DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Marnhac: Nė veri ekziston njė rrjet paralel i sigurisė
Postuar mė datėn: 2008-08-20 16:58:11 nga admin1 :: Kategoria: Intervista

“Ekziston njė rrjet, i cili ka qenė nė veri prej muajsh dhe vitesh, por pėr momentin ne kemi arritur tė merremi me tė”, thotė komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, nė intervistėn dhėnė Radios Evropa e Lirė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si do ta vlerėsonit situatėn e sigurisė nė Kosovė, qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė saj?


XAVIER BOUT DE MARNHAC
Nė raport me sigurinė, mbase janė disa qasje pėr adresimin e kėsaj ēėshtjeje. Sė pari, bashkėpunimi midis akterėve kryesorė nė Kosovė, pra midis policisė vendore, asaj ndėrkombėtare dhe KFOR-it, ėshtė shumė i mirė. Dhe, jam i mendimit se nė kėtė mėnyrė mund tė shpjegohet edhe suksesi qė kemi pasur nė kėtė periudhė.

Nė anėn tjetėr, njė prej arsyeve tjera qė ka mundėsuar kėtė sukses ėshtė se, sipas pėrshtypjeve qė kam, shumica e njerėzve kėtu, kanė dėshirė vetėm tė kenė njė jetė normale, sa mė normale qė tė jetė e mundshme, qė nėnkupton mirėqenien pėr fėmijėt e tyre, kujdesin pėr shtėpitė e tyre dhe pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e kushteve nė tė cilat jetojnė.

Prandaj, kombinimi i aftėsisė sonė, i elementeve tė sigurisė pėr tė bashkėpunuar dhe i gatishmėrisė sė njerėzve pėr rrugėn paqėsore, qartazi e shpjegon se si kemi arritur ta ruajmė qetėsinė e situatės nė kėtė periudhė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sfidė, padyshim, mbetet veriu, pėr autoritetet civile dhe ato ushtarake. Cilat janė vėshtirėsitė kryesore me tė cilat ushtarėt tuaj pėrballen nė kėtė drejtim?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Pėr tė qenė i sinqertė, nga pikėpamja ushtarake, ne nuk pėrballemi me shumė vėshtirėsi nė veri. Vlerėsimi im ėshtė qė situata atje ėshtė mjaft e qetė dhe stabile tash pėr tash. Nė kėtė situatė, rolin e vet e kanė shumė faktorė dhe nė mesin e tyre padyshim pra ėshtė prania ndėrkombėtare.

Nė anėn tjetėr, njėkohėsisht duhet tė kemi parasysh edhe pozitėn e komunitetit serb. Megjithatė, aktualisht, sipas vlerėsimit tim, ēdo gjė ėshtė e qetė dhe KFOR-i mbetet i gatshėm tė pėrballet me cilėndo situatė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė prej ēėshtjeve qė ngritėt kur pėrmendet veriu, ėshtė sforcimi i strukturave paralele tė Serbisė. A keni hasur ju nė sforcim te strukturat paralele tė sigurisė nė veri, pėr tė cilat ėshtė folur tashmė?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Nuk dua tė ndėrhyj aq shumė nė kėtė proces, sepse ėshtė mė shumė njė ēėshtje politike sesa qė ėshtė ēėshtje ushtarake. E di qė ka struktura paralele administrative nė veri dhe nė komunat tjera nė Kosovė, por nuk ka dėshmi se ka ndonjė sforcim nė rrafshin e strukturave tė sigurisė.

