Noel Malkolm
Sapo kisha perfunduar nje histori te ngjashme te Bosnjes, qe e fillova pas fillimit te luftes atje dhe m'u desh ta perfundoja shpejt. Me mbarimin e luftes, e kuptova qe lufta e radhes do ishte ne Kosove. M'u duk e rendesishme qe te ekzistonte nje liber, i cili do te shkatėrronte ose me sakte do te 'sfidonte' mitet dhe teorite e paverteta per historine e Kosoves. Vura re ne rastin e Bosnjes, qe ne fillimin e luftes propaganda e Beogradit dhe e Pales, selia e serbeve nacionaliste, bazohej me se shumti ne pretendime historike; ishte e qarte qe argumentet per statusin dhe te ardhmen e Kosoves, do te bazoheshin kryesisht mbi faktet historike te pretenduara, prandaj ishte e domosdoshme te jepej nje pasqyrim objektiv i historise se atij rajoni.
Dhe ē'fare zbuluat per pretendimet serbe dhe shqiptare?
Libri perpiqet te mbuloje te gjithe historine, nga fundi i Perandorise Romake e deri ne ditet e sotme. Aspekti me i rendesishem eshte se kur hulumutova dhe hetova per te gjetur prova, zbulova qe disa nga pretendimet kryesore te bera nga historiane nacionaliste serbe ne te shkuaren, ishin te rreme; d.m.th pretendimet kryesore te cilat jane botuar si te mireqena ne tekstet standarte te ēdo vendi, perfshi Britanine dhe Ameriken. Me historiane nacionaliste e kam fjalen per historiane nacionaliste serbe, dhe ne disa raste dhe historiane nacionaliste shqiptare. Por shumica e pretendimeve te paqena qe kam gjetur, u perkisnin historianeve serbe dhe kjo per faktin se shume nga puna historike ne kete rajon deri me sot, eshte bere nga Serbia. Kjo eshte e kuptueshme, pasi serbet kishin universitet ne kohen kur shqipetareve nuk u lejohej hapja e shkollave nga autoritetet otomane. Prodhimi i monografive historike ka qene me intensiv ne Serbi dhe jane ato monografi qe ndikuan ne tekstet perendimore. Keshtu per shume pretendime themelore serbe mbi historine e Kosoven, kur hetova provat, zbulova qe nuk ishin te verteta.
Cilat jane disa nga faktet qe kini perfshire ne librin tuaj, si argumente qe vertetojne qe Kosova eshte toke shqiptare dhe rendesine e ndarjes totale nga Serbia?
Libri im eshte thjesht liber per historine dhe jo polemizues, pra nuk kam bere kerkesa ne ate qe kam shkruar, dhe ua le lexuesve te nxjerrin vete perfundimet nga provat qe kam paraqitur aty. Ne lidhje me argumentat serbe kunder pavaresise se Kosoves, ne liber gjeni disa pika thelbesore qe vertetojne se pretendimet e serbeve nuk qendrojne. Se pari, eshte pretendimi qe Kosova eshte djepi i serbeve ne Ballkan, dhe kjo dihet qe eshte e pavertete. Serbet erdhen ne Ballkan ne shekullin e 7, ne kete territor, u zevendesuan nga sundimi otoman ne shekullin e 15. Kemi nje periudhe 800-vjeēare atje, dhe sa nga kjo periudhe Kosova u sundua nga serbet? Vetem ne 250 vitet e fundit nga 800. Po ku ishin serbet para kesaj periudhe?
Pergjigja eshte: jashte Kosoves. Ishin ne nje territor qe ata e quanin Ras, Rasia, qe eshte pak a shume zona e Sanxhakut te sotem, Novi Pazarit. E gjithe ideja se aty eshte djepi i qyteterimit serb ne Ballkan eshte teresisht e pavertete. Pastaj kane argumentin e levizjes se popullsise; thone se nuk kishte shqiptare gjate mesjetes ne Kosove, qe nuk kishte shqiptare deri nga fundi i shekullit te 17, kur pati nje eksod te madh te serbeve dhe u krijua nje vakuum dhe ky vakuum u mbush nga shqiptaret e ardhur nga malet e Shqiperise veriore. Ka plot prova qe tregojne se ky argument eshte i pavertete, ka shume prova qe vertetojne se ka pasur shqiptare qe kane jetuar ne Kosove pergjate gjithe epokes mesjetare; ndoshta nuk perbenin shumicen ne Mesjete, por ka pasur nje popullate te vazhdueshme shqiptare atje. Dhe historine e eksodit masiv te serbeve ne 1690, e kam vertetuar qe eshte e pavertete. Pastaj jane argumentet e diteve te sotme per levizjen e popullsise; ata pretendojne se nje numer i madh shqiptaresh u dynden ne Kosove nga Shqiperia ne mes te Luftes se Dyte; ky eshte nje "nonsense" dhe kurre s'eshte paraqitur qofte dhe nje prove per ta mbeshtetur kete. Pra, shohim qe te gjitha pretendimet serbe mbi Kosoven, bazohen ne argument te paqena historike, dhe ne fund dua te shtoj se po te shohesh gjithe historine e Kosoves qe pas 1912-es, sheh qe Kosova nuk eshte trajtuar si nje pjese e nje shteti demokratik - u trajtua ne fillim si territor i kolonizuar - kolonizim ishte termi i perdorur nga serbet per ate proces, pra ata derguan koloni atje.Dhe ne shume aspekte ajo qe Serbia beri ne Kosove nuk ishte shume e ndryshme nga ajo qe francezet bene, le te themi ne Algjeri. Tani, a mund te themi ne qe Algjeria eshte pjese esenciale e territorit francez? Besoj se jo.
C'mesime jep historia per statusin e ardhshem te Kosoves?
S'kam as me te voglin dyshim qe Kosova do e fitoje pavaresine dhe do ndahet nga Serbia. Por sigurisht ka shume dyshime se si ky proces do te zhvillohet. Shume nga hapat kryesore kane ndodhur tashme, dhe eshte e pamundur te imagjinohet inkorporimi i Kosoves ne ndonje forme shteti serb. Eshte e pamundur, per shume arsye te dukshme por dhe per shume arsye te tjera qe s'jane aq te dukshme: vete serbet nuk e duan nje gje te tille. Po te ekzistonte mundesia qe serbet te absorbonin popullsine shqiptare, domethene tu japin te drejten e votes postet ministrore ne qeverite e tyre, te rekrutojne djemte shqiptare ne ushtrine e tyre... serbet nacionaliste do ta refuzonin kategorikisht. Pavaresisht pretendimeve se ata nuk heqin dore nga ky territor, ne te vertete nuk e duan, ose... te pakten duan ate qe Milloshevici u perpoq t'u jape, qe eshte territori pa popullaten shqiptare, por kjo filozofi shkaktoi nje nga krimet me te renda ne historine moderne. Pra, une jam absolutisht i bindur qe Kosova do ta fitoje pavaresine, por problemi eshte vetem nderkombetar dhe ka te beje me Rusine dhe, po te mos ishte ajo, pavaresia e Kosoves do kishte ardhur automatikisht kete vit.
Por a mund te vije vitin e ardhshem?
Kjo varet nga loja qe do beje Putin, loje qe ne themel nuk ka shqetesimin per Kosoven, por per ceshtje qe i interesojen Rusise, mbi te gjitha Mburoja e Raketave Amerikane. Per keto arsye, Putin kerkon ta veshtirsoje ceshtjen e Kosoves, vetem e vetem qe te fitoje me teper pozita per te negociuar me amerikanet. S'e di si do shkojne negociatat mes Rusise e Amerikes, por ne fund Amerika bashke me fuqite kryesore evropiane do ta humbin durimin dhe do ia japin pavaresine Kosoves.
Pra nuk mendoni se me 10 dhjetor, Keshilli Sigurimit do te gjeje nje zgjidhje perfundimtare per Statusin e Kosoves, pasi Trojka te raportoje mbi bisedime te reja ndermjet Prishtines e Beogradit?
T'ju them te drejten, do habitesha nese zgjidhja do te vinte kaq shpejt. Raportimi do jete i pakenaqshem per shume pale sepse s'do kete progres per te raportuar, dhe dihej qe pa filluar ky proces se sdo kishte progres. Ishte e qarte qe palni "Ahtisaari" perfaqsonte rezultatet e nje procesi te gjate negociatash, proces ku pala shqiptare ka bere shume leshime, shume me teper sesa deshironin te jepnin. Ata dhane maksimumin e leshimeve, me mirekuptimin qe ne shkembim te ketyre leshimeve, ata do te fitonin pavaresine. Prandaj tu thuash kosovareve, pas mbarimit te ketij procesi qe "o burra, hajdeni ta nisim nga e para!" dhe te bejne leshime te tjera apo te hyjne ne negociata prape, do ishte padrejtesi karshi tyre. Te gjithe e dinin qe Beogradi s'do thoshte kurre "OK, tani po ju japim pavaresine!", dhe te gjithe e dinin qe pala kosovare s'do thoshte kurre "OK jemi dakord, se duam pavaresine". Pra, kjo procedure 4- mujore mendoj se ka qene thuajse e kote. Po ēfare do ndodhe mė 10- dhjetor? Do kemi nje raportim qe thote se eshte arritur asgje ose pothuajse asgje. Thjesht perseritem situaten qe kishim ne vere.
Ama, nese shenohet progres ne pazarin e Rusise me Ameriken, athere do kete shanse per nje zgjidhje te miratuar ne Keshillin e Sigurimit; por deri tani nuk shoh ndonje sinjal te tille, dhe ne kushte te tilla, jam i bindur qe do kete vonesa te tjera, por ndoshta per disa muaj, jo per vite. Ndoshta nga pranvera e vitit 2008, fuqite kryesore evropiane bashke me Ameriken, do te organizojne tranzicionin drejt pavaresise. Dhe per kete, ne fund te fundit, nuk eshte e nevojshme nje rezolute ne Keshillin e Sigurimit. Rezoluta eshte e rendesishme sepse plani "Ahtisaari" kerkon qe BE te hyje pas UNMIK-ut dhe te marre ne dore keto pergjegjesi ose shumicen e tyre.
Dhe shume vende te BE-se nuk duan ta bejne kete hap pa nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Por, per njohjen e pavaresise, mjafton qe shtetet e BE-se ta njohin, pra OKB s'ka ndonje procedure per njohjen e shtetit. Po e njohu Amerika, po e njohu Britania, Gjermania, Franca dhe Italia, do behet e qarte qe ky hap tashme u mor, s'ka kthim mbrapa, dhe Kosova do jete shtet i pavaruar.
Intervistoi Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Angli |