| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kukes, gjuetia e derrave, vriten pa dashje dy persona |
| Postuar mė datėn: 2007-01-15 02:10:04 nga A.D :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė aventurė e njė grupi adoleshentėsh, tė afėrm me njėri-tjetrin, banorė tė fshatit Bardhoc, nė rrethin e Kukėsit, ka shkaktuar njė tragjedi teksa po gjuanin derra tė egėr nė pyll.
"Dy tė vdekur dhe njė i plagosur", - ky ka qenė bilanci i gjuetisė natėn e 13 janarit nė malin e Koritnikut nga gjahtarėt amatorė.
Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Kukėsit, kanė mbetur tė vrarė nė vend pas njė breshėrie kallashnikovi Fiqiret Mahmut Shahu, 23 vjeē, dhe Adrian Kamber Shahu, 22 vjeē.
Ndėrkohė qė ėshtė plagosur Isa Qemal Ademi-25 vjeē.
Autori i kėsaj vrasjeje ėshtė Ahmet Shahu, 17 vjeē, nga fshati Bardhoc i Kukėsit, i dorėzuar nė polici pas krimit tė bėrė nė rrethana aksidentale.
Drejtori i Policisė sė Qarkut tė Kukėsit, komisar Hysni Burgaj, nė njė konferencė pėr gazetarė tė mbajtur dje nė mesditė, ka sqaruar rrethanat e kėsaj vrasjeje, e cila, nė bazė tė hetimeve paraprake, rezulton nga pakujdesia.
- Ngjarja
Ngjarja, sipas Burgajt, ka ndodhur nė orėn 23:45 tė mesnatės duke u gdhirė e diel ku 6 tė rinj nga fshati Bardhoc kishin dalė pėr tė gjuajtur derra tė egėr nė bjeshkėt e Koritnikut.
|
|
Tre prej kėtyre personave, midis tyre edhe dy viktimat Fiqiret dhe Adrian Shahu si dhe Halil Shahu ishin barinj.
Ndėrkohė qė i plagosuri Isa Ademi dhe vėllai i tij, Ergent Ademi si dhe autori i vrasjes Ahmet Shahu, kishin lidhje gjaku me njėri-tjetrin, ku autori i vrasjes ishte djali i tezes sė vėllezėrve Ademi si dhe i njėrit prej viktimave.
VėllezėritIsa dhe Ergent Ademi kishin shkuar pėr tė prerė lėndė ndėrtimi nė bjeshkėt e Koritnikut.
Tre barinjtė kishin ngritur njė "stan",pikėrisht nė vendin ku ndodhej dikur posta kufitare nė fshatin Bardhoc ku mbanin bagėtitė.
Duke pėrfituar nga koha e mirė qė po mban kėtė dimėr, tre barinjtė, natėn e sė shtunės, i kishin strehuar delet nė mjediset e ish-postės kufitare.
Fiqiret e Adrian Shahu iu kanė propozuar vėllezėrve Ademi dhe autorit tė vrasjes, Ahmet Shahu, qė tė qėndrojnė nė stanin e tyre pasi natėn do tė dilnin pėr tė gjuajtur derra tė egėr.
Ata kanė pranuar propozimin e shokėve tė tyre dhe pasi kanė ngrėnė darkė nė stan, janė nisur nė drejtim tė lartėsive tė bjeshkėve, nė afėrsi tė kufirit me Kosovėn.
Ekipi prej 6 vetash ėshtė ndarė nė dy grupe.
Nė pėrbėrje tė grupit tė parė qė kishin marrė pėr detyrė tė zbulonin dhe trazonin derrat e egėr kanė qenė viktimat Fiqiret dhe Adrian Shahudhe i plagosuri Isa Ademi.
Ndėrkohė qė grupi i dytė ose grupi pritės qė ishte i armatosur dhe kishte mė shumė municion kishte pėr detyrė vrasjen e derrave, kur pjesėtarėt e grupit tė parė do t'ua sillnin nė pritė.
Pas disa kilometrash nė kėrkim tė gjahut, pjesėtarėt e grupit tė parė kanė filluar tė afrohen nė drejtim tė shokėve tė tyre. Por vetėm dhjetė metra pa u takuar me ta, ka ndodhur tragjedia.
Duke ecur me zhurmė nėpėr shkurre dhe gėmusha, nė praninė e njė pamjeje tejet tė kufizuar si pasojė e errėsirės, mė i vogli i grupit tė dytė, i cili nė moment ka qenė i vetmuar, i ka pandehur pėr derra tė egėr.
Menjėherė, ai ka hapur zjarr me breshėri kallashnikovi nė drejtim tė shkurreve nga ku vinte zhurma.
Breshėritė janė ndėrprerė vetėm kur autori i vrasjes ka dėgjuar thirrjet e Isa Ademit, i cili kishte mbeturi plagosur.
Nė drejtim tė vendit tė ngjarjes kanė vrapuar edhe dy pjesėtarėt e tjerė tė grupit, pikėrisht Ergent Ademi dhe Halit Shahu, ku kanė konstatuar se kishin mbetur tė vrarė Fiqiret dhe Adrian Shahu, ndėrkohė qė ishte plagosur Isa Ademi.
Autori i kėsaj vrasjeje, Ahmet Shahu, ka njoftuar menjėherė pėr kėtė ngjarje pjesėtarėt e familjes me anė tė telefonitdhe kėta tė fundit kanė njoftuar edhe policinė.
Masat
Nė drejtim tė bjeshkėve tė Koritnikut janė nisurdhjetėra tė afėrm tė viktimave nga Bardhoci si dhe forca policie tė komisariatit tė Kukėsit, ku kanė bėrė rreth 2 orė e gjysmė rrugė nė kėmbė.
Policia kishte si qėllim qė tė transportonte tė plagosurit nė spital duke pandehur se ata ishin gjallė, por breshėritė e automatikut kishin qenė vdekjeprurėse pėr dy tė rinjtė.
Policia ka transportuar kufomat pėr nė familjet e tyre, ndėrkohė qė tė plagosurin Isa Ademi e ka nisur urgjent pėr nė spitalin e Kukėsit.
Tė dielėn nė mėngjes, nė Kukės me helikopter ka mbėrritur edhe drejtori i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Brendshme, Agron Koliqi, specialistė tė antiterrorit dhe ekspertė mjeko-ligjorė, tė cilėt kanė shkuar nė vendngjarje dhe kanė kryer ekspertizėn e kufomave.
Policia ka sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale dy automatikė kallashnikovė dhe katėr pushkė 20-she qė personat i kishin marrė pėr gjueti.
Ndėrkohė qė ėshtė kryer ndalimi i tė dyshuarit si autor i vrasjes, 17-vjeēarit Ahmet Shahu, ku pritet qė ndaj tij tė ngrihet akuza e "vrasjes nga pakujdesia".
Bashkė me tė janė ndaluar edhe Ergent Ademi, Halil Shahu dhe Isa Ademi, tė akuzuar pėr "armėmbajtje pa leje".
Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Brendshme, Agron Koliqi, thotė se kemi tė bėjmė me njė vrasje nga pakujdesia.
"Kjo ėshtė njė ngjarje e rėndė, por jo ngjarje kriminale, pasi vrasjet kanė ndodhur pa dashje", - shprehet lidhur me ngjarjen Agron Koliqi.
GRUPI I PARĖ
Fiqiret Shahu, 23 vjeē, - i vdekur
Adrian Shahu, 22 vjeē, - i vdekur
Isa Ademi, 25 vjeē, - i plagosur
GRUPI I DYTĖ
Ergent Ademi, i arrestuar
Halil Shahu, i arrestuar
Ahmet Shahu, 17 vjeē, - i arrestuar
Derrat e egėr, mjet fitimi pėr fshatarėt e Bardhocit.
Nė bjeshkėt e Koritnikut ka shumė derra tė egėr, tė cilėt vijnė kryesisht nga territori i Kosovės. Nė vendin fqinjė ka shumė kafshė tė egra, tė cilat nuk vriten nga banorėt e atjeshėm pėr shkak se nuk konsumohet mishi i derrit.
Pas viteve 2000, edhe nė Kosovė ka filluar gjuetia e derrave tė egėr, ku kanė gjetur treg shitjeje nė Shqipėri.
Shumė kuksianė i blejnė derrat e egėr tė vrarė nga gjahtarėt e Kosovės dhe mė pas i shesin kryesisht nė restorantet e Tiranės dhe Durrėsit.
Tė njėjtin veprim qė iu kushtoi jetėn donin tė bėnin dhe grupi i tė rinjve dhe adoleshentėve tė fshatit Bardhoc.
Shekulli |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|