Ekziston njė rrjet, i cili ka qenė nė veri prej muajsh dhe vitesh, por pėr momentin ne kemi arritur tė merremi me tė. Dhe, sėrish, siē e thashė edhe mė herėt, kam bindjen se KFOR-i ėshtė nė gjendje tė pėrballet me atė situatė. Por, ne nuk jemi faktorė kryesorė nė kėtė fushė, ėshtė mė tepėr njė ēėshtje politike dhe do t’ua lė atyre qė janė tė ngarkuar me tė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe, a mendoni se ky rrjet tė cilin e pėrmendėt mund tė rrezikojė stabilitetin?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Ėshtė e vėshtirė tė jepet njė vlerėsim i kėtillė. Nė baza ditore dhe duke marrė parasysh operacionet e KFOR-it nė veri, nuk shoh ndonjė kėrcėnim, tė paktėn jo tash pėr tash. Por, ajo qė mund tė ndodhė nė tė ardhmen, i takon sė ardhmes.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa e vėshtirė ėshtė pėr KFOR-in tė koordinojė operacionet e veta me Kombet e Bashkuara nė njėrėn anė dhe Bashkimin Evropian nė anėn tjetėr, duke pasur parasysh se qė tė dyja ende nuk i kanė definuar pėrgjegjėsitė?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, fillimisht mė duhet tė them qė koordinimi me faktorėt e sigurisė ėshtė shumė i mirė, qoftė me policinė lokale apo atė ndėrkombėtare. EULEX-i, apo thėnė mė mirė Bashkimi Evropian, ende nuk ka zbarkuar siē duhet. Ky mision ende nuk ka pėrgjegjėsi reale operacionale.

Nisur nga kjo, pėr ne, kjo ēėshtje ende nuk ėshtė sfidė. Mbase do tė jetė e tillė nė tė ardhmen, por nė muajt e ardhshėm, ne e dimė situatėn dhe e dimė cilėt janė partnerėt tanė. Prandaj, tash pėr tash, nuk ėshtė ndonjė telash i madh.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kosova po pėrgatitet tani pėr themelimin e Forcės sė Sigurisė, e cila do tė stėrvitet nga NATO-ja. Ēfarė do tė jetė kjo Forcė – ushtri, forcė xhandarmėrie, ndonjė agjenci pėr emergjenca civile…?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Mendoj se asnjėra nga kėto qė ju i pėrmendėt. Pėrkufizimi mė i mirė do tė ishte nėse thuhet se do tė jetė njė organizatė, e cila do tė pėrballet me situata civile tė krizės – pėr shembull me tėrmete, rrėzime aeroplanėsh, shpėrthime zjarri, vėrshime dhe katastrofa tė ndryshme natyrore.

Sipas pikėpamjes sime, kjo ėshtė mėnyra mė e mirė e qasjes. Megjithatė, nuk do tė jetė, siē e quajtėt ju, agjenci pėr emergjenca civile, sepse diēka e kėtillė ėshtė mė shumė njė strukturė administrative. Forca e re, ndėrkaq, do tė jetė njė organizatė e bazuar mė shumė mbi operacionet nė terren.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju do tė largoheni nga Kosova nė fund tė muajit. Ēfarė pėrshtypjesh po merrni me vete?

XAVIER BOUT DE MARNHAC
Ėshtė shumė e ndėrlikuar pėr ta thėnė. Pėrshtypja ime e parė mbase do tė jetė fakti se kemi pėrjetuar njė vit tė ngarkuar dhe tė tensionuar pėr shkak tė agjendės dhe mėnyrės se si janė zhvilluar ngjarjet gjatė kėtij viti. Por, pėrshtypjet e mia mė tė mira kanė tė bėjnė me mirėnjohjen qė ndjej pėr mbėshtetjen e madhe qė kemi nga populli i Kosovės nė synimet pėr pėrmbushjen e misionit tonė.

E kam thėnė tashmė nė shumė raste se ėshtė e vėrtetė qė KFOR-i ka bėrė punė tė mirė, edhe pse mua nuk mė takon ta them, por kemi qenė aq tė suksesshėm, sepse kemi pasur mbėshtetjen e popullit, tė udhėheqėsve lokalė dhe atyre qendrorė. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.


Arbana Vidishiqi
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] De Marnhac: Protestuesit serbė kishin qėllim qė tė vrisnin njerėz (2008-03-18 13:36:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] De Marnhac: KFOR-i do tė angazhoje edhe TMK-nė pėr ta mbrojtur Kosovėn, Brodeci punė e brendshme e Maqedonisė (2007-11-23 03:48:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster