DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kultura shqiptare dhe fataliteti i vetėizolimit
Postuar mė datėn: 2006-10-21 21:39:37 nga Arben Dervina :: Kategoria: Kultura
Historia e kulturės sė ēdo populli mund tė kundrohet nga dy pikėvėshtrime: sė pari, si zhvillim imanent dhe, sė dyti, si rezultat i ndikimit tė jashtėm aberrativ. Nga kjo ligjėsi qė ofron nė mėnyrė e tillė arsyetimi (nėse e pranojmė), nuk bėn pėrjashtim as kultura shqiptare nė tė gjitha format dhe stadet e veta e mė sė pari, kulturat shkrimore e parashkrimore, tė cilave do t’u referohemi.
Nė stadin parashkrimor tė kulturės sonė, mund tė hamendėsojmė veēse hipotetikisht pėr njė model tė shenjave kulturore shqiptare, duke u bazuar tek burimet dhe gjeneza e folklorit, qė pėrkon afėrsisht me perėndimin e Mesjetės dhe pragun e pushtimit turk. Sistemi i rregullave qė udhėheq repertorin e tekstit tė kulturės parashkrimore nė kėtė stad, diktohet nga modeli i baladave qė dominonin nga Veriu katolik (me qytete disi mė tė organizuara se nė jug dhe qė gjendeshin nėn protektoratin e Republikės sė Venedikut, siē dėshmojnė dokumentat dhe statutet qytetare), por edhe nga baladat shqiptare me variantet e invariantet nė trevat e Jugut ortodoks, reminishencat e tė cilave i gjejmė mė tė sistemuara nė folklorin e vjetėr arbėresh.



Njė makro-njėsi tjetėr kulturore e kėsaj periudhe nis tė provokohet nė Veri: bashkė me pushtimet sllave tė qyteteve e trevave shqiptare, rėnies sė statuteve, lindin formacionet e para qė pėrcaktojnė njė kod etik tė ri dhe njė model sjelljeje tipike kalorsiake. Nis, mė saktė, tė konturohet Eposi i Kreshnikėve, si kundėrvėnie e pastėr ndaj hapėsirės kanosėse tė Tjetrit (shkjaut). Kjo ka qenė makronjėsia mė e madhe kulturore parashkrimore, e cila pati njė evoluim, pasurim e jetėgjatėsi mė tė madhe nė kulturėn shqipe, duke e ruajtur kodin dhe etikėn kalorsiake (si tek eposi bizantin “Digenis Akritasi”) me komunikim tė pandėrprerė deri nė Gegninė e poshtme (Krujė) deri nė shekullin XX, pa llogaritur ndikimin e kėtij modeli ndėr shkrimtarė shqiptarė, si tek Fishta, pėr shembull.



Me pushtimin turk, si faktor i ndėrhyrjes sė jashtme nė kėto tekste kulturore (ikjes sė fisnikėrisė arbnore nė jug tė Italisė, kapitullimit tė principatave, rėnies sė qyteteve me statutet e tyre), formėsohet dhe ngjizet njė tjetėr repertor i tekstit kulturor: Kanunet. Kanuni nė vetvete paraqet shkapėrcimin e etikės kalorsiake dhe demonstrimin e vullnetit legjislativ tė vetėdijes sė sociumit. Nėse flasim pėr njė parafenomen tė Kanunit - atėherė linja e trashėgimisė sė tij merr zanafillė ē'prej ligjvėnėsve antikė me Likurgun dhe Solonin (theksi i etikės stoiciste e spartane tė kolektivitetit nė Kanun), me tė drejtėn romake (me raportet e sė drejtės individuale dhe kolektive, me theks hapėsirėn e individuales) - dhe me statutet e qyteteve shqiptare paraosmane (statutet e Shkodrės, Ulqinit, Durrėsit, Drishtit dhe Budvės, tė cilat ruhen deri mė sot). Nė ngjashmėri me to, edhe Kanuni krijoi harta tė tjera analogjike, duke u zgjeruar sipas simptomash etnokulturore tė pėrbashkėta e duke na dhėnė Dinasti ose minirepublika–harta tė tėra trashėgimie ku vetėrealizohej dinamika e pėrditshmėrisė sė gjallė e psiqikės sė kombit.



Interesante ėshtė se etika spartane e Kanuneve nuk i ėshtė kundėrvėnė etikės kalorsiake tė eposit, mė sak, nuk e ka keqdeshifruar atė, sikundėrse ka bėrė edhe nė jug “Kanuni i Labėrisė” nė lidhje me baladat, kėngėt lirike, erotike.



