DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kosova dhe integrimi i pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare
Postuar mė datėn: 2008-10-16 12:33:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Ferid Selimi, MSc

Integrimi i pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare nuk duhet parė si njė “tradhti kombėtare” serbe, por si njė patriotizėm nė mbrojtje tė identitetit tė tyre kombėtar.

Republika e Kosovės, (tashmė e njohur nga mbi pesėdhjetė shtete), si shtet qytetar, po bėn pėrpjekjet maksimale pėr tė integruar tė gjitha komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, pa dallim etnie, gjuhe, kulture, race, feje ose ideje politike. Mirėpo, tani pėr tani, edhe pse Qeveria e kėtij shteti mė tė ri nė Botė, nuk ndal orvatjet pėr tė treguar gatishmėrinė e ndėrtimit tė njė shteti multietnik, pakica serbe injoron organet udhėheqėse tė Kosovės e posaēėrisht ky injorim u intensifikua qė nga shkurti i kėtij viti kur Kosova shpalli pavarėsinė e saj.
Integrimit tė pakicės serbe nė shtetin e Kosovės, me tė drejtė i jepet vend i posaēėm. Liderėt politik tė Kosovės, pėrpiqen qė nėpėrmjet kėtij integrimi tė pėrmbushin premtimet qė kanė bėrė karshi ndėrkombėtarėve. Mirėpo, pėr t’u pėrmbushur njė premtim i tillė, nuk varet vetėm nga dėshira dhe iniciativa e njėanshme e shtetit mė tė ri nė Botė, por edhe gatishmėria e pakicės serbe qė jeton nė Kosovė. Ky integrim nuk ėshtė bėrė ende realitet, por kjo nuk do tė thotė qė Qeveria e Kosovės tė ndalet nė pėrpjekjet e saj qė nė tė ardhmen e afėrt tė bind liderėt politik, qytetarėt serb nė Kosovė si dhe Qeverinė e Serbisė, se integrimi i pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare ėshtė pikėsėpari nė tė mirė tė tyre e pastaj edhe pėr vetė Kosovėn.
Nė zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007, numri i votuesve serb nė zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare tė Kosovės, ishte simbolik. Megjithatė, ata morėn njėzet vende nė Parlament. Dhjetė vende qė dolėn (kinse) nga zgjedhjet dhe dhjetė ulėse qė ishin tė rezervuara pėr ta. Mirėpo, deputetėt serb edhe pse tė privilegjuar nė ēdo aspekt, u larguan nga Parlamenti i Kosovės. Kėtė veprim ata e bėnė, pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Kjo lė tė kuptohet qė ata nuk e pranojnė pavarėsinė e Kosovės, Parlamentin dhe Qeverinė e saj, edhe pse ka individė qė kanė pranuar tė jenė ministra dhe zėvendėsministra.
Serbia, nė Kosovė organizoi zgjedhjet Parlamentare dhe Lokale. Zgjedhje ato qė nuk u ndaluan nga Qeveria e Kosovės e as nga UNMIK-u. Nga ato zgjedhje, dolėn anėtarėt e Kuvendit tė ashtu quajtur tė “Kosovės dhe Metohisė”, kėshilltarėt komunal dhe kryetarėt e tė gjitha komunave tė Republikės sė Kosovės ku jetojnė serbėt. Me kėtė akt, serbėt treguan qė nuk janė tė gatshėm tė integrohen nė shoqėrinė kosovare. Ndėrsa, mbajtja e zgjedhjeve tė shtetit serb nė Kosovė, nuk ishte tjetėr, pos cenim i integritetit tė shtetit tė Kosovės.
Edhe pse, Kosova mė 17 shkurt 2008 shpalli pavarėsinė, pjesa veriore e qytetit tė Mitrovicės si dhe komunat tjera me shumicė serbe sidomos ato nė veri tė Kosovės, asnjėherė nuk e pranuan kėtė realitet dhe ato veprojnė sipas juridiksionit tė Republikės sė Serbisė. Pakica serbe nė Kosovė, asnjėherė (pos kur ėshtė emėruar ndonjė ministėr a zėvendės ministėr) nuk e ka pėrfillur juridiksionin e Kosovės. Liderėt politik serb qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė, veprojnė me direktiva tė Qeverisė sė Serbisė qė ėshtė shtet fqinj i Kosovės.
Integrimi i pakicės serbe nė shoqėrinė kosovare nuk duhet parė si njė “tradhti kombėtare” serbe, por si njė patriotizėm nė mbrojtje tė identitetit tė tyre kombėtar. Ky patriotizėm nuk tregohet duke injoruar organet udhėheqėse tė Republikės sė Kosovės, por duke punuar pėr tė ardhmen e popullit tė tyre nė kėtė shtet qė tashmė ėshtė realitet. Ēdo vonesė nga ana e tyre do tė thotė dėshtim i politikės sė Qeverisė sė Serbisė ndaj bashkėkombėsve tė vet qė jetojnė nė Kosovė. Qeveria Serbe duhet inkurajuar serbėt e Kosovės qė tė integrohen nė ēdo sferė shoqėrore nė Kosovė, ngase vetėm nė kėtė mėnyrė ata mund tė ecin drejt njė ardhmėrie dhe njė integrimi tė plotė nė jetėn demokratike. Qeveria e Serbisė duhet tė dėshmojė para Botės se ėshtė pro-evropiane dhe pro vlerave demokratike. Nė tė kundėrtėn, nuk do tė mund tė arsyetojnė premtimet e dhėna para opinionit ndėrkombėtar qė njėherė e pėrgjithmonė tė largohen nga politika ekspansioniste serbe e viteve tė nėntėdhjeta e udhėhequr nga Sllobodan Millosheviqi. Serbia ka forcė politike, por duhet vetėm vullnet dhe dėshirė pėr ta bėrė kėtė. Nė kėtė mėnyrė, pakica serbe nė Kosovė nuk do tė mbahet peng e njė politike tė gabuar tė shtetit amė, por do tė ecin drejt integrimit tė tyre nė shoqėrinė kosovare.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shumė familje kosovare vazhdojnė tė pėrballen me gjendje tė rėndė sociale (2008-12-31 08:53:13 nga admin4)
[ Opinione ] Nga viti 1962 deri nė kėtė fundvit Kosova ėshtė shtuar pėr mbi 1 milion e 700 mijė banorė (2008-12-31 02:13:06 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA LINDORE DHE MARRĖVESHJA E KONĒULIT! (2008-12-27 17:09:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova si Irlanda e Veriut... (2008-12-22 20:14:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova mund te bllokoje eksportet e Serbise (2008-12-22 19:59:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqeria kosovare, e traumatizuar nga lufta (2008-12-20 02:07:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ban Ki Moon: Kosova, sukses i diplomacise se heshtur (2008-12-18 08:21:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova, Jeremic: Gjykata Ndėrkombėtare do i japė tė drejtė Serbisė (2008-12-14 13:35:12 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova, koloni e BE-sė e qeverisur nga EULEX-i (2008-12-09 15:32:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE: Kosova tė forcojė shtetin ligjor (2008-12-08 14:15:53 nga admin4)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster