| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqipėri: Zgjedhjet nė prag tė dėshtimit |
| Postuar mė datėn: 2006-12-19 13:07:49 nga Faik Smajli :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Armand Mero
19-12-2006
Nė Shqipėri, mbajtja e zgjedhjeve mė 20 janar ėshtė tėrėsisht e dėshtuar nėse shumica dhe opozita nuk bien dakort pėr njė marrėveshje mes tyre. Kjo pėr faktin se asnjė kandidat nuk mund tė rregjistrohet duke qenė se nuk mund tė ngrihen komisionet zonale. Sipas kodit aktual nė fuqi, sot ose maksimumi nesėr nė mesnatė skadon afati pėr regjistrimin e kandidatėve.
Dy kampet kryesore politike janė tashmė tė dėnuara tė ulen nė tryezėn e bisedimeve me njėra tjetrėn qė tė ndryshojnė kodin elektoral e tė pėrcaktojnė afate tė reja ligjore pėrtė gjitha hallkat e procesit. Nė gjendjen aktuale zgjedhjet mė 20 janar janė praktikisht tė pamundura. Kodi ekzistues pėrcakton nė nenin 78 tė tij se kandidatėt duhet tė paraqesin dokumentacionin pranė Komisioneve Zonale tė Qeverisjes vendore ose KZQV, jo mė vonė se 32
|
|
ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve.
Pra sot ose maksimumi nesėr nė mesnatė, kur eshte dhe dita e 32-tė, duhet tė realizohet regjistrimi i tyre. Por njė gjė e tillė ėshtė e pamundur pasi deri mė tani nuk ėshtė ngritur asnjė komision pėr shkak tė vendimit tė opozitės pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje.
Nė kėtė mėnyrė edhe pėrpjekjet e sė djathtės pėr tė hyrė e vetme nė zgjedhje ngjajnė tė pamundura. Sipas anėtarit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve pėrfaqėsuesit tė sė opozitės Fatmir Kumbaro, edhe listat e paraqitura nga shumica pėr anėtarė tė komisioneve janė me mangėsi dhe me shkelje. Por edhe nė rast se do tė ngriheshin komisionet vetėm aty ku ato dominohen nga shumica e djathtė, sėrish procesi do tė ishte gjysmak pasi 50 pėrqind e kandidatėve nė tė gjithė vendin nuk do tė mund tė regjistroheshin dhe i pari qė do tė penalizohej direkt ėshtė kandidati demokrat pėr kryeqytetin Sokol Olldashi.
Nė kėtė situatė e vetmja zgjidhje ėshtė qė palėt tė ulen nė bisedime dhe kjo bėhet realisht e detyrueshme. Ato nuk mund tė vazhdojnė pafund tė bjėn thirrje pėr dialog dhe marrėveshje vetėm nga tribuna partishė apo e parlamentit. Nėse mos spostimi i datės sė zgjedhjeve nuk pranohet nga e djathta me arsyetimin se preket kushtetuta, pamundėsia ligjore e organizimit tė zgjedhjeve konsiderohet nga shumė vėzhgues si njė akt mjaft i rėndė pėr imazhin e njė shteti.
Disa juristė shprehen se me dėshtimin e zgjedhjeve presidentit Alfred Moisiu mund ti lindė e drejta pėr tė shpallur njė datė tjetėr. Por dhe kreu i shtetit nuk mund tė veprojė pa patur njė bazė ligjore ku tė mbėshtetet dhe ku tė motivojė njė tjetėr datė tė mundshme nėse nuk miratohen ndryshimet nė kodin zgjedhor.
Tani, pas njė lufte tė gjatė nervash duket se mbetet tė shihet se kush do tė lėshojė nė ditėt e ardhshme. Mbajtja e pozicioneve tė ngurta nga palėt nuk do tė bėnte gjė tjetėr vecse do ta fuste vendin nė njė spirale pa rrugėdalje.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|