DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Mitrovica, peng i statusit tė pazgjidhur
Postuar mė datėn: 2007-05-22 06:38:41 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Qyteti i Mitrovicės, dikur zemra industriale e Kosovės, sot s’ėshtė tjetėr veēse njė peng i statusit tė pazgjidhur tė Kosovės. Lumi atje nuk quhet mushkėri e qytetit.

Madje, as ura nuk nėnkupton bashkim, por ėshtė pikė ndarėse mes popujsh. Aty ngrihet muri mes shqiptarėve e serbėve; edhe tetė vjet pas luftės, i egėr e i pakapėrcyeshėm! Kėndej Urės sė Ibrit, ēdo gjė ėshtė shqiptare: njerėzit, rrugėt, mbishkrimet, muzika... Por, me tė kaluar urėn, tė krijohet ndjenja se ke hyrė nė Serbi.
Nė krye tė rrokaqiellit djathtas, valon flamuri serb. Mbishkrimet nė dyqane janė nė serbokroatishten cirilike. Targat e makinave tė parkuara kanė simbolin YU. Pėr tė mundėsuar qar-kullimin matanė urės, duhet hequr targat KS. Nė lagjen shqiptare nė veri tė Mitrovicės, nuk na lejohet hyrja. Kėtu mėsojmė se shqiptarėt e lagjes sė njohur si “Kodra e Minatorėve”, jetojnė tė izoluar nga pjesa jugore. Ata lėvizin me autobus dy herė nė ditė, dhe shpeshherė u nėnshtrohen sulmeve nga banorėt serbė, tė cilėt kanė zėnė edhe pronat shqiptare, ndėrsa pronarėt shqiptarė banojnė me qira nė jug tė Mitrovicės. Ndėr ta ndodhet 21-vjeēari Valon Beshiri me shokun e tij, familja e tė cilėve ka pronėn nė veri, nė lagjen e Minatorėve, nė veri tė Mitrovicės. “…Edhe ne jemi njerėz siē janė ata. Serbėt duan t’i sjellin nga Serbia nė Kosovė, kurse unė kam tetė vjet paguaj 200 euro qiranė, pasi prona mė ėshtė uzurpuar. Kjo nuk ėshtė e drejtė!”, - thotė 21-vjeēari Valon Beshiri, familja e tė cilit jetojnė si refugjatė brenda qytetit tė saj. Qytet mes dy lumenjsh nė veri tė Kosovės, dikur, me 11.000 tė punėsuar nė Ndėrmarrjen Metalurgjike dhe nė Minierėn e Trepēės, ndėr mė tė mėdhatė nė Evropė, Mitrovica sot ėshtė nė krizė ekonomike. Moshatarė tė Valon Beshirit, pėrkundėr moshės sė brishtė, lėnė shkollėn pėr tė kapur rastin pėr punė, ndonėse janė tė vetėdijshėm se nė rrethana tė tjera do tė ishin nė fakultet. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ėshtė i vetėdijshėm rreth kėsaj situate, por premton ditė mė tė mira. “Qė prej pėrfundimit tė luftės, nė pjesėn veriore janė strukturat paralele tė instrumentuara nga qeveria e Beogradit, qė kanė mbajt peng jetėn e kėsaj pjese tė Kosovės. Por, besojmė plotėsisht se aksionet e reja politike qė do tė bėhen nga Kosova dhe nga Bashkėsia Ndėrkombėtare, do tė ketė njė shthurje tė tyre drejtpėrdrejt, dhe njė integrim tė qytetit”, - premton presidenti Sejdiu. Mitrovicasit e rinj si Valon Beshiri, nuk i kuptojnė korridoret e errėta tė politikave. Ai dhe shumė si ai, me padjallėzinė e moshės se brishtė, kėrkojnė vetėm atė qė u pėrket! “Edhe na kemi qejf tė studiojmė. Edhe ne na do zemra tė jemi si dikush tjetėr. Por, neve na duhet tė punojmė qė tė mbajmė familjen…”, - thotė ai. Muzgu shtrinte krahėt serish mbi Mitrovicėn e ndarė nė dysh. E njohur nė botė pėr komunitete tė ndara dhe dhunė ndėretnike, forcat paqeruajtėse dhe patrullat policore mbajnė nėn kontroll vijat ndarėse. “Edhe sa do tė zgjasė kjo?” “Kush do ta zgjidhė kėtė nyje, apo edhe sa kohė duhet pritur pėr njė hap tė tillė?” “A do mund tė mbijetojė Mitrovica dhe banorėt e saj shumetnikė, t’ia dalin tė gjejnė fijen e jetės, sėrish?!” Me kėto pyetje, dy tė rinjtė shqiptarė i kthehen luftės pėr ekzistence larg vatrave tė veta, me tė cilat i ndan vetėm Ura e Ibrit. Matanė, refreni i njė kėnge shqipe lėshon shkėndija shprese pėr njė tė ardhme mė tė mirė! “Kurrė dy Mitrovica s’i ka pas Kosova……!”

22 Maj 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-21 05:34:42 nga admin4)
[ Opinione ] MITROVICA, SPASTRIMI ETNIK I POPULLSISĖ SHQIPTARE (2008-11-10 06:46:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbėt pengojnė ndėrtimin e ujėsjellėsit nė veri tė Mitrovicės (2008-07-27 01:40:20 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT “PENGJĖ” TĖ POLITIKĖS KOLONIZUESE DHE ROBĖRUESE TĖ ALEANCĖS SLLAVOMAQEDONE - SHQIPTARE (2008-06-12 16:18:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Solana: Po punohet pėr mėnjanimin e pengesave rreth vendosjes sė EULEX-it nė Kosovė (2008-05-26 12:15:55 nga admin4)
[ Opinione ] Mosnjohja e Kosovės – pengesė nė integrimet evropiane (2008-04-30 10:13:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] OKB: As nuk i ndihmojmė e as nuk i pengojmė zgjedhjet (2008-04-18 11:40:56 nga admin4)
[ Opinione ] Njėsia speciale pėr veprime antiterroriste tė policisė serbe (SAJ), vepron e pa penguar edhe nė Kosovė! (2008-03-03 11:53:43 nga admin4)
[ Opinione ] EVROPĖ E RE NUK MUND TĖ JETĖ AJO EVROPĖ QĖ MOHON DHE PENGON VULLNETIN E NJĖ KOMBI TĖ TĖRĖ PĖR TĖ QENĖ SHTET NĖ TOKĖN E VET - NĖ SHQIPĖRINĖ E BASHKUAR (2008-01-25 14:02:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PAVARĖSIA E KOSOVĖS DHE PENGU ME EMRIN “TREPĒĖ” (2008-01-15 13:35:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi, si do pengohet pavarėsia (2007-11-30 11:04:05 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster