| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Isa MULAJ
Si duket, Ministria e Ekonomisė dhe Financave (MEF) dhe dikasteri i saj pėr mbledhjen e tė hyrave tatimore pėr buxhetin e shtetit Administrata Tatimore e Kosovės (ATK) nuk e kanė ndėrmend tė heqin dorė nga njė informim i gabuar qė janė duke e bėrė nepėr media pėr lexuesit, bizneset dhe qytetarėt ose tė gjithė tatimpaguesit e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar (TVSH). Shumica jemi tė njoftuar me ndryshimet nė skemėn tatimore qė janė miratuar nga Qeveria nė korrik tė kėtij viti (2008), e tė cilat do tė hyjnė nė fuēi prej 1 janarit 2009. Mė sė shumti jemi njoftuar rreth rritjes sė TVSH-sė nga 15% nė 16% qė MEF-i dhe mediat vazhdimisht po e raportojnė se ėshtė rritje prej 1%. Pėr tė mos e ngarkuar lexuesin me deklarimet e shumta dhe tė njėjta zyrtare qė nga koha kur Qeveria e miratoj rritjen e TVSH-sė, po i referohemi vetėm njoftimit mė tė ri qė z. Sakip Ymeri, zėvendės drejtor i ATK-sė, e ka bėrė nė njė intervistė dhėnė gazetės Bota Sot tė datės 16 nėntor 2008, faqe 8. Nė editorialin e pėrgatitur nga gazetarėt Besim Toska dhe Ismail Shabani, z. Ymeri nė mes tjerash citohet tė ketė deklaruar se ndryshimi esencial do tė jetė tek norma e TVSH-sė, e cila qė nga 1 janari do jetė 16%, domėthėnė nga 15% (sa ėshtė tani), kemi njė rritje prej 1%. Nuk ėshtė hera e parė qė Qeveria (MEF-i dhe ATK-ja) deklarojnė kėshtu. Vetėm ta pėrsėrisim edhe njė herė sa pėr t'iu bėrė "bajat" lexuesve, se gjithmonė ėshtė fjala pėr rritjen e TVSH-sė. Ja argumenti i thjeshtė me matematikėn e shkollės fillore se rritja e TVSH-sė (edhe pse ėshtė e shprehur nė pėrqindje) nga 15 nė 16 ose pėr 1, ėshtė rritje prej 6,67%: 1/15 x 100 = 6,67. Interpretimi mė i duhur ėshtė: Rritja me njė pikė pėrqindjeje nga 15 nė 16 ėshtė rritje prej 6.67%.
Shembuj:
Nėse malli pa tatim kushton 100 euro dhe ju e bleni atė nė shitore tė rritur pėr normėn e TVSH-sė prej 15% ose me ēmimin 115 euro, atėherė ju i paguani shitėsit e ky ATK-sė 15 euro nė emėr tė TVSH-sė. Prej 1 janarit 2009, pėr tė njėjtin mall ju do tė paguani: 100 euro ēmimi fillestar+16% TVSH = 116 euro. Nė vend tė 15 eurove si TVSH sa keni paguar deri mė tani, do tė paguani 16 euro ose 1 euro mė shumė, qė do tė thotė 6.67% mė shumė.
Nėse deri sot pėr njė libėr keni paguar 20 euro, plus 15% TVSH (ose 3 euro) = 23 euro, prej 1 janarit do tė paguani: 20+16% TVSH (ose 3,20 euro) = 23,20 euro. Po qė se krahasohet ēmimi me TVSH i librit sot prej 23 euro me atė tė vitit tė ardhshėm 23.2 euro, atėherė rritja nė ēmimin e pėrgjithshėm do tė jetė pėr 0.2 euro ose 20 cent. E shprehur nė pėrqindje, kjo rritje nė ēmimin e pėrgjithshėm ėshtė: 0.2/23x100 = 0.87%, ose mė pak se 1%. Kjo ėshtė rritja automatike nė pėrqindje e ēmimit tė mallit posa tė hyjė nė fuēi rritja e normės sė TVSH-sė prej 15% nė 16%. Dikush do tė mendonte se kėshtu ka menduar edhe Qeveria, MEF-i, ATK-ja, mediat, bizneset dhe qytetarėt. Ta pėrserisim edhe njė herė: Qeveria ka miratuar rritjen e normės sė TVSH-sė, e jo ndonjė reformė tė ēmimeve. Qeverisė nuk i intereson lartėsia e ēmimit tė mallit tuaj; asaj i intereson vetėm norma e TVSH-sė nė atė ēmim, normė e cila do tė rritet nga 15% nė 16%. Po sa ishte kjo rritje kur zbatohet nė shembullin e librit tė pėrmendur mė lartė? Nė vend tė 3 eurove si TVSH qė ia paguani tani ATK-sė, prej 1 janarit 2009 do t'i paguani 3,2 euro os 20 cent mė shumė, e kjo i bie: 0,2/3x100 = 6.67%. Dallimi nė mes tė rritjes nė TVSH prej 1% (bindje e gabuar e MEF-it dhe ATK-sė) dhe 6.7% ėshtė vėrtetė shumė i madh me ndikime tė konsiderueshme nė ekonomi dhe buxhetin e shtetin.
TVSH-ja ėshtė kontribuesi mė i madh nė strukturėn e tė hyrave buxhetore tė shtetit. Supozojmė se ju si njė biznes i madh do tė investoni paisje dhe shitni produkte brenda gjashtė muajve nė vlerė prej 400 milionė euro. Ende duke iu referuar deklarimeve tė z. Ymeri nė gazetėn Bota Sot, Rregulloren e TVSH-sė ai e cilėson si pėrparėsi pėr investitorėt nė lėminė e prodhimit, tė cilėt kanė mundėsi, qė me njė kėrkesė nė ATK duke prezentuar njė plan tė biznesit, njė leje pėr zhvillimin e atij biznesi qė tė kėrkojnė shtyerjen e pagesės sė TVSH-sė pėr gjashtė muaj. "Shumė biznese e kanė shfrytėzuar kėtė tė drejtė, ėshtė ndoshta njė lehtėsim jo shumė i madh sepse ofron njė shtyerje pėr gjashtė muaj, por krijon njė periudhė kur bizneset mund tė marrin frymė mė lirisht dhe tė zhvillojnė afarizmin e tyre, qė tė krijojnė tė ardhura, pastaj TVSH-ja pėr ato paisje t'i paguhet buxhetit tė Kosovės", i kishte thėnė z. Ymeri, numri dy i ATK-sė, gazetės Bota Sot. Po supozojmė se tė gjitha paisjet qė investoni dhe produktet e prodhuara qė i shitni, i nėnshtrohen TVSH-sė, sot nė normėn 15% e vitin e ardhshėm 16%. Pasi vlera e pėrgjithshme prej 400 milionė euro pėrbėhet nga shumė paisje dhe produkte qė kanė ēmime tė ndryshme, po e marrim si njė paisje dhe produkt tė vetėm. Vlera e TVSH-sė nė normėn prej 15% ėshtė: 15*400/100 = 60 milionė euro. Vitin e ardhshėm kjo vlerė e TVSH-sė do tė jetė: 16*400/100 = 64 milionė euro. Siē shihet, biznesi do tė paguaj 4 milionė euro mė shumė si rezultat i rritjes sė normės sė TVSH-sė nga 15% nė 16%. Nė pėrqindje, biznesi do tė paguaj mė shumė, qoftė edhe pas gjashtė muajve, si vijon: 4/60*100 = 6.67%. Kaq mė shumė do tė paguaj biznesi, e kaq mė shumė (6.7%) do t'i marr ATK-ja, e kurrsesi 1% mė shumė.
Rritja e ēmimit tė pėrgjithshėm tė mallit pėr 0.83% pas ngritjes sė TVSH-sė, mund ta detyroj biznesin t'i ngris ēmimet (kjo varet shumė nga konkurrenca nė treg) sepse ai (biznesi) do tė paguaj 6.7% mė shumė tatim pėr shtetin dhe kėtė humbje tė mjeteve afairste duhet kompenzuar me ngritjen e ēmimeve (me ēka ngarkohen konsumatorėt) ose nė forma tjera (rritjen e shitjes, zvogėlimin e shpenzimeve, etj). Alternativė tjetėr pėr biznesin ėshtė qė tė kaloj pjesėrisht ose tėrėsisht nė sektorin informal qė tė bėhet mė konkurrent. Kur jemi te sektori informal, detyrė e bizneseve ėshtė qė tė jenė nė kėtė sektor, ndėrsa detyrė e ATK-sė ėshtė qė ato t'i ketė nė sektorin formal ose tė rregullt. Pjesėmarrja e sektorit informal nė Kosovė ėshtė mė e larta nė Evropė. Mirėpo, duke e pasur parasysh "ekspertizėn" e ATK-sė, MEF-it, kėshilltarėt e tyre dhe disa punonjės vendas tė kontraktuar dhe paguar nga USAID/Bearingpoint pa kurrfarė llogarie dhe pėrgjegjėsie ndaj punės, atėherė mund tė konstatohet se nė Kosovė ka mė shumė biznese tė ndershme qė paguajnė tatime, se sa qė e meriton ATK-ja pėr t'ia paguar.
Problemin e ekspertizės dhe kapaciteteve tė ATK-sė e kishte theksuar edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nė njė raport tė tij pėr Kosovėn tė pėrgaitur gjatė gjysmės sė dytė tė muajit prill 2008. Raporti i FMN-sė qė e kemi pėrmendur edhe mė herėt nė njė artikull me titullin Matematika ekonomike joracionale e OJQ-ve dhe e Qeverisė, i kishte dhėnė disa vėrejtje kritike ATK-sė pėr efikasitet tė pamjaftueshėm nė shumė aspekte. Pėr tė gjitha ato vėrejtje rekomandimi ishte se pėrmirėsimi duhet tė filloj urgjentisht. Pėrndryshe, ndryshimet e propozuara dhe tani tė miratuara nė skemėn tatimore, do tė jenė fare pak tė dobishme nėse efikasiteti i ATK-sė nuk pėrmirėsohet dukshėm, tėrhoqi vėrejtjen serioze raporti i FMN-sė. Dhe ēfarė pėrmirėsimesh urgjente ndodhėn prej asaj kohe e deri mė sot kur kanė kaluar afėr tetė muaj? ATK-ja e shtoj "efikasitetin" edhe nė njė drejtim tjetėr dezinformimin e tatimpaguesve rreth shumės sė mjeteve qė ata do ta paguajnė pas rritjes sė normės sė TVSH-sė nga 15% nė 16%.
Nė pėrfundim, me tė drejtė lind pyetja: Pse gjithė kjo bezdisje pėr njė gabim teknik nė llogaritje qė ATK-ja vazhdimisht, me ose pa qėllim, ia shet mediave, bizneseve dhe popullsisė? Ka vetėm njė pėrgjigje tė thejshtė TVSH-ja ėshtė kontribuesi kryesor nė strukturėn e tė hyrave buxhetore tė Kosovės. Buxheti i shtetit, duke filluar nga mbledhja e mjeteve pėr mbushjen e tij, qeverisja e mirė apo e dobėt, format e shfrytėzimit dhe shpenzimit tė atyre mjeteve, deri diku identifikojnė edhe vet shtetin (stabil apo tė brishtė).
Autori ėshtė hulumtues i lartė dhe koordinator pėr Kosovė i Institutit pėr Studime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike
|
|