DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DEKLARATĖ E POLITIKĖS SĖ MASHTRUAR DHE TĖ VONUAR AMERIKANE
Postuar mė datėn: 2008-09-10 06:24:41 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Tafil DURAKU

Ditė mė parė, deklarata e ish Ambasadorit Amerikan nė Beograd, z. Richard Holbrooke, gjatė njė ligjėrate tė mbajtur nė Universitetin e Prishtinės, nė Prishtinė, tregoi qartė se, megjithė pėrpjekjet e pareshtura e tė vazhdueshme, pozitive, tė politikės amerikane, po pėrballemi me njė politikė tė mashtruar dhe tė vonuar amerikane nė rajon e mė gjerė.
Ajo deklaratė e zotit Richard Hobrooke nė Prishtinė, tregoi qartė se politika amerikane, me gjithė rezultatet, po mashtrohet, po neglizhohet, po shantazhohet dhe po injorohet nga dikush nė rajonin e Europės dhe tė Europės Juglindore, sidomos, nė “shtetin” e quajtur “Republika e Kosovės”, i cili “shtet” u sajua nė Tokėn e ripushtuar shqiptare, tė Shqipėrisė SHQIPĖRI, sipas Pakos ripushtuese serbe tė ndėrmjetėsit Ahtisari, dhe po degjeneron kaq keq e kaq “njerėzisht”...



Dhe, tash, duket se ka ardhur koha kur duhet kėrkuar gjenezėn e tė gjitha vonesave tė politikės amerikane... Ajo gjenezė, duket sheshit, i ka rrėnjėt e veta nė tė gjitha situatat para, gjatė dhe menjėherė pas luftės sė lavdishme tė UĒK-sė shqiptare, kur, presidenti amerikan u ngut pak si tepėr dhe e futi nė Listėn e tij tė Zezė, nė Listėn e Zezė tė Bushit, elementin mė tė shėndoshė dhe mė bashkėpunues nė rajon, elementin shqiptar tė UĒK-sė dhe zgjodhi pėr bashkėpunim elementin qė nė ēdo kohė tradhėtoi interesat e Kombit dhe tė Atdheut qė i takon, elementin “shqiptaro”-titist LKJ-isto - LDK-ist ibrahimrugovist, i cili element vetėm sa e ka vonuar politikėn amerikane dhe veprimet e saj konkrete nė Rajon dhe mė gjerė..., madje, duke degjeneruar nė “shtet” dhe “komb” tė paqenė, “kosovar”...
Deklarata e zotit Richard Holbrooke, ėshtė kjo, citojmė: “Nuk kemi pritur kėso fushate tė Rusisė kundėr Kosovės”... Shtrohet pyetja: Po, ēfarė paska pritur tjetėr zoti Richard Holbrooke dhe Politika Amerikane, nga njė kundėrshtar potencial i demokracisė, siē ėshtė Rusia cariste e Putino-Medvedevėve?!... Tė presėsh politikė parimore dhe demokratike prej joparimorėve dhe prej jodemokratėve e mashtruesve prepotentė recidivė putino-medvedevistė dhe aleatėve tė tyre serbė, ėshtė njėsoj sikur tė presėsh dhjam prej pleshti!... Dhe, kjo t’i ndodhė njė Amerike kaq tė fortė ėshtė paksa e pabesueshme dhe e ēuditshme, por, ja, qė e pranon shumė “natyrshėm” njė shtetar i lartė amerikan, siē ėshtė Ambasadori Amerikan, zoti Richard Holbrooke.
Por, pyetja tjetėr qė duam ta shtrojmė kėtu, ka tė bėjė me domosdonė e kontrollit tė shtuar dhe tė lartė tė politikės sė SHBA, e cila ėshtė lėshuar si tepėr nė ujėrat sovjeto-komunistė tė tė gjithė renegatėve “shqiptaro”-titistėve tė kuqė jugosllavė, nė trojet e ripushtuara shqiptare, e cila “politikė” e tyre “shqiptare” (e “shqiptaro”-titistėve e udbasho-kosistėve, pra) po e shantazhon dhe injoron edhe politikėn zyrtare tė shtetit Amė tė shqiptarėve – SHQIPĖRISĖ, dhe, lėre mė qė nuk do ta shantazhojė e injorojė me cinizėm edhe politikėn mike tė shqiptarėve, tė SHBA, para asaj supreme sovjetike, antishqiptare dhe antinjerėzore deri nė ēmendi...
Nga deklarata pėr politikėn e vonuar amerikane, e zotit Richard Holbrooke, dalin nė skenė edhe shumė prapaskena tjera tragji-komike tė lojės sė ftohtė me brirė tė Rusisė cariste tė antidemokratit Putin me fytyrė ariu (Medved-evi)...
Ajo deklaratė e Ambasadorit Amerikan, tėrheq vėmendjen serioze tė njė shmangieje dhe vonese tė politikės amerikane qė duhet, domosdo, t’i kthehet vetvetes dhe rrėnjėve tė saj njerėzore e humane, qė, nė thelb, ka pėr qėllim njerėzor e fisnik t’i ndihmoje popujt e shtypur dhe tė vegjėl, pėr tė dalė prej zgjedhave shekullore tė pushtuesve diktatorialė primitivė...
Dhe, pas kėsaj deklarate kaq tė sinqertė, mbetet tė shohim se si do shkojė dhe si do tė ecėn tash e tutje politika e SHBA, tė vetmit mik potencial tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė –SHQIPĖRI... Mikut jo tė vetmuar potencial tė Rendit tė Ri Botėror, krah tė cilit, tashmė, janė edhe shqiptarėt dhe Shqipėria e tyre – SHQIPĖRI.

Burojė, 10 shtator 2008

(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] REAGIM: Ndaj Deklaratės demagogjike... (2008-11-28 18:37:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ E ZĖDHĖNĖSIT POLITIK TĖ FBKSH-AKSH (2008-11-27 13:05:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėpėrmes njė deklarate Kėshilli i Sigurimit miratoi propozimin e Ban Ki-Mun-it pėr Kosovėn (2008-11-26 17:22:21 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE (2008-11-12 19:16:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PER MEDIA (2008-11-04 14:52:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ E FORUMIT TĖ AVOKATĖVE TĖ SHQIPĖRISĖ (2008-10-20 12:14:40 nga admin2)
[ Opinione ] DEKLARATĖ CINIKE E MINISTRIT FATMIR LIMAJ, NĖ TIRANĖ (2008-09-08 03:19:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sot ėshtė 18 vjetori i Deklaratės Kushtetuese tė Kaēanikut (2008-09-07 05:20:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE NR.19 E ZĖDHĖNĖSIT POLITIK TĖ FBKSH, MR. GAFURR ADILI (2008-08-05 14:24:57 nga admin1)
[ Opinione ] DEKLARATĖ JOMIQĖSORE DHE QĖLLIMKEQE E ISH-AMBASADORIT TĖ SHBA NĖ OKB, Z. XHON BOLTON, DHĖNĖ NĖ VOA (2008-08-03 12:10:11 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster