| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Raporti sekret pėr Kosovėn: Mirupafshim nė luftėn tjetėr |
| Postuar mė datėn: 2007-05-17 20:09:36 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Gazeta Tema ka siguruar njė raport tė ekspertėve dhe kėshilltarėve tė Sigurisė pranė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė dhe boton mė poshtė tekstin e plotė.
Asnjė nga kėto skenare nuk ėshtė qėndrim zyrtar i UNMIK-ut. Janė vetėm analiza qė paralajmėrojnė mundėsinė e asaj qė mund tė ndodhė
Ka njė optimizėm tė pabazuar mes kosovarėve, se statusi final i Kosovės do tė zgjidhet nė mėnyrė tė favorshme pėr shqiptarėt. Nga ana tjetėr, kryeministri, Agim Ēeku, ka deklaruar pavarėsinė nė fund tė kėtij muaji. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ai jep parashikime dhe vendos afate, tė cilat nuk janė realizuar mė vonė.
Pėr fat tė keq, realiteti ėshtė krejt ndryshe. Pavarėsia e Kosovės, brenda kufijve tė pranueshėm pėr shqiptarėt, nuk ėshtė ende nė sfond.
Njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė as nė maj, as nė qershor dhe as nė ndonjė tė ardhme tė parashikueshme.
Nė fakt, nėse do tė ketė ndryshime gjatė kėsaj periudhe, sipas tė gjitha gjasave, ato do tė jenė pėr keq, nė varėsi tė sjelljes sė shqiptarėve.
Pėr tė gjithė vėzhguesit e vėmendshėm tė ēėshtjeve tė Ballkanit dhe Kosovės, impasi nė lidhje me statusin e Kosovės nuk duhet tė jetė njė surprizė.
Politika aktuale e Rusisė nė lidhje me Kosovėn ėshtė ajo qė pritej.
Duke bllokuar rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit, bazuar nė planin e Ahtisarit, Rusia do tė hakmerret pėr bombardimet e Perėndimit nė vitin 1999-tė dhe do tė shpallė statusin e saj si njė Fuqi e Madhe, roli i sė cilės ėshtė thelbėsor nė vendimmarrjen pėr problemet kudo nė botė. Do tė ishte surprizė, nėse Rusia do tė sillej ndryshe.
Meqė jemi nė kėtė temė, nė fillim tė vitit 2004-tėr, ambasadori rus nė Beograd deklaroi: Statusi i ardhshėm i Kosovės do tė jetė i pranueshėm nga Rusia, vetėm nėse ėshtė i pranueshėm nga Beogradi.
|
|
Prandaj, ka njė pritshmėri tė pabazuar se Rusia do tė ndryshojė mendje nė fund dhe do tė lejojė qė rezoluta e bazuar mbi planin e Ahtisarit tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit.
Dhe, nėse nuk ndodh pėr asnjė nga kėto arsye, Rusia, e cila ka kundėrshtuar kaq ashpėr planin Ahtisari, nuk do tė jetė dakord me rezolutėn, edhe pėr tė shpėtuar nderin e saj.
Ėshtė gjithashtu e mundur qė vetoja e Rusisė tė mos jetė e nevojshme pėr tė ndaluar miratimin e rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit, bazuar nė planin e Ahtisarit.
Ashtu siē u tregua gjatė njė takimi informal tė Kėshillit tė Sigurimit para disa muajsh, kur presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nuk u lejua tė flasė, nuk ėshtė ende e qartė, nėse 9 anėtarėt e nevojshėm pėr tė kaluar rezolutėn, do t`i votojnė propozimet e Ahtisarit.
Nė ēdo rast, nėse SHBA-tė dhe miqtė e tjerė tė Kosovės do tė marrin suportin e 9 anėtarėve, Rusia do tė vendosė padyshim veton mbi rezolutėn.
Edhe miratimi i rezolutės sė KS-sė, bazuar mbi planin e Ahtisarit, nuk do tė thotė se problemet e Kosovės me Serbinė do tė mbarojnė.
Nė kėtė rast, situata nė Kosovė do tė jetė e njėjtė me atė nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Kosova do tė njihet ndėrkombėtarisht nga shumė shtete, pushteti kryesor do tė jetė nė duart e njė misioni tė drejtuar nga BE-ja (ICO), ndėrsa Kosova do tė jetė de facto e ndarė me njė vijė kufitare mes njėsive vendore me shumicė serbe dhe shqiptare, duke formuar kėshtu vijėn e demarkacionit mes entitetit shqiptar dhe atij serb.
Pas disa vitesh, kur mandati i ICO-s do tė ketė pėrfunduar, do tė vendoset pėr fatin e njėsive vendore serbe dhe ky vendim do tė varet nga situata nė Ballkan.
Plani i Ahtisarit pėrcakton statusin e ardhshėm tė Kosovės, ndėrsa pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės ėshtė e nevojshme qė tė largohen administratorėt ndėrkombėtarė.
Pėr sa kohė qė ndėrkombėtarėt kanė pushtetin nė Kosovė, ēdo status nė Kosovė do tė jetė thjesht i pėrkohshėm.
Forca kryesore pas pėrpjekjeve pėr tė pėrcaktuar statusin e ardhshėm tė Kosovės ėshtė padurimi i SHBA-ve pėr t`u tėrhequr nga rajoni i Ballkanit.
Nė pėrpjekje pėr tė argumentuar, se pse rezoluta e mbėshtetur nė planin e Ahtisarit duhet miratuar sa mė shpejt, mbėshtetėsit e kėtij plani citojnė rrezikun e dhunės nė Kosovė, duke nėnkuptuar dhunėn qė mund tė nisė nga shqiptarėt.
Nga ana e shqiptarėve ka zėra qė predikojnė shpėrthimin e trazirave nė Kosovė, nė rast se nuk do tė jepet pavarėsia.
Megjithatė, kėrcėnime tė tilla mund tė jenė tė gabuara. Ato nuk e lėvizin nga vendi Rusinė, e cila i merr ato si shantazh.
Sa iu pėrket serbėve, nuk ėshtė e zorshme pėr t`u kuptuar se ata mirėpresin ēdo dhunė nė Kosovė, tė nisur nga shqiptarėt.
Shqiptarėt duhet tė kenė kujdes, sepse dhuna, si ajo e marsit 2004-tėr, mund ti japė njė pretekst Beogradit pėr tė pushtuar Kosovėn dhe tė detyrojė ndarjen e saj.
Nė rast tė pamundėsisė sė shqiptarėve pėr tė mbrojtur nė mėnyrė efektive, Kosova do tė jetė nė fund e pavarur pa njė tė tretėn e territorit dhe me qindra e mijėra refugjatė.
Kush mendon se KFOR-i do t`iu pėrgjigjet sulmeve ushtarake tė serbėve, jeton nė iluzione tė thella.
Nė tė pėrditshmen e Beogradit, Vecernje Novosti, mė datė 23 prill, citohej njė diplomat i Brukselit qė nuk identifikohej, duke thėnė se, nė rast tė njė skenari tė tillė, realiteti i ri i krijuar do tė njihet formalisht me emrin Dayton-2.
Ky skenar dėshirohet nga serbėt jo nė mėnyrė sekrete dhe mund tė realizohet vetėm falė budallallėkut tė shqiptarėve.
Edhe pse situata aktuale nė Kosovė nuk ėshtė e mirė, nuk ėshtė situata mė e keqe dhe ėshtė krejt e lehtė qė tė imagjinosh situatėn mė tė keqe pėr shqiptarėt.
Dhe, nėse kosovarėt do tė rrėshqisnin nė situatėn mė tė keqe, do tė jetė gati e pamundur pėr ta rikuperuar situatėn aktuale.
Ėshtė e kuptueshme qė kosovarėt duan ndryshimin e status-quo-sė, por kėto ndryshime kanė kuptim, vetėm nėse kosovarėt janė mjaftueshėm tė fortė sa pėr tė siguruar njė ndryshim pėr mirė.
Politikat e lidershipit tė pėrgjegjshėm nuk duhet tė bazohen nė emocione dhe dėshira, por nė kapacitetet dhe nė burimet nė dispozicion, me pėrpjekje tė vazhdueshme pėr t`i rritur kėto burime.
Ēdo kėrcėnim me dhunė nga ana e shqiptarėve ka kuptim, vetėm nėse shqiptarėt janė tė bindur nė mundėsitė e tyre pėr tiu pėrgjigjur agresionit serb dhe nė aftėsitė e tyre pėr tė mbrojtur territorin.
Dhe, nėse kosovarėt do tė vendosin pėr opsionin ushtarak, sulmi mbi enklavat serbe brenda Kosovės, duke lėnė tė pambrojtur kufijtė me Serbinė, do tė ēonte nė njė katastrofė.
Ajo qė duhet bėrė nė njė situatė tė tillė ėshtė qė tė kapen sa mė shpejt pikat strategjike tė mbrojtjes pėrgjatė kufijve dhe tė dėrgohen menjėherė tė gjitha burimet njerėzore dhe materiale pėr tė mbrojtur vijėn kufitare, pėrpara se serbėt tė realizojnė mobilizimin e tyre dhe tė dėrgojnė forca kundėr Kosovės.
Enklavat serbe duhet tė jenė tė paarmatosura dhe tė izoluara, ndėrsa serbėt e Kosovės nuk duhet tė lejohen qė tė largohen dhe tė pėrdoren si pjesė e negociatave.
Liderėt e Kosovės kanė thėnė, se nė rast tė mosshpalljes sė pavarėsisė nga OKB-ja, ata do e deklarojnė atė nė mėnyrė unilaterale. Njė deklaratė e tillė duhet ose tė ngelet nė letėr, ose do tė provokojė njė luftė tė re.
Nė rast tė deklarimit tė pavarėsisė sė Kosovės, mund tė pritet qė serbėt e Kosovės tė shpallin shkėputjen e zonave qė i konsiderojnė si tė tyret nė Kosovė. Nė rast tė tillė, konflikti do tė parandalohej, nėse shqiptarėt nuk do tė tentonin qė tė ndalonin vendimin e tyre, pėr sa kohė qė pėrpjekjet pėr tė vendosur zonat e pretenduara nga serbėt nėn juridiksionin e institucioneve kosovare do tė ēonin nė konflikt dhe nė realizimin e skenareve tė sipėrpėrmendura.
Edhe nėse shqiptarėt do tė hiqnin dorė nga pėrpjekjet pėr tė shpallur pavarėsinė nė zonat e populluara nga serbėt, kjo sėrish do tė ēonte nė konflikt, pėr shkak se territoret e pretenduara nga shqiptarėt dhe serbėt nuk janė tė ndara dhe nuk ka njė marrėveshje tė pranuar pėr kufijtė.
Pėr shembull, fshati Berivojce, afėr Dardanės, me njė numėr tė pėrafėrt serbėsh dhe shqiptarėsh, do i pėrkasė Serbisė apo Kosovės?
Dhe kujt do i pėrkasin zonat e pabanuara mes komuniteteve serbe dhe shqiptare?
Shpallja e njėanshme e pavarėsisė nuk do tė ēonte nė dhunė, nėse shqiptarėt do tė shpallnin se zonat e pretenduara nga serbėt do tė mbeten jashtė Kosovės sė pavarur.
Nėse kosovarėt nuk duan tė shpallin deklaratėn e mundshme tė pavarėsisė nga frika e luftės me Serbinė, ėshtė mė mirė tė mos e deklarojnė.
Deklarata, e cila do tė mbetej nė letra, do tė ishte njė ulje pikiatė e kredibilitetit tė institucioneve tė Kosovės dhe do tė pėrbėnte njė turp pėr ta.
Deklarimi i pavarėsisė nėn hijen e shpresės se SHBA-tė dhe vende tė tjera do e njohin mė pas, do tė ishte njė gabim. Si fillim, nuk ėshtė fare e qartė, nėse SHBA-tė do e njohin pavarėsinė e Kosovės, nė rast tė dėshtimit tė rezolutės nė KS dhe pa njohjen e amerikanėve, tė tjera vende pa asnjė dyshim nuk do ndėrmarrin asnjė hap.
