| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » E KALUARA JONĖ PĖRSĖRI... |
| Postuar mė datėn: 2008-03-13 14:17:57 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Artikull i botuar nė tė pėrditshmėn norvegjeze e prestigjioze Vart Land, si dhe nė tė pėrditshmėn nacionale Bergens Tidene)
Kosova ėshtė shtet i pavarur. Ambasadat perėndimore nė Beograd po digjen. Nacionalistėt serb po pėrdorin terrorin si mjet pėr tė sabotuar shtetin mė tė ri tė Evropės; Kosovėn.
Shumė pyesin: Ēka po ndodh sot me Serbinė?
Mendimi im ėshtė se fjalimet e Millosheviqit ishin njė ndėr faktorėt tė cilėt shkaktuan dhimbje tė mėdha njerėzore dhe, se fjalimet e tijė, akoma nė vazhdimėsi, ndikojnė nė atė se cka ėshtė duke ndodhur, sot, nė Serbi dhe nė Kosovė. |
|
Shkruan: Gezim MEKULI, Oslo
Pas fjalimit tė Millosheviqit tė mbajtur nė Gazimestan (1989), nė Kosovė u jetėsuan ligje tė njėpasnjėshme diskriminuese: Serbėt nė mėnyrė sistematike zbatonin spastrimin e shqiptarėve nga e drejta e punės. Reth 800.000 shqiptarė u larguan nga vendet e tyre tė punės mu pėr shkak tė perkatėsisė sė tyre nacionale (Malcolm 2001: 361). Si pasojė e kėsaj nė vitin 1994 ishin vetėm 20% shqiptarė tė punėsuar (Mųnnesland 1994: 24). Fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptar u diskriminuan gjatė regjistrimit nė shkolla dhe universitete (Malcolm 2001: 361).
Fjalėt mė tė rėndėsishme qė Millosheviqi vazhdimisht i pėrdorte nė fjalimet e tij ishin pėrēarja, beteja, identiteti, populli, Nato, Serbia, Kosova, ata, ne dhe kushtetuta. Duke pėrdorur kėto shprehje Millosheviqi kėrkonte tė ndėrtoj njė publik qė do ta pranonte atė si njė udhėheqės tė pėrkryer pėr tė gjithė serbėt nė ish-Jugosllavi
Si duket pikėpamja pėr botėn pėr serbėt sot?
Jane tri elemente qė mbidominojnė nė tė gjitha fjalimet e Millosheviqit: E para ėshtė se Kosova ka njė vend qendror dhe paraqitet si shpirti i Serbisė. E dyta ėshtė se sindromi i viktimės luan njė rol vendimtar nė ndėrtimin e publikut, dhe e treta ėshtė se pėrēarja, kjo fatkeqėsi serbe, i ka ndjekur kėta qė nga viti 1389.
Kur kryeministri Serb Voislav Koshtunica thotė se Kosova ėshtė djepi serb, fjalimi i tij ndėrton pikėpamjen pėr botėn me dominimin serb, rikthimin e krenarisė serbe, dhe njė pėrqendrim tė fuqisė serbe nė Kosovė. Kėtu kemi njė pikėpamje mbi botėn dhe njė publik qė mendon se ėshtė terėsisht e drejtė pėr tė sunduar popujt e tjerė; Sepse, sipas fjalimit, serbėt janė populli i zgjedhur i Zotit. Ėshtė pra njė publik i ndėrtuar i cili shumdon tė konkretizoj Serbinė e Madhe.
Njė motiv tjetėr mbidominues nė fjalimet e Millosheviqit ėshtė lufta kundėr dreqit ndėrkombetar, NATO. E kjo, po ashtu, shihet hapur se ėshtė edhe njė ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme edhe nė fjalimet e Koshtunicės; Fjala NATO ėshtė shumėafėrngjitur fjalės Kosova dhe pushtuesit. Pėrveē kėsaj fjala Kosovė nė tė gjitha fjalimet e tij ėshtė shprehjezoti. Pikėpamja e botės qė tregohet nė fjalimet e Koshtunicės ėshtė se njė politikan serb duhet tė jet pa kompromis sa i pėrket Kosovės; Ėshtė e drejtė serbe jo vetėm qė tė administroj Kosovėn, por po ashtu tė pėrvetėsoj Kosovėn. Ne edhe sot gjejmė shumė fjalė agresive kundėr perėndimit nė fjalimet e tyre. Kėshtu politikanėt nė Serbi ndėrtojnė njė pikėpamje mbi botėn qė i bindė dhe u mbush mendjen serbėve se perėndimi ėshtė dreqi ndėrkombėtar i Serbisė.
Duke proklamuar se Kosova ėshtė zemra e Serbise, politikanėt serb thėrrasin tek ndjenjat nacionaliste. Nė kėtė mėnyrė fjalimi ndėrton njė publik ku serbėt ishin tė bindur se ata i takonin njė populli tė shenjtė e tė rrallė; pra kėta i takojnė njė populli me njė domethėnie tė madhe, pėrderisa tė tjerėt ishin popuj me domethėnie e vlera mė tė vogla apo, popull me zero domethėnie. Pikėpamja mbi botėn nė kėto fjalime ėshtė se serbėt vazhdimisht duhet tė luftojnė pėr tė mbajtur zemrėn brenda Serbisė.
Duke pėrdorur elemente mitologjike, fjalimi ndėrton e zhvillon njė pikėpamje mbi botėn se serbėt duhet tė sigurojnė atė qė ėshtė specifike pėr identitetin serb. Kosova ėshtė njė nga fjalėt mė tė rėndėsishme e qė ka njė intensitet tė madh nė fjalimet e Koshtinicės nė Beograd (2008). Bile bile rreth fjalės Kosova ngushtfrekuentojnė fjalėt me rėndėsi siē ėshtė identiteti. Pėrmes kėtyre fjalėve (Kosova + djepi + identiteti), fjalimi i Kushtunicės ndėrton njė popull me njė kujtesė tė gjatė historike dhe mitologjike. Kėshtu ndėrtohet njė pikėpamje mbi botėn me rrėfimet rreth asaj se si otomanėt dhe feja islame ju shkaktoj serbėve njė humbje tė tmerrshme e poshtėruese nė vitin 1389. Nė kėtė mėnyrė fjalimi sajon njė pikėpamje mbi botėn ku situata e sotme politike ėshtė qellimishtvendosur nė lidhshmėri me mitologjinė dhe historinė qė para 600 vjetėsh. Kjo pikėpamje mbi botėn vendoste dhe kategorizonte tė tjerėt si historikisht sulmues kundėr kombit serb dhe okupues tė identitetit serb. Duke pėrdorur rrėfime mitologjike rreth tė tjerėve, fjalimi ndėrton njė pikėpamje mbi botėn ku serbėt duhet tė mbrojnė vehten e tyre nga sulmet e fqinjėve tė tyre.
Ekzistojnė, po ashtu, ngjashmėri tė dukshme nė mes fjalimeve tė Millosheviqit dhe fjalimeve qė politikanėt nė Serbi i mbajnė sot. Sot shohim e dėgjojmė, po ashtu, se fjalimet zbulojnė njė ndėrtim tė publikut i cili thotė se Serbia ėshtė e rrethuar nga armiq tė fuqishėm e agresiv ndėrkombėtar.
Njė ngjashmėri, po ashtu e fuqishme, nė mes tė fjalimeve tė politikanėve tė sotėm serb dhe Milosheviqit ėshtė mėnyra se si kėta e bashkėsaldojnė idenė pėr Serbinė me idenė pėr Kosovėn.
Popullin qė Millosheviqi e ndėrton nė fjalimin e tij nė Gazimestan (1989), dhe popullin qė e ndėrton Koshtunica nė Beograd (2008), ėshtė njė popull qė duhet tė bėjė ēmos qė tė mbaj Kosovėn brenda nė Serbi. Milloshevici dhe Koshtunica ndėrton njė popull i cili nuk duhet tė ketė frikė nga vdekja, e veēanėrisht nėse vdekja tė dhuron pavdeksinė dhe kjo tė shndėrron nė njė popull heroik.
Njė ngjashmėri tjetėr nė mes tė Millosheviqit dhe politikanėve tė sotėm serb ėshtė ndėrtimi i publikut i cili duhet dhe do tė mendoj se ėshtė gjithmonė dikush dhe tė tjerėt qė janė nė gjueti pas serbėve.
Duke pėrdorur fjalėt NATO, Kosova, ne, ju dhe Serbia fjalimet ndėrtojnė njė publik dhe njė situatė, ku kombi serb ka ndjenjėn se ata gjinden nė kufi tė njė katastrofe ekzistenciale dhe kombėtare.
Duke thirrur Serbia do tė luftoj pėr Kosovėn (Millosheviqi) dhe ne kurrė nuk do tė njohim pavarėsinė e Kosovės (Koshtunica), kėrkon fjalimi tė ndėrtoj njė mendim nė mes tė publikut se serbėt historikisht janė keqtrajtuar nga tė tjerėt dhe, nė kėtė mėnyrė, kėta edhe janė viktima.
Ja ky ėshtė pėrfundimi qė mund tė nxirret nga ky ndėrtim pėr pikėpamjen e botės sė Koshtinicės dhe Millosheviqit: Serbėt ishin viktima nė 1389 dhe janė viktima edhe sot. Por kjo nuk do tė ndodhė shumėgjatė.
Pėrmes fjalės popull kapin dhe ringjallin politikanėt e sotėm serb ndjenjat e pasigurisė tė serbėve. Po ashtu kėta ndėrtojnė njė pikėpamje tė botės ku serbėt janė tė kėrcėnuar dhe janė nė rrezik nga shqiptarėt dhe tė tjerėt; Serbėt janė tė pafajshėm. Fjalimet rindėrtojnė njė publik mitologjik ku serbėt janė, pėrsėri, viktima nga padrejtėsitė e pėrgjakura.
Nacionalzmi serb ėshtė duke u bėrė akoma mė dominues dhe i rrezikshėm duke e pėrdorur religjionin si mjet pėr qėllime politike.
Secili fjalim ka veti dhe njė ngjajshmėri tė vecantė: Fjalimet jetojnė nė mitologji dhe ėndėrrojnė nė histori. Fjalimet e Milloshevicit dhe Koshtunices ringjallin humjet, gjakun, vrasjet dhe hakmarrjen. Kėta shkojnė disa qindra vite prapa. Fjalimet ndėrtojnė njė popull tė pafajshėm, heroik dhe ndėrtojnė njė viktimė tė pakuptuar nga bota qė i rrethon.
Unė mendoj se kjo analizė ėshtė me rėndėsi sepse kjo tė reflekton njė realitet se si fjalimet nacionaliste mund tė kenė pasoja tė tmerrshme pėr njerėzimin. Tjetra ėshtė se gjeneratat e reja mund tė mėsojnė nga ky diskurs retorik, fuqinė dhe pasojat e saj.
Millosheviqi dhe Koshtunica ndėrtuan njė popull me nevoja pėr mė shumė *Freies Raum; E, ky popull u bind dhe besoj pėr idenė e Serbisė sė Madhe, dhe ishte i gatshėm tė eci edhe mbi kufoma pėr tė arriturr mu kėtė; Serbinė e Madhe.
*(Ky artikull ėshtė botuar nė tė pėrditshmen norvegjeze e prestigjioze Vart Land, si dhe nė tė pėrditshmen nacionale Bergens Tidene)
*(Hapėsirė tė lirė e mė tė madhe), shprehje e nazistėve |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|