2.



Historia e gjuhės dhe historia e gjuhės letrare – thotė shkencėtari semiolog Jurij Llotman – nuk mund tė konsiderohen si disiplina tė njė sistemi tė vetėm. Ato si rregull pėrfshihen zakonisht si pjesėt e njė shkence tė pėrbashkėt – tė gjuhėsisė historike.



Ndėrkaq, historia e gjuhės letrare karakterizohet nga lidhja e pandėrprerė me individualitetet e veēanta tė shkrimtarėve, si dhe nga karakteri shpėrthyes i procesit. Stadi shkrimor i kulturės shqiptare qė nis me Buzukun, ėshtė gjithsesi “gjuhė letrare”. Po kėshtu, dhe letėrsia e shkruar prej B-ve tė mėdha, edhe i shkrimtarėve tė tjerė tė alfabetit latin, gjer tek De Rada. Megjithatė, tė gjithė shkrimtarėt e vjetėr tė letėrsisė shqipe, deri tek De Rada – nėse i referohehemi periodizimit tė Sabri Hamitit, pėrveē faktit dokumentar, kurrė nuk kanė patur kurrėfarė roli e ndikimi nė njė kontekst shoqėror, qoftė edhe brenda pėr brenda qarkut katolik. Dhe nėse kėsaj nuk ia arritėn priftėrinjtė e ditur katolikė, as ortodoksėt me Akademinė e Voskopojės nuk shkuan mė larg me theksin e tyre ndaj gjuhės greke. Pėr ēudi, ndikim mė tė madh duket se kanė patur bejtexhinjtė me larminė e tematikės laike e kryesisht gjendjet ekstatike lirike tė poezisė sė tyre nė Shqipėrinė e mesme me bejtet, ēka pėrcaktoi njė linjė tė pandėrprerė trashėgimie me romancat dhe kėngėt lirike qytetare deri vonė.



Madje dhe Jeronim De Rada, me tė cilin fillon letėrsia moderne shqipe (romantizmi), duket se ka qenė mė i ēmuar prej romantikėve tė ekzaltuar europianė, tė cilėt e mbulojnė me lėvdata e komplimenta pėr “Miloosat” (Lamartini, F. Mistral, A. D. Mysje, V. Hygo), sesa prej poetėve shqiptarė gati tė njė kohe (Naimi, Ēajupi, Fishta, Mjeda). Por edhe kėta tė fundit ishin nė pikė tė hallit, ngase misioni i tyre utilitar si rilindas kėrkonte tjetėr gjė. Atyre u duhej t’i ndėrgjegjėsonin bashkatdhetarėt e tyre se sė pari, ata ishin shqiptarė, sė dyti, se tė jesh shqiptar ėshtė njė fakt krenarie, sė treti, se gjuha shqipe nuk ėshtė inferiore, por njė “zonjė” dhe sė katėrti, vetėm pasi tė jenė mirėkuptuar tė gjitha kėto tė vėrteta nė vetėdijen e secilit, do mund tė shpresonin pėr njė lexues hipotetik tė veprės sė tyre. Kjo e shpjegon se pse janė shkruar aq shumė poezi mbi “gjuhėn shqipe” nga poetėt tanė tė shekullit XIX. Megjithatė, i gjithė procesi letrar i shek XX, ka patur njė zhvillim tė ngadaltė, pa arritur tė ndikojė ndjeshėm nė ndonjė vetėdijėsim pėr identitet kulturor e as pėr ndonjė shkallė komunikimi, ndryshe nga sa ka propaganduar ideologjia komuniste.