Uashingtoni nuk e ka ndarė mendjen se ēfarė do tė bėjė, kur tė kuptojė se njė rezolutė e tillė nuk do tė kalojė nė KS tė OKB-sė dhe njohja e njėanshme e pavarėsisė nuk ėshtė njė opsion shumė i favorshėm. Megjithatė, kjo ėshtė mė pak e rėndėsishme.
Pavarėsia dhe fuqia ushtarake
Thelbi ėshtė se as deklarata e pavarėsisė dhe as njohja ndėrkombėtare nuk e bėjnė njė entitet tė pavarur.
Kushti kryesor pėr pavarėsinė ėshtė se autoritetet e entitetit qė pretendon tė bėhet i pavarur tė kenė instaluar njė kontroll efektiv mbi territorin qė kėto autoritete pretendojnė se iu pėrket atyre.
Padyshim, ky kusht pėrfshin aftėsinė e kėtyre autoriteteve pėr tė parandaluar me pėrpjekjet e tyre tė brendshme ose dhe ndihmėn e jashtme, tė vendosjes sė kontrollit tė autoriteteve tė tjera qė mund tė pretendojnė pronėsi politike mbi territorin e entitetit tė pavarur.
Ēdo entitet i pavarur dėshiron tė njihet nga tė tjera shtete dhe organizata ndėrkombėtare, por tani kjo njohje nė vetvete nuk ėshtė njė kusht pėr pavarėsinė, disa entitete mund tė jenė tė pavarura dhe pa njohjen ndėrkombėtare.
Edhe deklarata e pavarėsisė nuk ėshtė njė kusht pėr statusin e pavarėsisė nė disa territore, akti i deklarimit ėshtė mė shumė njė formalitet.
Pėr shembull, Republika turke e Qipros sė Veriut, RTQV, ėshtė njė shtet i panjohur ndėrkombėtarisht (ėshtė i njohur vetėm nga Turqia), e megjithatė vazhdon tė ekzistojė. Ekziston si shtet i pavarur, qė kur nė vitin 1974-tėr, ushtria turke pushtoi 37 pėr qind tė Qipros, ndėrsa formalisht shpalli pavarėsinė nė vitin 1983.
Republika e Qipros, e dominuar nga grekėt, vazhdon akoma tė pretendojnė sovranitetin mbi territorin e RTVQ-sė, duke theksuar se ajo ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht, por tė gjithė e dinė se RTVQ do tė vazhdojė tė ekzistojė pėr sa kohė ka njė vullnet politik nė Turqi pėr ta mbrojtur atė, pavarėsisht njohjes apo jo nga vendet e tjera.
Organizata pėr Ēlirimin e Palestinės deklaroi pavarėsinė e Palestinės nė fillim tė vitit 1988-tė dhe ky shtet u njoh nga mė shumė se 100 vende nė tė gjithė botėn, tani pas mė shumė se 19 vitesh, shteti palestinez ėshtė krejt larg realitetit.
Madje, dhe njohja universale e shteteve tė shpallura rishtas tė pavarura nuk mund tė garantojė shtetėsinė pėr atė entitet, siē na tregon dhe shembulli i Bosnjės dhe Hercegovinės.
Mė 7 prill 1992, ky shtet u njoh nga SHBA-tė dhe BE-ja dhe nė ditėt nė vazhdim, nga tė gjitha shtetet e tjera tė botės, me pėrjashtim tė Serbisė dhe Malit tė Zi qė kundėrshtuan pavarėsinė e Bosnjės.
Nė pėrpjekje pėr tė siguruar njohje ndėrkombėtare, drejtuesi boshnjak, Alija Izetbegoviē, pėrhapi idenė se njohja ndėrkombėtare do tė garantonte ekzistencėn e sigurt tė shtetit tė ri, pėr shkak se serbėt nuk do tė sulmonin shtetin, qė komuniteti ndėrkombėtar do tė jetė i detyruar ta mbrojė.
Nė realitet, ishte kjo njohje qė provokoi sulmet e Serbisė mbi Bosnjėn, e cila jo vetėm qė nuk mori mbrojtje ndėrkombėtare, por dhe u gjend nėn embargo tė shpallur ndėrkombėtarisht pėr armėt, ēka nuk lejoi qė ajo tė blinte armė.
Shteti i njohur ndėrkombėtarisht ėshtė sot e kėsaj dite njė shtet i vdekur klinikisht, i varur nė prezencėn ndėrkombėtare pėr ndihmė, gjė qė nuk do zgjasė aq shumė.
Nė rastin e Bosnjės doli nė pah se kundėrshtimi i serbėve dhe i serbėve tė Bosnjės ishte mė i rėndėsishėm pėr fatin e kėtij shteti se njohja e tė gjithė komunitetit ndėrkombėtar.
Situata nė lidhje me Kosovėn nuk ėshtė dhe aq e ndryshme.
Ka akoma njė iluzion tė pėrhapur ndjeshėm nė Kosovė qė nga viti 1999-tė, se statusi final i Kosovės do tė vendoset pa Serbinė, ėshtė e mjaftueshme qė tė ketė suport nga Perėndimi, mė saktėsisht nga Amerika.
Tani, pėr tė ardhmen e Kosovės do tė jetė mė i rėndėsishėm vendimi qė do merret nė Beograd se nė Uashington.
Ėshtė njė iluzion i madh tė presėsh, se nėse SHBA-tė e njohin Kosovėn e pavarur, ata do tė kenė detyrim tė mbrojnė integritetin e Kosovės, ose ta mbrojnė atė ndaj njė sulmi serb.
Boshnjakėt paguan njė ēmim shumė tė madh pėr kėtė iluzion tė drejtuesve tė tyre dhe nuk ėshtė e nevojshme qė drejtuesit kosovarė tė pėrsėrisin tė njėjtin gabim.
E vetmja mėnyrė pėr kosovarėt qė tė realizojnė qėllimet e tyre paqėsisht, ėshtė qė Serbia tė bjerė dakord me ta.
Sigurisht, e njėjta gjė vlen dhe pėr qėllimet e serbėve nė Kosovė.
Nė mungesė tė vullnetit tė mirė tė Serbisė, e vetmja rrugė pėr realizimin e qėllimeve tė kosovarėve ėshtė fitorja ushtarake mbi Serbinė.
Nė kėtė mėnyrė u realizuan interesat ushtarake nė vitin 1999-tė.
Megjithatė, diferenca thelbėsore mes vitit 1999-tė dhe vitit 2007-tė ėshtė se nė kėtė kohė, fitorja ushtarake duhet tė realizohet nga kosovarėt. Ėshtė njė pyetje e madhe, nėse kosovarėt, ndoshta tė pėrforcuar nga shqiptarė tė tjerė nė rajon, janė tė aftė ta bėjnė kėtė.
Nėse ka njė gjė tė pandryshueshme nė ekuacionin e Kosovės, ajo ėshtė mungesa e ndėrhyrjes sė forcave tė huaja ushtarake nė konfliktin Shqipėri-Serbi, nė tė ardhmen.
Sigurisht qė tė jashtmit nuk duhet dhe smund tė njohin nivelin e pėrgatitjes ushtarake tė kosovarėve, edhe pse disa tė dhėna tregojnė se shqiptarėt e nėnvlerėsojnė rėndėsinė e ushtrisė, pas vitit 1999-tė, duke menduar se puna ishte kryer. Pėr shembull, lobistėt shqiptarė nė Shtetet e Bashkuara kanė pranuar se kanė pushuar punėn e tyre nė vitin 1999-tė, duke menduar se pavarėsia ishte tashmė diēka e pėrfunduar. Ka gjithashtu njė pyetje sesi mund tė ndahet lidershipi politik kosovar, ndonjėherė edhe nė prag tė njė lufte civile, duke mos arritur qė tė koordinojė pėrgatitjet pėr mbrojtje, pėr tė cilat ėshtė e nevojshme njė bashkėpunim.
Nuk kishte ndonjė detyrė mė urgjente pėr kosovarėt sesa tė pėrgatiteshin pėr luftė dhe tetė vjet, qė nga UNMIK/KFOR ishin njė periudhė mė se e mjaftueshme pėr ta bėrė kėtė. Pėr shembull, kur Adolf Hitler u bė udhėheqėsi gjerman nė vitin 1933, ushtria gjermane, nėn kufizimet e marrėveshjes sė Versajės kishte rreth 100 mijė njerėz tė armatosur, duke pėrjashtuar kėtu forcat ajrore dhe navy-n. U deshėn rreth pesė vjet pėrgatitje masive ushtarake qė kjo ushtri tė ishte nė gjendje tė merrte pėrsipėr njė luftė evropiane, gjė qė i lejoi Gjermanisė qė ti lėshonte njė ultimatum Ēekosllovakisė tė njihte territoret e populluara nga gjermanėt. Nė tė vėrtetė, ky krahasim nuk ėshtė shumė i pėrshtatshėm, duke qenė se qėllimi i pėrgatitjes sė ushtrisė kosovare nuk ėshtė qė tė pushtojė Evropėn apo sulmojė Serbinė, por tė mbrojė Kosovėn. Ajo ēka duhet tė jetė qėllimi i kėtij organizimi, e gjejmė pikėrisht nė fjalėt e Ibrahim Rugovės qė nė vitin 1992: Ne nuk jemi tė sigurt sesa ėshtė prezenca aktuale e ushtrisė serbe nė provincė, por ne dimė qė ėshtė i papėrballueshėm fakti qė ne nuk kemi asgjė pėr tė pėrballuar tanket dhe armatėn moderne qė ka Serbia. Ne nuk kemi shans qė ti rezistojmė me sukses ushtrisė. Nė tė vėrtetė, serbėt presin pėr njė pretekst pėr tė sulmuar popullsinė shqiptare dhe shfarosur atė. Ne mendojmė se ėshtė mė mirė tė mos bėjmė asgjė dhe tė qėndrojmė gjallė sesa tė masakrohemi. Strategjia e zotit Rugova pėr tė mos bėrė asgjė ishte e vėrtetė deri nė pėrfundim tė luftės sė Bosnjės, nė fund tė vitit 1995-sė, por, nėse do tė zgjaste deri nė ndryshimet demokratike nė Beograd, do ta kishte lidhur Kosovėn me Serbinė pėrgjithnjė. Fatmirėsisht, LPK-ja e mori parasysh kėtė rrezik, pasi suksesi i saj varej nga ndėrhyrja e trupave tė huaja ushtarake (NATO) kundėr serbėve, gjė e cila nuk ishte marrė si e mirėqenė, pasi njė dėshtim i NATO-s do tė bėnte qė arritjet demografike tė shqiptarėve tė Kosovė tė zgjasnin vetėm njė gjeneratė mė shumė dhe pavarėsia tė ishte njė qėllim akoma mė i largėt.
Pas qershorit 1999-tė, Ibrahim Rugova rifilloi strategjinė e tij e tė mosbėrit asgjė, tė paktėn pėr sa i pėrket pėrgatitjes ushtarake. Fatkeqėsisht, dukej se liderė tė tjerė politikė kosovarė, duke pėrfshirė ata tė KLA, pak a shumė ndoqėn shembullin e tij, qė duhet thėnė se u mbėshtet nga shumica e kosovarėve, duke parė rezultatin e zgjedhjeve. Tė gjithė ata ishin tė bindur se prania e NATO-s si njė ēadėr, ishte njė mbrojtje afatgjatė dhe e mirė ndaj Serbisė.
Nė tė vėrtetė, nėse kishte njė periudhė, kur strategjia e tė mosbėrit asgjė pėr sa i pėrket ushtrisė ishte e dėmshme, kjo ishte periudha pas fushatės sė NATO-s. Kosovarėt duhet ta shikonin kėtė gjė si njė dritare mundėsish, nė tė cilėn nuk kishte ndonjė prani tė forcave ushtarake serbe (njė nivel i vogėl i pranisė sė ushtrisė serbe ka ekzistuar qė nga qershori i vitit 1999-tė, kryesisht nga serbėt e Kosovės) nė Kosovė, pėr tė krijuar kėshtu njė ushtri qė tė ishte nė gjendje tė mbrohej ndaj tankeve dhe armatės moderne qė posedonin serbėt dhe tė ishte nė gjendje ti rezistonte me sukses ushtrisė serbe.
Pavarėsisht bllokimit tė KFOR-it, krijimi i njė ushtrie tė tillė ishte i mundur, duke qenė se kosovarėt i kishin burimet njerėzore tė mjaftueshme pėr kėtė, vetėm se nuk kishin ato materiale. Pėr shembull, ēifutėt nė territorin e mandatit britanik nė Palestinė, pa pasur ndonjė shtet simpatizant nė zonė (si kanė kosovarėt Shqipėrinė, organizuan forca ushtarake (Haganah), importuan armė pėrtej detit, i fshehėn kėto armė dhe organizuan trajnime sekrete ushtarake tė popullsisė, pėr meshkuj dhe femra. Pasi Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė votoi pėr krijimin e shtetit izraelit nė vitin 1947-tė, kėto forca tė krijuara u transformuan nė Forcat Izraelite tė Mbrojtjes dhe siguruan mbarėvajtjen e shtetit izraelit, duke zgjeruar edhe territorin, duke mundur arabėt palestinesė dhe fqinjėzuar me shtetet arabe. Mund tė thuhet se arsyeja kryesore pėr suksesin e kėtyre izraelitėve ishte filozofia politike e themeluesve tė saj, qė ėshtė krejt e kundėrta e tė mosbėrit asgjė, pasi ishte pikėrisht kjo pėrpjekje (bashkė me luftimet e ashpra) arsyeja qė ēoi nė mposhtjen e palestinezėve. Gjenerali Daut Haradinaj ėshtė shprehur nė njė intervistė tė Epokės sė Re, mė 28 nėntor 2006-tė: Gjatė luftės, unė mendoja se do tė na duhej kohė mė e gjatė pėr tė ēliruar Kosovėn, por falė ndihmės ndėrkombėtare pėr tė pėrzėnė forcat serbe, kjo gjė u realizua mė shpejt. Dhe pas luftės, unė nuk mendoja asnjėherė se do tė na duhej kohė kaq e gjatė pėr tė pėrmbushur qėllimin tonė- pavarėsinė.
Kjo gjė ka zgjatur kaq shumė dhe do tė vazhdojė tė zgjasė, pasi shqiptarėt nuk kanė shėnuar ende njė fitore ushtarake ndaj forcave serbe, qoftė edhe duke i pėrzėnė kėto tė fundit nga Kosova, apo duke mposhtur pėrpjekjet e Serbisė pėr tė rifituar Kosovėn. Nėse ata do tė arrinin tė shfuqizonin ofensivėn serbe, Kosova sot do tė ishte njė shtet i pavarur, dhe pothuajse i njohur nė mbarė botėn.
Skenarėt e ardhshėm dhe pėrgjigjet e kosovarėve pėr to
Nėse nėn kėtė term kuptohet pavarėsia e Kosovės brenda kufijve ekzistues, atėherė kjo ėshtė e realizueshme vetėm si pjesė e njė marrėveshjeje tė gjerė pėr tė gjitha ēėshtjet e ngritura nė ish-Jugosllavinė, nė tė cilėn Serbia do tė marrė njė kompensim territorial pėr humbjen e Kosovės nė Bosnjė-Hercegovinė (Republika Srpska - RS)
Nė kėtė rast, ėshtė krejt e imagjinueshme se Beogradi do tė heqė dorė nga e gjithė Kosova si kusht pėr tė marrė tė gjithė Republikėn Srpska, e cila ėshtė mė e madhe se Kosova.
Duke marrė kėtė mundėsi si opsion pėr riorganizim territorial nė zonėn e ish- Jugosllavisė, duhet thėnė se Bosnjė-Hercegovina nuk ka tė ardhme dhe do tė duhet tė copėtohet, ēka do tė hapte rrugėn pėr kėtė shkėmbim, RS- Kosovė.
Problemi ėshtė, se do tė duhet ca kohė, pėrpara se drejtuesit perėndimorė tė realizojnė njė gjė tė tillė. Nga ana tjetėr, ata, veēanėrisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nuk do tė jenė tė gėzuar me ndarjen e Bosnjės, se ky do tė ishte njė sinjal dėshtimi nė pėrpjekjet e tyre qė prej Dejtonit pėr tė mbajtur kėtė vend tė bashkuar.
Zgjerimi i vazhdueshėm i tutelės ndėrkombėtare i lejon ata tė mbyllin sytė para faktit se Bosnja, siē u projektua nė Dejton, ėshtė njė shtet i paqėndrueshėm dhe pėrpara se ata tė jenė komplet tė vetėdijshėm pėr kėtė (ndoshta do tė jetė e nevojshme rinisja e konfliktit nė Bosnjė), ata nuk do tė duan tė nisin njė tjetėr ndryshim duke realizuar ndarjen e kėtij vendi.
Kėtė vit, mandati i Administrimit Ndėrkombėtar nė Bosnjė (Zyra e Pėrfaqėsuesit tė Lartė) ėshtė shtyrė deri mė 30 qershor 2008-tė dhe pėrpara kėsaj date, Komuniteti Ndėrkombėtar nuk do tė nisė tė marrė nė konsideratė opsionin e ndarjes sė kėtij vendi.
Nė fakt, nuk pritet qė kjo tė ndodhė nė vitin 2008-tė, pėr shkak se qė tė ndodhin gjėra tė tilla duhet drejtimi i amerikanėve dhe vitin tjetėr ata do tė jenė nė zgjedhje- njė kohė e papėrshtatshme pėr iniciativat e komplikuara amerikane nė botė.
Prandaj, viti mė i hershėm i mundshėm pėr njė konferencė ndėrkombėtare, gjatė sė cilės do tė ndodhė dhe shkėmbimi RS-Kosovė, do tė ishte viti 2009-tė.
Pa kėtė kompensim pėr Serbinė, kosovarėt duhet tė ēlirohen nga tė gjitha iluzionet se Kosova do tė jetė e pavarur brenda kufijve ekzisues, pavarėsisht sa herė ndėrkombėtarėt e pėrsėrisin se janė kundėr ndarjes.
Komuniteti ndėrkombėtar kundėrshton ndarjen e Kosovės kryesisht pėr shkak tė implikimeve qė mund tė ketė pėr integritetin e Maqedonisė dhe ndoshta vendeve tė tjera, por shumė shpejt do tė duhet ta pranojė, nė mungesė tė marrjes nė konsideratė tė mundėsisė pėr kompensimin e Serbisė nė Bosnjė.
Pyetja qė shtrohet tani ėshtė, se pėr ēfarė mund ta pėrdorė Kosova popullsinė serbe nė veri tė saj.
Sigurisht, e gjithė vlera e kėtij territori ėshtė ajo pėr shkėmbim me luginėn e Preshevės.
Serbėt sigurisht qė do e kundėrshtojnė kėtė dhe ata kanė njė argument jo pa baza pėr njė gjė tė tillė, i cili mund tė gjejė dhe mbėshtetjen e ndėrkombėtarėve.
Nė rast tė njė shkėmbimi tė tillė, nuk do tė ketė mė minoritet shqiptar nė Serbi, ndėrkohė qė mijėra serbė do tė vazhdojnė tė mbeten nė autoritetin qeverisės tė shqiptarėve.
Pėr shembull, kur u vendos njė kufi mes Jugosllavisė dhe Italisė nga Fuqitė e Mėdha pas Luftės sė Dytė Botėrore, u zbatuan principet e balancės etnike, sipas sė cilės, i njėjti numėr sllavėsh do tė ngelej nė Itali, siē do ngelej i njėjti numėr italianėsh nė Jugosllavi.
Si rezultat, dhjetėra fshatra etnikė sllovenė, qė shtriheshin buzė kufirit, mbetėn nė Itali, pėr shkak se gjeografia e bėnte tė pamundur, kėshtu ndodhi dhe me inkorporimin e qyteteve me shumicė italiane nė gadishullin e Istrias.
Prandaj, argumenti serb kundėr cedimit tė luginės sė Preshevės, si ēmim pėr inkorporimin e disa zonave serbe nė Serbi, mund tė lexohet pak a shumė kėshtu: Edhe pse zonat e populluara nga serbėt nė veri dhe nė lindje tė Kosovės janė tė inkorporuara nė Serbi, sėrish shumė serbė dhe shumė prona serbe do tė vazhdojnė tė mbeten nėn njė shtet tė dominuar nga shqiptarėt dhe pėr kėtė arsye lugina e Preshevės duhet tė vazhdojė tė mbetet nėn Serbi dhe shqiptarėt e Kosovės duhet tė sigurojnė tė drejtat e minoriteteve nė shtetin e tyre, nė mėnyrė qė tė respektohen tė drejtat e patriotėve tė tyre nė Serbi.
Sigurisht, shqiptarėt nuk janė fajtorė pėr kėtė shpėrndarje kaq diskrete gjeografike tė serbėve nė Kosovė. Ata nuk i kanė vendosur serbėt nė Kosovė, por ekziston njė precedent ndėrkombėtar pėr njė demarkacion tė tillė kundėr interesave tė shqiptarėve tė Preshevės.
Ėshtė fakt se zonat e popullara nga serbėt ngjitur me Serbinė, jo enklava tė izoluara, pėrbėjnė dhe pengesėn kryesore pėr njė Kosovė tė pavarur.
Kufiri Kosovė-Serbi ishte i njėjtė me kufirin etnik shqiptaro-serb, Serbia do ta ndrydhte pavarėsinė vetėm me anė tė agresionit tė drejtpėrdrejtė kundėr njė populli tjetėr. Dhe zonat me popullatė serbe nė Kosovė kanė kontakt territorial me Serbinė, Beogradi mund ta justifikojė agresionin si mbrojtje tė banorėve tė kėtyre zonave pėr pėrfshirjen kundėr vullnetit tė tyre nė njė Kosovė tė pavarur. Nga ana tjetėr, institucionet kosovare nuk mund ta zgjerojnė pushtetin e tyre mbi kėto zona, pa ftuar Serbinė nė luftė.
Atėherė, ēfarė duhet tė bėjnė institucionet e Kosovės nė javėt qė vijnė? Fillimisht, duhet ta njohin fatin qė serbėt dhe rusėt kanė tė drejtė, se plani i Ahtisarit nė formėn e tij integrale ėshtė pa jetė. Shqiptarėve tani iu duhet tė ndalojnė serbėt dhe rusėt tė mos pėrdorin ato pjesė tė planit qė janė tė favorshme pėr ta. Rusėt, duke vepruar sipas instruksioneve serbe, do tė pėrpiqen tė kalojnė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė njė rezolutė qė do tė konfirmojė sovranitet nominal tė serbėve ndaj Kosovės (i kundėrshtuar nga ish-Republika e Jugosllavisė), duke pranuar pjesėt e planit tė Ahtisarit tė favorshme pėr serbėt (decentralizimin, zonat e mbrojtura rreth kishave serbe etj) dhe transferimin e pushtetit tė UNMIK-ut tek ICO. Njė rezolutė e tillė do tė jetė njė zbrampsje e madhe pėr Kosovėn dhe fitore e rėndėsishme pėr serbėt, prandaj shqiptarėt duhet ta ndalojnė kėtė. BE-sė i duhet thėnė qė kosovarėt nuk do tė pranojnė dhe nuk bashkėpunojnė me misionin e saj, i cili do tė punonte nėn kornizėn e sovranitetit serb dhe nė rrethana tė tilla, BE-ja sigurisht qė nuk do tė marrė pėrgjegjėsinė e misionit tė ri ndėrkombėtar. Iu duhet thėnė ndėrkombėtarėve se kosovarėt nuk do tė pranojnė ose njohin asnjė ndarje administrative me mazhorancė serbe apo zona tė mbrojtura nė njė Kosovė jo tė pavarur. Me fjalė tė tjera, nė rast tė njė pamundėsie pėr tė zbatuar rezolutėn qė i jep Kosovės pavarėsi, atėherė duhet tė mbetet rezoluta 1244 dhe UNMIK-u duhet tė vazhdojė punėn e tij me mandatin ekzistues. Nė qoftė se pyeten, se ēfarė mundėsie shikojnė pėr tė dalė nga qorrsokaku, institucionet e Kosovės (privatisht, jo publikisht) duhet tė sugjerojnė njė konferencė ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, ku tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme pėr gjithė rajonin (nė fakt, pėr Kosovėn dhe Bosnjėn). Ndoshta, mosmarrėveshjet shqiptaro- serbe nuk mund tė prodhojnė zgjidhje tė pranueshme nga tė dyja palėt, nė qoftė se ēėshtja trajtohet e izoluar, por mund tė zgjidhet, nė qoftė se zgjidhet brenda njė kornize rajonale. Institucionet kosovare duhet ti garantojnė ndėrkombėtarėt se nuk do tė ketė dhunė nė Kosovė, nė qoftė se mbetet status quo-ja (nė qoftė se nuk kalon rezoluta kundėr interesave tė Kosovės), megjithatė, ata duhet ta bėjnė tė qartė se nuk do tė kenė mė detyrime pėr pėrkrahjen e minoritetit serb, ndėrsa historia e standardeteve tė Kosovės nė lidhje mė favorizimin e serbėve ka mbaruar. Kosovarėt e kanė treguar gatishmėrinė e tyre pėr tė ndihmuar minoritetin serb me pranimin e planit tė Ahtisarit, ndėrsa pėr realizimin e standardeve ėshtė e nevojshme qė Kosova tė dalė nga gjendja e paqartėsisė. Me fjalė tė tjera, Serbia dhe Rusia duhet tė bėhen tė ndihen fajtore pėr atė qė do tė shkojė keq nė Kosovė, nė rast tė refuzimit tė planit tė Ahtisarit.
Nė njė tė ardhme tė afėrt, shqiptarėve do tiu duhet tė vendosin, nėse duan tė presin pėr riorganizimin jofunksional tė Bosnjės sė Dejtonit, e cila do tė bėhet bashkė me zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, apo duan pavarėsi mė shpejt. Opsioni i parė, siē vėrehet, nuk do tė ndodhė para vitit 2009-tė dhe, ka shumė mundėsi, qė tė mos ndodhė mė vonė se kaq, sepse Bosnja ka qenė tashmė pėr njė kohė nėn protektorat ndėrkombėtar dhe vetė ndėrkombėtarėt duan ti japin fund situatės sė tyre. Ky riorganizim i Bosnjės nuk do tė ketė efekt tjetėr veē ndarjes e kėtij vendi, ndėrsa Serbia, duke aspiruar tė zmadhohet nė kurriz tė Bosnjės, e cila do tė detyrohet tė pranojė sanksione ndėrkombėtare, nuk do tė jetė nė gjendje t`iu bėjė rezistencė lėshimeve sinjifikative pėr Kosovėn. Fatet e Bosnjės (boshnjakėve, nė fakt) dhe Kosovės (kosovarėve) janė shumė mė tė lidhur seē duket nga jashtė. Ishte pėrvoja e Bosnjės ajo qė e shtyu komunitetin ndėrkombėtar tė ndėrhynte nė Kosovė. Dėshira pėr tė mos lejuar njė Srebrenicė tė re nė Kosovė, kishte rol vendimtar nė fushatėn ajrore tė NATO-s nė vitin 1999-tė. Nė qoftė se statusi i Kosovės do tė vendoset me kushte tė favorshme pėr shqiptarėt, Bosnja pėrsėri do tė lozė rolin e saj kėtė herė pėr tė ofruar kompensime pėr serbėt e kėshtu ata do tė jenė tė gatshėm tė bėjnė lėshime qė do tė mundėsojnė njė rezultat tė tillė nė Kosovė. Pritja pėr vitin 2009-tė ėshtė e kuptueshme, sepse ka mundėsi qė nė SHBA tė kthehet nė pushtet Partia Demokratike pas zgjedhjeve tė 4 nėntorit (ndėrrimi formal i pushtetit do tė bėhet mė 20 janar 2009-tė), sepse amerikanėt janė tė lodhur nga republikanėt qė e kanė futur Amerikėn nė qorrsokak nė Irak. Megjithatė, edhe pse nuk mund tė thuhet se administrata e Bushit ėshtė kundėr Kosovės, ka arsye tė besueshme se njė administratė demokrate e pėrbėrė nga figura tė administratės sė Klintonit e ndofta e udhėhequr nga Hillary Klinton, do tė jetė mė dashamirėse ndaj Kosovės. Megjithėse administrata e Bushit dėshiron ta zgjidhė ēėshtjen e Kosovės sa mė shpejt tė jetė e mundur, ka mundėsi, qė kur ta kuptojnė qė kanė hasur nė pengesa tė vėshtira, ata thjesht do tė vendosin tė ruajnė status quo-nė dhe ia lėnė ēėshtjen e Kosovės administratės tjetėr tė merret me tė. Kjo ėshtė edhe mė e mundshme, nė qoftė se lidershipi kosovar i garanton amerikanėt, se nė rast status quo-je nė Kosovė nuk do tė ketė dhunė, por, vetėm nė rast se kosovarėt binden qė shtyhen pėr tu kthyer brenda Serbisė, gjė qė mund tė ndodhė, nėse kalon nė Kėshillin e Sigurimit njė rezolutė e papranueshme. Ndoshta vizita e Bushit nė Shqipėri, mė 10 qershor, ofron njė mundėsi pėr tiu dhėnė siguri tė besueshme liderėve kosovarė. Kjo nuk do tė jetė hera parė qė njė qeveri shmang trajtimin e njė problemi tė vėshtirė, duke ia kaluar atė njė qeverie pasardhėse. Nė qoftė se kosovarėt nuk duan tė presin deri nė vitin 2009-tė dhe duan tė fitojnė pavarėsinė paqėsisht, ose ngaqė nuk janė tė pėrgatitur, ose tė prirur pėr luftė, ndoshta atėherė kjo mund tė bėhet duke informuar komunitetin ndėrkombėtar qė ata janė tė gatshėm tė heqin dorė nga disa zona me popullsi serbe nė Kosovė nė shkėmbim tė heqjes sė provizioneve qė i garantojnė minoritetit serb tė drejta shtesė nė njė Kosovė tė pandarė. Pėr shembull, nė qoftė se ndėrkombėtarėt i ofrojnė Serbisė aneksimin e veriut tė Kosovės nėn kontrollin e serbėve dhe komunėn e propozuar, Ranillung, nė Kosovėn lindore nė shkėmbim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, atėherė mund tė mendohet qė njė propozim i tillė do tė ishte i pranueshėm pėr shumė vetė nė Serbi qė tani e refuzojnė planin e Ahtisarit, megjithėse ka shumė mundėsi qė qeveria serbe ta kundėrshtojė edhe kėtė propozim, megjithatė, kundėrshtimi i saj, i pambėshtetur nga njė pjesė e madhe e opinionit, nuk do tė kishte tė njėjtėn peshė qė ka tani. Sondazhet e publikuara nė Serbi tregojnė se shumica e serbėve e shikojnė si tė pranueshme njė zgjidhje tė tillė.
Ndoshta ėshtė mė e mundshme qė shqiptarėt tė bėnin njė marrėveshje mė tė favorshme, nė qoftė se ēėshtja e Kosovės zgjidhej bashkė me problemin boshnjak. Njė nga liderėt serbė tė Kosovės, Oliver Ivanoviē, tha nė njė rast vitin e kaluar se shkėmbimi i Kosovės sė Veriut me luginėn e Preshevės mund tė bėhet, vetėm nėse Republika Srpska aneksohet nga Serbia. Megjithėse shteti i Bosnjės nuk ka tė ardhme, nuk ėshtė e sigurt se Serbia do tė aneksojė tė gjithė Republikėn Srpska, sepse ėshtė e ndarė nė zonėn e Brko dhe shumė vetė nė rajon dhe botė do tė kundėrshtojnė mbi bazėn se njė gjė e tillė do tė shpėrblente pastrimin etnik, qė ėshtė e vėrtetė. Prandaj, nuk ėshtė e sigurt se njė shkėmbim i tillė do tė ndodhė, ndėrkohė qė zgjerimi territorial i Serbisė nė Bosnjė do ta detyronte Beogradin tė ruante njė pozicion mė fleksibėl ndaj Kosovės dhe pėr kėtė arsye pritja pėr zgjidhjen e krizės boshnjake ka tė mirat e veta.
Nė qoftė se kosovarėt vendosin tė presin deri nė 2009-tėn pėr statusin final tė Kosovės, ēfarė duhet tė bėhet nė dy vitet e ardhshme? Detyra kryesore sigurisht ėshtė shtimi i burimeve tė tė gjitha llojeve. Nė anėn ushtarake, ėshtė koha e duhur pėr tė nisur njė program trajnimi ushtarak dhe armatimi pėr ta bėrė ushtrinė (tani e fshehtė) tė aftė tė mbrojė Kosovėn. Nuk ka detyrė mė urgjente se sigurimi i kapaciteteve pėr vetėmbrojtje. Edhe nėse marrėdhėniet me Serbinė do tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore, armėt e prapambetura do tė rishiten, nėse ėshtė e nevojshme. Politikat demografike janė tė dytat pėr nga rėndėsia. Institucionet kosovare janė tė detyruara tė sigurojnė se pikat strategjike nė kufirin me Serbinė dhe zonat e populluara nga serbėt nė Kosovė, nė kufi me Serbinė, mbulohen nė mėnyrė tė mjaftueshme nga prania shqiptarėve. Banorėt e zhvendosur nga Mitrovica e veriut dhe tė pastrehėt duhet tė sillen kėtu. Kosova lindore ėshtė njė zonė jashtėzakonisht e rėndėsishme dhe institucionet kosovare po bėjnė njė gabim strategjik, duke mos garantuar qė rripi mes fshatit Perlepnica dhe Makresh i Ulėt tė banohet nga shqiptarėt dhe tė mos shkatėrrojnė lidhjet e transportit dhe infrastrukturėn qė ēon nė zonėn serbe rreth Ranillungut. Kjo zonė mund tė shėrbejė ose si urė bashkėpunimi, ose barrierė kundėr ekspasionit serb nė thellėsi tė Kosovės. Nga ana tjetėr, skemat serbe kolonizuese nė pikat strategjike (si ajo nė Berivojce afėr Dardanisė) duhet tė luftohen pa kompromis. Dushan Prorokoviē, deputet nė parlamentin serb, i pėrfshirė nė ēėshtjen e Kosovės, pėrmendi kohėt e fundit mundėsinė e kolonizimit serb nė Dukagjin dhe Drenicė.
Ky ėshtė qėllimi i ndėrtimit tė rrugės mes Zubin Potokut dhe fshatit Cerkolez nė komunėn e Burimit. Rikthimi i serbėve dhe fanatikėve tė Beogradit nė lokalitete tė rrethuara nga shqiptarėt nuk ėshtė kundėr interesave shqiptare, ndėrsa rikthimi i romėve nė jug tė Mitrovicės do tė ketė efekte negative pėr sigurinė, pėr shkak tė pėrpjekjeve tė mundshme nė ardhmen qė tė lidhin mėhallėn rome me Mitrovicėn e veriut, pavarėsisht lumit Ibėr qė i ndan. Puna e tretė mė e rėndėsishme ėshtė diplomacia. Megjithėse komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė ketė influencė vendimtare nė tė ardhmen e Kosovės, miqtė jashtė gjithmonė mund tė ndihmojnė pėr arritjen mė lehtė tė qėllimeve ose tė ndalojnė armikun tė arrijė qėllimet. Sidoqoftė, nė dy vitet e ardhshme ka shumė pėr tė bėrė, nė qoftė se shqiptarėt vendosin tė fitojnė kohė, me qėllim qė tė sigurojnė njė marrėveshje mė tė favorshme krahasuar me atė qė ofrohet sot.
Gazeta Tema |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|