| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqipėria, e dyta nė Europė pėr kanabis |
| Postuar mė datėn: 2008-03-27 10:48:17 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shqipėria zė vendin e dytė nė tė gjithė Europėn pėr prodhimin e kanabisit nė vend, ėshtė njė nga burimet kryesore pėr tregtinė e kanabisit tė presuar si dhe grupe kriminale shqiptare organizojnė tregtinė e re tė drogave qė vijnė nga vendet e Lindjes drejt perėndimit tė Europės, duke shfrytėzuar detin Adriatik. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr e raportit vjetor tė OKB-sė, i pėrgatitur nga Zyra e Drogave dhe Krimeve nė kėtė organizatė, raport i cili mban informacione dhe tė dhėna nga 2003 deri nė 2005-ėn. "Pavarėsisht nga rritja e nivelit tė prodhimit vendas, Europa mbetet rajoni i cili ende mbėshtetet te importimi i kanabisit. |
|
Sė shpejti do tė zėmė vendin e parė...!
Prodhuesit mė tė mėdhenj tė kanabisit nė Europė janė Shqipėria dhe Holanda, megjithėse sasi tė konsiderueshme janė prodhuar nė shumė vende tė Europės, pėrfshi kėtu Gjermaninė, Zvicrėn dhe Britaninė e Madhe", - thuhet nė kėtė raport, i publikuar dje pasdite. Pėr kėtė ēėshtje, Shqipėria pėrmendet si njė nga vendet kryesore tė kanabisit tė presuar dhe nga 61 vende qė e prodhojnė kėtė kanabis, 5 pėr qind e gjithė prodhimit vjen nga Shqipėria, citon raporti. "Megjithėse Holanda ėshtė prodhues i rėndėsishėm i kanabisit tė presuar, informacione tė tjera sugjerojnė qė prodhimet e kėsaj lloj droge janė kufizuar. Kjo situatė ėshtė e ngjashme edhe nė Shqipėri. Ky vend shpesh pėrmendet si vend burimi pėr kanabisin e presuar (5 pėr qind e informacioneve, kryesisht nga vendet fqinje). Ajo ēka ėshtė e qartė, ėshtė qė roli i Shqipėrisė si prodhues i barit tė kanabisit e tejkalon rolin e saj si prodhues i kanabisit tė presuar", - vazhdon raporti. Ajo qė spikat nė gjithė kėtė raport prej 200 faqesh, ėshtė se nė Shqipėri shitet vaji i kanabisit, i cili nuk gjendet nė tė gjitha vendet e Europės Juglindore. Shqetėsues pėr kėtė organizatė ėshtė trafiku i drogave, qė sipas saj, pjesa mė e madhe bėhet nga vendet e Amerikės sė Jugut, por ėshtė vėnė re dhe njė rritje e trafikut nga Europa Lindore. "Ndėrsa pjesa mė e madhe e kokainės vjen nga Amerika Jugore, janė kapur disa anije me dėrgesa nga Europa Lindore dhe vendet ballkanike. Kėto u njoftuan nga agjencitė qė merren me kėto ēėshtje. Kjo ka rritur shqetėsimin pėr njė zhvillim tė ri tė trafikut tė kokainės nga grupe tradicionale tė trafikimit tė heroinės qė veprojnė gjatė rrugės ballkanike. Janė vėnė re disa raste tė dėrgesave pėrgjatė Detit tė Zi drejt Rumanisė dhe pėrgjatė detit Adriatik pėr nė Mal tė Zi, qė shpesh organizohen nga grupe kriminale shqiptare", - thuhet nė raport. Nė raportin nė fjalė bėhen tė ditura dhe ēmimet e shitjes sė drogave tė ndryshme, si ēmimi me pakicė, ashtu dhe ai me shumicė si dhe pėrqindja e pėrdoruesve tė drogave nė Shqipėri, por edhe tė vendeve tė tjera.
27.03.2008
gazeta shqiptare |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|