| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PA DORĖZA- Flet Nait Hasani |
| Postuar mė datėn: 2006-11-09 23:33:40 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Burim Etemaj
Prishtinė, 9 nėntor-
EPOKA E RE: Ku ėshtė sot Nait Hasani?
Hasani: Fillimisht mund tė them se jam nė Kuvendin e Kosovės, pjesėrisht i heshtur,pjesėrisht me qėndrimin tė heshtur dhe e them atė qė nė momentin e duhur mund dhe duhet ta them.
EPOKA E RE: Pse nė kėtė kohe e keni zgjedhur pjesėrisht heshtjen?
Hasani: Heshti sepse pikėrisht heshtja ėshtė ajo qė duhet tė flet. Mendoj se sot flet heshtja ime mė shumė pėr atė, se proceset qė janė duke ndodhur nė kuvend dhe nė Kosovė nė pėrgjithėsi janė pasojė e njė mbėrthyrje e mbejtjes sė mendjes sė
primitivizmit dhe e sė kaluarės. Nuk ka politikė tė mirėfilltė, prandaj nė kėtė politike heshtja ėshtė e domosdoshme.
|
|
EPOKA E RE: Po, por heshtja mund tė merret edhe si miratim i asaj ēfarė po ndodh?
Hasani: Mund tė kuptohet ashtu, por unė mendoj se nė rastin tim nuk ėshtė pajtim. Heshtja ėshtė shenjė e qartė se kjo gjendje nuk ėshtė e mirė, se proceset politike nuk janė duke ecur drejtė.
EPOKA E RE: Dhe pse po ndodh kjo?
Hasani: Kosova ka mjaft intelektual tė mirėfilltė, ka njerėz tė shkencės, ka potencial tė mjaftueshėm pėr zhvillimin e mendimit politik, tė ideve politike pėr njė demokraci liberale. Kosova tė gjitha kėto kapitale i ka, por nuk janė
shfrytėzuar, apo mė mirė tė themi sfrytėzohen vetėm pėr fushata zgjedhore apo nė
ndonjė rast tjetėr. Po ashtu mendoj se kėtu politika e jonė e ka ngecjen e parė, tė
mosqartėsimi i vetvetes me dėshirat dhe mundėsitė. Kemi dėshira shumė tė mėdha dhe
mundėsi shumė tė vogla. Andaj kemi bėrė hapin e madh tė dėshirave dhe mundėsitė
janė nė minimum tė realizueshme ose fare.
EPOKA E RE: Ku e shihni fajin kryesor?
Hasani: Kuvendi e ka miratuar nė njė farė formė pa vullnetin e vet njė grup
njerėzish qė do tė pėrcaktojnė statusin e Kosovės. Kuvendi ėshtė dashur qė nė kėtė
proces ta kėtė fjalėn kryesore.
EPOKA E RE: Ju jeni kundėr Ekipit Negociator?
Hasani: Nuk jam kundėr kėtij grupi, por nuk pajtohem me qasjen qė i ėshtė bėrė
kuvendit pėr kėtė grup. Nė qoftė se ka qenė jo e drejtė, nė qoftė se ka qenė
negative nė insistime, qasjen e kemi pozitė-opozitė pajtim tė krijimit tė unitetit.
Krijimi i unitetit tė dy tė kundėrtave, dy tė kundėrt nuk mund tė kenė unitet. Nė
atė grup ka mospajtime apo thyerje brenda tyre. Aty uniteti i jashtėm dhe i
brendshėm dallojnė.
EPOKA E RE: Tė pesė anėtarėt e Grupit Negociator vazhdimisht deklarojnė se janė unik?
Hasani: Po ata thonė ashtu sepse e mashtrojnė vetėn dhe tė tjerėt. Ata edhe vet janė
tė mashtruar nga dikush tjetėr nga faktori ndėrkombėtar, prandaj edhe ata thonė se
janė unik pėr shkak tė qėndrimit tė paktėn pėrballė Serbisė. Por kjo ėshtė vetėm
pjesė e jashtme. Edhe koha e ka dėshmuar se nuk kemi qenė unik. Nuk kemi qenė unik
as nė kohėn e luftės sė UĒK-sė, nuk kemi qenė unik as nė kohėn e pas luftės, gjatė
Qeverisė sė pėrkohshme edhe sot nuk jemi unik Ne kemi qenė unik vetėm atėherė kur
kemi qenė tė detyruar.
EPOKA E RE: Si qenka dashur tė krijohet njė grup negociator, ku do tė kishte unitet
mė shumė?
Hasani: Krijimi i Grupit Negociator mendoj se ka pasur mundėsi qė tė zgjedhet nė
Kuvend. Tė votohet nė Kuvend njė platformė, tė miratohen ato vendime nė Kuvend, tė
jetė ēdo gjė transparente nė Kuvend, tė deklarojnė publikisht anėtarėt e Grupit
Negociator se ēka kanė bėrė ose ēfarė janė duke bėrė pėr Kosovėn. Anėtarėt e Grupit
Negociator, asnjėherė nuk e kanė bėrė kėtė, pėrveē se kanė ardhur njė herė nė njė
seancė tė Kuvendit, dhe kanė folur pėr pozicionin e tyre, dhe takimet me miqtė e
vet, i cili nuk ėshtė pėrputhur e as nuk pėrputhet asnjė herė me vullnetin e
qytetarėve tė Kosovės. Kosova nuk e ka
pasur kėtė vullnet vetėm sot, por e ka gati qė njė shekull. Qe nga koha kur ėshtė
ndarė Kosova e ka vullnetin pėr SHTET ose pėr BASHKIM KOMBETAR. Tė dyja alternativat
kanė ekzistuar, por rrethanat e sotme kanė pėrcaktuar alternativėn e pavarėsisė dhe
me gjithė vėshtirėsitė jemi pajtuar me kėtė. Por apo respektohet, apo realizohet
vullneti pėr pavarėsi i popullit...
EPOKA E RE: Po e rrezikon pavarėsinė e Kosovės, Grupi i Unitetit?
Hasani: Anėtarėt e Grupit Negociator, nuk kanė mundėsi qė ta rrezikojnė Pavarėsinė e
Kosovės, ata kanė mundėsi ta rrezikojnė vetėn. Vullnetin e qytetarėve nuk ka mundėsi
askush ta rrezikojė, sepse nė fund tė fundit qytetarėt e kanė mendimin dhe vendimin
e vet. Qytetarėt dje e kanė shprehur vullnetin e tyre me anė tė pushkės, luftės sė UĒK-sė, sot ata kanė mundėsi ta shprehin me anė tė votės.Dhe me anė tė votės ata
duhet tė zgjedhin njerėzit qė do ta bėjnė pavarėsinė. Dhe unė mendoj se vullneti i qytetarėve tė Kosovės do tė realizohet.
EPOKA E RE: Kur?
Hasani: E pėr kėtė pyetni anėtarėt e Grupit tė Unitetit, ndoshta iu tregojnė.
EPOKA E RE: Ata po thonė nė kėtė vit?
Hasani: Nuk e di a e njohin mirė kalendarin vjetor apo a e din sesa muaj i ka viti.
Nė politikė nuk matet kėshtu. Nė politikė matet me mendje dhe hapa mė tė gjatė, jo me dėshira e hapa tė breshkės . Deklarimi se pavarėsia do tė realizohet nė kėtė vit
ėshtė vetėm njė mashtrim, asgjė mė shumė. Dhe kjo tregon se anėtarėt e Grupit
Negociator nuk kanė vizion politik dhe se nuk mund tė shkojnė pėrtej caqeve qė ua
kanė pėrcaktuar tė tjerėt. Ata nuk e shohim pozicionin ku janė, edhe pse mendojnė
dhe gjykojnė shumė qė ta prekin ēėshtjen, por nuk po munden ta nxėnė.
EPOKA E RE: Si e vlerėsoni paraqitjen publike tė anėtarėve tė Grupit tė Unitetit
tė mėrkurėn nė RTK?
Hasani: Nė atė emision, anėtarėt e Grupit Negociator e ndoshta kanė menduar qė tė
jenė unike, por aty shumė ēka u pa qartė se nuk ėshtė unike. Me gjithė deklarimet
se ka unitet, veprimet e tyre e tregojnė tė kundėrtėn. Aty unitet mund tė merret
vetėm ēėshtja e pėrfitimeve personale e tetė milionėve tė buxhetit tė Kosovės, pėr
kėto bisedime tė Vjenės.
EPOKA E RE: Asgjė tjetėr...?
Hasani: Mendoj se anėtarėt e Grupit Negociator unik kanė qenė edhe vetėm kur kanė
fluturuar me njė aeroplan. Bazuar nė veprimet e tyre dhe nė emisionin nė RTK ata
kanė treguar se nuk kanė unitet ndėrmjet vete.
EPOKA E RE: Si e argumentoni se nuk janė treguar unik?
Hasani: Po kjo ėshtė shumė e thjeshtė. Ata me pas dashtė me qenė unik te pakten
kishin mbajt nje procesverbal ku kishin mund te shihen se cfarė qendrime unike
e veprime te tilla pėr Kosovėn, kanė pasur. Ata nuk kanė mbajt
procesverbale sikur me pas qene nė lufte e duke ikur, sikur me u frigu se po
i zene policia e ushtria serbe. Kjo tregon se ata nuk kane qene unik. Dhe me
mosmbajtjen e proceverbaleve qw ata nuk i mbajtwn, ata i zhduken gjurmet e
mospajtimeve tė tyre mes vete dhe e zhduken nje pjese shume tė vlefshme e tw
cmueshme tė trashegimisw sonė kulturore per brezat tane e te ardhshem, besa edhe
per naj dokumentar a film tė mirė traxhikomik qe kishin me ju hy ne pune
regjisoreve dhe gjeneratave .
EPOKA E RE: Nėse nuk do tė kėtė pavarėsi as kėtė vit, a do tė jeni Ju njėri ndėr
ata qė do tė kėrkoni dorėheqjen e anėtarėve tė Grupit Negociator tė Kosovės?
Hasani: Kjo qartė po shihet se nuk do te kete pavaresi nė kėtė vit. Po pėr tė
pasur politikanė tė pėrgjegjshėm nė kohėn e pėrgjegjėshme, e nė kėtė rast e fazė
qė gjindet Kosova , ata vet ėshtė dashtė tė ofrojnė dorėheqje nga Grupi
i Unitetit dhe nga politika . Por ata vėshtirė se do ta bėjnė kėtė. Sepse
kanė marrė mėsim nga e kaluara.Sepse paraardhėsit e tyre dėshtak janė amnistuar
dhe ky ėshtė njė argument pėr mos me dhėnė dorėheqje.Se po tė kishim politikan me
dinjitet e moral me pikėpamje tė shėndosha liberale do ta bėnin kėtė, do
tė jepnin dorėheqje. Ne jetojmė nė Ballkanė me mentalitet ballkanik tė mbetur nė
kohė.Prandaj une dhe shume tė tjerė qė mund tė kėrkojnė dorėheqjen e tyre, ata
kanė mbėshtetjen e mentalitetit ballkanik dhe tė interesave tė ngushta tė
Bashkėsisė Ndėrkombėtare.
EPOKA E RE: Kėto ēėshtje pse nuk i keni ngritur me herėt qoftė nė kuvend apo nė
parti(PDK?
Hasani: Mendoj se janė ngritur edhe nė Kuvend edhe nė parti. Nė fakt nė Kuvend, nuk
janė ngritur nė atė nivelin qė ėshtė dashur, sepse aty ka pasur mundėsi qė tė
ngritet kjo ēėshtje nga grupet politike... e gjithė fushata zgjedhore e 2004 ka
qenė pėr pavarėsia dhe shtet tė Kosovės. Dhe pikėrisht Kuvendi i sotėm e ka kėtė
obligim - bėrjen e shtetit tė Kosovės. E pse kėtė nuk e bėnė, unė them se pėr shkak
se shumė njerėz janė partiak, njerėz tė bindur tė partive tė tyre politike.
EPOKA E RE: Po edhe Ju jeni partiak?
Hasani: Po jam.
EPOKA E RE: Dhe a je i bindur i partisė?
Hasani: Nuk jam i bindur deri nė atė shkallė qė tė tregohem naiv.
EPOKA E RE: A ka nė PDK njerėz qė janė tė bindur nė mėnyrė naive?
Hasani: Po.
EPOKA E RE: Kush janė ata?
Hasani: Nuk e shoh tė arsyeshme tė pėrmend emra... mund ti shoh ēdo kush se cilėt
janė ata. Jo vetėm nė PDK, por edhe nė parti tjera ka njerėz tė tillė.
EPOKA E RE: A po e pengon PDK-nė nė ecjen pėrpara pjesėmarrja nė bisedime pėr
statusin e Kosovės?
Hasani: Po. Anėtarėt e PDK-sė kanė qenė shumė tė heshtur pėr fenomenet negative tė
institucioneve tė Kosovės, pikėrisht pėr hir procesit negociator. Pėrndryshe PDK-ja
do ta luante njė rol shumė mė tė fuqishėm opozitar sesa qė ėshtė duke e luajtur,
sepse pjesa mė e madhe e anėtarėve tė PDK-sė kanė qenė pjesė e njė lufte tė
pandėrprerė pėr pavarėsimin e Kosovės, jo vetėm nė luftėn e UĒK-sė, por edhe para
saj, si nė ngjarjet e 68. 81 etj. Anėtarėt e PDK-sė e kanė njė dėshirė e kanė njė
vullnet, por pengesė ėshtė procesi negociator pėr definimin e statusit tė Kosovės.
EPOKA E RE: Po atėherė pse nuk po e gjeni njė zgjidhje si parti, apo aty nuk ka vend
pėr diskutim...?
Hasani: Jo, mendoj se nė PDK ka njė demokraci mė tė theksuar dhe ka vend pėr
bisedimin e ēėshtjeve tė ndryshme.
EPOKA E RE: Me ēka e argumenton kur thua se nė PDK ka demokraci mė shumė sesa nė
partitė tjera?
Hasani: E pata fjalėn pėr demokracinė e Kosovės, jo demokracinė e vendeve
perėndimore...
EPOKA E RE : Nė PDK pėr ēėshtje tė caktuara a vendos Kėshilli Drejtues, apo njė grup
njerėzish nė krye nė vete?
Hasani: Pėr vendime tė mėdha vendos Kėshilli Drejtues.
EPOKA E RE: Por ka pasur raste kur nuk ėshtė pyetur fare KD?
Hasani:Po, ka pasur,por e ardhma do tė tregoj vlerėsimin e tyre pozitivė
EPOKA E RE: A ka vendosur KD qė tė marrin pjesė anėtarėt e PDK-sė nė Grupin Negociator?
Hasani: Po.
EPOKA E RE: Edhe pėr Hashim Thaēin, pėr Jakup Krasniqin, Enver Hoxhajn...
Hasani: Po. Fillimisht Kryesia e pastaj KD-ja ka votuar qė Hashim Thaēi tė merr
pjesė nė atė ekip, kurse tė tjerėt kanė qenė pjesė e procesit.
EPOKA E RE: Por pjesėmarrja e PDK-sė nė bisedime, ka zgjuar reagime tė disa anėtarė
brenda partisė?
Hasani: Po ėshtė e vėrtet qė ka zgjuar reagime , por nė politik dhe nė
demokracite parlamentare ka vot dhe votim tė shumicės. Mund te jesh i pakėnaqur,
tė kesh mendime tė ndryshme nga shumioca, por votės sė shumicės duhet ti bidesh .
EPOKA E RE: Flitet se ka fraksione brenda PDK-sė?
Hasani: Nė PDK ka mendime tė ndryshme, por kjo nuk do tė thotė se ka fraksione.
EPOKA E RE: Por ka fėrkime ndėrmjet anėtarėve?
Hasani: Nuk e di si kuptohet ēėshtja e fėrkimeve. Fėrkimet janė njė element i
mendimeve apo gjykimeve. Ne mund edhe tė mos pajtohemi me ndonjė mendim, por kur
vendimi merret mė shumicė atėherė ēdo gjė ėshtė nė rregull.
EPOKA E RE: Pse PDK-ja ka njė kallabllak nėnkryetarėsh?
Hasani: PKD-ja nuk ka kallaballėk nėnkryetara, sepse pėr sa puna ėshtė e duhet mu
kry nė parti e nėpėr degė kėta janė pak, por sa ėshtė objektive e e mundshme kjo
mbetėt tė shohim.
EPOKA E RE: Si e sheh rolin e Fatmir Limajt nė parti?
Hasani:Z. Limaj pas kthimit nga Burgu i Hagės dhe angazhimit tė tij nė
politike, pas asaj pauze trevjeqare, ai duhet tw jep kontributin politike nw
rrejdhat politike nw Kosovė.
Kosova nuk ishte siq ishte mė parė kur ai ishte ketu. Kosova kishte bėrė njė
rrugė tė gjatė trevjecare me ecejaket e saj. Tani ai njė mundėsi tė mirė
politike tė tė shfrutėsoj kapitalin politik nė realizimin e objektivave
politike tė partisė dhe tė Kosovės .
EPOKA E RE: Ēfarė raportesh keni me Thaēin e ēfarė me Limajn?
Hasani: Po unė jam nė politikė me te dytė kam raporte tė mira shoqėrore e politike
si me njėrin si me tjetrin kemi njė respekt tė ndėrsjelltė.
EPOKA E RE: Sa respektohet fjala e juaj apo e tė tjerėve nė parti?
Hasani:Tė gjithė kemi njė respekt tė ndėrsjelle mes vete dhe fjala e secilit
respektohet, por e shumicės ėshtė kryesorja.
EPOKA E RE: Sa janė transparentė me partinė anėtarėt qė marrin pjesė nė bisedime,
si Thaēi, Krasniqi, Limaj, Hoxhaj, Mujota etj
Hasani: Po nė pėrgjithėsi kanė raportuar para Kryesisė e nė KD, jo ndoshta sa
ėshtė dashur, por njė shumicė rastesh po.
EPOKA E RE: Kanė raportuar por jo nė masė tė duhur?
Hasani: Masa sa duhet me raportu ėshtė me letra hapur, e nė Kosovė ende nuk punohet
nė atė mėnyrė tė raportimit, sepse njerėzit nė disa raste kanė frikė nga vetvetja.
EPOKA E RE: I keni humbur katėr palė zgjedhje dhe partitė tjera prapė nuk ua kanė
frikėn. Ēka duhet tė bėjė PDK-ja qė tė marrė vota mė shumė apo kush ėshtė fajtor pėr
kėtė rezultat tė dobėt ?
Hasani: Vėrtet janė humbur katėr palė zgjedhje dhe thua se tė tjerėt nuk na kanė
frikėn. Unė mendoj se nuk ėshtė ashttu sic po thua. Por shkaku ėshtė mendoj
unė jashtė partisė, jashte PDK-sė. Dhe tjetra ėshtė se te ne ėshtė nje
mentalitet sic thash dhe me lart, shume i lartė familjar por dhe i pa
arsimuar nė zgjedhjen e votimin e programeve politike, kjo ėshtė thelbėsorja
dhe e dyta ėshtė votimi familjar shumė i rėndėsishėm qė ka ndiku e do tė ndikon
edhe nė zgjedhjet e ardhshme nė pėrcaktimin e rezultatit zgjedhor. Ndėrsa PDK-ja
duhet tė sheh mundėsin e qasjes nė realitetet qė po i jetojmė dhe tė bashkėjetoj
me qytetarėt kėto rrethana ekonomikeqė ata po i jetojnė dhe tu dal nė ndihmė
aye qė ata tė jenė me PDK-nė. Pra duhet qasje politike pėr realizimin e
politikave qytetare.
EPOKA E RE: Si e vlerėsoni punėn e qeverisė Ēeku?
Hasani: Nė Kosovė mendoj se nuk kemi qeveri e qeverisje, por kemi vetėm njė
administratė ,sepse nė Kosovė qeveri ėshtė Rykeri me UNMIK-un, edhe atė jo
efikase dhe jo tė fuqishme. Kemi kryeministėr, pra ėshtė mirė qė e kemi ,por
ėshtė shumė i pafuqishėm, sepse kemi ministra shumė shumė tė fuqishėm dhe ministra
pa fije fuqie.... Kjo ėshtė
ajo qė e bėnė ekzekutivin tė brisht dhe jo tė gatshėm tė pėrballet me sfidat e shoqėrisė. Kryeministri duhet tė jetė , pėr tė pasur fuqi apsolute nė realizimin e programit qeverita, Kryetari i Partisė dhe mundėsi ndėrrimi tė tyre nė paaftėsit e tyre nė realizimin e ati programi. Mendoj se ne nuk kemi me pas qeveri tė mirėfiolltė pėr derisa nuk zgjidhet statusi politik i Kosovės.Nuk kemi me pas qeveri qė do tė pėrballet me korrupsionin.Sepse nė korrupsion janė zėnė dhe shumė Ndėrkombėtar pra nuk ka mundėsi tė luftohet ky fenomen , sepse korrupsioni ėshtė fenomen i vendeve ish socialiste nė trazicion dhe tė gjitha shtetet e ballkanit po vujnė nga ky fenomen , dikush mė shumė e dikush mė pak ,por ėshtė realitet i kėtyre shteteve tranzitive.Prandaj mendoj se Qeveria Qeku ka mundėsi tė na le nė terr neve e tė ik , por ka mundėsi dhe tė na qes nė dritė, kjo varet nga Bashkėsia Ndėrkombėtare, nė mungesė tė fuqisė tonė. Po ashtu mendoj se Qeku ka vullnetin por nuk i ka mundėsitė tė bėjė mė shumė.Shpresoj qė do tė jetė mė e mirė e ardhmja pwr tw gjitha dhe do tw kemi dritaaaaa....
Epoka e Re |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|