tė rreshtuar.
XI.Ne gjithė piramidėn politike shqiptare, edhe nėse e kane mėsuar ne politiken e demokracive te zhvilluara, politikanet tanė duhet te heqin dore nga ai element baze i politikes abuzive, se: Tek karriget tona, fillon rehatia juaj. Te mendosh dhe te veprosh kėshtu me popullin e pėr popullin, me kombin e pėr kombin, me atdheun e pėr atdheun, do te thotė te dalėsh jashtė standardit.
XII.Ta vlerėsojmė identitetin. T'i tregojmė gjithkujt kush jemi. Ka shume rėndėsi identiteti. Edhe individi ka emėr e mbiemėr, imagjinoni, nėse njerėzit do te harronin emrat e tyre ēdo te ndodhte ne bote. Secili te beje pyetjen: Nėse heq dore nga emri im, kush jam? Kėshtu te vlerėsojmė shtetin, atdheun, kombin.
XIII. Isha kėto dite ne njė aktivitet kombėtar. Sipas programit ne fillim tė aktivitetit u ekzekutua himni kombėtar shqiptar. Ndėrsa ekzekutohej himni, pjesėmarrėsit deri ne tribune bisedonin njeri me tjetrin pa e prishur fare terezinė. Ndėrsa te rinjtė e te rejat vazhdonin te lėviznin e te bėnin shaka me zė te larte me njeri tjetrin. Te gjitha kėto ndodhnin kur pak me tej, njė i huaj qe ishte prezent ne aktivitet, kishte vene dorėn ne zemėr dhe po qėndronte ne pozicion Gatitu, me fytyrėn nga vinin tingujt e himnit.
Kėtė pamje banale kombėtare, besoj se e kane pare edhe ata qe bėjnė politiken e edukimit e te arsimimit te kėtij populli. Pse ndodh kjo? Ē'duhet bėrė??? Dy pyetje qe kėrkojnė pėrgjigje. Ndėrsa problemi kėrkon zgjidhje. Zgjidhjet i gjejnė faktorėt politik. Kush pretendon se ėshtė faktor politik, te kryej detyrėn.
Kėto ishin disa ēėshtje imediate, te cilat telegrafisht i hedh ne publikun shqiptar, qytetar, intelektual e politik, pėr vlerėsim e vėnien ne rrugėn e mbarė.
|