| » Opcionet për artikullin |
|
Mona Agrigoroaiei
Shkallė-shkallė me ndėrgjegjėsimin tim kombėtar, kam arritur tė kuptoj situatėn e rėndė koloniale tė kombit shqiptar, i ndarė dhe i pushtuar nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo-grekė dhe me qėllim qė tė jap kontributin tim pėr ribashkimin e trojeve shqiptare, iu pėrkushtova analizimit nė shkrime tė ndryshme tė kėsaj gjendjeje dhe rrugės konkrete deri nė krijimin e shtetit tė vetėm kombėtar shqiptar.
Nė kėtė kontekst, jam e vendosur qė kurrėn e kurrės tė mos pranoj t'u nėnshtrohem atyre qarqeve rumune qė kishin ndėrmend tė mė shėndrrojnė nė njė instrument (vegėl qorre) pėr qėllime qė i gjykoj se janė me karakter antishqiptar. Dhe konsideroj se edhe para opinionit publik shqiptar e kam pėr detyrėn ta denoncoj fenomenin e veprimtarisė sė shėrbimit tė fshehtė rumun, pėr tė cilin jam e bindur pėrfundimisht se ėshtė hallkė e zinxhirit politik sllavo-evropian nė Ballkan. Them kėshtu, edhe pse nė fillim kam konsideruar se nuk duhet tė vė shėnje barazie midis pushtuesve dhe kolonizatorėve sllavo-grekė dhe autoriteteve tė shtetit rumun, nga arsyja mė e thjeshtė se Rumania nuk e ka trevėn shqiptare nėn pushtim dhe kolonizim, siē e kanė shtete si Serbia, IRJM-ja, Mali i Zi, Greqia, dhe se ky shtet ka qenė dhe ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se rreziku i pansllavizmit e kėrcėnon ende fort, se ėshtė i vetėdijshėm se vet ka copa tė shkėputura nga trungu i vet nėn ndikim tė Rusisė (Moldavia), apo nėn pushtim dhe kolonizim ukrainas (Bukovina, Herca) dhe serb (Banati).
Por kjo nuk ėshtė aspak ashtu. Sipas analizimit tė situatės, tė bisedave, kam arritur tė konstatoj se dėshirat e kėtij shėrbimi pėr tė mė pėrfshirė nė sistemin e vet janė produkt i urdhėresave evropiane e sllave. "Ne jemi evropianė" thoshin, duke nėnkuptuar me kėtė se ne jemi duke punuar me porositė e Evropės. Unė e di se Evropa Plake ėshtė shantazhuesja dhe sabotuesja mė dinake ndaj ēėshtjes kombėtare shqiptare, se ajo gjithmonė e ka dashur tė veprojė pėr ta "vrarė" pėrfundimisht ēdo tentativė tė ēlirimit dhe ribashkimit tė Shqipėrisė, prandaj kam qenė shumė vigjilente dhe u jam kundėrvėnė drejtpėrdrejtė pėrpjekjeve antishqiptare qė tentuan:
1. Tė mė vėnė nė kontroll pėr mėnyrėn se si i shkruaj shkrimet Nė fillim, pėr tė mos mė "turbulluar", mė thanė se mund tė shkruaj ēfarė tė dua, edhe nėse nuk kam qendrim nė pėrputhje me pozitėn zyrtare tė shtetit. Pastaj, donin qė tė gjitha shkrimet qė do t'i kisha bėrė, t'i kontrollojnė, duke qenė "tė tmerruar" nga shkrimet me karakter programatik, ata qė synojnė tė prezantojnė pėrgjigjen ndaj pyetjes "ēfarė duhet bėrė pėr ribashkimin e Shqipėrisė"! Reaguan edhe ndaj faktit se unė kam shkruar nė mėnyrė kritike kundėr faktit se xhandarėt rumunė vranė dy demonstruesė nė demonstratėn e Lėvizjes Vetėvendosje! tė 10 shkurtit 2007, sepse "njė shkrim negativ i shkruar nga njė qytetar rumun nė njė gazetė tė huaj dėmton imazhin e shtetit". Gjė qė e vlerėsoj si njė absurditet, sepse imazhin negativ tė njė vendi nuk e sjellė njė shkrim, por veprimtaritė konkrete tė atij shteti, nė rastin konkret, krimi i bėrė e qė u mbulua me aksionin e tėrheqjes sė trupave rumune nga Kosova, "ikja nga vendi i krimit". Presionin e tyre e konsideroj si tentativė pėr kufizim tė lirisė sė fjalės. Kundėrpėrgjigja ime ka qenė nė praktike, sepse unė jam shprehur nė shtyp vetėm sipas dėshirave tė mia.
2. Tė mi vėnė nė kontroll aksionet, me kėrkesėn, "vazhdo kontaktet e mėparshme, por vepro sipas udhėzimeve tona", konkretisht, unė tė filloj tė spiunoj shqiptarėt, nė pėrgjithėsi dhe lėvizjen kombėtare shqiptare nė veēanti. Siē kuptova nga provokimet qė mi bėnė, donin qė unė pėrfundimisht tė punoja pėr kėtė institucion duke pasur si mision edhe takime me personalitete politike zyrtare tė Shqipėrisė dhe Kosovės, me qėllim tė marrjes sė informacioneve tė caktuara. Nuk jam nė gjendje tė pohoj cilėt politikanė dhe cilat informacione do tė donin t'i merrja vesh, sepse jam shkėputur pėrfundimisht (me kohė) nga ky rrjet.
Ēdo qytetar i njė vendi e ka detyrė tė kontribuojė pėr sigurinė e atij vendi. Por unė konsideroj dhe ngul kėmbė tė mos pranoj se ky drejtim i aktivitetit ka tė bėjė me fushėn e sigurisė sė Rumanisė! Unė do tė isha plotėsisht e gėzuar nėse shėrbimi i fshehtė rumun do tė kėrkonte tė zbuloja informata lidhur me kėrcėnimet e pamasė qė rusėt ua bėnjė nė Moldavi popullit rumun, qė vet konstatova se udhėhiqet nga qarqe shkombėtarizuese pro-ruse dhe ka brenda njė "republikė" tė tipit Srpska (ashtu si nė Bosnje dhe nė tentim e sipėr edhe nė Kosovė) e "mbrojtur" nga paqėruajtėsit e armatės ruse!!! Apo pėr kėrcėnimet e rėnda ekonomike qė janė bėrė me anė tė tenderve privatizuese ilegale.
Por jo, "pėr ēudi", Rumania merret nėn tokė me spiunimin e shqiptarėve, ndėrkohė qė (duke iu afruar Beogradit dhe Moskės) pozitėn zyrtare e ka nė tė njėjtėn vije me Serbinė lidhur me Kosovėn. Ajo nuk e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės pra minimumi i minimumit, shkėputja mė e brishtė (formale) e Kosovės nga Serbia dhe tė dy presidentet, Tadiē dhe Basesku, janė "tė dashuruar" aq thellė me njėri tjetrin sa qė viziten e parė qė e ka bėrė Tadiēi pas 17 shkurtit, ishte nė Bukuresht. Mė shumė, edhe parlamenti i Rusisė i ka derguar njė letėr falenderimi Parlamentit Rumun lidhur me pozitėn qė ka ndaj Kosovės!! Pra, kjo pozitė zyrtare vet ėshtė pjellė e qarqeve agjenturore pro-serbe dhe pro-ruse dhe dėmton thellė edhe sigurinė e Rumanisė, sepse aludon nė teorinė e "precedentit tė rrezikshėm" qė gjoja shkėputja e Kosovės prej kolonizimit tė Serbisė ndikon ndaj Transilvanisė. Shkurt, Serbia-Rusia me veprime pėrkatėse po e helmon opinionin publik rumun dhe institucionet vendimmarrėse me gogolin e Transilvanisė, edhe pse historikisht dhe politikisht nuk ka ngjajshmėri midis shqiptarėve tė pushtuar nė Kosovė dhe hungarezėve ish kolonė tė Budapestit nė Transilvani. Ėshtė interesante edhe kėrkesa qė mė bėnė qė tė flisja nė mbėshtetje tė pozitės zyrtare tė Rumanisė ndaj Kosovės (!).
Por, rrėfimit tė njerit zotėri tė kėtij shėrbimi se nė botė ka kukulla dhe njerėz qė drejtojnė kukullat, unė pėrfundimisht iu pėrgjigja: S'dua tė jem aspak kukull e njė sistemi antishqiptar. Unė nuk mund ta mohoj veten, nuk mund ta mohoj idealin tim. Gjithēka mund tė braktis, por nuk mund tė pranoj tė shembem nė moēalin e errėt, nuk mund tė pranoj tė heq dorė nga parimet dhe qendrimet e mia. Unė do tė vazhdoj rrugėn e filluar pėr ribashkim tė kombit shqiptar, pa asnjė hezitim.
08.07.2008
|
|