DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Orhan Pamuk:Valixhja e babait tim
Postuar mė datėn: 2006-12-18 04:30:30 nga Faik Smajli :: Kategoria: Kultura
Dy vjet para vdekjes, babai mė pat lėnė njė valixhe tė vogėl, mbushur me shkrimet e veta, dorėshkrime e letra. Duke marrė pamjen e zakonshme sarkastike, ai mė tha se donte qė unė t‘i lexoja pas tij, domethėnė pas vdekjes sė tij. "Hidhu njė sy -tha, pak i turbulluar, -mbase mund tė ketė ndonjė gjė tė botueshme. Ti mund tė zgjedhėsh". Ishim nė zyrėn time, rrethuar nga libra. Babai im shėtiste lart e poshtė nė zyrė, duke parė rreth e qark tij, si ai qė kėrkon tė heqė qafe diēka tė rėndė, pa ditur ku ta vendosė. Mė nė fund, vjedhurazi e pa u ndier, e la nė njė cep. Pasi kaloi ky moment pak i sikletshėm, por i paharrueshėm, ne e rimorėm lehtėsinė e roleve tona tė zakonshme, personaliteteve tona sarkastike, tė ēliruara e mospėrfillėse. Si zakonisht, folėm pėr gjėra pa rėndėsi, pėr jetėn, pėr temat politike tė Turqisė, pėr tė gjitha projektet e papėrfunduara, pėr biznese tė dėshtuara. Mė kujtohet se jam sjellė rrotull asaj valixheje gjatė disa ditėve pas nisjes sė tij, por pa e prekur. E njihja qė prej fėmijėrisė kėtė valixhe tė vogėl e tė zezė, drynin e vogėl, mballomat e saj tė deformuara. Babai e pėrdorte pėr udhėtimet
e tij afatshkurtra dhe disa herė pėr tė ēuar dokumente nga shtėpia nė punė. Mė kujtohet ta kem hapur kėtė valixhe kur isha i vogėl dhe gėrmoja nė sendet e tij. Qė andej vinte njė erė e lezetshme kolonje dhe njė aromė prej vendeve tė huaja. Kjo valixhe, pėr mua, ishte njė pjesė e jetės tėrheqėse nė familje, mė sillte nė mendje tė kaluarėn time dhe kujtimet e fėmijėrisė. Megjithatė, unė nuk e prekja. Pse? Padyshim pėr shkak tė peshave tė stėrmėdha dhe misterioze qė dukej se pėrmbante ajo. Tani dua tė flas pėr kuptimin e kėtyre peshave; ėshtė kuptimi i punės sė njeriut qė mbyllet nė njė dhomė dhe ulur nė njė tavolinė ose nė njė cep shpreh botėn e tij me anė tė letrės dhe stilolapsit, pra kuptim i letėrsisė.

Unė s‘arrija dot ta merrja dhe ta hapja valixhen e babait tim, por i njihja disa nga fletėt qė ndodheshin aty. E kisha parė mė pėrpara babanė tim tė shkruante sipėr atyre fletėve. S‘ishte hera e parė qė ndieja tė gjitha peshat qė mbante ajo valixhe. Babai im kishte njė bibliotekė tė madhe. Nė rininė e tij, nė fund tė viteve ‘40, donte tė bėhej poet. Kishte pėrkthyer Valerynė nė turqisht, por nuk dėshironte t‘u hapej vėshtirėsive tė njė jete tė dhėnė pas poezisė nė njė vend tė varfėr ku lexuesit ishin aq tė paktė. Babai i tij, pra gjyshi im, ishte njė sipėrmarrės i pasur. Babai im kishte kaluar njė fėmijėri pa andralla dhe nuk donte tė lodhej me letėrsinė. Ai pėlqente jetėn dhe kėnaqėsitė e saj dhe unė e kuptoja kėtė.

Ajo qė mė mbante nė fillim dhe nuk mė lejonte t‘i afrohesha valixhes sė babait tim, ishte frika se mos nuk do tė mė pėlqenin ato qė kishte shkruar. Edhe ai dyshonte, sigurisht, dhe kėtė e kishte shfaqur duke treguar njė lloj mospėrfilljeje ndaj valixhes. Qėndrimi i tij mė frikėsonte mua qė shkruaja qė prej 25 vjetėsh, por nuk doja t‘i mbaja inat tim eti pse ai nuk e merrte letėrsinė dhe aq seriozisht. Frika ime e vėrtetė, gjėja qė mė frikėsonte pėrnjėmend, ishte mundėsia qė babai im mund edhe tė ishte njė shkrimtar i mirė. Nė tė vėrtetė ishte kjo frikė qė mė shtynte ta hapja valixhen e babait tim. Dhe prapė nuk arrija ta pranoja kėtė arsye tė vėrtetė. Sepse, nė qoftė se nga ajo valixhe do tė dilte njė vepėr e madhe, atėherė do tė kuptoja se unė, brenda babait tim, kisha pasur pranė njė njeri tjetėr, krejtėsisht tė ndryshėm. Ishte diēka tronditėse. Edhe unė, nė moshė tashmė tė pjekur, do tė kisha dėshirė qė babai im tė ishte asgjė mė shumė, thjesht babai im dhe jo njė shkrimtar.

Pėr mua, tė jesh shkrimtar do tė thotė tė zbulosh pak nga pak, me durim, nė rrjedhė tė viteve, njeriun e dytė, tė fshehur, qė jeton brenda nesh dhe njė botė qė fsheh jetėn tonė tė dytė: tė shkruarit, nė rend tė parė, mė sjell nė vėshtrim jo romanet, poezinė, traditėn letrare, por njeriun qė, i mbyllur nė njė dhomė, mbledhur i tėri pas vetes, vetėm me fjalėt pėrballė, i rendit ato duke hedhur themelet e njė botė tė re, e njė tjetėr jete. Ky burrė ose kjo grua mund tė pėrdorė njė makinė shkrimi, ose njė ordinator ose si mua mund tė kalojė 30 vjet duke shkruar me stilolaps mbi njė letėr. Duke shkruar, ai mund tė pijė duhan, tė pijė ēaj ose kafe. Herė pas here ai mund tė hedhė njė sy jashtė dritares, te fėmijėt qė luajnė nė rrugė - nėse ai e ka kėtė shans- ose te disa pemė, te ndonjė peizazh ose thjesht mbi ndonjė mur. Ai mund tė shkruajė poezi, drama ose si unė romane. Tė gjitha kėto, para aktit thelbėsor- tė ulesh nė njė tavolinė dhe tė humbasėsh nė vetvete- janė dytėsore. Tė shkruash do tė thotė tė pėrkthesh me fjalė pamjen qė kemi brenda nesh, tė kalosh nga brendėsia jonė dhe tė kėnaqesh nga gėzimi i zbulimit me durim dhe kėmbėngulje i njė bote tė re. I ulur nė tavolinėn time, shtoja fjalė pas fjale, sipėr fletėve tė bardha dhe kėshtu kalonin ditėt, muajt, vitet e unė ndieja qė po ndėrtoja njė botė tė re, siē ndėrtojmė njė urė dhe zbuloja kėshtu njė person tjetėr. Fjalėt, pėr ne shkrimtarėt, janė gurėt me tė cilėt ne ndėrtojmė. Ne i pėrpunojmė, i ndryshojmė nė varėsi tė njėra-tjetrės, duke ua matur ndonjėherė cilėsinė qė larg, duke i peshuar dhe duke i pėrkėdhelur me majė tė gishtave dhe tė stilolapsit gjithashtu, qė t‘i vėmė mė pas, secilėn nė vendin e vet pėr tė ndėrtuar gjatė tėrė njė viti, pa humbur shpresėn, duke kėmbėngulur dhe me durim. Pėr mua, sekreti i zanatit tė shkrimtarit qėndron jo te frymėzimi nga njė origjinė e panjohur, por te kėmbėngulja dhe durimi. Njė shprehje e bukur turke "tė hapėsh pusin me njė gjilpėrė", duket se ėshtė krijuar enkas pėr ne shkrimtarėt. Unė e dua dhe e kuptoj durimin e Farhardit qė, sipas legjendės, kaloi male prej dashurisė pėr Shirinėn. Duke folur te "Emri im ėshtė e kuqja" pėr disa miniaturistė persianė, tė cilėt, duke vizatuar ēdo ditė tė njėjtin kalė, pėrgjatė viteve e viteve aq sa arritėn ta mėsonin gati pėrmendsh deri nė atė pikė sa qė mund tė vizatonin edhe me symbyllur, unė doja tė flisja gjithashtu edhe pėr zanatin e shkrimtarit dhe edhe pėr jetėn time. Mė dukej se pėr tė qenė nė lartėsinė e duhur, se pėr tė treguar jetėn e vet si njė histori tė tė tjerėve dhe se tė nxjerrėsh nga vetvetja kėtė dhunti tė tė treguarit, shkrimtari, me optimizėm, gjithēka qė ka bėrė dhe ka mėsuar nė kėto vite, duhet t‘ia dhurojė artit dhe zanatit tė vet. Muza qė viziton disa dhe kurrė tė tjerėt ėshtė e ndjeshme ndaj kėtij besimi dhe vjen atėherė kur shkrimtari ndihet mė i vetmuar, atėherė kur ai dyshon te vlera e pėrpjekjeve tė veta, te ėndrrat dhe te ato qė ka shkruar, me njė fjalė, kur ai beson se historia e vet nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse historia e vet, se muza vjen dhe i ofron atij historitė, imazhet dhe ėndrrat e botės qė ai jeton dhe tė botės qė ai do tė ndėrtojė. Pėr mua, ndjenja mė e bukur nė kėtė zanat tė shkrimtarit, tė cilit unė i kam kushtuar gjithė jetėn time, ėshtė tė mendosh se, disa herė, disa fraza, disa faqe qė mė kanė bėrė pafundėsisht tė lumtur, ishin treguar nga njė fuqi e huaj.

Kisha frikė ta hapja valixhen e babait tim dhe tė lexoja fletėt e tij, sepse e dija qė ai nuk do tė ishte dhėnė kurrė pas vėshtirėsive, ashtu siē kisha bėrė unė. Ai nuk e donte vetminė, por pėlqente shoqėrinė, shakatė nė shoqėri. Vura re diēka tjetėr: durimi, asketizmi, tė gjitha kėto koncepte qė i kisha bėrė tė miat, mund tė ishin edhe paragjykimet e mia dhe vinin nga pėrvoja vetjake, nga jeta ime si shkrimtar. Kishte edhe autorė tė tjerė gjenialė qė shkruanin nė mes tė njė jete brilante, tė zhurmshme, nė mes tė njė jete shoqėrore e familjare tė lumtur e tė bollshme. Pėr mė tepėr, babai na kishte braktisur kur ne ishim fėmijė, pėr t‘i shpėtuar mediokritetit tė jetės familjare. Ishte nisur nė Paris, atje ku jetonte si shumė tė tjerė, rrethuar nga disa fletė nė dhomėn e tij tė hotelit. Unė e dija qė nė valixhen e tij ndodhej njė pjesė e fletėve tė tij, sepse, mė parė se tė ma jepte kėtė valixhe, ai kishte filluar tė mė fliste pėr atė periudhė tė jetės sė tij. Kur ishim fėmijė, ai na kishte folur gjithashtu pėr ato vite, por pa na pėrmendur dobėsinė, as dėshirėn e tij pėr t‘u bėrė poet, as shqetėsimet e tij jetėsore atje nė dhomėn e hotelit. Na tregonte se kishte parė Sartrin nė trotuaret e Parisit; fliste pėr librat qė kishte lexuar dhe pėr filmat qė kishte parė me njė entuziazėm naiv, si dikush qė sjell disa lajme tė rėndėsishme. Sigurisht, unė nuk mund ta fsheh se fati im si shkrimtar ishte i lidhur edhe me tregimet e babait tim pėr autorėt e mėdhenj tė letėrsisė botėrore, pėr tė cilėt ai na fliste mė shumė sesa pėr pashallarėt apo pėr autorėt tanė fetarė. Mė vonė, ndoshta, nė vend qė t‘i kushtoja rėndėsi vlerės letrare tė shkrimeve tė tij, tė shfletoja fletoret e tij, iu dhashė mė shumė librave tė bibliotekės, duke sjellė nė mend se, babi im, kur ai jetonte me ne, ashtu si unė, nuk dėshironte gjė tjetėr veē tė futej nė dhomėn e tij pėr t‘u kėndellur i zhytur nė ėndėrrime. Ndėrkaq, duke soditur me shqetėsim atė valixhe tė mbyllur, unė ndihesha pėrnjėmend i paaftė pėr tė vepruar. Babai im ndonjėherė e kishte zakon tė shtrihej nė divanin qė ndodhej nė bibliotekėn e tij, tė linte revistėn ose librin e tij qė e kishte gati pėr ta lexuar dhe tė vazhdonte tė mendonte duke ėndėrruar. Nė pamjen e tij shfaqeshin atėherė shprehje tė reja, tė ndryshme nga ato qė kishte nė familje, nė mes tė shakave, tė zėnkave apo tė talljeve - njė shikim i drejtuar drejt brendėsisė. Unė kisha vėnė re qė nga fėmijėria dhe adoleshenca se babai ishte njė burrė jo i qetė dhe shqetėsohej edhe mė pėr kėtė. Tani, vite mė pas, unė e di qė ky shqetėsim ėshtė njė nga cilėsitė qė e bėjnė njė njeri shkrimtar. Pėr tė qenė shkrimtar, veē durimit, duhet tė kesh njė instinkt qė tė ndihmon tė dalėsh nga e zakonshmja dhe tė shkėputesh nga rutina, aq e pėrhapur nė tė gjithė botėn, e tė shkosh e tė mbyllesh nė njė dhomė. Ne shkrimtarėt kemi nevojė pėr durimin e shpresėn qė tė kėrkojmė themelet e botės qė ndėrtojmė brenda vetes dhe nevoja qė ndiejmė pėr t‘u futur dhe mbyllur nė njė dhomė plot me libra ėshtė gjėja e parė qė na motivon. Ai qė shėnoi fillimin e letėrsisė moderne, shembulli i madh i parė i njė shkrimtari tė lirė tė ēliruar nga paragjykimet, ai, i pari qė vuri nė diskutim fjalėt e tė tjerėve duke dėgjuar vetėm ndėrgjegjen e vet, qė themeloi botėn e vet tė dialogut me librat e tjerė, ėshtė padyshim Montaigne. Montaigne ėshtė shkrimtar me librat qė ka shkruar dhe pėr tė cilėt im atė ėndėrronte pa pushim dhe mė pėrmendte gjithmonė ndonjė pjesė. Unė dua tė jem pjesė e atyre shkrimtarėve kudo qė janė dhe qė jetojnė tė shkėputur nga shoqėria e tė mbyllur nė njė dhomė plot me libra. Pėr mua, njeriu brenda bibliotekės sė tij, ka mundėsi tė krijojė letėrsinė e vėrtetė. Mirėpo, vetmia jonė nė atė dhomė ku ne mbyllemi, nuk ėshtė aq e madhe sa mendojmė. Ne jemi tė rrethuar nga fjalė, nga histori tė tė tjerėve, nga librat e tyre, nga gjithė ajo qė ne e quajmė traditė letrare. Unė besoj se letėrsia ėshtė gjėja mė e ēmuar qė njerėzimi i ka dhuruar vetes pėr tė kuptuar vetveten. Shoqėritė njerėzore, fiset dhe kombet bėhen mė tė zgjuara, pasurohen dhe rriten brenda madhėsisė sė tyre kur ato e marrin seriozisht letėrsinė e tyre, kur ato dėgjojnė shkrimtarėt. Por, siē e dimė tė gjithė, persekutimet ndaj shkrimtarėve paralajmėrojnė pėr ato kombe, periudha tė errėta dhe tė zeza. Letėrsia nuk ėshtė asnjėherė njė temė kombėtare; shkrimtari qė mbyllet nė dhomėn e tij dhe qė, para sė gjithash, fillon njė udhėtim nė brendėsi tė tij, zbulon aty kėtė rregull tė rėndėsishėm: letėrsi do tė thotė tė dish tė flasėsh pėr historinė tonė si pėr historinė e tė tjerėve dhe pėr historinė e tė tjerėve si pėr historinė tonė. Pėr tė arritur kėtė qėllim ne filluam tė lexojmė historitė dhe librat e tė tjerėve. Babai kishte njė bibliotekė tė madhe, me afėrsisht 1500 libra, qė do t‘i mjaftonin tėrėsisht njė shkrimtari. Kur isha 22 vjeē unė s‘i kisha lexuar tė gjitha librat qė ishin nė bibliotekėn e tij, por i njihja njė nga njė. Dija cilėt ishin tė rėndėsishėm, cilėt ishin tė lehtė pėr t‘u lexuar, cilėt ishin klasikė, cilėt ishin dėshmi tė ndonjė historie lokale dhe cilėt ishin librat e njė shkrimtari francez tė cilin im atė e pėlqente shumė. Ndonjėherė e vėshtroja nga larg bibliotekėn. Pėrfytyrova qė unė vetė do tė ikja nė ndonjė shtėpi tjetėr dhe do tė kisha njė tė tillė, madje mė tė mirė dhe qė do tė ndėrtoja njė botė me librat e mi. E parė nga larg, biblioteka e babait tim mė dukej si imazh i gjithė universit. Por ajo ishte njė botė qė ne e vėzhgonim nga njė kėnd i ngushtė, nga Stambolli dhe pėrmbajtja e bibliotekės dėshmonte tė njėjtėn gjė. Babai im e kishte mbushur kėtė bibliotekė me librat qė kishte blerė gjatė udhėtimeve tė tij sidomos nė Paris dhe nė Amerikė dhe me libra qė kishte blerė nė rininė e tij nė Stamboll, si dhe me ato qė kishte filluar tė merrte nga disa librari qė unė i njihja. Bota ime ishte njė pėrzierje e lokales me botėroren, e kombėtares me perėndimoren. Duke filluar nga vitet ‘70 edhe unė kisha pretendimin pėr tė ndėrtuar njė bibliotekė personale, para se tė vendosja pėr t‘u bėrė shkrimtar. Siē kam shkruar nė librin tim "Stambolli", e kisha kuptuar qė s‘do tė bėhesha piktor, por nuk dija saktėsisht se ē‘rrugė do tė merrte jeta ime. Nga njė anė kisha kuriozitet tė pangopur dhe universal dhe njė etje pėr tė mėsuar gjėra tė reja, pėr t‘u bėrė i ditur. Nga ana tjetėr, ndieja qė jeta ime do tė ishte plot pakėnaqėsi, sepse do t‘ia mohoja asaj gjėrat qė u ishin dhėnė tė tjerėve. Shqetėsimi im tjetėr ishte se jetoja nė Turqi, nė njė vend qė nuk u kushton shumė rėndėsi arteve, pikturės dhe letėrsisė, duke i lėnė ato qė tė jetonin pa shpresė. Nė vitet ‘70 kur unė, me lekėt qė mė kishte dhėnė babai, blija ndonjė libėr tė pėrdorur te ndonjė shitės i Stambollit, si njė dėshirė qesharake pėr tė mbushur atė pjesė qė jeta ime nuk e mbushte dot, vija re se vėshtrimi i mjerė i shitėsve qė tregtonin nė ndonjė cep tė rrugės ose nė ndonjė rrėnojė, drobitja dhe varfėria e ndyrė e tė gjitha kėtyre vendeve tė pashpresa, mė ngacmonte mė shumė sesa librat.

Sa pėr vendin tim nė botė, ndieja qė isha shumė larg qendrės, si nė jetė ashtu edhe nė letėrsi. Nė qendėr tė botės ekzistonte njė jetė mė e pasur dhe mė pasionante sesa ajo qė jetoja. Edhe unė isha i pėrjashtuar, isha nė krah tė kundėrt tė tė gjithėve, tė tė gjithė patriotėve tė mi. Sot mendoj se kėtė ndjenjė e provonin afėrsisht tė gjithė njerėzit e botės. Nė tė njėjtėn mėnyrė ekzistonte njė letėrsi botėrore, qendra e sė cilės ndodhej shumė larg meje. Unė mendoja pėr letėrsinė perėndimore mė shumė sesa pėr letėrsinė botėrore. Dhe ne, turqit, ishim tė pėrjashtuar nga kjo letėrsi, siē e tregonin edhe librat e babait tim. Nė njė anė ishin librat dhe letėrsia e Stambollit, nė anėn tjetėr ishin librat e botės perėndimore, krejt ndryshe, qė na shkaktonin dhimbje, por edhe shpresė. Tė shkruash dhe tė lexosh, nė njė farė mėnyre, do tė thotė tė dalėsh nga njė botė dhe tė gjesh ngushėllim nė ndryshimin, ēudinė dhe kujtimet gjeniale tė njė tjetre. Unė e ndieja qė babai im lexonte pėr t‘i shpėtuar botės sė vet dhe pėr t‘u futur nė botėn perėndimore, mu ashtu siē bėra edhe unė mė vonė. Mė dukej se nė atė kohėn e atėhershme librat shėrbenin pėr tė mėnjanuar ndjenjėn e inferioritetit kulturor; tė lexuarit na afronte me Perėndimin dhe na bėnte tė ndanim diēka me tė. Babai, pėr tė mbushur gjithė ato faqe nė valixhen e vet, ishte futur nė njė dhomė hoteli nė Paris dhe kishte sjellė nė Turqi atė qė kishte shkruar. Duke parė valixhen e babait tim, ndieja se i pėrkisja edhe unė asaj fryme dhe kjo gjė mė tmerronte. Pas 25 vjetėsh kaluar nė Turqi, pėr t‘u bėrė shkrimtar nė vetminė e njė dhome, unė, duke parė valixhen e babait tim, revoltohesha kundėr faktit se zanati i shkrimtarit, tė shkruarit sinqerisht, nėnkuptonte qė ky profesion duhej ushtruar nė fshehtėsi tė Shoqėrisė, tė Shtetit dhe tė Kombit. Ndoshta kjo ishte mėria kryesore qė unė i mbaja babait tim: sepse nuk e kishte marrė seriozisht zanatin e shkrimtarit ashtu si unė. Nė fakt, unė do tė kisha dashur qė ai tė mos e kishte ēuar jetėn ashtu siē do tė bėja unė mė vonė. Mirėpo, ai kishte zgjedhur tė jetonte nė shoqėri, me miq, me njerėz qė i donte, pa u pėrballur as me mė tė voglin konflikt pėr ēfarėdo gjėje nė botė... Nė tė njėjtėn kohė, e dija se qortimet e tij vinin nga xhelozia dhe kjo do tė ishte ndoshta fjala mė e saktė pėr tė pėrshkruar nervozizmin tim. Pyesja veten vazhdimisht, sepse mė ishte bėrė ankth, se "ē‘ėshtė lumturia?". Mos ėshtė jeta e zhytur nė vetminė e thellė tė njė dhome apo tė jetuarit lehtė pa kokėēarje nė gji tė shoqėrisė, duke besuar tė njėjtat gjėra si tė gjithė ose duke bėrė sikur i beson ato. A thua ėshtė lumturi tė shkruash nė fshehtėsi, larg tė tjerėve, mbyllur nė njė cep, me besimin se je nė harmoni me gjithė botėn, kjo ėshtė lumturi apo mjerim? Kėto ishin pyetje shumė acaruese qė mė lėndonin tepėr. Pastaj nga e kisha nxjerrė unė qė lumturia ėshtė kriteri i njė jete tė arrirė? Njerėzit, gazetat, gjithė bota silleshin sikur jeta matej me kėnaqėsinė, me gėzimin qė tė ofronte dhe kjo justifikonte vetėm ndjenjėn time, mendimin tim tė kundėrt. Qė atėherė, duke njohur mirė babanė tim dhe zakonin e tij pėr tė na braktisur, kisha filluar ta kuptoja shqetėsimin e tij tė thellė. Ja ēfarė mė ka bėrė qė ta hapja valixhen e babait tim. Ndoshta atje mund tė kishte ndonjė sekret tė jetės, njė fatkeqėsi shumė tė rėndėsishme qė e kishte duruar pa e shkruar. Sapo e hapa valixhen, m‘u rikujtua aroma e ēantės sė tij tė udhėtimeve dhe vura re disa fletė qė i dija ē‘ishin, sepse njėherė, para disa kohėsh, m‘i kishte treguar ai vetė, por pa u kushtuar rėndėsi. Shumica e atyre qė pashė kishin datat e viteve kur ai kishte qenė nė Paris. Por ajo qė do tė doja tė zbuloja ishte se ēfarė idesh kishte babai im nė moshėn time. E kuptova shpejt qė nuk do ta mėsoja kėtė pėrvojė. Isha i kapluar gjithashtu nga zėri i shkrimtarit qė e ndieja se vinte nga fletėt. I thosha vetes qė ky zė nuk ishte i babait tim, qė tė paktėn nuk vinte nga njeriu qė unė e njihja si babanė tim. Ekzistonte gjithashtu njė frikė mė e madhe sesa ajo qė babai, duke shkruar, duhej tė pushonte sė qeni babai im: frika ime e vėrtetė ishte qė tė mos arrija tė vlerėsoja, tė pėlqeja shkrimet e tij dhe tė konstatoja qė ai ishte ndikuar mė shumė nga shkrimtarė tė tjerė dhe kjo mė kthehej nė njė krizė autenticiteti qė mė detyronte tė pyesja veten, si nė rininė time, pėr ekzistencėn time tė brendshme, pėr jetėn time, pėr dėshirėn time pėr tė shkruar dhe pėr ato qė kisha shkruar. Gjatė dhjetė viteve tė para, kur fillova tė shkruaj, provoja kėtė frikė dhe mė kapte afėrsisht si atėherė kur kisha hequr dorė nga piktura dhe kisha frikė mos ndodhte e njėjta gjė edhe mė tė shkruarin. Unė u kam folur tashmė pėr dy ndjenjat qė mė kishte sjellė kjo valixhe qė unė e kisha mbyllur : ndjenjėn e provincialitetit dhe shqetėsimin e autenticitetit. Nuk ishte hera e parė qė provoja kėto ndjenja shqetėsimi. Duke shkruar e lexuar, kisha eksploruar, kisha zbuluar dhe isha thelluar nė kėto ndjenja gjatė disa viteve nė tavolinėn time tė punės, me pasojat e tyre, me ndėrlidhjet dhe ndryshimin e nuancave tė tyre. Sigurisht, kisha provuar dhimbje tė pėrhapura, lėndime, ērregullime tė shpirtit nė jetė dhe librat vazhdonin tė mė dėshpėronin. Ndihesha i mbėrthyer nga ndjenja e tė qenit provincial dhe nga ankthi i tė mosqenit autentik pėr shkak se shkruaja romane. Kjo duket te librat e mi (pėr shembull "Dėbora" ose "Stambolli" pėr ndjenjėn e provincialitetit ose "Emri im ėshtė e kuqja" dhe "Libri i zi" pėr shqetėsimin e autenticitetit). Pėr mua, tė jesh shkrimtar do tė thotė tė mbėshtetemi, tė kthehemi te plagėt qė mbajmė, qė dimė se mbajmė- t‘i zbulosh me durim, t‘i njohėsh, t‘i tregosh nė ditėn e madhe, t‘i bėsh kėto plagė e kėto dhimbje njė pjesė tė shkrimit tonė, tė identitetit tonė. Tė jesh shkrimtar do tė thotė tė flasėsh pėr gjėrat qė i dinė tė gjithė, pa qenė tė vetėdijshėm. Zbulimi i kėsaj dijeje dhe i kėsaj ndarjeje, i japin lexuesit kėnaqėsinė tė pėrshkojė duke u ēuditur njė botė familjare. Ne, padyshim, e marrim gjithashtu kėtė kėnaqėsi me talent dhe e shprehim me fjalė atė qė ne njohim nga e vėrteta. Shkrimtari qė mbyllet nė njė dhomė dhe shfaq talentin e vet gjatė disa viteve dhe qė pėrpiqet tė ndėrtojė njė botė duke u bazuar nė plagėt e veta sekrete, me vetėdije ose pa vetėdije, tregon njė besim tė thellė te njerėzimi. Unė e kam pasur gjithmonė kėtė besim, pse qeniet njerėzore ngjanin me njėra-tjetrėn. E gjithė letėrsia e vėrtetė pėrqendrohet, bazohet nė njė besim, nė njė optimizėm fėminor, sipas tė cilit, njerėzit ngjajnė me njėri-tjetrin. Ai qė shkruan gjatė disa viteve, i mbyllur, i drejtohet kėtij njerėzimi dhe njė bote pa qendėr. Por, siē mund ta kuptojmė nga valixhja e babait tim dhe nga ngjyrat e fishkura tė jetės nė Stamboll, bota kishte njė qendėr shumė larg nesh. Kam folur shumė pėr kėtė ndjenjė provincialiteti dhe ankthin e autenticitetit tė frymėzuara tė dyja nga pėrvoja e kėsaj tė vėrtete themelore. Unė e dija se shumica e popullsisė botėrore jetonte me kėto ndjenja dėrrmuese duke luftuar kundėr mungesės sė besimit dhe frikės sė ofendimit, fyerjes. Po, shqetėsimi kryesor i njerėzimit ėshtė varfėria, mungesa e ushqimit, e strehimit... Por ka kohė qė gazetat, TV-tė na i tregojnė kėto probleme themelore mė shpejt dhe mė thjesht sesa letėrsia. Dhe nė qoftė se letėrsia duhet tė tregojė dhe tė eksplorojė sot, ajo do tė duhet tė zbulojė dhe tė eksplorojė frikėn e pėrjashtimit dhe ankthin e tė qenit pa rėndėsi, ndjenja se ti s‘vlen asgjė, cenimet ndaj dashurisė, tė privuara nga shoqėritė, dobėsitė, frika e poshtėrimit, inatet e tė gjitha llojeve dhe mburrjet nacionale... Unė mund t‘i kuptoj kėto paranoja qė janė tė shprehura nė njė gjuhė irracionale dhe shumė tė ndjeshme, sa herė shoh qė errėsira ndodhet brenda meje. Ne dėshmojmė atė qė rrymat e mėdha, shoqėritė dhe kombet, duke formuar botėn jashtė Perėndimit, ku unė identifikohem lehtė, janė tė mbushura me frikė, qė arrijnė deri nė budallallėk, pėr shkak tė frikės sė tė qenit i poshtėruar. Unė di, nė tė njėjtėn kohė, qė kombet, shtetet nė botėn perėndimore, ku gjithashtu mund tė identifikohem lehtė, janė ndonjėherė tė mbushura nga krenaria qė ėshtė afėrsisht njėsoj me budallallėkun. Pėr pasojė, jo vetėm babai im, por tė gjithė ne mbivlerėsojmė idenė, sipas sė cilės, bota ka njė qendėr. Ajo qė na mban tė mbyllur nė njė dhomė pėr tė shkruar, pėrgjatė disa viteve, ėshtė njė besim i kundėrt; ėshtė ajo qė, njė ditė, ato qė kemi shkruar do tė lexohen e do tė kuptohen nga shumė njerėz, sepse ata ngjajnė ndėrmjet tyre nė gjithė botėn. Por unė e di edhe nga vetja ime dhe nga ato qė ka shkruar babai im. Mjaft herė kam ndier nė veten time ndjenjat e dashurisė dhe tė urrejtjes, tė cilat, Dostojevski i ka provuar gjatė gjithė jetės kundrejt Perėndimit. Por, ajo qė kam kuptuar nė tė vėrtetė prej tij, burimi im i vėrtetė i optimizmit, ėshtė bota krejtėsisht ndryshe qė ka krijuar ky shkrimtar i madh, duke u nisur nga lidhja e dashurisė dhe urrejtjes kundėr Perėndimit.

Tė gjithė shkrimtarėt qė i kanė kushtuar jetėn kėtij zanati e njohin kėtė realitet: shkaqet qė na kanė shtyrė tė shkruajmė dhe botėn qė kemi krijuar nė saj tė tė shkruarit pėrgjatė disa viteve, vendosen mė nė fund nė vende tė ndryshme. Nga tavolina ku ne ishim ulur me hidhėrimet ose inatet tona, ne kemi arritur nė njė botė krejtėsisht tė ndryshme, krejt larg hidhėrimit dhe zemėrimit. S‘ishte e mundur qė vetė babai im t‘i jetė afruar njė bote tė tillė? Kjo botė qė nuk arrijmė dot nė fillim tė njė udhėtimi tė gjatė, na frymėzon njė ndjenjė tė mrekullueshme, tamam si njė ishull qė shfaqet pak nga pak para nesh me tė gjitha ngjyrat e tij. Ose kjo i ngjan asaj qė ndiejnė udhėtarėt perėndimorė nė afėrsi tė Stambollit, nė det, kur ai del nga mjegulla e agimit. Nė fund tė udhėtimit tė gjatė, tė filluar me kureshtje dhe shpresė, gjendet njė qytet, njė botė e brendshme me xhamitė e veta, shtėpitė, rrugėt, kodrat, urat. Kemi dėshirė tė hyjmė kokė e kėmbė nė kėtė botė dhe tė humbasim aty, ashtu si njė lexues i mirė humbet nė faqet e njė libri. Ne ishim ulur nė atė tavolinė tė nxehur, tė mėrzitur dhe zbuluam njė botė tė re qė na bėri t‘i harrojmė kėto ndjenja.

Duke parė valixhen e tij, unė i thosha vetes se ndoshta babai im e kishte njohur gjithashtu kėtė kėnaqėsi, rezervuar shkrimtarėve, qė i kanė kushtuar shumė vjet zanatit tė tyre dhe qė unė s‘duhet tė kisha paragjykime kundėr tij. Pėrveē tė tjerash, unė i jam shumė mirėnjohės qė nuk ka qenė njė baba ordiner, i zakonshėm si ata qė japin urdhra, tė privojnė dhe qė ndėshkojnė. I jam gjithashtu mirėnjohės qė mė ka respektuar gjithmonė dhe qė mė ka lėnė tė lirė. Unė kam besuar se imagjinata ime mund tė funksiononte si ajo e njė fėmije, se nuk e njihja frikėn e humbjes, jo si disa shokė tė fėmijėrisė dhe rinisė sime dhe kam menduar sinqerisht se mund tė bėhesha shkrimtar, sepse babai im ka dashur gjithashtu tė bėhej shkrimtar nė rininė e vet. Duhet tė lexoja me zemėrgjerėsi dhe tė kuptoja ato qė kishte shkruar ai nė dhomėn e hotelit.

Me mendimet e mia optimiste, e hapa valixhen qė kishte qėndruar pėr disa ditė aty ku e kishte lėnė babai im dhe lexova disa faqe, disa fletore, duke pėrqendruar gjithė dėshirėn time. Ē‘kishte shkruar, pra, ai? Mė kujtohen pamjet e disa hoteleve pariziane, ndonjė poemė, paradokse, arsyetime... Tani ndihem si ai qė, pas njė aksidenti me veturė, pra, pas asaj qė i ka ndodhur, kujton me vėshtirėsi. Gjatė fėmijėrisė sime, kur mamaja dhe babai im ishin gati pėr tė filluar ndonjė sherr, pra, atėherė, gjatė atyre heshtjeve si prej varri, babai im ndizte menjėherė radion pėr tė ndėrruar pak ambientin dhe muzika na bėnte qė tė harronim menjėherė.

Ta ndėrrojmė temėn dhe tė themi disa fjalė "pėr muzikėn e fjalėve". Siē e dini, pyetja mė e shpeshtė qė u bėhet shkrimtarėve ėshtė kjo: "Pse shkruani?" Unė shkruaj sepse e pėlqej tė shkruarin. Shkruaj sepse nuk mund tė bėj njė punė normale si tė tjerėt. Shkruaj qė librat e mi, pasi tė shkruhen edhe tė lexohen. Shkruaj sepse jam shumė i zemėruar me ju, me gjithė botėn. Shkruaj sepse mė pėlqen tė rri i mbyllur nė dhomėn time ditė e ditė tė tėra. Shkruaj sepse nuk mund ta pėrballoj realitetin pa e ndryshuar. Shkruaj qė gjithė bota ta dijė se ē‘lloj jete kemi ēuar, ēoni ju, unė, tė tjerėt, ne tė gjithė nė Stamboll, nė Turqi. Shkruaj sepse e adhuroj aromėn e letrės dhe tė bojės. Shkruaj sepse mbi tė gjitha unė besoj te letėrsia, te arti i romanit. Shkruaj se mė ėshtė bėrė zakon dhe pasion. Shkruaj se kam frikė se mos harrohem. Shkruaj sepse mė pėlqen fama dhe interesi qė tė sjell ajo. Shkruaj qė tė jem vetėm. Shkruaj me shpresėn qė tė kuptoj se deri nė ē‘pikė jam i zemėruar me ju , me gjithė botėn. Shkruaj se mė pėlqen qė tė lexohem. Shkruaj duke thėnė se ky roman duhet tė pėrfundojė, se kjo faqe e nisur duhet tė mbarojė. Shkruaj duke besuar se gjithė bota kėtė pret nga unė. Shkruaj se besoj si njė fėmijė nė pavdekėsinė e bibliotekave dhe nė vendin qė do tė zėnė aty librat e mi. Shkruaj sepse jeta, bota gjithēka ėshtė llahtarisht e bukur dhe e mrekullueshme. Shkruaj sepse ėshtė bukur tė kthesh nė fjalė gjithė bukurinė dhe pasurinė e jetės. Nuk shkruaj pėr tė treguar histori, por pėr tė ndėrtuar histori. Shkruaj pėr tė gjetur njė vend ku tė marr frymė, si nė ėndėrr. Shkruaj sepse, ēfarėdo qė tė bėj, nuk arrij tė jem i lumtur. Shkruaj qė tė jem i lumtur.

Njė javė pasi e kishte vendosur valixhen nė zyrėn time, babai erdhi e mė bėri njė vizitė, si zakonisht, me njė pako me ēokollata (harronte se unė isha 48 vjeē). Si pėrherė zumė tė flasim pėr jetėn, politikėn, pėr hallet familjare dhe qeshėm. Nė njė ēast, babai im hodhi vėshtrimin atje ku kishte lėnė valixhen dhe e kuptoi qė unė e kisha lėvizur. Vėshtrimet tona u kryqėzuan. Pasoi njė qetėsi cingėritėse. Nuk i pata thėnė qė e kisha hapur valixhen dhe isha pėrpjekur tė merrja vesh ē‘kishte brenda. I hoqa sytė nga ai. Por ai e kuptoi. Dhe unė e mora vesh qė ai e kuptoi. Edhe ai e mori vesh qė unė kisha kuptuar qė ai e kishte kuptuar. Ky lloj mirėkuptimi zgjati aq sa ē‘mund tė zgjaste, sepse babai im ishte njė njeri i sigurt nė vetvete, nė qejf tė vet dhe i kėnaqur me veten. Dhe qeshi si bėnte zakonisht. Duke dalė, si ēdo baba, pėrsėriti fjalėt e ėmbla tė kurajimit qė mė thoshte gjithmonė.

Si zakonisht edhe unė e ndoqa me sy derisa doli, duke pasur zili lumturinė e tij, qetėsinė, por mė kujtohet se kėtė ditė edhe unė kisha ndier njė fėrgėllimė tė koklavitur lumturie. Ndoshta unė nuk isha aq i shpenguar sa ai, nuk kisha ēuar njė jetė pa kokėēarje e tė lumtur si ai, por unė, siē edhe mund ta kini kuptuar ju, e kisha vėnė nė vendin e duhur pasionin e tij... Mė vinte turp pėr ndjenjėn qė provoja ndaj babait tim. Pėr mė tepėr, babai im jo vetėm qė nuk kishte qenė qendra ime, por mė kishte lėnė tė bėja njė jetė krejt tė lirė. Gjithė kjo duhet tė na bėjė ne tė kujtojmė se tė shkruarit dhe letėrsia janė thellėsisht tė lidhura me njė mungesė, rrotull sė cilės shtillet jeta jonė, me ndjenjat e lumturisė dhe tė fajit.

Por historia ime ka njė gjysmė tjetėr, simetrike qė mė ka bėrė tė ndihem akoma mė shumė nė faj e tė cilėn unė dua ta kujtoj sot. Shumė vite mė parė, kur unė isha 22 vjeē dhe kisha vendosur tė braktisja ēdo gjė e tė bėhesha romancier, u mbylla nė njė dhomė dhe katėr vjet mė vonė, pėrfundova romanin tim tė parė, "Zoti Xhevdet dhe djemtė e tij" dhe, me duart qė mė dridheshin, njė kopje tė librit tė daktilografuar, qė nuk ishte botuar akoma, ia dhashė babait tim qė ta lexonte dhe tė mė thoshte se ē‘mendonte pėr tė. Tė merrja pėlqimin e tij pėr mua ishte e rėndėsishme, jo vetėm sepse e vlerėsoja shijen e tij dhe zgjuarsinė, por sepse, pėrkundėr nėnės sime, babai im ishte dakord qė unė tė bėhesha shkrimtar. Nė kėtė periudhė, babai im nuk jetonte me ne. Ai ishte larg. Po e prisja me padurim kthimin e tij. Kur ai hyri, pas dy javėsh, vrapova t‘i hap portėn. Ai nuk mė tha asgjė, por mė pėrqafoi, mė pėrqafoi nė njė mėnyrė tė tillė sa unė e kuptova se libri im i kishte pėlqyer shumė. Pėr pak ēaste mbetėm pa folur, si nė siklet, si nė rastet kur tė mbyt shfaqje e tepruar e ndjenjave. Kur, pak mė vonė, u ēliruam nga kjo gjendje dhe u ndiem mė tė shpenguar dhe kur filluam tė flasim, babai im nė njė mėnyrė thellėsisht tė eksituar dhe me fjalė tė ekzagjeruara, shprehu besimin e tij pėr mua dhe pėr librin tim tė parė dhe mė tha se njė ditė unė do tė vija ta merrja kėtė ēmim tė cilin po e pranoj sot me shumė lumturi. Ai ma pat thėnė kėtė, jo pėr bindje apo se unė duhet tė kisha kėtė si qėllim, por si njė baba turk qė, pėr t‘i dhėnė kurajo birit tė vet, i thotė: "Ti do bėhesh pasha". Dhe ai, pėr tė mė dhėnė kurajo, e pėrsėriti kėtė fjalė vite e vite me radhė, sa herė qė mė shihte.

Babai im vdiq nė dhjetor 2002.

Tė nderuar anėtarė tė akademisė suedeze qė mė akorduat kėtė ēmim tė madh, kėtė nder dhe ju tė ftuar, do tė kisha dashur shumė qė babi im tė ishte sot midis nesh.



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Shkrimtari turk Orhan Pamuk, fitues i ēmimit Nobel (2006-10-30 03:52:57 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster