| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēthotė Gafurr Adili i AKSH-sė? |
| Postuar mė datėn: 2007-10-23 16:58:22 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Aty ku bukės i thonė bukė, e ujit ujė, ėshtė AKSH-ja!
I nxitur nga instinkti i njė gazetari, qė pėrherė tė jetė nė rrjedhat e shfaqjeve dhe tė regjistrimit me kohė tė ēfarėdo risie nė shoqėri, me paraqitjen publike dhe sensacionale tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH) nė opinion,dhe me qėllim tė realizimit tė njė interviste ekskluzive pėr revistėn tonė, fillova tė hulumtoj nė internet mundėsinė e vėnies sė kontaktit eventual me zėdhėnėsin e kėsaj structure politike dhe ushtarake, z. Gafurr Adilin.
Befasia ime ishte e menjėhershme. Nga bashkėbiseduesi im i kėrkuar, nuk mora vetėm pėrgjigjen pozitive pėr kėtė intervistė, por edhe njė sėrė komplimentesh qė ai i bėnte pėr revistėn Kosovarja, pėr tė cilėn, siē mė tha nė kontaktin e parė, personalisht ka njė respekt tėjashtėzakonshėm dhe atė e lexonte
rregullisht sa ishte nė Zvicėr. Edhe pse, paraqitja e njė strukture
paralele ushtarake nė arenėn e brishtė institucionale politike kosovare shkaktoi reagime tė ndryshme kontradiktore, pėrmes kėsaj interviste, qėllimi ynė aspak nuk ėshtė qė tė ndikojmė anshėm nė asnjė qėndrim zyrtar dhe jozyrtar, por tė jemi nė shėrbim tė informimit sa mė tė mirė tė lexuesit tonė, i cili, mė pas, do ta krijojė bindjen e lirė dhe tė pavarur vetjake pėr kėtė ēėshtje.
|
|
Kush ėshtė Gafurr Adili?
- Jam shqiptar, nga rrethi i Kėrēovės. Shkollėn fillore e kam kryer nė vendlindje. Gjimnazin dhe Fakultetin Juridik i kam kryer nė Prishtinė. Studimet pasuniversitare (1982-1984), me temėn Aspektet juridiko-ekonomike nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, i kam pėrfunduar nė Zagreb. Jam 48 vjeē, i martuar, baba i gjashtė fėmijėve: Kastriotit, Gėzimes, Kushtrimit, Kelmendit, Albulenės dhe Donikės. Jam edhe gjysh. Kam qenė i burgosur politik, si pjesėmarrės i demonstratave mars-prilli tė vitit 1981 dhe pastaj, pas daljes nga burgu, pėr aktivitet atdhetar (1982-1984)
jam detyruar tė emigroj nė Zvicėr, ku kam jetuar nga prilli i vitit 1985 deri nė korrik tė vitit 2003, kohė kjo kur edhe mė arrestuan nė Tiranė. Pas gati 5 muajsh paraburgim, nga gjykata e Tiranės fitova pafajėsinė. Mirėpo, gjatė kėsaj kohe Parlamenti i Zvicrės mė mori stre-himin politik, qė e kisha fituar nė shtator tė vitit 1985 dhe me kėtė rast edhe leje qėndrimin (vizėn-C) nė Zvicėr. Nga 25 nėntori i vitit 2003 jetoj dhe veproj nė Tiranė.
Ēfarė organizmi ėshtė FBKSH-ja? Cila ėshtė platforma e saj politike dhe kur ėshtė formuar Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) si krah ushtarak i saj?
Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) ėshtė njė bashkim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualėsh atdhetarė dhe i masave tė gjera popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, qė punon, vepron dhe lufton pėr ribashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare dhe tė popullit shqiptar qė jeton nė kėto troje nė njė shtet tė vetėm kombėtar nė Ballkan, me emrin Shqipėri. FBKSH ėshtė njė organizim politiko-ushtarak mbarėkombėtar, qė shtrihet nė tė gjitha trojet shqiptare tė Shqipėrisė Etnike dhe nė diasporėn shqiptare dhe tash po bėhet edhe njė front mbarėpopullor, sepse shtrirja dhe organizimi i FBKSH-sė shkon deri nė ēdo fshat dhe lagje tė qyteteve shqiptare tė Shqipėrisė etnike.
Quhet formacion politiko-ushtarak, sepse ėshtė krah i armatosur, apo mė mirė tė them, dora e djathtė e FBKSH-sė ėshtė Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH). Nėse do ta ilustroja me trupin e njeriut, lirisht mund ta ilustroj kėshtu: FBKSH ėshtė trupi, AKSH ėshtė dora e djathtė e trupit. FBKSH ėshtė Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH) ose dora e majtė e trupit. Fondi Kombėtar Shqiptar (FKSH) janė kėmbėt e trupit. Dhe, ky trup ka edhe kokėn, sepse trupi pa kokė nuk funksionon. Kjo ėshtė Kryesia Qendrore e FBKSH-sė, ku krahas kryetarėve tė Zonave tė FBKSH-sė janė edhe Shefi i Shtabit tė AKSH-se, Shefi i Drejtorisė Qendrore tė SKSH-sė dhe Shefi i Kėshillit Qendror tė FKSH-sė. Kryetar i FBKSH-sė, nga 12-13 korriku (Ku-vendi themelues i FBKSH-sė, nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė) dhe deri nė Kuvendin e Dytė Kombėtar (16 shtator 2005, nė Prizrenin historik) kam qenė unė dikur me
pseudonimin Mr.Valdet VARDARI dhe nga Kuvendi i Dytė Kombėtar (shtator 2005) Prof. Dr. Bashkim MITROVICA, kurse unė zėdhėnės politik i FBKSH-sė (pėr opinionin tonė kombėtar) dhe shef i Departamentit tė Diplomacisė tė FBKSH-sė pėr ndėrkombėtarėt, detyra kėto qė vazhdoj ti ushtroj edhe sot.
Me iniciativėn e FBKSH-sė, mė 25 nėntor 2006, nė Hotel Tirana International, u organizua Mbledhja Themeluese e Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptarė, ku nė pjesėmarrjen e 74 delegatėve e delegateve, nga tė gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, u themelua Kėshilli Organizativ i Kuvendit Mbarėshqiptarė
(17 anėtarėsh) dhe u zgjodh edhe Kryesia 5 anėtarėshe:
1. Kryetar - Gjeneral Kudusi LAMA, nga Kukėsi,
2. Zv.kryetar - Prof. Dr. Hulusi HAKO, nga Delvina,
3. Zv.kryetar, Kolonel Sejdi VESELI, nga Prishtina,
4.Zv.kryetare, Kolonele Shyhrete GOSALCI, nga Prishtina dhe
5. Sekretar i Pėrgjithshėm, magjistėr Gafurr ADILI, nga Kėrēova.
Pra, unė ushtroj edhe detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar dhe jam edhe drejtor i Revistės KUVENDI, revistė periodike e Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar dhe deri tash (nga
marsi i vitit 2007) kemi nxjerr tre numra dhe jemi duke pėrfunduar edhe numrin 4 tė revistės KUVENDI, tė cilėn e kemi me tirazh 1000 ekzemplarė dhe e kemi shpėrndarė nė tė gjitha trojet shqiptare dhe nė diasporė, tė cilėn lexuesit mund ta lexojnė edhe nė internet: www.shqiperiaebashkuar.org
A funksionon ky lloj organizimi edhe nė hapėsira tė tjera shqiptare apo ėshtė pėrqendruar vetėm nė Shqipėri, Maqedoni dhe nė Kosovė?
- FBKSH ėshtė formacion politiko-ushtarak mbarėkombėtar, qė do tė thotė vepron dhe ėshtė i organizuar nė tė gjitha trojet shqiptare tė Shqipėrisė etnike dhe nė diasporėn shqiptare nė Evropė, SHBA, Kanada dhe Australi.
Kuptohet se diku ėshtė mė mirė i organizuar dhe shtrirja e tij ėshtė mė masovike, e diku jo aq sa duhet, siē ėshtė nė Shqipėri dhe Kosovė, por rėndėsi ka qė kudo ku bukės i thuhet bukė dhe ujit ujė, janė tė organizuara kėshillat e FBKSH-sė. Pra, kemi kėshilla edhe nė trojet shqiptare nė Mal tė Zi dhe nė Ēamėri.
Si i komentoni reagimet zyrtare tė pushtetarėve aktualė nė Kosovė pas paraqitjes publike tė AKSH-sė dhe cili ishte qėndrimi i Tiranės zyrtare?
- Aspak nuk dallonin nga ata qė dikur vetėquheshin pushtetarė nėn pushtimin dhe kolonizimin serb. Pra, ishin identikė me reagimet e atyre qė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK - nė) e quanin: ushtri e faksave, grupe katundarėsh, dorė e zgjatur e Serbisė, ogranizatė terroriste etj. UĒK-nė kėshtu e quanin edhe liderėt e partive politike tė Tiranės dhe tė gjitha deklaratat e tyre i kemi dhe i ruajmė. Do tė vijė koha qė tė gjithė do tė japin llogari pėr tė gjitha, si ata qė e kanė sharė e ofenduar UĒK-nė, ashtu edhe ata qė aktualisht e shajnė dhe e ofendojnė edhe vazhduesen e misionit tė UĒK-sė, Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH).
Frikoheni se mund tė fillojė ndonjė fushatė e madhe e burgosjes sė aktivistėve tuaj nga strukturat legale tė KFOR-it, SHPK-sė dhe policisė sė UNMIK-ut nė Kosovė, si dhe, mundėsisė sė insistimit tė tyre pėr burgosjen tuaj tė sėrishme nė Tiranė?
- Aspak nuk frikėsohem, sepse nuk e njoh frikėn dhe nuk di ēka ėshtė ajo! Pėrballė vendosmėrisė time qė tė sakrifikoj edhe mė tė shtrenjtėn jetėn, siē e kanė sakrifikuar shumė bashkėluftėtarė tė mi:
Kadri ZEKA, Nuhi BERISHA, Abedin REXHA, Fehmi dhe Xhevė LLADROVCI, Harun BEKA dhe Ukshin HOTI, arrestimi ka qenė dhe ėshtė luks.
Kurrsesi nuk mund tė fillojė ndonjė fushatė arrestimesh, jo vetėm tė aktivistėve tanė nė Kosovėn protektorat, por as nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc), as nė Kosovėn Jugore (Lu-gina e Vardarit-ILIRIDA) dhe as ndaj meje kėtu, nė Tiranė, sepse nuk besoj tė jenė aq budallenj qė tė bėjnė aventura tė tilla. Tė gjithė e dinė se jemi shumė tė fuqishėm.
Paraqitja juaj publike, mė sė paku i entuziazmoi ish - pjesėtarėt e UĒK-sė dhe partitė politike tė dala nga kjo strukturė. Si e komentoni ju kėtė heshtje tė tyre: xhelozi nga frika e marrjes sė primatit pėr tė ardhmen tonė kombėtare, apo ėshtė vetėm njė veprim i matur ku duhet pritur ende pėr njė qėndrim mė tė detajuar zyrtar?
- Nė bazė tė informacioneve qė mė kanė sjellė kėshillat e FBKSH-se nga tė gjitha Zonat e FBKSH-sė dhe mbi tė gjitha nga Zona Nr. 2 (Kosova historike) e FBKSH-sė, rezulton se janė gėzuar shumė luftėtarėt e devotshėm dhe pėrgjithėsisht populli shqiptar, jo vetėm i Kosovės protektorat, por i gjithė populli shqiptar. Nuk janė gėzuar vetėm ata qė kanė keqpėrdorur djersėn dhe gjakun e popullit, tė cilėt thirren si parti politike tė dala nga UĒK-ja apo edhe udhėheqės tė disa shoqatave, tė cilėt nė emėr kanė qenė dhe janė bisht tė partive politike dhe vazhdojnė tė manipulojnė dhe tė vjedhin nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve, invalidėve tė luftės dhe veteranėve tė luftės.
Tė gjithė kėta e dinė se vetėm nė Parlamentin e Shqipėrisė sė Bashkuar do tė japin llogari pėr tė gjitha.
Dihet se i pari qė do tė japė llogari do tė isha unė dhe pas meje tė gjithė me radhė, fillimisht bashkėpunėtorėt e mi dhe pas tyre edhe liderėt e partive politike qė kanė keqpėrdorur votėn e popullit dhe ata liderė tė partive dhe shoqatave qė kanė keqpėrdorur djersėn dhe gjakun e popullit shqiptar. Prandaj, edhe nuk gėzohen, por sikurse deri tash, edhe nė tė ardhmen, do tė pėrpiqen qė tė na pengojnė, sabotojnė dhe besa edhe tė na luftojnė qė tė mos arrijmė ta realizojmė amanetin e dėshmorėve tė kombit, tė cilin e kanė tradhtuar, sepse e dinė shumė mirė se ēka ka do ti gjejė nė Shqipėrinė e Bashkuar.
Ti kthehemi formacioneve ushtarake tė AKSH-sė. Cila ėshtė e vėrteta pėr tė: Ėshtė ushtri apo janė vetėm grupe operative?
- Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) ėshtė mė tepėr se ushtri. Nė kuadėr tė AKSH-sė veprojnė edhe njėsitė operative qė ne i quajmė njėsitė elite, tė cilat veprojnė siē janė edhe njėsitet elite tė ushtrive mė tė mėdha, marinsat amerikane. Kėto njėsi kanė vepruar dhe gjithmonė do tė veprojnė me maska, ashtu siē veprojnė edhe marinsat amerikane.
Ka disa vjet qė ėshtė nė skenė AKSH-ja, a ėshtė rritur nė numėr dhe cila ėshtė platforma e saj vepruese?
- Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) nuk ka platformė, sepse Platformė Politike ka Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe AKSH, duke qenė krah i armatosur i FBKSH-sė, zbaton platformėn politike dhe vendimet politike tė FBKSH-sė.
Kurse, sa i pėrket numrit tė luftėtarėve tė AKSH-sė, mė falni, ėshtė sekret ushtarak dhe nuk ėshtė nė kompetencat e mia qė tė flas pėr gjėra tė tilla.
A ėshtė AKSH-ja e aftė ti mbrojė shqiptarėt nė Kosovėn Veriore dhe kush do ta merrte pėrgjegjėsinė nė rast se atje do ti ndodhte diēka popullatės shqiptare?
- Sipas Rezolutės 1244, Kosovėn dhe popullin e saj duhet ta mbrojė UNMIK-u dhe KFOR-i, bashkė me ta edhe SHPK-ja dhe TMK-ja. Por, siē dihet, gjatė kėtyre tetė vjetėve, Kosova Veriore nuk administrohet as nga UNMIK-u dhe as nga KFOR-i, si dhe as nga SHPK-ja dhe as nga TMK-ja, por ligjin e dhunės dhe tė represionit ndaj shqiptarėve e bėjnė bandat kriminale tė Serbisė. Aty janė vendosur tė gjithė kriminelėt serbė qė duart i kanė tė lyera me gjak shqiptari. Aty ndodhet edhe krimineli Ratko Mladiq, qė komandon edhe gardėn e ashtuquajtur Garda Car Lazarit!
Pra, pėrgjegjėsinė duhet ta marrė UNMIK-u dhe KFOR-i dhe bashkė me ta edhe SHPK-ja dhe TMK-ja. Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) ėshtė nė gjendje qė tė marrė nė mbrojtje popullsinė shqiptare edhe nė Kosovėn Veriore, nėse kėtė gjė nuk
mund ta bėjė KFOR-i dhe TMK-ja, ashtu siē ka marrė nė mbrojte popullsinė shqiptare nė fshatrat e Besianės, ku u shfaqėn djelmoshat trima dhe vashat heroike tė AKSH-sė, sepse nė kėto fshatra tė Besianės, ashtu si edhe nė fshatrat e Dardanės, tė cilat nuk i administron as KFOR-i dhe as TMK-ja, shpesh herė futen jo vetėm kriminelėt e Car Lazarit, por edhe ushtria dhe xhandarmėria e rregullt e Serbisė dhe i terrorizojnė fshatarėt shqiptarė tė kėtyre zonave, ku pėr pasojė edhe detyrohen tė shpėrngulen dhe tė vijnė nė Gjilan dhe nė Prishtinė.
Nga kjo bisedė, tė themi e nxehtė, tė bėjmė njė digresion. Cili ėshtė men-dimi i FBKSH-sė dhe AKSH-sė pėr intelektualėt tanė tė ēmuar kombėtar, por edhe tė anatemuar shpesh nga politika zyrtare: Adem Demaēi, Rexhep Qosja, Albin Kurti dhe tė tjerė?
- Mendimi im nuk mund tė jetė i ndryshėm nga ai qė mbizotėron te shumica dėrmuese e popullit shqiptar, qė mbi-zotėron te ēdo shqiptar qė nė damarėt e tij rrjedh vetėm gjak shqiptari. Pra, respekti mė tė madh e kemi pasur dhe vazhdojmė ta kemi, jo vetėm pėr intelektualėt tanė atdhetarė: Bacėn Adem DEMAĒI (simbolin e rezistencės shqiptare), babanė e kombit, Rexhep QOSJA dhe atdhetarin e dėshmuar e tė ridėshmuar Albin KURTI, por edhe pėr tė gjithė ata intelektualė atdhetarė, qofshin nė Prishtinė, nė Tiranė
apo nė disporė, tė cilėt nė njė formė apo tjetėr, me veprat dhe kėshillat e tyre na ndihmojnė nė misionin tonė tepėr fisnik, ribashkimin kombėtar shqiptar. Pra, jo vetėm unė, por tė gjitha strukturat e FBKSH-it, i kemi quajtur dhe i quajmė truri i kombit. Nga ana tjetėr, edhe do tė kėrkoj dhe do ti ftoj qė ti bashkėngjiten Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptarė dhe vitin qė vjen, mė 10 qershor 2008, me rastin e 130 - vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, bashkėrisht ta mbajmė Kuvendin Mbarėshqiptarė, ku do tė miratohet edhe Platforma e Ribashkimit Kombėtar Shqiptar dhe do tė zgjidhen edhe organet e Kuvendit Mbarėshqiptarė, ndėr tė cilat do tė jetė edhe Ansambleja Kombėtare Shqiptare (AKSH).
Kur prisni qė ky synim madhor i bashkimit kombėtar mund tė realizohet, kur dihet mirė qėndrimi i ashpėr i bashkėsisė ndėrkombėtare rreth mosndryshimit tė kufijve ekzistues nė Evropė?
- Kosova nuk bėhet e pavarur. Mė lehtė dhe mė shpejt Kosova mund tė ribashkohet me Shqipėrinė. Pėr 17 vjet me radhė, ka qenė njė humbje e kotė e kohės me lloj-lloj opsionesh, me ēgjė ne shqiptarėt i kemi ēoroditur edhe aleatėt tanė tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Sikur ne shqiptarėt tė bashkohemi rreth njė mendimi, qėndrimi dhe veprimi tė pėrbashkėt dhe pėrballė bashkėsisė ndėrkombėtare tė dalim me kėrkesėn tonė tė ligjshme, kėrkesėn qė edhe popullit shqiptar, ashtu si gjithė popujve tė botės, ti njihet e drejta e vetėvendosjes, e drejtė kjo e garantuar me konventa dhe rezoluta tė OKB-sė, e cila padrejtėsisht deri tash i ėshtė mohuar dhe vazhdon ti mohohet vetėm popullit shqiptar. Jam i bindur se deri tash (gjatė kėtyre 17 vjetėe) edhe do tė ishin ribashkuar nė njė shtet tė vetėm kombėtar. Ėshtė rast unikat qė Republika e Shqipėrisė, nga tė gjitha anėt, kufizohet me trojet dhe popullin e vet. Nuk mund tė ketė Evropė tė Bashkuar dhe stabile, nėse kjo paqe e ky stabilitet, fillimisht, nuk garantohet nė Ballkanin
fuēi baroti dhe pėr tė arritur qė pėr fundimisht Ballkanit ti hiqet epiteti fuēi baroti, e kjo arrihet vetėm duke riorganizuar shtetet etnike nė Ballkan, si: Shqipėria etnike, Bullgaria etnike, Greqia etnike, Kroacia etnike dhe pse jo edhe Serbia etnike.
Pse Serbia nuk flet pėr Serbi etnike, por flet pėr Serbi tė Madhe?!
Sepse, po tė flasė pėr Serbi etnike, e di fare mirė se Serbia etnike duhet tė jetė vetėm nė pashallėkun e Beogradit. Pra, duke krijuar shtetet etnike, arrihet ekuilibri i shteteve, mbi bazėn e tė cilit edhe zbatohet parimi i reciprocitetit mbi minoritetet ė shtetet etnike tė Ballkanit, sepse po aq sa do tė ishte komb-shteti grek, bullgar, kroat dhe serb, po aq do tė ishte edhe komb-shteti shqiptar me emrin Shqipėri.
Jam plotėsisht i bindur se shqiptarėt 100 - vjetorin e Pavarėsisė Kombėtare, nė Vlorėn heroike (nė vitin 2013), do ta kremtojnė me njė Shqipėri tė bashkuar.
Meqė unė jam nga Prizreni, qytetit tė lavdisė sonė kombėtare dhe kryeqytet shpirtėror i tė gjithė shqiptarėve, nėse do tė vinte dita e shpalljes zyrtare tė bashkimit tė trojeve shqiptare, do ta bėnit kėtė akt formal mu nė kėtė qytet?
- Platforma politike e FBKSH-sė ėshtė Programi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Dhe, unė e thashė se planifikojmė qė vitin qė vjen (10 qershor 2008), nė 130 - vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė Prizrenin historik ta mbajmė Kuvendin Mbarėkom-bėtar Shqiptar. Mund tė ndodhė qė situatat tė na ēojnė drejt pėrshpejtimit tė proceseve politike dhe pikėrisht aty edhe ta shpallim ribashkimin kombėtar.
Mbi bazėn e mbėshtetjes qė po gjejmė nė popull, them se edhe ndėrkombėtarėt pėrfundimisht do tė binden se ai rend politik shumė servil nė Prishtinė, besa edhe kėtu nė Tiranė, e ka humbur besimin e popullit. Besim tė cilin, me punė dhe sakrificė e ka krijuar vetėm FBKSH-ja dhe strukturat e saj. Kėtė do ta dėshmojmė me bojkotimin qė do tiu bėjmė zgjedhjeve tė radhės, tė paralajmėruara tė mbahen mė 17 nėntor 2007, me ērast do tė bindeni se as 20 pėr qind e popullsisė nuk do tė dalė nė zgjedhje, kurse pjesa tjetėr do ti bashkohet FBKSH-sė. Madje, edhe ndėrkombėtarėt do tė detyrohen ti bashkohen FBKSH-sė dhe pastaj fjalėn do ta kemi ne, do tiu shpalosim Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik tė FBKSH-sė.
Unė kam njė moshė mesatare. Ka shans qė ta pėrjetoj kėtė ditė madhore tė bashkimit kombėtar?
- Jo vetėm se do ta pėrjetoni, por do tė jepni edhe kontributin tuaj pėr rindėrtimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė sė ribashkuar.Edhe babai im 72 vjeē do ta pėrjetojė kėtė.
Sa ju kupton dhe ndihmon familja nė kėtė mision tuaj qė keni nisur, dhe meqė lexuesit tanė janė mė shumė femra, na thoni cili ėshtė qėndrimi i bashkėshortes suaj pėr qėndrimin tuaj, kur dihet se shqiptarėt shpesh nė histori, mė burrėresha i kemi pasur gratė sesa burrat?
- Bashkėshortja ime, Fekrija, qė nė fillim, jo vetėm qė mė ka kuptuar shumė drejt, por edhe mė ka pėrkrahur shumė e po mė pėrkrah edhe tash nė gjithė aktivitetin tim gati 30-vjeēar politiko-atdhetar. Dhe, kėtė po e ilustroj me dy fakte:
1. Kur mė ka arrestuar UDB-ja (nė vitin 1982) na kishin lindur dy fėmijė (Kastrioti dhe Gėzimja) dhe ajo i rriti ata;
2. Kur u largova nga vendlindja, nė vitin 1985, asaj dhe 5 fėmijėve tė mi nuk ua jepin pasaportat dhe deri nė vitin 1990, kur filloi shpėrbėrja e RSFJ-sė, unė kam jetuar i vetėm nė Zvicėr, kurse ajo i rriste fėmijėt. Por, mbi te gjitha ka qenė kontributi i saj qė unė sot tė krenohem me fėmijėt e mi, tė cilėt janė shembull nė Zvicėr. Kushtrimi po pėrfundon magjistraturėn nė shkencat politiko-diplomatike nė Bern tė Zvicrės. Kelmendi ka pėrfundur vitin e tretė tė Fakultetit tė Farmacisė nė Basel tė Zvicrės. Donika sivjet duhet tė pėrfundojė shkollėn e mesme pėr ekonomi-biznes dhe pastaj tė vazhdojė fakultetin.
Mesazhi i juaj pėr lexuesit e revistės Kosovarja?
- Nėnat dhe motrat e mia shqiptare, nė trojet e Shqipėrisė etnike, tė luftojnė pėr tė drejtat e tyre dhe tė inkuadrohen nė jetėn shoqėrore kombėtare shqiptare.
Vetėm nė Shqipėrinė e bashkuar, tė gjithė, burra dhe gra, do tė jemi tė barabartė, tė lumtur dhe me dinjitet kombėtar. Ju falėnderojmė z. Gafurr dhe ju priftė e mbara!
- Ju faleminderit edhe Juve dhe gjithė lexuesve Tuaj!
Adnan Abrashi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|