DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KOHA PĖR TĖ VEPRUAR SI SHTET
Postuar mė datėn: 2008-03-16 13:38:55 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Sulmi i serbėve ndaj Gjykatės Komunale nė Mitrovicė ka shpalosur para opinionit, institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė, tri gjėra tė rėndėsishme tė cilat duhet tė sqarohen ditėve nė vijim.
E para, na ka rikujtuar edhe njė herė dėshtimin qė UNMIK-u ka pėsuar pėr nėntė vite nė kėtė pjesė tė Kosovės, nė tentim pėr ta venė nėn kontrollin e plotė tė sajė.
E dyta, ka treguar paaftėsinė e institucioneve tė Kosovės dhe misionit tė BE-sė, qė edhe pas njė muaji nga shpallja e pavarėsisė, pėr ta shtrirė pushtetin e tyre mbi kėtė pjesė tė Kosovės.
E treta, ka nxjerrė nė sipėrfaqe “konfliktin” mes tri pushteteve aktuale nė Kosovė, UNMIK-EULEX-Qeveri e Kosovės, se kush e ka pushtetin dhe fuqinė vendimmarrėse nė Kosovė, e qė po dėmton procesin politik tė post-pavarėsisė dhe po vėshtirėson fazėn e tranzicionit.
Edhe pse kemi shpallur pavarėsinė, UNMIK-u vazhdon tė sillet nė Kosovė si pushteti kryesor, duke mos u dhenė hapėsirė institucioneve tjera pėr tė vepruar, derisa EULEX-i ėshtė nė tentim pėr ta marrė kėtė pushtet, e qė nuk po ia dorėzon UNMIK-u. Nė kėtė “konflikt” pėr kompetenca mes kėtyre dy misioneve, qeveria e Kosovės ka mbetur e anashkaluar dhe e pafuqishme pėr tė vepruar, duke e shndėrruar qeverinė tonė nė diēka tė parėndėsishme dhe tė dorės sė dytė.
Kėto sjellje nuk do tė duhej tė lejoheshin dhe as pranoheshin me kaq lehtėsi nga institucionet e Kosovės, por ato duhet tė kėrkojnė marrin mbi vete pėrgjegjėsitė qė u takojnė pėr tė gjitha zhvillimet qė ndodhin brenda territorit. Mbase kėrkohet njė bashkėpunim i ngushtė mes kėtyre tri pushteteve, por nė radhė tė parė me EULEX-in, KFOR-in dhe policinė e BE-sė.


Shkruan: Ardian Zejnaj

Kosova po ashtu, duhet tė kėrkojė qė tė qartėsohen pėrfundimisht tė gjitha dilemat juridike mbi Kosovėn. Njė nga kėto dilema, qė Serbia vazhdon ta keqpėrdorė, ėshtė Rezoluta 1244. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban ki Mun, si pėr ta komplikuar situatėn nė Kosovė, e theksoi kėtė Rezolutė. Tani i takon BE-sė qė t’i kėrkojė OKB-sė, pasi qė ėshtė pasuese e misionit tė saj nė njė farė mase, qė pėrfundimisht tė shfuqizohet kjo Rezolutė dhe tė mos thirret mė askush nė tė, nė mėnyrė qė t’u hapet rruga proceseve tė reja politike pėr Kosovėn.
Arsyeja, pse duhet kėrkuar qė ajo tė mos theksohet edhe me tej, janė tė shumta, sepse mbi tė gjitha ėshtė duke penguar ecjen pėrpara tė Kosovės dhe po ashtu, nėse Rezoluta 1244 ėshtė nė fuqi, kjo pėrfundimisht demanton gjithė procesin e pas 17 shkurtit. Kosova e pas 17 shkurtit ose duhet njohur si e pavarur ose duhet thėnė se vazhdon tė jetė nėn administrimin e OKB-sė edhe me tutje dhe se vendimi i Kuvendit tė Kosovės nuk ėshtė i vlefshėm nė gjithė territorin e Kosovės.
Pjesa veriore e Kosovės, qė ende ka mbetur si njė “tampon zonė” pėr sulmet e serbėve, duhet tė “nėnshtrohet” pėrfundimisht nga institucionet e Kosovės dhe ato ndėrkombėtare qė veprojnė kėtu, ose duhet pranuar se ėshtė shndėrruar, pas 17 shkurtit, nė njė “territor autonom” dhe tė paqeverisur nga institucionet e Kosovės. Kosova duhet tė filloj tė sillet dhe veproj si shtet dhe kjo nuk duhet tė pengohet nga askush.
Po ashtu, Kuvendi i Kosovės, ndoshta ėshtė kohė e pėrshtatshme qė pėrmes njė Rezolute, pas zhvillimeve tė fundit nė Mitrovicė, tė deklarohet se nuk pranon asnjė veprim jashtė institucional dhe se nuk pranon asnjė rezolutė, kėtu kemi fjalėn pėr atė 1244, qė pengon ecjen tutje apo komplikon ēėshtjet juridiko-politike. Qeveria e Kosovės duhet tė tregojė lidership dhe tė kėrkojė nga UNMIK-u bartjen e tė gjitha kompetencave, ndėrsa edhe EULEX-it qė nė fillim i duhet bėrė e qartė, se ata janė kėtu pėr tė ndihmuar dhe jo pėr tė qeverisur. Pėr tė qeverisur janė institucionet e Republikės sė Kosovės.

Kryetari dhe kryeministri i Kosovės duhet tė kėrkojnė veprime tė vendosura nga mekanizmat vartės nė atė pjesėt tė Kosovės, ku ende nuk u pėrfillėn urdhrat. Ata duhet t’i pėrshtaten situatės dhe tė kuptojnė zhvillimet nė atė pjesė dhe t’i tejkalojnė pengesat, por edhe t’u japin orientim proceseve politike. Ata duhet tė kuptojnė se nė veri tė Kosovės veprimet duhet tė jenė fleksibile dhe nė pėrputhshmėri me realitetin. Askush nuk duhet t’i pengojė institucionet e Kosovės pėr tė vendosur rend, ligj dhe kontroll mbi territorin e vet. Kjo duhet tė bėhet, edhe pse liderėt e Kosovės i kanė qėllimet e mira dhe janė pėr t’i integruar serbėt, por e tėra ėshtė reciproke. Edhe serbėt duhet t’i kenė qėllimet e mira nė Kosovė dhe tė fillojnė tė integrohen kėtu.
Makiaveli ka shkruar se “njė princ, e posaēėrisht princ i ri, nuk mund t’i vėrejė tė gjitha ato gjėra qė i japin njeriut reputacionin e virtyti, pėr shkak se pėr ta mbajtur shtetin, shpesh ėshtė i obliguar tė veprojė edhe nė kundėrshtim me besimin e mirė, bamirėsinė, mirėsjelljen dhe fenė. Prandaj, edhe duhet ta ketė njė temperament fleksibil, i cili ndryshon ashtu siē e diktojnė fati dhe rrethanat”.

16.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Eshtė koha pėr drejtėsi ndaj shqiptarėve nė Mal tė Zi (2008-05-15 15:17:01 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Tani ėshtė koha tė zgjidhet statusi final i Kosovės (2008-01-12 10:17:55 nga admin4)
[ Opinione ] ĖSHTĖ KOHA T’I KĖTHEHEMI ZĖRAVE TĖ VĖRTETA TĖ KOMBIT TONĖ (2008-01-11 16:10:46 nga admin1)
[ Kultura ] KOHA E DHUNĖS OSMANE-SERBE KA PĖRFUNDUAR (2007-12-29 12:17:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi nga Nju Jorku: Eshtė koha te merret vendim per Kosoven (2007-12-19 14:51:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pas 10 Dhjetorit - Sėrish nuk ėshtė koha e duhur pėr pavarėsi? (2007-12-11 13:11:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: S'ėshtė koha qė tė shtrohet propozimi pėr njohjen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės (2007-09-18 09:06:39 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ėshtė koha tė gjendet zgjidhja pėr Kosovėn, thotė Plasnik (2007-09-10 16:19:19 nga admin4)
[ Intervista ] REXHEPI:”KOHA E FORCĖS SĖ SERBISĖ KA KALUAR ME MILLOSHEVIQIN” (2007-09-09 12:30:17 nga admin1)
[ Opinione ] ĖSHTĖ KOHA E BASHKIMIT POLITIK DHE USHTARAK TĖ SHQIPTARĖVE (2007-08-31 21:10:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster