SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE T'I MBROJNE JOSHQIPTARET E LLOJIT MAJKO, DHENDURRET E SLLAVEVE TE LLOJIT CEKU DHE AS FAKIRAT E LLOJIT SEJDIU !
Pandeli MAJKO shfyente kunder djelmoshave e vashave shqiptare te AKSH-se dhe Zedhenseit Politik te FBKSH-AKSH-se, Mr. Gafurr ADILIT, ashtu siq dikur shfryente rahmetlija Millosheviq kunder UCK-se dhe Komandantit Legjendar ADEM JASHARI, dhe aspak kete nuk e beri kunder krimineleve te "Car Llazareve". Ketu doli edhe joshqiptarizmi i Tij dhe tani po publikohet edhe origjina e tij vllaho-bullgare.
Gjate luftes se Kosoves (1989-199) MAJKO ishte Kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe gjate kesaj kohe nderpreu gjithe furnizimin e UCK-se me buke e barot, siq dikur deklaronte Asdreni i madh: "NUK DUAM NUK VEC CA ARME DHE PAK BUKE!", dhe nga ana tjeter si gjel deti na fryhej sikur i priti refugjatet shqiptare te Kosoves, por Zoti Majko dhe e gjithe kamarilla e tij duhet ta dije shume mire se asgje nuk ka bere per refugjatet shqiptare te Kosoves, sepse ata i priti populli vella i Republikes se Shqiperise, ashtu siq i priti edhe populli vella nen "Maqedoni" dhe kurrsesi qeveria sllavo-maqedonase.
>>... Agim CEKU therret qytetaret qe te mbeshtesin organet e sigurise dhe paturpesisht deklaron: "Kosova do te kete forcen e saj te sigurise dhe do te mbrohet ne menyre institucionale. Kosova nuk ka nevoje per njerez si ata te AKSH-se dhe paraqitaj publike e AKSH-se nuk dergon mesazhe te mira per Kosoven"....<<
Agim CEKU perpiqet qe edhe njehere ta mashtroje popullin shqiptar te Kosoves dhe me gjere, siq e ka mashtruar disa here deri me tani, dhe se fundi (para pak kohesh), edhe permes deklarates: "Me 28 Nentor 2007 do ta shpallte Pavaresine e Kosoves", me qellim qe populli te rrije i qete dhe te kete durim deri kur Kosova te bjere perfundimisht nen grackat e Serbise dhe te BE-se, dhe te mos i bashkangjitet FBKSH-AKSH-se.
Z. CEKU, Kosova nuk ka "institucione", aq me pak te sigurise, qe te mbrojne ne menyre funksionale Kosoven nga Serbia. Keto "institucione" jane ne nivelin me te ulet te vasalitetit te UNMIK-ut, ketij ndermjetesuesi dhe ambasadori te Beogradit.
Ata "institucione", per te cilat na flet Ti, duan te "mbrojne" Kosoven prej lirise se vertete, prej ribashkimit kombetar dhe rrjedhimisht prej veprimtareve te Levizjes Kombetare Antikoloniale Shqiptare, qe eshte e do te jete Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) me strukturat e saj, nder te cilat eshte Armata Kombetare Shqiptare (AKSH).
Keto "institucione" nuk kane qene ne gjendje te mbrojne Kosoven prej ndarjes, keto institucione nuk kane qene ne gjendje te parandalojne deri me tani trupat paraushtarake serbe te Gardes se Car Llazarit qe ushtrojne terror ne Kosoven Veriore (pjesen veriore te Mitrovices), rreth kufirit me Kosoven Lindore (ne fshatrat e Dardanes dhe te Besjanes, ku u shfaqen djem tane), nuk kane qene ne gjendje te mbrojne Kosoven prej veprimtarise agjenturore te Sherbimit Sekret Serb.
Ata 'Institucione" kane qene dhe jane ne gjendje vetem te "mbrojne" Kosoven prej shkeputjes perfundimtare nga Serbia.
Me deklaraten se "Kosova nuk ka nevoje per njerez si ata te AKSH-se", Z.CEKU pozicionohet ne vijen qe e kishte dikur rahmetlija Ibrahim Rugova, kur u paraqit UCK-ja dhe qe e quajti "ushtri e fakseve", "pjelle e UDB-se", "dore e zgjatur e Serbise", "grupe katundaresh" etj....
Por, Kosova dhe te gjitha trevat shqiptare nen pushtim dhe kolonizim kane nevoje per veprimtaret e FBKSH-se dhe luftetaret e AKSH-se, perderisa keto treva akoma nuk jane te lira dhe jane nen meshiren e pushtuesve dhe kolonizatoreve sllave.
"Mesazhi i mire" i autonomise, pushtimit dhe varesise nga te huajt duhet prishur, thyer dhe vrare, sepse ndryshe sllavo-greket dhe kolaboracionistet e tyre, do te vrasin popullin shqiptar, qenien e tij kombetare!!!
Kurse fakiri SEJDIU, deklaron : "Kosova nuk ka nevoje per mekanizmat jashte institucionale" dhe beri thirrje KFOR-it dhe UNMIK-ut te reagoje ndaj cdo provokimi. Ai nuk po reagon kunder Serbise, por me dashurine me te madhe ndaj Serbise reagon kunder AKSH-se. Ai, fakiri Sejdiu, duke pasur ende ne nje dore dhe ne tru stafeten e Titos, po vepron njelloj si dikur Azem Vllasi, qe ne kohen e demonstratave te vitit 1981 i beri thirrje ushtrise serbo-jugosllave te nderhynte ne Kosove. Kurse, tani kerkon qe KFOR-i te reagoje ne rolin e ushtrise serbe-jugosllave....
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA,
Kryetar i FBKSH-se
Mitrovice, 7 tetor 2007
|