| » Opcionet për artikullin |
|
Shefi i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, Kris Paten ka akuzuar Greqinė dhe Qipron, e pastaj edhe Sllovakinė, Spanjėn, Italinė dhe Slloveninė, se nuk kanė plan alternativ pėr Kosovėn, ndonėse kundėrshtojnė njohjen e pavarėsisė sė saj.
Nė njė artikull tė botuar nė shtypin sllovak, me titull "Evropa duhet patjetėr tė jetė pranė Kosovės", Paten ka theksuar qė pas mbylljes sė bisedimeve pėr Kosovėn nė dhjetor, skenari me gjasa mė tė mėdha ėshtė qė Kosova nė mėnyrė tė njėanshme tė shpallė pavarėsinė, qė do ta njohin menjėherė SHBA-tė dhe tė paktėn 22 vende tė BE sė. "Nėse vendet e BE-sė nuk janė nė gjendje qė tė merren vesh rreth statusit tė Kosovės, misioni evropian do tė fillojė me hendikepin mė tė ri", thotė Paten dhe pyet "se a do tė jenė nė gjendje nėpunėsit, policia dhe gjykatėsit nga BE-ja qė tė punojnė nė mėnyrė efikase nė vendin tė cilin disa anėtarė as qė e njohin". Paten thekson mė tej se mosuniteti i BE-sė ndaj Kosovės do tė inkurajonte serbėt nė veri qė tė provojnė qė atė pjesė tė Kosovės t'ia bashkojnė Serbisė, ndėrsa serbėt nė jug do tė mbeteshin tė izoluar, madje pa mbrojtje formale qė u ofron plani i Ahtisarit.
14.11.2007 |
|