DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rivalet historike SHBA-ja dhe Rusia, planifikojne lidhjen me tunel nen detar
Postuar mė datėn: 2008-04-01 17:20:37 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info

Shkruan: Edison Myrteza

Me pare ka patur nje mur per te ndare sferen e tyre te influences, tashme ka projekte te nendheshme per t’u afruar. SHBA-ja dhe Rusia, historiket e njohura rivale sidomos gjate luftes se ftohte, jane duke menduar seriozisht per ndertimin e nje tuneli nen det qe do te mund te lidhe territoret e tyre.
Projekti, formalisht i kerkuar nga Vladimir Putin, do te prezantohet nga ky i fundit tek homologu i tij amerikan George.W.Bush gjate nje takimi te djelen e ardhshme qe do te mbahet mes dy liderve ne Sochi, ne Detin e Zi. Duke folur fillimisht vetem pak per kete infrastrukture te ardhshme, Bush dhe Putin do te flasin edhe per bazat ushtarake qe NATO do te instaloje ne Evropen Qendrore.

Projekti
Tuneli do t’i kaloje te 100 metrat gjatesi, duke lidhur ngushticen e Beringut me ate te Chukotkes, ne pjesen me veri-perendimore te Rusise me Alasken. Kostoja paraprake e ideuar do t’i kaloje te 41 miliarde eurot. Njeri nga zedhenesit e Kremlinit, ka konfirmuar se mes shume argumentave ne te cilat lideri i Rusise dhe SHBA-se do te diskutojne gjate takimit te tyre, do te jete edhe projekti i ndertimit te ketij tuneli ambicioz. “Eshte nje projekt qe enderrohet nga Vladimir Putin”, ka konfirmuar nje person shume i afert i presidentit rus. “Prej kohesh ai flet me Uashingtonin per kete infrastrukture te madhe”, ka shtuar ai. Sipas Putinit, ky tunel do t’i lejonte Europes te transportoje shume gjera ne SHBA dhe anasjelltas ne rruge tokesore.

Makina e punes
Mediat nderkombetare theksojne se projekti do te financohet mes te tjerash edhe nga Roman Abramovich, presidenti i Chelsea, qe kohet e fundit ka investuar nje shume prej 170 milione dollaresh per te blere makinen germuese me te madhe ne bote.
Abramovich, qe mes te tjerash eshte edhe guvernatori i Chukotkes, per momentin ka negociuar per ngritjen e projektit te ketij tuneli. Nuk eshte hera e pare qe vende te medha nderkombetare, hedhin idene e ndertimit te tuneleve te ngjashme me koleget e tyre ne territoret e tyre. Qe prej fillimit te shekullit te 20-te, Nikola II, ka ngritur nje projekt per tunel nen det, por ka qene Lufta Boterore dhe revolucioni i tetorit, qe kane shkeputur projektin e njerit prej projekteve infrastrukturore me te medhenj dhe me te rendesishem ne bote.

Hermesnews
31.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] “MIKENET – PELLAZGET” LIBER QE EMANCIPON SHKENCEN HISTORIKE BALLKANIKE DHE EUROPIANE (2008-06-05 07:15:29 nga admin1)
[ Histori ] Analiza politike - historike (2008-05-09 12:07:24 nga admin4)
[ Histori ] Letra Historike (2008-03-12 16:27:41 nga admin1)
[ Kultura ] TRASHĖGIMIA KULTURORE HISTORIKE E NJĖ POPULLI - TRASHĖGIMI UNIVERSALE E GJITHĖ NJERĖZIMIT (2008-03-12 05:36:07 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA E PAVARUR ĖSHTĖ VEPĖR E PĖRBASHKĖT ANTIKOLONIALE HISTORIKE SHQIPTARO-AMERIKANE- EVROPIANE (2008-02-21 15:28:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] EVROPA NUK E KA KORRIGJUAR PADREJTĖSINĖ HISTORIKE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR..! (2008-02-20 17:12:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA HISTORIKE: URON PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS (2008-02-19 10:22:05 nga admin4)
[ Opinione ] DĖSHMI E NJĖ NGJARJE HISTORIKE (2008-02-17 07:05:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] VITET HISTORIKE?! (2008-02-02 02:51:28 nga admin4)
[ Histori ] 10 dhjetori 1980 - datė historike (2007-12-10 16:10:42 nga admin1)
[ Opinione ] „ZGJEDHJET“ E 17 NĖNTORIT JANĖ PARADOKSALE DHE KUNDĖR HISTORIKE! (2007-11-11 16:46:22 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster