| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Vetėm pėrpara drejtė tradhtisė |
| Postuar mė datėn: 2007-12-30 12:05:48 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Afrim Morina
Ndodh qė historia tė pėrsėritet. Por ne si mė specifikėt qė jemi, gjithnjė na pėrsėritėt ajo. A nuk e filluam dhe mbaruam ēdo shekull me luftė. Por mė nė fund e kuptuam se ēka ėshtė e tepėrt, e tepėrt ėshtė. Nuk e vlen tė vdiset pėr atdhe. Kush e shpiku kėtė? Aq mė tepėr kur jemi popull i vogėl dhe duhet bėrė pėrpjekje tė ruajmė faktorin njeri. Me ruajtjen e kėtij faktori, ruhet edhe substanca kombėtare. Nuk ēon peshė nė kėtė epokė tė integrimeve evropiane e atlantike nėse jetojmė nė njė shtet apo nė disa shtete. Me rėndėsi ėshtė tė kenė mundėsi qytetarėt tė lėvizin lirshėm kah tė duan. Dokumentet e udhėtimit disa kokėkrisurve po u hyjnė shumė nė punė. Po merreni mor jahu tė cilit do shtet, me rėndėsi ėshtė qė tė keni mundėsi tė lėvizni. Dilni, shėtitni, punoni, dyert janė tė hapura. Bota ėshtė e vogėl dhe mund tė takohemi kur tė dum e si tė duam. A jemi nė shekullin e ri. Edhe ne duhet tė rinohemi. Mjaftė me budallallėqe! Njėqind jetė nuk i kemi, jetoni kėtė pa kokėēarje, pa ngarkesa, pa nacionalizėm. Jepnani votėn ne dhe ne do merremi me kėto probleme tė mėdha, ndėrsa ju flini zbath! Bota ėshtė e madhe, gjenduni pėrbrenda saj.
Ky ėshtė fjalori i sotėm politik. Ky ėshtė interesi i sotėm i lidershipit. Kėshtu mėtojnė tė jetojnė jetėn e tyre. Kėtė e kėrkojnė tė fuqishmit sot. Kėto janė kushtet e integrimeve. Ky ėshtė globalizimi. Kėshtu do tė shpjegoheshin standardėt nga lidershipi. I kuptojmė ne apo secilit duhet dėrguar me pako nė shtėpi tė zbėrthyera edhe mė tepėr. |
|
Haga kundėrshqiptare
Kėtu ėshtė e ngėrthyer edhe filozofia e gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės dhe proceseve gjyqėsore pėrbrenda Kosovės. Me filozofinė maltusiane donė tė barazojnė lidershipin serb me UĒK. Qėllimi ėshtė lėnė me njė anė. Filozofia maltusiane serbe nė kėtė proces dėnohet pėr bėmat personale, e jo si politikė shtetėrore serbe. Nuk akuzohen elaboratet e ndryshme serbe kundėr shqiptarėve. Nuk akuzohet parlamenti si organ ligjvėnės, i cili ligjet i nxjerr nė bazė tė elaborateve. Nuk akuzohet qeveria si ekzekutuese e kėtyre ligjeve. Nurembergu e uli nė karrigen e tė akuzuarve filozofinė politike naziste, por nuk akuzoi asnjė nga pala kundėrshtare qė bombarduan qindra e mijėra vendbanime.
Evropa, Amerika, NATO, Shtatėshja plus Rusia dhe pothuaj gjithė shtetet e botės sot kanė ngritur alarmin kundėr terrorizmit, me theks tė veēantė Alkaidėn, pėr ta ulur nė bankėn e tė akuzuarit. Bin Ladeni apostrofohet si lider i saj. Po tė analizohet mirė procesi i Hagės na del se kjo gjykatė ka vu paralelizma nė mes Alkaidės dhe UĒK. A nuk ishin shtetet e mėdha qė e pranuan UĒK, madje edhe bashkėvepruan gjatė bombardimeve tė NATO, me gjithė kėtė bagazh qė sot gjykata e Hagės i vė nė aktakuzė udhėheqjes sė saj. Ndėrsa pėr Serbin bėnė pėrjashtime, nxirren individėt para gjyqit si me pecetė, nė anėn tjetėr politika shtetėrore serbe vazhdon rrugėn me tė njėjtin avaz, e tė njėjtėt lider dhe me duar tė lira pėr tė vepruar kundėr shqiptarėve vetėm duke ndėrruar filozofinė vepruese. Mė tragjikja e civilizimit ndėrkombėtar ėshtė se Serbia ndihmohet nė kėtė drejtim, duke vėnė nė aeropag territore shqiptare (marrėveshja Serbi- Maqedoni), vėnia e pikave kufitare nė mes saj dhe Kosovės sipas dashjes pėr tė jetėsuar planin e ndarjes nė pesė territore (qė e pėrfilli edhe NATO duke mos respektuar shtatė regjione qė kishte Kosova). Serbia bėnė politikė sadiste kundėr shqiptarėve, e emisarėt e huaj dhe pėrfaqėsuesi i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB u ndihmojnė nė kėtė proces.
Nė anėn tjetėr lidershipi ynė bėnė zhurmė pėr standardet tė cilat edhe shtetet me traditė qė janė trumbetuese tė civilizimit (Franca etj.) nuk i kanė tė plotėsuara as pėr sė afėrmi. Metoda e decentralizimit qė mėtohet tė aplikohet dhe ka marrė sinjalin e gjelbėr prej institucioneve tona, nuk bėnė asgjė mė tepėr se sa e legjitimon lėkurėn e tigrit, duke pėrfshirė edhe krijimin e korridoreve lidhėse, qė pėr ēdo rast eventual Serbia tė ketė duart e lira nė ndarjen e territorit aty ku ia merr mendja, por jo tė tipit tė San Marinos. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur nėse ne pėr tė kaluar nesėr pas nesėr nga njė fshat nė tjetrin duhet marr vizė nė ambasadėn e Serbisė. Kėtu do tė dalin ndoshta edhe eks territore aty ku janė kishat dhe tė jetėsohet parulla e premtuar aty ku ėshtė njė varr serb do tė jetė tokė serbe. I lumtė institucionalistėve, se janė nė nivel tė bėrjes sė politikės. Vetėm pėrpara drejtė tradhtisė!
(Fragment nga libri Meditime) |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|