| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pano:Vizita e Presidentit Bush nė Shqipėri,episod i historik pėr vendin |
| Postuar mė datėn: 2007-06-05 02:07:57 nga admin2 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistoi: Ilir Ikonomi
Profesor Nikolla Pano, njė nga personalitetet e njohura shqiptaro-amerikane, thotė se Shtetet e Bashkuara vlerėsojnė kontributin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit dhe mbėshtetjen qė marrin nga ky vend ballkanik. Nė njė intervistė qė i dha nė Ēikago Zėrit tė Amerikės, zoti Pano, profesor i Universitetit tė Ilinoit Perėndimor, komenton pėr vizitėn e Presidentit Bush nė Shqipėri dhe flet pėr historinė e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane.
Zėri i Amerikės: Profesor, si do ta karakterizonit vizitėn e Presidentit Bush nė Shqipėri, cila ėshtė rėndėsia e saj nė realizimin e aspiratave tė Shqipėrisė pėr tu pranuar nė NATO dhe nė BE?
Nikolla Pano: Vizita e Presidentit Bush nė Shqipėri duhet parė si njė episod i rėndėsishėm historik pėr vendin. Ajo do tė shėnojė padyshim edhe njė nga pikat kulmore nė marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė, tė cilat filluan 85 vjet mė parė me vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve. Vizita e Presidentit Bush nėnvizon rolin e rėndėsishėm qė ka luajtur Shqipėria nė luftėn kundėr terrorizmit. Shqiptarėt kanė ndihmuar me trupa pėr luftėn kundėr terrorizmit nė Irak dhe nė Afganistan. Ata janė treguar shumė aktivė nė luftėn kundėr terrorizmit duke ndaluar aktivitetin e disa OJQ-ve shqiptare dhe tė huaja qė vepronin nė Shqipėri, shumė prej tė cilave nėn drejtimin e qeverive apo organizatave tė huaja tė dyshuara pėr lidhje me grupe terroriste. Shqiptarėt strehuan refugjatėt ujgurė nga baza e Guantanamos si dhe persona tė tjerė nga Algjeria dhe Egjipti. Ata kanė luajtur njė rol shumė tė rėnmdėsishėm nė luftėn kundėr terrorizmit duke patrulluar dhe kontrolluar kufijtė e tyre, pėr tė frenuar trafikun e qenieve njerėzore dhe tė narkotikėve. Gjithashtu, shqiptarėt vazhdojnė tė jenė mbėshtetės tė fuqishėm tė Shteteve tė Bashkuara. Tė gjitha kėto vlerėsohen nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara.
|
|
Zėri i Amerikės: Shqiptarėt janė tė njohur si njė nga popujt mė proamerikanė tė Evropės. Cilat janė rrėnjėt e kėtij proamerikanizmi, si u formua kjo traditė?
Nikolla Pano: Rrėnjėt e ndjenjave forta proamerikane qė ekzistojnė sot nė Shqipėri e kanė zanafillėn nė fillim tė shekullit tė 20 kur nė Shtetet e Bashkuara imigroi njė numėr i madh shqiptarėsh. Ky emigracion ishte sidomos i fuqishėm nė periudhėn mes viteve 1892 dhe 1914. Nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore tė vitit 1914, nė Shtetet e Bashkuara kishte rreth 30 mijė shqiptarė. Kėta shqiptarė luajtėn njė rol kryesor nė mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Shqipėrisė qė u arrit nė vitin 1912. Kur gjatė Luftės sė Parė Botėrore Shqipėria u pushtua si nga forcat e Fuqive Qendrore ashtu edhe nga ato aleate, shqiptaro-amerikanėt u bashkuan nė mbėshtetje tė atdheut tė tyre. Pėrmes organizatės sė tyre kombėtare Vatra, shqiptaro-amerikanėt themeluan pothuajse njė qeveri nė mėrgim. Nėpėrmjet Vatrės, shqiptarėt nė radhė tė parė grumbulluan mjaft para pėr tė mbėshtetur aktivitetet diplomatike dhe propagandistike nė favor tė ruajtjes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kėta shqiptarė ndihmuan edhe pėr ti dhėnė publicitet ēėshtjes shqiptare nė Shtetet e Bashkuara me anė tė gazetave, revistave dhe pėrmes kontakteve me politikanėt dhe me gazetarėt. Kėta shqiptarė u bėnė individė qė ngjallėn interesimin e qeverisė pėr ēėshtjen e Shqipėrisė.
Zėri i Amerikės: Pėrse Presidenti Woodrow Wilson vendosi ti ndihmojė shqiptarėt pėr ruajtjen e pavarėsisė sė tyre?
Nikolla Pano: Gjatė Konferencės sė Paqes qė pasoi Luftėn e Parė Botėrore, Presidenti Udrou Uillson u bė mbrojtėsi i ēėshtjes sė Shqipėrisė. Konvertimi i tij erdhi gradualisht. Ėshtė interesante kur lexon Dokumentet e Uillsonit dhe kur shikon politikėn e qeverisė amerikane nga viti 1917 deri nė vitin 1920, mund tė vėsh re njė ndryshim gradual nė qendrimin e qeverisė. Amerikanėt synonin tė bėnin disa lėshime lidhur me kufijtė e Shqipėrisė. Por nė njė ēėshtje ata u treguan tė palėkundur se pavarėsia e Shqipėrisė duhej tė ruhej. Nė Konferencėn e Paqes tė Versajės, Presidenti Uillson arriti mė nė fund nė pėrfundimin se nuk duhet tė bėheshin kompromise nė dėm tė kufijve dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ishte vendosmėria e tij pėr tė mos nėnshkruar disa traktate dhe memorandume mirėkuptimi tė lindura nė konferencė qė bėri tė mundur ruajtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Pėr Shqiptarėt e Amerikės, Udrou Uillsoni u bė mbrojtėsi i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ėshtė interesante tė shėnohet se vetė Presidenti Uillson ishte pak i zhgėnjyer kur filloi tė mendojė pėr ēėshtjen shqiptare. Nė njė letėr qė i shkruante kryeministrit Llojd Xhorxh tė Anglisė nė nėntor 1920, Presidenti Uillson ankohej pėr faktin se ndonėse kishte qenė nė favor tė ruajtjes sė statukuosė, pra ruajtjes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, ai kishte gabuar nė njė aspekt: Si ai vetė ashtu edhe fuqitė e mėdha nuk e kishin parė ēėshtjen e Shqipėrisė nga pikpamja e interesave kombėtare shqiptare. Presidenti Uillson shprehte keqardhje pėr kėtė por megjithatė, ai kujtohet sot si njeriu qė luajti rolin kryesor nė ruajtjen e pavarėsisė dhe tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė. Qė nga ajo kohė filluan tė hedhin rrėnjė kėto ndjenja tė ngrohta midis shqiptaro-amerikanėve dhe popullit shqiptar.
Zėri i Amerikės: Si filluan marrėdhėniet diplomatike dhe cilėt janė elementėt qė ndikuan mė shumė nė marrėdhėniet e ngrohta qė sot ekzistojnė mes dy vendeve?
Nikolla Pano: Pas kėtyre fillimeve, nisi njė proces i gjatė, nė tė cilin Shqipėria u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo ndodhi gjatė njė periudhe dyvjeēare, nga viti 1920 deri mė 1922. Nė korrik 1922, midis Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėrisė u vendosėn marrėdhėnie diplomatike. Po ti shikojmė historikisht marrėdhėniet mes Amerikės dhe Shqipėrisė, vemė re tre elementė: marrėdhėniet zyrtare, pra shtet me shtet, aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane si para Luftės sė Dytė Botėrore dhe mė pas nė vitin 1991 kur marrėdhėniet diplomatike u rivendosėn. Sė treti, nė kėto marrėdhėnie, ėshtė roli i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili ka luajtur rolin e njė ure mes Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėrisė. Ky komunitet ka mbajtur gjallė patriotizmin dhe ka ndihmuar pėr ti bėrė amerikanėt ta kuptojnė mė mirė Shqipėrinė. Kjo ėshtė sidomos e vėrtetė sot kur mendon pėr veprimtaritė e komunitetit shqiptaro-amerikan lidhur me ēėshtjen e Kosovės, krijimin e njė grupi pėr ēėshtjet shqiptare nė Kongresin amerikan, rolin qė luajti komuniteti nė rivendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara nė vitin 1991. Sot, ky komunitet vazhdon interesimin aktiv dhe mbėshtetjen e fortė pėr nismat qė synojnė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve shqiptaro-amerikane.
Zėri i Amerikės: Pėrgjithėsisht si do ti karakterizonit shqiptaro-amerikanėt dhe rolin qė ata luajnė nė shoqėrinė amerikane?
Nikolla Pano: Ky komunitet ėshtė i njohur pėr punėn e tij tė palodhur, ėshtė tradicionalisht njė komunitet qė respekton ligjet, njė komunitet qė ka arritur suksese ekonomike nė Shtetet e Bashkuara. Pėr shembull, sipas statistikave tė numurimit tė popullatės nė vitin 2000, paga mesatare e shqiptaro-amerikanėve ėshtė mbi pagėn mesatare amerikane nė shkallė vendi. Gjithashtu, numri i shqiptaro-amerikanėve qė kanė mbaruar universitetin ėshtė mė i lartė se mesatarja amerikane. Shqiptaro-amerikanėt kanė pėrfituar nga mundėsitė qė ofron Amerika dhe kanė shfrytėzuar dijetg dhe pasurinė e tyre pėr tė nxitur marrėdhėniet e mira mes Shqipėrisė dhe Amerikės si dhe pėr tė mbajtur gjallė traditėn patriotike.
Zeri i Amerikes |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|