DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» QOSJA: Kadare foli me klishetė staliniste
Postuar mė datėn: 2006-11-19 06:52:40 nga Besnik Krasniqi :: Kategoria: Opinione

Pak ditė pas vizitės sė shkrimtarit Ismail Kadare nė Prishtinė dhe kėshillimit tė tij “pėr t’u vizituar tek psikiatri”, akademiku Rexhep Qosja ka pranuar tė thyejė heshtjen. Nė njė intervistė nė televizionin kosovar RTV21, nė emisioni “Sy mė sy”, Qosja ka deklaruar replikėn e tij pėr kėtė deklaratė tė Kadaresė, por edhe keqardhjen pėr mosreagimin e intelektualėve tė tjerė nė tė dyja anėt e kufirit. Ndėrkohė, Qosja u pėrgjigjet edhe njė sėrė dilemash qė shtrohen pėr kosovarėt tashmė qė ndodhen nė njė moment tepėr tė rėndėsishėm pėr tė ardhmen e tyre.

Fillimisht ēfarė mund tė na thuash pėr vendimin e fundit tė presidentit Ahtisaari pėr shtyrjen e statusit tė Kosovės.... Si e vlerėsoni ju kėtė vendim?
Besoj se qėndrimi ynė dhe reagimet tona ndaj vendimit tė Ahtisarit qė tė shtyhet zgjidhja e statusit tė Kosovės, varen prej asaj se pse ėshtė bėrė kjo shtyrje.

Cili ėshtė shkaku i kėsaj shtyrje? Ēka e ka shkaktuar kėtė shtyrje?
Nėēoftė se shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ėshtėkushtėzuar nga zgjedhjet nė Serbi, ky nuk ėshtė ndonjė problem. Ne pavarėsinė e Kosovės e presim qė mbi 90 vjet dhe mund tė presim edhe njė, dy apo tre muaj. Po nė qoftė
se kjo shtyrje e pėrcaktimit ėshtė kushtėzuar nga elementetė tjera, mendoj nėse shtyrja ėshtė bėrė pėr shkak qė tė kėrkohen tė dhėna dhe arsye tė tjera qė siē edhe thonė diplomatėt qė bėhet pėr tė gjetur gjuhė tė pėrbashkėt ngady palėt, atėherė kjo arsye neve duhet tė na shqetėsojė. Ka mendime qė thonė se shtyrja ėshtė nė favor tė Kosovėsdhe ka tė atillė qė mendojė se shkon nė favor tė Serbisė.

Favorizon ndonjė palė shtyrja?
Disa thonė kėshtu dhe disa ashtu. Ėshtė e vėshtirė tė dihenarsyet e vėrteta. As grupi ynė i bisedimeve nuk e disaktėsisht se ēfarė ngjan pas perdes diplomatike. Unė them se kjo shtyrje pavarėsisht prej krejt shkaqeve nuk mund tėjetė, apo tė na bėj ne qė tė jemi indiferent. Kam arsye tė mendoj se po kėrkohen arsye qė tė futen elemente qė shkaktojnė pakėnaqėsi te ne.

A do tė ishte logjike qė nė kėtė moment tė merrej njėvendim ndėrkohė qė mbahen zgjedhjet nė Serbi, dhe qeveria ere nuk do ta njihte kėtė marrėveshje? Apo ėshtė mė logjike qė ėshtė shtyrė marrja e vendimit?
Faktorėt ndėrkombėtar kanė drojė qė nė Serbi mund tėfitojnė ekstremėt, partitė radikale. Kjo do tė ishte njė fatkeqėsi. Shumė mė tė mirė nuk janė as tė tjerėt, por
megjithatė manifestojnė paraqitje sado pak mė tolerante,por pėrcaktimi i statusit para kėtyre zgjedhjeve, pra prezantimi i planit tė Ahtisarit, mund tė nxiste
elektoratin serb qė tė votojnė radikalėt, tė cilėt bashkėsia ndėrkombėtare nuk i do.

A po e ndikon Beogradi dinamikėn e bisedimeve tė statusittė Kosovės?
Nuk mund tė thuhet se Beogradi po e ndikon dinamikėn e bisedimeve, por mund tė shihet qartė se Beogradi ka zhvilluar njė ofanzive mjaft intensive diplomatike muajve tė fundit, dhe kjo ofanzive e tyre diplomatike nuk ka kaluar pa ndonjė rezultat qė do tė ishte pa shqetėsime pėrneve.

Ēfarė mendoni a ėshtė Kosova faktor real nė kėtė proces apo edhe kėsaj radhe po vendosin tė tjerėt pėr ne?
As Kosova e as Serbia nuk janė faktorė qė e vendosinstatusin e Kosovės. Bashkėsia Ndėrkombėtare merr vendimin kėtu. Ky vendim varet prej interesave tė forcave politike mbizotėruese nė botė sot. Grupi ynė i bisedimeve nuk mund tė ketė ndikim nė kėtė punė. Bashkėsia ndėrkombėtare i dėgjon tė dy palėt. Por sė
fundi nuk i pyesin palėt. Por ėshtė njė faktor qė nuk mund tė injorohet nė kėtė rast. Ky ėshtė populli, vullneti i tij, shumica qė e ka sjellė deri kėtu ēėshtjen e Kosovės, kjo shumicė do ta vendos statusin e Kosovės.

Ēka do tė duhej tė bėnte ekipi ynė qė tė parandalonte kėtėshtyrje apo ndonjė vendim qė do tė ishte nė disfavorin tonė?
Ekipi unitetit nuk mund tė bėj shumė, por mund tė bėjė populli nė kėtė rast. Nėse anashkalohet vullneti historik i popullit tė Kosovės, mund tė ngrihet njė lėvizje popullore e cila mund tė jetė njė trysni qė nuk mund ta anashkalojė bashkėsia ndėrkombėtare.

E keni fjalėn pėr protesta?
Protestė paqėsore qytetare e ligjshme, qė tregon vullnetin i cili nuk do tė mund tė anashkalohet.

A do tė ishte kjo mė e drejta?
Duhet ta presim paraqitjen e planit tė Ahtsiaarit, dhe nėse nė kėtė plan qė do tė paraqitet, nuk ėshtė i pėrfillur vullneti i popullit, populli ka tė drejtė morale historike
tė ēohet nė lėvizje gjithėpopullore. Nuk do tė thotė qė tė pėrplaset me bashkėsinė ndėrkombėtare, por vullnetin e vetta shpreh nė mėnyrė paqėsore.

A duhet qė kuvendi tė shpall pavarėsinė nė kėtė moment?
Mendoj se institucionet duhet tė jenė shprehje e vullnetittė popullit, dhe tė veprojnė si do populli.

Bashkėsia ndėrkombėtare nuk heziton tė parashikojė edhegjendje tė tensionuar madje edhe trazira, ēka mendoni ju pėr kėtė?
Unė nuk po flas pėr trazira, as pėr gjendje tė tensionuar,por pėr njė shprehje tė ligjshme tė vullnetit tė popullit,nuk jam pėr trazira, nuk jam pėr gjendje tė pakontrolluar, por pėr njė shprehje tė ligjshme paqėsore tė vullnetit tė popullit.

A mund tė ndodh situatė qė mund tė ketė trazira me pasoja?
Ne duhet tė sillemi si njė popull politikisht i pjekur, duhet qė kėtė pėrfytyrim ta krijojmė te bashkėsia ndėrkombėtare pėr ne. Duhet tė tregohemi popull i
organizuar dhe nė monumentin e duhur tė veprojmė varėsisht prej rrethanave.

Ju haptas e keni deklaruar si njė opsion edhe ndarjen eKosovės?
Unė nuk kam pėrmend kurrė si opsionin ndarjen. Nuk kam folur pėr kurrfarė ndarje tė Kosovės. Por, kam folur pėr lėvizje tė kufijve qė nėnkupton se nė pajtim tė tė dyja palėve si tė serbėve ashtu edhe tė shqiptarėve, tė lėvizin edhe qytetarėt serbė. Kjo nėnkupton lėvizje tė kufijve, pajtimin mes serbėve dhe shqiptarėve, qė do tė thotė se serbėt nga enklavat e tyre tė lėviznin nė njė pėrqindje
territorit pėr tė cilin do tė merren vesh palėt. Kjo ėshtėzgjidhja e pėrhershme e ēėshtjes sė Kosovėn. Ka edhe fjalė nga bashkėsia ndėrkombėtare ku thuhet se mund tė ketė modifikim tė kufijve me Serbinė. Pjesa veriore ėshtė jashtė
kontrollit tė pushtetit kosovar, ne nuk kemi pushtet atje dhe ata kanė parasysh kėtė gjendje, kėta ndėrkombėtarėt qė flasin pėr modifikimin e kufijve. Si pėrfundim njė marrėveshje me Serbinė, nuk do tė lente probleme pėr
zgjidhje tė mėvonshme. (…)

Cili do tė jetė rezultati final i negociatave?
Jemi afėr ēastit kur do tė paraqitet plani, dhe Kėshilli i Sigurimit mund tė marrė vendimin. Nuk ėshtė e lehtė tė thuhet se cili do tė jetė statusi, megjithatė ēėshtja e
statusit ishte njė proces historik dhe ky duhet tė pėrfundojė me pavarėsimin e Kosovės. Lidhja me Serbinė dhe sovranitetin e saj mbi Kosovėn nuk mundet tė kthehet kurrė mė. Zgjidhjes do ti vėnė ndonjė kushtėzim qė mbetet tė shihet. Nuk duhet tė shqetėsohemi nėse ky kushtėzim lidhet me faktorin ndėrkombėtar. Por nuk duhet tė ketė lidhje me Serbinė. Ska rėndėsi prania mė e gjatė apo mė e shkurtė ndėrkombėtare, nuk duhet tė jetė shqetėsuese.

Me pavarėsimin a do tė hapet ēėshtja e shqiptarėve nė Ballkan?
Jo, nuk mendoj ashtu sepse ėshtė njė ēėshtje shumė e gjerė, kjo. Shqiptarėve ju mbetet ende tė bėjnė pėrpjekje qė tė realizojnė tė drejtat e tyre.
Megjithatė edhe pas pavarėsisė shqiptarėt po mbesin nė pesė shtete...
Ēėshtja shqiptare do tė mbetet e pazgjidhur, edhe nė kėtė cikėl historik. Zgjidhja mė e drejtė ėshtė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, kėtu realizohen plotėsisht interesat e popullit shqiptar. Interesat e popullit shqiptar nuk janė tė ndara. Dhe ato do tė realizohen plotėsisht vetėm kur tė jemi tė bashkuar.

Ju nė njė rast keni thėnė se duke u bashkuar me Shqipėrinė njėkohėsisht Kosova do tė shpėtojė prej Kosovės dheShqipėria prej Shqipėrisė, ēka keni dashur tė thoni me kėtė?
Tani nė Shqipėri janė disa probleme tė brendshme karakteristike pėr Shqipėrinė. Dhe nė Kosovė disa probleme karakteristike pėr Kosovėn. Nė Kosovė nuk kemi njė nivel tė zhvillimit tė kulturės siē e ka Shqipėria, as njė kulturė politike siē e ka Shqipėria, por Shqipėria e ka njė problem tjetėr tė brendshėm, mė tė ashpėr se Kosova. Jeta politike nė Shqipėri bazohet me tė madhe nė konfliktet e brendshme.
Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė do ta ndihmonte qė tė lirohet prej atyre konflikte tė brendshme, dhe zhvillimi kulturor i Shqipėrisė do tė ndihmonte Kosovėn. Kosova do tė ndihmonte Shqipėrinė tė lirohej prej disa plagėve tė
brendshme dhe anasjelltas. Do tė ishte njė shėrim i njė organizmi kombėtar.

Si do ta pėrkufizonit identitetin kombėtar tė njė populli konkretisht popullit tonė?
Ky problem ėshtė hapur pėr diskutim dhe janė paraqitur mendime tė ndryshme. Problemi i identitetit ėshtė i hapur edhe nė Evropė. Sė pari njė numėr jo i vogėl i vendeve evropiane e kanė kaluar komunizmin. E komunizmi ka dashur
tė krijojė identitet tė ri tė kombeve aty ku ka sunduar. E dyta, jemi nė procesin e globalizimit e ky ushtron ndikim tė madh tė popujve, rėnia e komunizmit dhe globalizimi e kanė hapur debatin e identitetit. Problem shumė i denjė pėr diskutim edhe tek ne. Studiuesit sot kur debatojnė, flasin pėr identitetin plural, kur themi plural mendojmė nė njė varg pėrbėrėsish tė identitetit, dhe studiuesit fusin faktorė qė ne i kemi parasysh. Po janė disa faktorė qė studiuesit tanė po i injorojnė, faktorė kėta qė pėrfshijnė gjuhėn, kulturėn, fenė, si elemente tė rėndėsishme
mitologjinė, zhvillimin politik, unitetin politik, kėta janė faktorėt e shumėt qė pėrcaktojnė identitetin.

Pėr vet faktin qė po debatohet pėr identitetin e popullit shqiptar, a nėnkupton qė nuk kemi identitet tė formėsuar qartė?.
Ta thonė intelektualėt kėtė fjalė do tė shohim sa reagime tė tmerrshme do tė ketė dhe do tė dėgjonim fjalė se si ne jemi popull i lashtė dhe me identitet stabil. Por them se krejt ēka po ngjet nė jetėn e popullit shqiptar. Evropa i ka pranuar shqiptarėt si komb. Dmth e di ka njė komb shqiptar. Megjithatė ta shikojmė problemin e shqiptarėvesot. Mund tė them se tek shqiptarėt sot po konstituohen si
komb. Vetėm sot. Kemi jetuar nė 5 shtete pa lidhje mes vete pėr shumė vjet. Nuk kemi guxuar tė kemi kurrfarė lidhje me popullin e Shqipėrisė. Pėr herė tė parė tash gjatė 15 vjetėve tė fundit kemi lidhje, po vendosim lidhje martesore. Po zhvillojmė komunikime. Pėr herė tė parė libri shqiptar qarkullon lirshėm, po vendosen lidhjet kulturore, ekonomike etj. Shqiptarėt kanė vendosur lidhjet e tyre, qė janė kusht pėr funksionimin e njė populli si tėrėsi si komb.

Debati pėr identitetin kombėtar ka qenė shkak pėr fillimin e polemikave qė ju sot keni me shkrimtarin Ismail Kadare, e konsideroni kėtė si njė polemikė parimore apo mė shumė personale?
Ajo ka filluar si polemikė parimore. Unė kam ngritur tri probleme, nė librin “Ideologjia e Shpėrbėrjes”. Kam ngritur tri probleme kėtu. Ai libėr ėshtė shkruar pėr tė dėshmuar se krejt tej-theksimi i vetėdijes fetare, dhe tejtheksimi i
vetėdijes kombėtare njė, pėrpjekjet pėr tė formuar njė identitet tė ri kombėtar nė Kosovė dy, dhe pėrpjekjet pėr tė ndėrruar gjuhėn, standarde pėr ta krijuar gjuhėn, apo pėr ta reformuar. Tė plotėsosh gjuhėn tash, ta shohėsh si njė gjuhė tjetėr dhe tė krijosh njė komb tjetėr shqiptar, dhe ta tej-shquhesh me vetėdijen fetare, si unė nė radhė tė parė jam katolik, mysliman, apo ortodoks, po kėta tre
faktorė do tė ndikojnė negativisht nė shoqėrinė tonė. Ka disa individė qė e kanė kundėrshtuar kėtė tezė, dhe kanė reaguar. Po ajo qė ka qenė befasia mė e madhe qė ka shkaktuar polemikėn ėshtė reagimi i shkrimtarit Kadare nė librin e tij, “Identiteti i shqiptarėve”. Kadare nė librushkėn e tij me kėtė titull ka paraqitur disa ide, dhe njė varg autorėsh qė kanė reaguar. Ide qė nėnkuptojnė njė
qėndrim racist ndaj besimit mysliman, jo vetėm shqiptar, por nė pėrgjithėsi besimit mysliman, dhe kjo paraqitje e tij, ka shkaktuar polemika mė tė gjera dhe reagimet e mija.
Dhe ka shkaktuar qė nė polemikė tė inkuadrohen edhe shumė individė tė tjerė. Qė ėshtė e vėrteta i njė numri njerėzish qė u takojnė klaneve tė ndryshme kulturore letrare. Futja e tyre ka shkaktuar deformime nė kėtė polemikė, sė cilės njė
kontribut tė veēantė ia ka dhėnė vet Kadare. Kjo polemikė e ka hapur njė polemikė shumė tė rėndėsishme. Kjo ka hapur problemin e shėndetit moral tė shoqėrisė shqiptare sot. Kush lexon dhe shikon qartė, kush nuk ngurron ta shoh, sheh se shėndeti ynė moral fatkeqėsisht nė masė tė madhe ėshtė cenuar. Shėndeti moral ėshtė njė kategori me tė cilėn merren popujt, nuk e dėgjon nė politikėn tonė nocionin shėndet moral tė popullit, nuk e lexon as nė gazeta kėtė,
por popujt merren me kėtė gjatė zhvillimit tė kulturave tė tyre. Ne kemi mjaft shembuj qė dėshmojnė se sa ėshtė i cenuar shėndeti ynė moral.
Pėrshembull kėto ditė ėshtė botuar raporti i auditivit tė kuvendit tė Kosovės. Aty ai qė lexon qartė dhe sheh se Kuvendi i Kosovės ishte praktikisht njė institucion qė e
trajtonte Kosovėn si pronė private tė veten, administrata e kuvendit i pėrdorte mjetet e kuvendit pėr nevoja private. Ata me paratė e kuvendit blenė agregatet, brushat e dhėmbėve, pastat e dhėmbėve, syze, barna, ēanta. Kuvendi ka
kuzhinėn, ēdo gjė qė ju duhet pėr jetėn e tyre prej mėngjesit deri nė mėngjesin tjetėr, nevojat i pėrmbushin me paratė e kuvendit. Je nėpunės deri nė orėn kur e kryen punėn, nė shtėpi je person privat, kontrollet mjekėsore dhe rrobat, barėrat blihen me rrogėn tėnde, mos nuk ėshtė ky vetėm problem i Kosovės, mos administrata e Kosovės nė pėrgjithėsi sillet kėshtu. Ne shohim qė para katėr vjetėsh zyrtarėt kishin dy vetura tash kanė numėr tė pacaktuar veturash, truprojash, sekretarėsh etj. Ne sillemi ndaj shtetit si tė ishte pronė e jona private. Kosova ėshtė e tė gjithėve nuk ke tė drejtė morale tė sillesh ashtu. Kjo tregon se shėndeti ynė moral ėshtė shumė i cenuar. Qe gjashtė muaj ne dėgjojmė pėr fushatėn zgjedhore brenda LDK-sė. Kjo fushatė kushton, mjaft kushton, kush e paguan kėtė. Ku merren kėto, po prej popullit, a ka nevojė Kosova pėr fushatėn e brendshme tė njė partie tė paguaj tėrė ato shpenzime. Mos dėshmon kjo pėr njė cenim tė rėndė tė shėndetit moral tė Kosovė.

Pavarėsisht prej nivelit tė polemikės, cilat do tė janė pėrfitimet nga kjo polemikė, efektet mė pozitive tėmundshme qė dalin nga kjo?
Nuk e keni tė vėshtirė tė shihni se nė Kosovė kishte njėturr garash mes fetare, kjo ėshtė parė. Mund tė besojmė se pas kėsaj polemike ky turr qė doemos pashmangshėm ėshtė i dėmshėm pėr integrimet shqiptare, ky turr i dėmshėm pėr
integrimet nė jetėn tonė. Pas kėsaj polemike ky turr po ndalet. Kjo polemikė i ka komprometuar garat fetare, si dhe disa klishe qė kanė mbetur ė vetėdijen tonė, pėr tė cilat foli edhe Kadare kėtu.
Po ai foli mė shumė duke ju fyer personalisht. .. Unė po i konsideroj tė parėndėsishme fyerjet, absolutisht tė parėndėsishme fyerjet. Ju e dini se prej Dantes ekėndej, krijues tė mėdhenj janė fyer prej mediokriteteve prej salierave tė letėrsisė e kulturės, asnjė pushtet me shėrbėtorėt e vet nuk ka qejf tė jenė tė kritikuar, aq mė parė prej njerėzve tė menēur, dhe i kanė etiketuar nė mėnyra tė ndryshme krijuesit. Nuk po i kushtoj rėndėsi anės sė fyerjes po marr esencėn e kėtij problemi. Vishinski, prokurori publik i Stalinit, ka thėnė nė kohėn e vet se
duhet krijuar spitale psikiatrike ku do tė ēohen intelektualėt qė flisnin kundėr Stalinit. Dhe kėto quheshin “psihushka”. Dhe Kadare e ēon njė koleg tė vetin nė
“psihushka”. Kjo ėshtė njė pėrsėritje e njė klisheje staliniste. Sot nė realitetin tonė nė Kosovė dhe Shqipėri i njėjti shkrimtar foli pėr filmin “KUKUMI” dhe tha se nuk
duhet tė flitet pėr tragjedinė e Kosovės pėrmes personazheve tė atij filmi qė ishin tė sėmurė. Edhe kjo ėshtė njė klishe staliniste. E para Kosova nuk ka pėrjetuar
tragjedi, Kosova ka pėrjetuar fitore. Ka pasė tragjedi individuale, sepse janė vrarė gra, fėmijė, shtatzėna pėr tė cilat kemi pikėllim, kjo i dhemb gjithė Kosovės, por Kosova nuk ka pėsuar tragjedi. Kosova ka korrė fitore e para dhe e dyta pėr ēdo gjė arti flet me gjuhėn e vet. Nuk mund ti themi njė krijuesi fol kėshtu e fol ashtu. Merr kėso, aso personazhe. Realizmi socialist nuk lejonte personazhe tė
tilla, kėrkonte personazhe heroike pozitive. Kjo quhet realizėm socialist. Tė flasėsh me nocione, vizione e me klishe tė realizmit socialist, siē foli Kadare, tė
kompromentosh konceptin pėr artin. Po krijuesi ėshtė i lirė. Filmi Kukumi e afirmoi kulturėn dhe kinematografinė e Kosovės. Kjo ėshtė e rėndėsishme se pati rėndėsi artistike. Veprat e krijuesve nuk mund t’i vlerėsojė si ideolog si politikan, por mund ti vlerėsojmė me kriteret artistike e jo ideologjike, e klishe socialiste, siē i ngjau kėtij kolegut tim Kadaresė. Dhe njė problem tjetėr po ashtu ėshtė reagimi apo mos reagimi i kolegėve tonė. Jemi mėsuar tė dėgjojmė gjithēka dhe tė mos reagojmė, tė dėgjojmė edhe marrėzi e tė heshtim, ndoshta ka kaluar koha e pajtimit me ēdo gjė edhe me ēka nuk duhet tė pajtohemi.
RTV 21
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Rexhep Qosja: Berisha ka qėllime te zeza kundėr Akademisė (2008-01-04 08:58:04 nga admin4)
[ Intervista ] Akademia, Qosja: Berisha po gabon (2007-12-30 10:22:25 nga admin4)
[ Intervista ] Qosja: Tė mos qendrojmė indiferentė pėr ēėshtjen e Kosovės veriore (2007-12-28 13:43:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Zgjedhjet, tė rėndėsishme pėr Kosovėn (2007-11-15 12:31:18 nga admin4)
[ Intervista ] Qosja: POLITIKĖ E PAMORALSHME (2007-10-20 05:48:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Kosova do te bashkohet me Shqiperine (2007-10-01 12:57:41 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEP QOSJA: MJESHTĖRIA E FRIKĖSIMIT (2007-09-30 17:40:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Qosja: Policia nderkombetare dhe politikanet e Kosoves jane diskredituar me qendrimin ndaj protestuesve (2007-02-13 06:10:12 nga admin1)
[ Kultura ] "Nobeli", Akademia Suedeze: E vėrteta pėr Kadarenė (2008-11-20 09:38:24 nga admin4)
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III) (2008-09-26 11:00:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster