| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ENVER HOXHA I PARAQITUR NDRYSHE, JO VETĖM BARDHEZI |
| Postuar mė datėn: 2008-12-30 11:53:06 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ahmet Qeriqi
Shtėpia botuese Bota shqiptare nxori nė dritė librin e autorit, Peter Lukas Misioni Amerikan nė Shqipėri, pėrkthyer nė gjuhėn shqipe.
Edhe autorėt e tjerė e kanė portretizuar Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por askush nuk ka arritur ti portretizojė ata me realizmin dhe plotėsinė e Peter Lukasit, nė kėtė libėr. Pėrshkrimet e tij kombinohen me saktėsinė e mijėra dokumenteve origjinale qė janė ruajtur nė Arkivat Kombėtare tė Shteteve tė Bashkuara, si dhe me rrėfimet personale tė shumė individėve qė kanė njohur Hoxhėn dhe Shehun gjatė luftės, njerėz qė Lukasi i ka intervistuar pėr librin e tij. (Fatos Tarifa, ish ambasador i Shqipėrisė nė Shtetet e bashkuara tė Amerikės)
Libri me pėrmbajtje historike dhe i dokumentuar me tė dhėna tejet tė besueshme, i gazetarit veteran, amerikanit, Peter Lukas, Misioni Amerikan nė Shqipėri ėshtė njėra ndėr veprat e rralla tė decenies sė fundit qė ndriēon shumė aspekte, sidomos tė operacioneve sekrete tė OSS-it dhe bashkėpunimit tė agjentėve amerikanė me Enver Hoxhėn dhe partizanėt e tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Literatura e sotme ėshtė e mbushur me komente e libra tė shumtė tė njėanshėm tė shkruara kundėr Enver Hoxhės, ashtu sikur ishin shkruar libra tė shumė pėr Enver Hoxhėn nė kohėn e sundimit tė tij nė Shqipėri, por edhe pas vdekjes sė tij.
Enver Hoxha vazhdon tė jetė kryepersonazh i historisė sonė mė tė re, duke e paraqitur bardhezi, ndėrsa vepra tė cilėn e kemi marrė nė shqyrtim, figurėn e Enver Hoxhės nuk e paraqet bardhezi, por me tė gjitha ngjyrat, pa pėrjashtuar, tė bardhėn, as tė zezėn.
Libri Misioni Amerikan nė Shqipėri... i mbėshtetur nė njė literaturė tė besueshme dhe tė bollshme, qoftė nė Arkivat Kombėtare tė Shtetit, nė shkrimet dhe dėrgesat sekrete tė misionarėve amerikanė gjatė luftės, qoftė nė shtypin e kohės sė Luftės sė Dytė Botėrore, nė intervistat dhe reportazhet qė ka sajuar autori, ėshtė njė libėr, qė tė lė pėrshtypje, nė radhė tė parė pėr njė realizėm tė thellė e tė theksuar dhe pėr paanshmėri nė interpretimin e tė dhėnave dhe ngjarjeve tė bujshme, qė kanė ndodhur nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Autori, me njohurinė e gazetarit veteran dhe me qasjen realiste, qė iu ka bėrė raporteve tė misionit amerikan dhe anglez nė Shqipėri ka zbėrthyer disa fakte e tė vėrteta tė keqinterpretuara nga shumė studiues si nė kohėn e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ashtu edhe aktualisht nga kundėrshtarėt e tij, jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė shumė vende tė botės.
Autori nuk ka treguar ndonjė simpati pėr gjeneralin Enver Hoxha, por as urrejtje dhe paragjykime tė mbėshtetura nė pikėpamjet ideologjike. Ai, duke i qėndruar besnik profesionit dhe etikės sė tij krijuese ka ballafaquar fakte tė shumta, krejtėsisht realiste, tė cilat na japim tė kuptojmė se Enver Hoxha nuk piku nga qielli, as ishte origjina e tij marksiste leniniste, por ishte njė shqiptar, pėrfaqėsues tipik i kohės dhe kundėrthėnieve shoqėrore, tė cilat e kishin krijuar dhe nė rrethana tė tilla ishte mbajtur nė pushtet prej krijimit tė PKSH-sė nė vitin 1941, e deri nė prill tė vitit 1985, kur edhe vdiq.
Ky fenomen ėshtė parė dhe ėshtė studiuar herė nė mėnyrė konkave herė konvekse, por gati asnjėherė nuk ėshtė parė nė pasqyrėn e vėrtetė.
Autori i kėtij libri, duke u mbėshtetur nė fakte relevante shkencore, nė mos mė shumė ka arritur tė na zbulojė Enver Hoxhėn tė tillė sikur ishte Njė komunist i bindur dhe nacionalist i flakėt. Veē kėsaj Hoxha tėrbohej sidomos kur SOE organizonte operacione kundėr gjermanėve pa dijeninė e tij dhe pa llogaritur mė parė dėmet qė mund tė pėsoheshin. Pengjet e pafajshėm civilė qė kapeshin e mbyteshin nuk ishin anglezė.. Ata ishin shqiptarė. Fshatrat qė shkatėrroheshin dhe digjeshin nuk ishin fshatra britanike, por fshatra shqiptare... (Misioni...faqe 45 )
Lėnda shkrimore e afishuar nga tė dhėnat dhe rrėfimet e diplomatėve dhe pjesėtarėve tė Misionin Amerikan nė Shqipėri: Hari Fulc, Dejl Mekadu, Kapiten Thoma Stefani, kapiten, Xhejms Hudson, kapiten, Sterlin Hajdn, pastaj togeri, Nik Kukiē, togeri, XhonO Kifi, Stefen Peters, Kosta Ruci, Gjenerali Dejvis, majori, Bill Maklin, majori, Antoni Kuejl, dhe nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ismail Karapici, Xhelil Ēela e Abaz Kupi, paraqesin njė tėrėsi tė shkėlqyer nė pasqyrimin dhe ballafaqimin e shumė fakteve, nga tė cilat zbulohen argumente, qė nuk janė tė njohura sa duhet pėr opinionin tonė.
Kjo vepėr monumentale dhe e jashtėzakonshme pėr mendimin tim, ėshtė e para qė ka thyer akullin shumė tė dendur, i cili ėshtė krijuar lidhur me figurėn e Enver Hoxhės, figurė kjo qė nuk ka nevojė tė mbrohet nga askush, por ka nevojė tė studiohet dhe tė prezantohet shtruar, me gjuhėn e fakteve, me argumente, qoftė edhe nga kundėrshtarėt e dikurshėm e tė sotėm, me qėllim pėr ta kuptuar tėrė kompleksitetin e ēėshtjes, sepse ėshtė gabim i madh, kur pėr figurat historike flitet e shkruhet vetėm bardh apo vetėm zi. Kjo teknikė e pasqyrimit tė realiteti ka ndikuar nė fryrjen tejmase tė dy kaheve kundėrshtare, dy taborėve, tė cilat janė pozicionuar pėr dhe kundėr.
Qasja joparimore qė bėhet nė mediet shqiptare, sidomos nė Shqipėri kundėr Enver Hoxhės, ėshtė njė luftė e karakterit tė gjuajtjes sė shtrigave, qė nuk mbėshtetet nė tė vėrtetat relevante historike, por mbėshtetet nė pozicionet partiake e ideologjike, mbėshtetet vetėm nė lėshimet, devijimet dhe dobėsitė, por jo edhe esencėn e pasqyrimit real tė kėsaj historie. |
|
Figura e Enver Hoxhės, e parė me sytė e pjesėtarėve tė misionit Amerikan nė Shqipėri, del ndryshe, del realisht shumė mė ndryshe sesa kėtė e koncepton literatura e sotme e bollshme, e shkruar kundėr tij pėr qėllime tė caktuara politike.
Faktet e shumta, qė sjellė ky libėr, na njoftojnė si ishin pikėrisht pjesėtarėt e Misionit anglez, qė nuk e duronin Enver Hoxhėn, as pėrkrahnin forcat partizane. Anglezėt u munduan gjatė tėrė luftės ta bindin Ballin Kombėtar tė luftonte italianėt e gjermanėt, por ata nuk arritėn kėtė. Duke parė se luftėn e vėrtetė kundėr pushtuesve e bėnin komunistėt dhe partizanėt e Enver Hoxhės anglezėt doemos se bashkėpunuan edhe me Hoxhėn, por me shumė rezerva dhe nė tė gjitha rastet, me hile, madje krejt ashiqare. Kėtė hile tė skajshme e kishin vėrejtur pjesėtarėt e Misionit Amerikan dhe shumė prej tyre kishin paraqitur edhe mospėlqimet e hapura nė kėtė drejtim.
Enver Hoxha bėnte dallim tė madh mes pjesėtarėve tė Misionit Amerikan dhe atyre anglezė, tė cilėt armatosnin Abaz Kupin dhe ballistėt e tjerė, qė premtuan luftė kundėr fashistėve gjermanė, por nuk e shkrepėn as edhe njėherė. Pėr mė keq, ata ndihmuan gjermanėt nė luftėn e tyre kundėr partizanėve shqiptarė, madje duke bėrė edhe krime tė shėmtuara.
Pavarėsisht nga kjo, anglezėt nuk hoqėn dorė asnjėherė nga Balli dhe nuk e pėrkrahėn asnjėherė sa duhet forcėn e vėrtetė antifashiste nė Shqipėri. Enver Hoxha iu frikėsohej anglezėve, meqė ata mendonin ta ndanin Shqipėrinė pas luftės. Pjesėn e jugut do t ia bashkonin Greqisė, ndėrsa veriu do tė mund tė vetėqeverisej me pėrkrahjen angleze, por duke u mbėshtetur vetėm nė forcat e Ballit dhe tė Legaliteti. Kėto fakte argumentohen nga tė gjithė pjesėtarėt e misionit amerikan, tė cilėt nė shumicė ishin me origjinė shqiptare dhe kishin simpati pėr Hoxhėn edhe pse si agjentė ata vepronin sipas direktivave tė diplomacisė amerikane.
Libri Misioni Amerikan nė Shqipėri zbėrthen pėr mrekulli nyjėn gordiane tė historisė sonė mė tė re.
Nėn ndikimin e misionit anglez, pjesėtarėt e Misionit amerikan shpeshherė ishin gjendur nė situatė tė palakmueshme, meqė misioni i tyre nuk ishte sa duhet i shtrirė nė Shqipėri, aq sa ishte misioni anglez, por gėzonte respekt tė fortė nga Enver Hoxha, i cili kishte admirim tė posaēėm pėr Amerikėn, meqė nė dy ēastet vendimtare historike kishte mbrojtur nga shpėrbėrja Shqipėrinė dhe kombin shqiptar. Mirėnjohja e tij ishte e thellė, aq sa ai vepronte nė drejtim qė misionin amerikan ta ndante nga ai anglez, por duke parė se ata ishin tė varur, jo vetėm njėherė edhe i kishte qesėndisur.
Hileja kundėr Hoxhės nuk kishte munguar as nga pjesėtarėt e misionit amerikan, tė cilėt pėrmes Hari Fulcit merrnin direktiva shpeshherė edhe skandaloze. Jo vetėm njėherė majori Kukiē kishte bėrė pėrpjekje ta orientonte kundėr Hoxhės, Mehmet Shehun, i cili konsiderohej komandanti kryesor i luftės antifashiste sė bashku me Myslim Pezėn. Mehmet Sheu i kishte mbyllur gojėn Kukiēit, por ky nė ēdo rast kishte biseduar me tė nė katėr sy, meqė Shehu ishte i prerė, ai thoshte politikėn e ka Enveri, unė luftėn.
Nė Memorandumin drejtuar Filip Adamsit nė Uashington, mė 22 shkurt tė vitit 1944, Hari Fulci thotė se gjermanėve iu duheshin pesė divizione pėr ta pushtuar Shqipėrinė, Por meqė ballistėt dhe Zogistėt nuk u pėrfshinė nė luftė, gjermanėt reduktuan 50 pėr qind tė forcave tė tyre. Ndoshta divizionet qė mungojnė nė Shqipėri sot janė duke luftuar nė Anēio tė Italisė, si forcė kryesore pėr tė vrarė amerikanė dhe anglezė, ndėrsa ne pėrpiqemi tė gjejmė mėnyrėn sesi tiu japim njė leksion tė mirė partizanėve kokėfortė... E vetmja rezistencė kundėr gjermanėve nė Shqipėri ėshtė ajo qė po bėhet nga partizanėt thotė Fulci... (Misioni... f. 101-102).
Hari Fulci, drejtori i Shkollės teknike Amerikane nė Shqipėri, gjatė kohės sė regjimit tė Zogu, nuk kishte simpati pėr komunistėt, por duke parė se ata po e drejtonin dhe po e udhėheqin me sukses luftėn Antifashiste dhe ishin bėrė pjesė e koalicionit antifashist, u munda me ēdo kusht qė pėrkrahja amerikane tė mos anashkalonte partizanėt, mirėpo nuk arriti tė ushtonte ndonjė ndikim tė veēantė nė kėtė drejtim.
Duke pasqyruar hilenė, oficeri amerikan O Kifi i shkruante Fullcit: Partizanėt po vuajnė nė mungesė ushqimi, veshmbathjeje dhe nė mungesė tė armėve...Edhe pse tė gjithė amerikanėt mirėpriten nga shqiptarėt, ne nuk i furnizojmė ata... I kam parė tė vuajnė nga plagėt, prej tė cilave njeriu i rėndomtė do tė vdiste. Nėse ata do tė kenė pajisjet, pėr tė cilat kanė nevojė dhe i meritojnė, kam bindjen se gjermanėt do tė jenė jashtė Shqipėrisė shumė mė shpejtė.
Nė kėtė mėnyrė jo vetėm anglezėt tė cilėt vazhdimisht e injoronin Enver Hoxhėn, por edhe amerikanėt, meqė ishin shumė tė lidhur me anglezėt, luftėn partizane e mbėshtetėn me rezervė. Enveri i kishte nuhatur tė gjitha dhe bėnte dallim mes dy misioneve, edhe pse e kishte kuptuar me kohė se amerikanėt nė Shqipėri ishin krejtėsisht tė varur nga komanda angleze, e cila asnjėherė nuk hoqi dorė nga Balli Kombėtar, edhe pse asnjėherė nuk arriti t i bind tė luftojnė kundėr gjermanėve.
Njė segment tjetėr shumė i rėndėsishėm, tė cilin na e zbulon Peter Lukas nė veprėn e tij Misioni Amerikan nė Shqipėri, ėshtė edhe pėrpjekja qė bėnė tė gjithė oficerėt anglezė, por edhe disa oficerė amerikanė pėr ta ndezur konfliktin brenda radhėve partizane. Anglezėt dhe amerikanėt e dinin se komandanti, qė udhėhiqte luftėn nė frontet mė tė pėrgjakshme kundėr gjermanėve, ishte Mehmet Shehu, tė cilin mundoheshin me ēdo kusht ta nxitnin kundėr Enver Hoxhės. Ata madje e lajkatonin, ia potenconin meritat e tij tė luftės sė Spanjė dhe gradėn e vėrtetė tė gjeneralit. Mirėpo Shehu ishte treguar tejet besnik dhe shumė i prerė. Ai me njė rast i kishte thėnė oficerit amerikan Kukiē: Mos mi pėrmend kurrė mė kėto gjėra ( Misioni... f. 212). Niko mos bisedo me mua pėr kėto gjėra. Politika ėshtė zanat i Hoxhės, jo i imi. Larg meje Niko! (Misioni... f. 233) Mirėpo Kukiēi vazhdimisht kishte mbajtur kontakte me Mehmet Shehun dhe kurdoherė kishte biseduar me te nė katėr sy.
Pėrpjekjet e anglezėve pėr ta anashkaluar Hoxhėn, madje edhe pėr ta likuiduar me ēdo kusht nuk kanė reshtur asnjėherė. Ata me urrejtjen dhe mospėrfilljen e tyre, nė mbėshtetjen e njėanshme tė ballistėve e zogistėve dėshironin qė ta fusnin Shqipėrinė nė njė luftė civile, tė tillė sikur edhe e cilėsuan edhe pse ajo realisht ishte dhe mbeti vetėm njė luftė Antifashiste Nacionalēlirimtare, ashtu sikurse ishte edhe nė tėrė kampin botėror antifashist.
Nga leximi i kujdesshėm i tė dhėnave relevante qė pasqyron libri, shihet qėndrimi i tyre tė fortė dhe pakompromis kundėr luftės partizane. Nė kėtė mėnyrė, anglezėt mė shumė, e amerikanėt mė pak e shtynė Enver Hoxhėn tė orientohej drejt kampit komunist tė lindjes, edhe pse asnjė ushtar rus nuk ndodhej nė Shqipėri, as ishte Shqipėria e asaj kohe aleate e sovjetikėve.
Lufta e partizanėve nė Shqipėri ishte luftė autentike ēlirimtare
Njė kapitull me rėndėsi nė kėtė vepėr ėshtė edhe pėrshkrimi i luftės pėr ēlirimin e Tiranės, tė cilėn e kishte komanduar dhe e kishte ēliruar Mehmet Shehu me forcat e bashkėrenditura partizane, duke hartuar njė plan tė pėrkryer strategjik, tė cilin u detyruan ta pranojnė amerikanėt por edhe angleze, qė po ashtu kishin marrė pjesė nė luftime nga ajri. Gjeneral Shehu kishte caktuar 18 ditė afat pėr ēlirimin e Tiranės dhe nė ditėn e 19-tė forcat partizane kishin ēliruar kryeqytetin. Kjo luftė vendosi edhe fitoren definitive tė partizanėve shqiptarė nė krye me Enver Hoxhėn si komandant i Pėrgjithshėm dhe Mehmet Shehun si figurėn qendrore ushtarake, i cili gėzonte simpatinė e anglezėve dhe amerikanėve. As pas fitores, aleatėt nuk ia zgjatėn dorėn Hoxhės, pėrkundrazi vazhduan ta mbrojnė Ballin Kombėtar duke e nxitur pėr luftė. Kreu i Ballit dhe tė gjitha ata qė kishin bėrė krime kishin ikur pėr nė Itali, ndėrsa ata qė ndodheshin nė Shqipėri nuk ishin mė tė sigurt, meqė Hoxha i kishte shpallur tradhtarė dhe bashkėpunėtorė tė regjimit dhe kishte filluar dėnimi e ndėshkimi kundėr tyre, ashtu sikur ndodhi edhe nė Rusi, Bullgari, Jugosllavi madje edhe nė Itali ku forcat partizane vranė Musolinin dhe shumė nga bashkėpunėtorėt e tij.
Amerika dhe Anglia nuk e njohėn botėrisht shtetin shqiptar dhe vazhduan tė ushtrojnė presion me qėllim qė pushtetin ta merrnin forcat bashkėpunėtore tė okupatorit. Kjo bėrė qė Hoxha definitivisht tė orientohej nga lindja, meqė nė Konferencėn e Jaltės as ishte pėrmendur fara e lufta dhe sakrifica e partizanėve tė Enver Hoxhės, tė cilėt me forcat e veta dhe pa ndihmė ushtarake nga jashtė e kishin ēliruar Shqipėrinė. Hoxha Bezdisej edhe me faktin se tė gjitha meritat e dy divizioneve shqiptare qė po luftonin nė Sanxhak dhe nė Bosnje, po i pėrshkruheshin Titos nga aleatėt dhe nuk pėrmendeshin fare partizanėt shqiptarė, tė cilėt po luftonin me njė heroizėm tė pashembullt dhe qindra prej tė cilėve kishin rėnė nė luftė kundėr gjermanėve.
Nė kėtė vepėr Peter Lukas me gjuhėn e fakteve ka zbuluar edhe rolin tradhtar tė Koēi Xoxės i cili kishte vrarė mijėra shqiptarė.( Misioni...f. 319)
Pėr Shqipėrinė mezi ishte folur nė Jaltė. Ndėrsa tre tė mėdhenjtė e ndanė Evropėn midis tyre, Shqipėria nuk ishte pėrmendur. Ajo mbeti nėn sferėn angleze tė interesave, edhe pse partizanėt kishin formuar Qeverinė e tyre. Pėr ti shtuar fyerjes njė fyerje tjetėr, Shqipėria nuk ishte ftuar tė merrte pjesė nė Mbledhjen e prillit tė kombeve tė Bashkuara, e cila u mbajt nė San Francisko. Ēfarė mund tė bėhet mė shumė pėr ta fyer popullin shqiptar, i tha Petersit njė zyrtar shqiptar, sesa tė ftosh nė konferencė vende si Liberia, Egjipti dhe Turqia qė nuk kanė humbur asnjė njeri nė kėtė luftė, e tė injorosh tėrėsisht Shqipėrinė, e cila ka humbur mijėra njerėz. Vendet e ftuara nė konferencė si Haiti, Hondurasi, Kosta Rika, nuk kishin dhėnė asnjė kontribut pėr thyerjen e Hitlerit. Kjo do tė thoshte se edhe Amerika ashtu sikur Anglia kishin vendosur tia kthenin krahėt Shqipėrisė dhe Qeverisė sė saj. (Misioni... f. 278 279)
Libri Misioni Amerikan nė Shqipėri, zbulon shumė tė vėrteta tė hidhura pėr fatin e kombit shqiptar nė pėrgjithėsi, e nė veēanti pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė mbijetuar nė kushte dhe rrethana, jo vetėm tė njė injorimi tė tmerrshėm nga vendet aleate, por edhe i kurdisjes sė planeve nga Beogradi dhe Athina pėr ta ndarė dhe pėr ta copėtuar atė. Enver Hoxha kishte zbuluar tė gjitha prapaskenat e zeza, qė po i kurdiseshin Shqipėrisė dhe kishte arritur ra ruante tė paprekur sovranitetin e asaj pjese tė Shqipėrisė, jashtė sė cilės kishte mbetur mė shumė se gjysma e trojeve tė saj nėn robėrinė e Jugosllavisė dhe tė Greqisė.
Peter Lukas me kėtė libėr ka dhėnė shembullin fenomenal tė gazetarit veteran, tė paanshėm, insistues, njohės tė shkėlqyer tė rrethanave e mbi tė gjitha tejet i zellshėm pėr tė gjurmuar tė vėrtetėn, pavarėsisht se ajo e vėrtetė ishte e hidhur, madje shpeshherė edhe lemėritėse. Urrejtja dhe kursi antiamerikan dhe antianlgez i Enver Hoxhės dalin si shkak pasojė. Pėr lėnien nė mėshirėn e botės tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi, Amerika dhe Anglia ishin kujtuar prej fillimit tė viteve 90 tė shekullit tė kaluar. Amerikanėt dhe Anglezėt ndihmuan Shqipėrinė dhe shumė mė tepėr ndihmuan Kosovėn pėr tu ēliruar nga kthetrat e barbarisė sllave. Duket se diplomacia amerikane dhe angleze mė nė fund e kishte kuptuar se duhej riparuar diēka nga e kaluara e tmerrshme e pozitės sė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Ky libėr ėshtė njė kontribut i pazėvendėsueshėm pėr tė mėsuar sesi duhet analizuar ngjarjet dhe historinė e sė kaluarės, duke pasur moto tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, e mbi tė gjitha tė vėrtetėn. Peter Lukas nė kėtė drejtim ka prekur majat. Populli shqiptar i ka borxh kėtij gazetari, humanisti dhe miku tė madh.
Marrė nga Radio Kosova e Lirė |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|