Ndėr Rilindasit tanė dhe njėkohėsisht ndėr tė gjithė ideologėt tanė tė hershėm e tė rinj, nuk ka patur devizė tė identitetit shqiptar mė tė qartė e mė tė saktė pėr vetėdijen shqiptare, sa sa vargu i Pashko Vasės “Mos shikoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqyptaria”, ēka pėrkon me kulmin e vonuar tė filozofisė nacionaliste kėsoane tė Ballkanit, tė pėrpunuar nga romantikėt gjermanė nė tė hyrė tė shek XIX. Por ajme! edhe nė kėtė rast, jehona e pėrndezur e lėvizjeve tė suksesshme nacionaliste, vinte si kofini pas tė vjeli. Gjithėsej, dobia e kėtij pathosi ambivalent, prej njė intelektuali ambivalent drejtuar njė kombi ambivalent, rizgjoi mė sė mbrami njė vetėdije po ambivalente, e cila i mėshonte, sipas rasave, herė njėrit element tė pėrbashkėt e herė njė tjetri, karshi hapėsirės kanosėse tė Tjetrit. Shqipėria – njė bashkėsi etnokulturore me strukturė trenare (religjionet) dhe me njė identitet tė vetėm (gjuha), fillon tė komunikojė pėr herė tė parė mesvedi vetėm nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shtetit tė saj tė parė, nė kohėn e Mbretnisė. Iluministėt shqiptarė, idealistėt e vėrtetė qė janė rrekur pėr tė ndėrtuar modelet utopike tė njė Shqipėrie me njė profil kompakt, autentik e vetidentifikues, e kanė parė realizimin e mundshėm tė kėsaj utopie kryesisht tek Gjuha Shqipe dhe kultura e kėsaj gjuhe, tek krijimi i njė kulture dhe letėrsie unike, ku tė pikėtakohen tė gjithė elementet me tendenca centrifugale. Duke kėrkuar e synuar qendėrzimin nė njė identitet tė fortė gjuhėsor e kulturor, inteligjencia shqiptare e fundit tė shekullit XIX dhe ajo e gjysmės sė parė tė shek XX, gjakonin pėr kah disiplinimi i kaosit dhe anarshisė sė faktorit kulturor e religjioz (tre qarqet), mendor, social e ideologjik (struktura etnopsikologjike e zakonore, klasore, pasionet politike), ata ishin edukatorėt e njė nacionaliteti tė ri qė do t’i prezantohej botės si njėsi etniko-shtetėrore me strukturė shpirtėrore trenare, shumėsi dhe identitet njėherėsh, ku pikėtakime fatlume tė ndryshueshmėrive do tė ishin – zhvillimi gradual dhe shpėrthyes i mikro dhe makro-njėsive kulturore.



3.



Tė ashtuquajturit vite ’30, janė vitet e sintezės sė gjithēkaje tė krijuar mė parė nė kulturėn shqiptare. Qėllimisht nuk po them letėrsisė, pasi letėrsia, edhe pse zinte vendin qendror, tashmė ishte vėnė nėn kontekstin e pėrgjithshėm tė njė vlerėsimi e interpretimi kritiko-estetik, krahasues e klasifikues dhe gjėllinte pėrfundimisht nė suazėn e shkencės sė letėrsisė, duke pėrfshirė pothuaj gjithė llojshmėrinė e zhanreve deri tek publicistika dhe pėrkthimi me rrjetin e fuqishėm e cilėsor tė botimeve, revistave, gazetave, almanakėve, antologjive shkollore dhe folkloristikės, e cila ē’prej botimeve nėpėr revista, u botua nė serinė “Visaret e Kombit”. Kėsisoj, krahas zhvillimit dhe fqinjėsimit tė zhanreve tė tjera, lulėzimit dhe hyrjes nė skenė tė sprovave tė para gjuhėsore, antropologjike, filozofike, sociologjike, ekonomike, etj., letėrsia filloi ta shohė veten tanimė gjithnjė e mė ngushtė me status e kontekst kulturologjik mbarėshqiptar, ēka dhe ishte ėndrra e vėrtetė e intelektualėve shqiptarė tė kohės.



Kultura shqiptare kurrė nuk e kishte parė veten mė tė ēlirėt, mė pa komplekse, mė autentike dhe mė ėndėrruese e tė gjallė se nė kėto vite. Ky “boom” i vėrtetė e aq premtues vinte duke u konsoliduar me kontributet pėrplot dashuri tė intelektualėve tanė shkolluar jashtė. Kurrė nuk ka patur nė historinė kulturore shqiptare njė etje, mall, dashuri e pėrkushtim ndaj gjuhės shqipe dhe nocionit tė papėrlyem tė fjalės “atdhe” se sa nė kėto dekada shqetėsimi tė vėrtetė, pėr tė themeluar njė vetėdije shqiptare reflektuese, racionale e vetėkritike, njė ethe pėr tė pastruar vetėdijen e shqiptarit nga ndryshku mendor, pėr ta aftėsuar atė pėrballė njė kahu tjetėr civilizmi qė s’duhej tė kish mė gjė tė pėrbashkėt me ndryshkun e shekujve tė shkuar.



Pikėrisht nė kėtė kontekst, duhet kundruar edhe pathosi kulturor, thėnė mė sak, lėvizja kulturore e viteve ’30. Debatet dhe polemikat proverbiale tė Konicės, Fishtės, Nolit, Merxhanit, Zavalanit, Krist Malokit, Koliqit, Kutelit, Bulkės, S. Rizės, J. Rotės etj., kishin nė thelb tė njėjtin shqetėsim: kėrkimin e shenjės. Edhe mė tė shquarit, tashmė klasikėt mė tė padiskutueshėm tė modernitetit tonė letrar, Kuteli, Poradeci, Koliqi dhe Mekuli, janė vėrtetimi mė i mirė i kėsaj paradigme.



4.



Kur vėshtrojmė pėrpara, shohim rastėsinė. Kur shohim prapa – kėto rastėsi bėhen pėr ne ligjėsi! Dhe prandaj historiani sheh gjithnjė veēse ligjėsi, sepse ai nuk mundet tė shkruajė atė histori e cila nuk ndodhi. Nga ky pikėvėshtrim, historia, nė tė vėrtetė, ėshtė njėra prej rrugėve tė mundshme. Rruga e realizuar ėshtė nė tė njėjtėn kohė humbja e rrugėve tė tjera. Gjithė kohės diēka pėrftojmė - dhe gjithė kohės diēka humbim. Ēdocili hap pėrpara ėshtė humbje... Dhe ja, kėtu ndeshemi me domosdoshmėrinė e artit.



Nėse citojmė babain e semiotikės, Juri Llotmanin, Arti”... na jep aventurėn e rrugėve tė papėrfunduara, d.m th., tė asaj qė nuk ndodhi... Dhe historia e sė pandodhurės ėshtė madhėshtore dhe shumė e rėndėsishme. Arti ėshtė prore mundėsia pėr tė pėrjetuar tė papėrjetuarėn, e kthimit prapa pėr ta riluajtur dhe ribėrė sėrishmi. Arti ėshtė pėrvoja e asaj qė nuk ka ndodhur. Ose e asaj qė do tė ndodhė”.



Ajo ēka ndodhi me “boom”-in kulturor tė viteve ’30, ėshtė njė rastėsi (e dikurshme) e shndėrruar nė ligjėsinė fatale tė historisė shqiptare. Gjithė sa ndodhi mė vonė, me natėn komuniste dhe shkatėrrimin e strukturės etnopsiqike, etnokulturore tė shqiptarit, zhdukja, jo vetėm e njerėzve qė inaguruan “kohėn e artė” tė letėrsisė e kulturės tonė, por edhe e shenjave qė lanė ata dhe zėvendėsimi i kėtyre shenjave me propagandė, sllogane, rituale qė gradualisht sillnin dezintegrimin e personalitetit dhe, mė sė mbrami, “qethja e gjuhės” shkurt, si rekrut dhe tredhja graduale si e jeniēerėve, dėftejnė se ē’prej fundi pėrposh, thellė e pėrthellė vetėdijes sonė plazmike, rron arketipi i pavetėdijshėm i vetėshkatėrrimit nacional deri nė kufijtė e fikjes, prore pa e mbėrritur fikjen. Periodiciteti me tė cilin shfaqet nė historinė e shqiptarėve, tė bėn pėrnjėmend tė dyshosh mos vallė nė kodin tonė duhet kėrkuar me ngulm e gjetur ai tumor i padukshėm qė jep therje e konvulse paralajmėruese e ne nuk ua vėmė veshin, por qė mandej behin mu nė momentet mė tė paparashikueshme? Mos duhet tė jemi mė tė ndjeshėm ndaj zėrit tė Kasandrės dhe, nisur, sė paku nga pėrvoja aq e shumtė e poaq e hidhur e shkretimit total qė solli gjysma e kuqe e shek XX ndėr ne, ta shohim atdheun tė lirė tek gjuha dhe–pandashėm–tek kultura e kėsaj gjuhe?



5.



Kanė kaluar mėse 10 vjet ē’prej se ligjėrisht, thonė, gjuha konsiderohet e “ēpranguar”. Megjithatė, ajo qė e krijon gjuhėn, - vetėdija gjuhėsore–vazhdon tė jetė po ajo, e pranguar, e cunguar, e tredhur. Vetėdija e kastrimit tė pėrgjithshėm gjuhėsor mbetet po ajo qė ka qenė: tentativat e saj i kapim lehtė, bie fjala, nė integrimin e autorėve shqiptarė nė programe mėsimore dhe politikėn diskriminuese tė teksteve shkollore e universitare ndaj tyre, ndėr botime antologjish qė prezantojnė letėrsinė shqipe brenda e jashtė vendit, nė strategjinė e izolimit hermetik tė vlerave kulturore gjithėshqiptare Shqipėri-Kosovė-Maqedoni-Diasporė dhe, sė mbrami, nė heshtjen dhe mosrehabilitimin ende tė disa prej figurave mė tė fuqishme tė letėrsisė sonė, qė janė edhe njėkohėsisht mediume gjuhėsore tė shqipes. Nuk ėshtė hedhur dritė mbi kėrdinė e madhe qė ėshtė bėrė me punėn intelektuale tė veprave tė sekuestruara nga diktatura, - me dhjetėra e dhjetėra fjalorė e gramatika tė shqipes, qė gjithashtu i janė sekuestruar priftėrisė katolike.



Jam i sigurtė se strategjia qė ndjekin sot institucionet dhe dhjetėra organizata shtetėrore e gjysmėshtetėrore, tė fryra cit mė cit nga po ato personazhe gjakatare tė diktaturės, synojnė qė krimi i bėrė ndaj gjuhės dhe letėrsisė, thėnė mė gjerė, kulturės shqipe, jo vetėm tė mos kujtohet, jo vetėm tė mos merret nė shqyrtim, porse tė thellohet me tė gjitha mjetet, e njėjta paradigmė veprimi siē ka qenė nė pikun e enverizmit.



Triumfi i modelit ideologjik stalinist nė Shqipėrinė e pas Luftės sė Dytė, e ndėrpreu pėrfundimisht modelin e strukturimit trenar tė shoqėrisė shqiptare me pikėpuqjen e vetme nė identitet: kulturėn shqiptare.



Ne do tė na duhet njė punė e idealizėm po aq, nė mos mė i vėshtirė se i intelektualėve shqiptarė nė fillim tė shek XX, pėr t’iu rikthyer vazhdimėsisė sė projektit tė tyre ideal, pikėrisht duke ringritur e rivlerėsuar, pra, duke i mėshuar kėsaj tradite, duke e lėnė shkretė periudhėn komuniste 50-vjeēare e duke u ndalur veēse nė tre-katėr stacione tė rėndėsishme dhe pėr t’u lidhur mandej me letėrsinė e pas viteve ’90. Rimishėrimi i kulturės sė viteve 30’ nė kulturėn dhe letrat e brezit tė viteve ’90, ėshtė rigjetja e formulės. Ky ėshtė mendimi im i ngulmėt. Kėshtu, dhe arti e letėrsia shqiptare do tė pėrjetonin historitė e famshme tė atyre qė nuk ndodhėn ose atyre qė do tė ndodhin.



6.



Modeli komunikativ kulturor qė dominoi pas Luftės sė Dytė e deri nė vitet ’90, shkoi krejt nė tė pėrkundėrt me utopinė e idealistėve rilindas dhe inteligjencien shqiptare tė viteve 30-tė. Kultura shqiptare u ndėshkua pėr tė tė ardhur keq – pikėrisht nė momentin e njė boom-i kulturor, mu nė pragun e shpėrthimit, kur sapo hynte nė komunikim me recepientin e saj. Pėrveē dezintegrimit tė vetėdijes kombėtare e kulturore, kjo periudhė gjysmėshekullore stalinizmi nė Shqipėri solli edhe njė tė keqe tė madhe: tėhuajėsimin e pėrllogaritur nga gegnishtja dhe tradita letrare gege. Pėrsėri, komunikimi kulturor brendashqiptar, prirej drejt njė izolacionizmi e racizmi tė ri, tashmė politik. Shkėputja e komunikimit me traditėn e begatė tė letėrsisė sė shkruar nė gegnisht, tash mund tė quhet thuajse e pariparueshme, nė njė kohė kur tė gjithė nxėnėsit e studentėt tanė janė nė gjendje tė pėrfshijnė nė trutė e tyre gjithė hapėsirėn e gjuhėve europiane, pėrveē, natyrisht, gegnishtes.



Gjithashtu, stalinizmi i tipit shqiptar e pasuroi historinė e moskomunikimeve kulturore edhe me ndėrprerjen e komunikimit me letėrsinė shqipe nė Kosovė, diskomunikim i cili sot na paraqitet nė trajtėn e Murit nė mes, edhe pse nuk ėshtė mė gjallė Enver Hoxha, edhe pse nuk ka mė Millosheviē. Ndėrkaq, ne nuk arrijmė asnjėherė tė kemi dije mbi librat qė botohen nė Kosovė, mbi aktivitetet kulturore, mbi premierat, veprat shkencore, periodikėt letrarė apo tė pėrditshmet politike. Por, po pėrballemi edhe me njė problem tjetėr, kusuret e tė cilit do t’i vuajė dhe shkenca e letėrsisė. Pėrgjatė kėtij 15 vjeēari, nė “Historinė e Letėrsisė shqiptare” nuik ėshtė shtuar asgjė e re. As nėpėr auditoret e universiteteve tona. Brezi mė i ri i shkrimtarėve shqiptarė tė Kosovės, i pėrfshirė nė kėtė Histori tė Letėrsisė Shqiptare, ka qenė asokohe nė brezin e 30–35 vjeēarėve, ndėrkohė qė mosha e tyre sot ka kapur 40–45 vjeē, ėshtė rritur natyrshėm korpusi i veprave dhe rėndėsia e pozicionimi brenda pėr brenda letėrsisė. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr “klasikėt e gjallė”, Ali Podrimjen me shokė. A ėshtė kjo njė nga format e indiferencės, mosdashjes pėr komunikim?



Me kėtė strategji tė moskomunikimit qėndrojnė nė kulturėn tonė jo vetėm zhvillimet dhe dinamika kulturore nė raport me pjesėt (Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) qė e gjenerojnė kėtė kulturė, por edhe brenda pėr brenda Shqipėrisė, sipas boshtit Qendėr-Periferi. Kjo mėnyrė e braktisjes nė gjendje natyrore tė komunikimit, bėhet truall i begatė pėr “guerrile letrare” pa asnjė identitet tė fortė kulturor.



Tek ne gjallon akoma makina e vjetėruar e “standardit letrar”, e cila nė mungesė tė njė pėrtėritjeje, sulmohet dhe ironizohet dhe nėse ajo nuk riaftėsohet pėr tė shprehur gjithė dinamikėn e energjisė sė shqiptarėve si njė komb nė zgjim tė madh, ajo do tė bėhet pengesė serioze nė shprehjen e shpirtit dhe psikės kombėtare.



Sė fundi, nė Shqipėrinė postkomuniste, identiteti dhe shkalla e komunikimit rrezikojnė, ashtu sikundėrse janė tė braktisura nė gjendje natyrore, tė gėlltiten nga format e pėrēudshme tė artit masiv globalist, gjerkur fytyra e brishtė e kėtij identiteti tė tretet nė detin e kokakolizmit, bluxhinsit dhe mekdonalizimit tė pėrgjithshėm. Atėherė, nuk ka pse merakosemi mė pėr komunikimin. Shteti nuk ka pėr ta ndjerė fare, sepse shtetarit tonė, politikanit tonė, i duhen gjithsej-gjithsej 100-200 fjalė pėr tė tjerrė ligjėrimin e mėrzitshėm, atij nuk i duhen mė shumė fjalė se kaq. Rezistenca ėshtė detyrė e artistėve, e atyre qė nuk mund ta kalojnė jetėn dhe tė vėrtetat e qenieve tė tyre me leksikun prej 100-200 fjalė tė shpėlara, e atyre qė e kanė ndjeshmėrinė ndaj fjalės dhe kulturės. E atyre qė pikėrisht tek fjala, kultura dhe komunikimi kulturor ka tė vetmin kuptim qenia e tyre.

Agron Tufa
Ligjerate e mbajtur ne Akademine e Shkencave te Kosoves
“Metropol”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] KULTURA DHE TRADITA E LEXIMIT TĖ LIBRIT (2008-04-14 15:33:29 nga admin4)
[ Kultura ] Kultura dhe integrimet (2008-03-09 07:15:09 nga admin1)
[ Kultura ] KULTURA: Dikushi i fliste askushit nė dhe tė huaj (2007-10-29 16:19:18 nga admin4)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Histori ] HEROINA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU…! (2008-11-30 11:12:17 nga admin1)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
[ Opinione ] “MBI GJENDJEN AKTUALE TĖ ĒĖSHTJES SHQIPTARE DHE ARDHMĖRIA E SAJ” (2008-11-24 16:39:42 nga admin1)
[ Histori ] ĒFARĖ THA JUSUF GĖRVALLA PĖR KOSOVĖN, SHQIPĖRINĖ DHE TROJET SHQIPTARE, NĖ DITĖN E FLAMURIT, 28 NĖNTORIN E VITIT 1981!!! (2008-11-22 07:17:38 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster