| » Opcionet për artikullin |
|
Shtypi botėror i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė vizitės sė presidenti Amerikan George W. Bush nė Tiranė.
E pėrditshmja mė e madhe amerikane the New York Times, do tė celte artikullin e saj me me faktin se presidenti Bush do tė gjejė njė atmosferė krejt ndryshe, dhe njė frymė pro amerikane nga tė gjithė. I ilustruar me foto nga Tirana, e cila shfaqet e zbukuruar me simbolet kombėtare tė dy vendeve, shkrimi vė nė dukje mbėshtetjen e Shqipėrisė nė Luftėn kundėr terrorizmit dhe pjesėmarrjen paqeruajtėse nė Irak. Nė lajmin e saj, NT shprehet s epresidenti amerikan ndihet mė i sigurtė nė Shqipėri se sa nė SHBA apo nė vendet e tjera.
Njė komb me imazh tė ri, gati tė presė presidentin Bushi me dashuri! Ky ėshtė titulli qė padyshim mbart edhe nuanca romantike, i njė prej tė pėrditshmeve mė tė mėdha tė Britanisė sė Madhe, Times, e cila ka komentuar vizitės e presidentit George Bush nė Tiranė ditėn e diel. Korrespondenti i saj nė Tiranė, Adem Le Bor, do ta cilėsonte si pritje pėr heroi, atė qė Shqipėria i ka rezevruar kreut tė shtetit amerikan. Gazeta thotė se kur Air Force One, avioni i presidentit do zbresė nė Tiranė, zoti Bush do gjejė aty ndryshimin mė spektakolar tė njė vendi nga komunizmi nė demokraci.
Po ashtu Gazeta Daily News e Los Angelosit, do theksonte se Shqipėria po i rezervon njė pritje krahėhapur presidentit tė Shteteve tė Bashkuara.
E pėrditshmja e Foridas, Tampa, thotė se ccdo fėmijė nė shkollat shqiptare, mund tė tė thotė se Shqipėria ėshtė shpėtuar nga copėtimi, nga mbėshtetja e presidenti amerikan Uillson nė kohėn e Luftės sė parė botėrore.
Shqipėria pro amerikane shtron tapetin e kuq pėr presidentin Bush, ėshtė titulli i shkrimit tė njė prej gazetave mė tė mėdha nė botė, International Herald Tribune. Ajo vlerėson se vizita e presidentit amerikan nė Tiranė bėhet nė njė kohė kur kosovarėt festojnė 8 vjetorin e tėrheqjes sė trupave serbe. E gjithė shoqėria shqiptare ėshtė nė pritje tė presidentit amerikan. Shqiptarėt kanė ardhur nė Tiranė edhe nga rajone tė tjera tė Ballkanit. Nė hotele mund tė gjesh dhoma aq rrallė aq mund tė gjesh ndonjė ndjenjė anti amerikane thotė gazeta. IHT citon edhe faktin se kryeministri Sali Berisha, shfaqet nė njė spot tė transmetuar nė TVSH, ku i uron mirėseardhjen nė gjuhėn angleze presidentit Bush.
Po ashtu njė vėmendje e vecantė vjen edhe nga mediat rajonale. Agjencia mė e madhe bullgare Fokus, theksoi faktin se njė rrugė nė Tiranė do tė ketė emrin Xhorxh Bush. Agjenica serbe, B92, publikon lajmin se Tirana, ndėrtesat dhe ambjentet publike tė saj kanė rinovuar tėrėsisht imazhin, ndėrsa pėr kėtė shteti shqiptar ka harxhuar rreth 1 milionė euro.
Vizita ėshtė cilėsuar historike edhe nga mediat kosovare, tė cilat thonė se ajo ėshtė njė mbėshtetje e hapur pėr pavarėsinė e Kosovės.///start///
|
|