| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KJO BOTĖ INTERESASH, KUR DO TĖ BĖHET TAMAM NJĖ BOTĖ TĖ DREJTASH DHE VLERASH NJERĖZORE?! |
| Postuar mė datėn: 2007-05-23 16:44:23 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Presientit Bush, Letėr e Hapur:
Zemra mė thotė se do tė hyjmė nė njė epokė tė tillė. Tė uroj dhe mirėseardhjen nė Tiranė. Ja, nga kjo vizitė prestigjioze mora shkas pėr tė hedhur nė letėr disa mendime.
Ėshtė vizitė e parė e kėtij rangu nė historinė e shqiptarėve kjo ardhja jote nė Tiranė mė 10 qershor 2007, i nderuar President, po a do tė bėhet vėrtetė historike dhe tė hyjė nė historinė tonė me tėrė madhėshtinė qė i takon?! Kjo ėshtė ēėshtja! U prononcua edhe Kuvendi i Shqipėrisė me njė deklaratė paraprake, ku vizitėn e cilėsoi tekstualisht "historike". Po me ē'motivim e bindje e bėri Kuvendi ynė kėtė Deklaratė? Pėr tė arritur nė kėto vlerėsime e konsiderata maksimale e madhore (ashtu siē e do lėndėn vetė historia), duhen ditur e njohur pėrmbajtja, agjenda dhe piketa zgjidhjesh tė nyjave gordiane, qė kjo vizitė tė marrė vėrtetė kėto dimensione. Askush nuk i ka tė dhėnat e premisat e duhura pėr tė bėrė parashikime e prognoza pėr ēdo tė ndodhė. Historia nuk parashkruhet, ajo vjen pas. Mė e shumta ē'mund tė themi paraprakisht ėshtė se "ajo mund tė jetė njė vizitė shpresėdhėnėse", por si e sa, kjo i mbetet kohės. Pas shpalljes sė datės, nga shqiptari i thjeshtė, te analisti, komentatori i thekur e shtetari, secili shpreson, uron e mediton sipas mendjes e mėnyrės sė vet; po bėhen hamendėsime se sa me interes e interesante do tė rezultojė kjo vizita jote.
Ja, midis kėsaj morie hamendjesh, po hedhim edhe kėtė variant:
"Mirardhsh nė Tiranė, o President i vendit e kombit tė madh, me ndonjė ogur edhe pėr perspektivėn e kombit shqiptar. A do tė zotohesh, vallė, tė insistosh edhe nė korrigjimin e padrejtėsive tė mėdha historike qė janė bėrė nė shpinėn dhe shpirtin e kėtij kombi tė lashtė nė Ballkanin Perėndimor?"
Ndėrkohė janė tė njohura, tė ditura e tė plota edhe motivet qė kjo vizitė tė precipitojė e tillė, dhe pikėrisht, sė pari, duke i hyrė mė thellė fateve historike dhe tė drejtės sė shqiptarėve, dhe, sė dyti, duke treguar vullnetin politik pėr tė zbatuar me konsekuencė misionin e vokacionin historik botėror tė Kombit amerikan qė Ti pėrfaqėson!
Do tė ndalem pak tek kėto dy motive, i nderuar President, dhe po tė drejtohem me "Ti", se kėshtu e kemi mė intime ne, afėrsisht tė moshės sė katėrt!
|
|
George Bush, President i ShBA
Sė pari, nė kujtesėn e historisė, qė mbetet pėrherė e gjallė, 10 qershori 1878, shėnon pėr kombin tonė krijimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, atė shpėrthim mė tė organizuar e kombėtarisht tė ndėrgjegjėsuar tė pėrpjekjeve dhe luftėrave tė drejta pėr t'u ēliruar nga Perandoria otomane dhe lakmitė shoviniste tė fqinjėve, pėr ti bashkuar nė njė shtet tė vetėm kombėtar tė katėr vilajetet qė kishin krijuar otomanėt prej trojeve shqiptare nė administratėn e tyre pushtuese. Por pėrpjekjet e shqiptarėve pėr krijimin e shtetit-komb tė tyre u penguan nga ish-Fuqitė e Mėdha tė Evropės dhe lakmitė e fqinjėve tė mbėshtetur prej tyre. Odisea e kombit shqiptar, i copėtuar dhe i shpėrndarė nė 6 shtete tė Ballkanit Perėndimor, ėshtė nė Evropė, si ajo e kurdėve nė Azi, nė mos dhe mė keq! Nuk janė mė profeci fjalėt e udhėheqėsit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Abdyl Frashėri, por njė realitet i vėrtetuar tanimė katėrēipėrisht se "Pa zgjidhur drejt ēėshtjen shqiptare, nuk do tė ketė qetėsi nė Ballkan".
Vėrtetė, nė kėtė Letėr, po arsyetoj me mėnyrėn e asociimit tė ideve; sikurse edhe ardhja jote, Mister Bush, nė Tiranė, bash mė 10 qershor, nė 129 vjetorin e evenimentit tonė historik, ėshtė thjesht njė koincidencė, njė rastėsi me ditėn e madhe tė historisė sė kombit shqiptar, po njė rastėsi qė ne do tė dėshironim tė hynte nė kategorinė e "mbretėrve tė botės".
Megjithatė, me apo pa asociim idesh e efekt rastėsisht, i pakontestueshėm mbetet fakti se ne shqiptarėve "na shkon gjuha, ku dhėmb dhėmbi"!
Shqipėria Natyrore
Nė kėtė "Ne", Zoti President, pėrfshijmė atė pjesė tė konsiderueshme tė qytetarėve dhe intelektualėve tė shoqėrisė civile qė bashkimin kombėtar tė shqiptarėve, krijimin e shtetit-komb tė tyre, e quajnė njė imperativ historik dhe jetik; tė gjithė ata qė i japin pėrparėsi integrimit kombėtar, pa e injoruar edhe atė evropian, gjithnjė sipas statusit e nė frymėn e parimeve tė tij.
Por mos e prit fare kėtė opsion nga goja e politikanėve aktualė tė hapėsirave shqiptare, sepse ata janė pushtuar nga ethet e globalizmit e tė integrimit, procese ku ata e mbysin vetė imperativin, tė shumėdėshiruarin integrim kombėtar. Ndodh kėshtu sepse politikanėt tanė janė zhytur thellė nė konfliktin e interesave midis pushtetit qė e synojnė me ēdo ēmim dhe gjeopolitikėve e proceseve globaliste e integruese, ndaj tė cilave duhet tė konformohen me disa "lėmosha evropiane" ndaj asaj padrejtėsie tė madhe qė i ka bėrė dhe atij borxhi tė madh qė i ka kombit shqiptar Kontinenti i vet!
Fare kot ėshtė futur e ka mbetur nė Preambulėn e Kushtetutės sė Tiranės fraza mbi aspiratėn e "identitetit dhe bashkimit kombėtar"! Kėta tė Tiranės s'po realizojnė dot njė reformė zgjedhore,- njė premisė dhe levė tė demokracisė, - pale mė tė merren me probleme tė tjera, mė jetike! Tjetėr.
Parlamenti i Beogradit e ka dhe Komisionin pėr ēėshtjen e Kosovės, deri edhe Ministri tė posaēme, (se i intereson shumė menaxhimi i njė kolonie mu midis Evropės), kurse Tiranės as i bie ndėr mend tė ketė nė strukturėn e vet parlamentare edhe Komisionin e Pėrhershėm tė Ēėshtjes Kombėtare, tė cilėn e ka plagė tė madhe, kronike dhe pėr shėrimin e sė cilės ėshtė investuar pa hesap gjatė shekujve nė kėto troje! Ndėrkohė, nuk na mungon, psh. Komiteti i Kulteve, ai kujdes i veēantė shtetėror pėr faltoret, tė cilat janė vatra vetėm periodike tė jetės personale tė disa mijėra besimtarėve, kurse zgjidhja e ēėshtjes kombėtare ka mbetur ėndrra, aspirata dhe vokacioni jetik i miliona shqiptarėve nė breza, i tė gjithė bashkėkombėsve, kudo qė janė nė hapėsirat etnike e nėpėr botė, pa dallim e pėrjashtim!
Po nuk del dot asnjeri nga politikanėt e diplomatėt shqiptarė aktualė qė t'i thotė Kontinentit-mėmė : "E nderuar Evropė, shqiptarėt duan shumė tė jenė nė gjirin tėnd, por si njė komb i vetėm, me identitet tė pėrcaktuar, duan tė jenė pjesėtarė tė barabartė nė familjen e kombeve"! Pse duhet tė hyjmė veē e veē, e tufa-tufa?!
Se edhe procesi i integrimit qė po marshon prej mė se 50 vjetėsh nėpėr Evropė, nė substancė, nuk e pėrjashton, por e presupozon tė drejtėn e madhe tė popujve tė kenė shtetin e tyre kombėtar. Ne kėrkojmė t'u jepet fund eksperimenteve me kombin shqiptar, tė sendėrtohet edhe pėr shqiptarėt ajo qė ka thėnė ish kryeministri italian Alēide de Gasperi, njeri prej pionierėve e ideatorėve tė Evropės sė Bashkuar, se: "Bashkimi duhet tė mbėshtetet nė bashkimin e kombeve, jo nė shpėrbėrjen e tyre, duke ruajtur pavarėsinė e ēdo gjėje qė ėshtė nė bazė tė jetės shpirtėrore, kulturore dhe politike tė ēdo kombi". Ja sa larg jemi : Amerika fare lirshėm bėn komb me kontingjente popujsh tė tė gjithė botės, shqiptarėt janė njė popull dhe pengohen dhunshėm tė jetojnė si njė komb i lirė!
Politikanėt tanė nuk janė kthyer fare kėtej. Ata shpallin se nuk e synojnė, madje, as bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Ėndrrėn e integrimit kombėtar, ata e kanė zėvendėsuar me atė tė integrimit evropian. Po sovrani popull ē'thotė vallė?!
Kuptohet, i nderuar President, nuk do tė bėni ēudira, por sikur t'i thoshit edhe dy fjalė nė vesh kėtyre tanėve: "Ju, politikanė shqiptarė, pse s'deputoni si mbarėkombėtarė!?" Kaq duan ata dhe mė tej e din vetė si e vėrtisin!
Aspirata kombėtare e parealizuar e shqiptarėve ka mbetur e gjallė nė kujtesėn historike dhe ėshtė sistematikisht e gjallė, e vepruese nė jetė, ėshtė sanksionuar nė sa e sa Referendume e Rezoluta, sepse sistematikisht na janė mohuar e vazhdojnė tė na mohohen tė drejtat njerėzore mė themelore, sepse morali dhe sjellja politike zyrtare e fqinjėve tanė ndaj miliona shqiptarėve, shtetas tė tyre, kanė synuar, ose nė shfarosje e asimilim, ose nė trajtimin si njerėz tė kategorisė se dytė e tė tretė. Shqiptarėt janė pėrpjekur si e si vetėm pėr tė mbijetuar, me sakrifica tė papėrshkrueshme!
Prandaj dhe kauza e bashkimit tonė kombėtar, qė anashkalohet padenjėsisht e padrejtėsisht nga politikanėt tanė, ėshtė me rrėnjė tė thella nė ndėrgjegjen mbarėpopullore e vepruese, prandaj dhe nga thellėsia e shpirtit tė popullit del fuqishėm thirrja : "Na ndihmoni tė divorcohemi me politikat barbare tė fqinjėve tanė; tė cilėt nuk po japin shenja humanizimi e demokratizimi!
Mjafton tė jenė tė lirė e tė barabartė shqiptarėt, se e kanė nė gen trashėgimin e vyer tė bashkėjetesės shembullore ndėretnike dhe ndėrfetare!
Ata do tė bėhen vėrtetė faktor stabiliteti nė Ballkan!"
Kush nuk e ka njohur dhe nuk e vlerėson ketė virtyt e mesazh tė shqiptarėve, ėshtė krejtėsisht abstrakt dhe gjykon i mbėrthyer prej interesash tė ngushta, skenarėsh e insinuatash tė paskrupullta!
Ėshtė, sė dyti, edhe motivimi tjetėr madhor qė na frymėzon pėr tė fokusuar kėtė "problem tė problemeve shqiptare" nė shportėn e hamendjeve rreth vizitės sė kėtij niveli. Ai lidhet drejtpėrdrejt me Prestigjin, Autoritetin, Misionin dhe Vokacionin human e demokratik tė Kombit amerikan qė po e pėrfaqėson e personifikon, Zoti President!
Tė rikthesh nė jetė njė njeri, ėshtė kryevepėr; tė ringjallėsh njė komb tė vogėl, kjo ėshtė madhėshtore, shumėfish hyjnore! Pas shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė dhe aktit sublim tė Amerikės dhe Evropės me bombardimet e vitit 1999 pėr tė ndalur gjenocidin e egėr serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės, statusi i ish Krahinės Autonome tė Federatės nuk kish pse tė futej nė labirintet politiko-juridike, thua se vetėm shqiptarėt duhet tė pėrgjigjen pėr tė gjitha mallkimet e "mėkatit tė parė"!
Odisea e statusit tė Kosovės tonė shqiptare, qė mbart njė tė vėrtetė dhe tė drejtė kaq evidente, dėshmon se me sa vėshtirėsi vihet nė vend ajo qė u bė shtrembėr njė herė. Po merren kaq shumė nė konsideratė pretendimet serbe pėr disa kisha e manastire nė trojet kosovare, sikur ato tė kenė zbritur drejtpėrdrejt nga Qielli me idenė e adresėn "Nė shėrbim sekret tė Serbisė", qėndrim ky, krejt nė kundėrshtim me idenė brilante tė ish diplomatit amerikan, Henri Kissinger, se "Kėrkesat fetare, nė fakt, kanė qenė dhe mbeten vetėm pretekste pėr qėllime politike dhe strategjike" (Dipllomacia, f. 93, botim shqip), ide kaq sinjifikative nė kontekstin tonė ballkanik, ku fondamentalizmi politiko-ortodoks sllavo-grek ėshtė kaq virulent, i mbėshtetur anakronikisht edhe nga Moska!
Qė nė det ėshtė e pashmangshme ngrėnia e peshqve tė vegjėl nga tė mėdhenjtė, kjo dihet e nuk ndryshohet, por, kur do tė pushojė sė vepruari ky refleks biologjik nė jetėn e shoqėrisė njerėzore?! Njė Zot e di ē'do tė mendojnė brezat pėr kohėn tonė!
Po si nuk doli njė politikan shqiptar qė t'u thoshte serbėve nė Vjenė:
"Na takon Kosova e plotė, natyrale, historike, me tėrė ato krahina shqiptare qė ish Federata, i copėtoi mė tej, sipas interesave dhe komoditetit tė vet, nė favor tė ish republikave tė Serbisė, Malit tė Zi e Maqedonisė"!? T'u thoshte se "faltoret janė tė garantuara, tė besuarit ėshtė njė zgjedhje e dėshirė personale dhe jo vegėl e institucionalizuar dhe e instrumentalizuar politikisht" etj. etj.
Po Evropa? "Shumica e Bashkimit Evropian, kėrkon ta mbyllė, jo ta zgjidhė dosjen shqiptare,- pėrfundon natyrshėm analisti ynė brilant Danaj.
Zgjidhje do tė thotė Shqipėri Natyrale. Mbyllje do tė thotė Shqipėri Artificiale".
Le tė urojmė e shpresojmė qė Amerika tė mendojė ndryshe! Mesazhet qė na vijnė prej saj, janė gjithnjė e mė shpresėdhėnėse; ato janė tė fuqishme, sepse pėrshkohen nga e vėrteta dhe e drejta! E vėrteta dhe e drejta shqiptare qėndron si Everest para tėrė lakmive meskine e interesave antihumane e antidemokratike!
Kombi shqiptar ėshtė nė njė udhėkryq tė madh. Ai kėrkon vetėm tė marrė frymė lirisht dhe pėr kėtė ėshtė i domosdoshėm bonsensi dhe konsensusi ndėrkombėtar.
Parimi i madh demokratik i vetėvendosjes sė popujve, legjitimiteti i sovranit, parim ky themelor dhe jetik, me atdhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me autor Presidentin Willson, qė ėshtė nė fuqi nė botėn demokratike, ėshtė njė e drejtė qė, nė fund tė fundit, duhet t'u njihet edhe shqiptarėve.
Ne shqiptarėt sot, mė shumė se kushdo dhe mė shumė se kurrė, na takon ti referohemi mesazheve tė kulturės, pėrvojės dhe traditės amerikane, t'i drejtohemi Kombit Amerikan, tė shpresojmė shumė nga mbėshtetja dhe pėrkrahja e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pa e bėrė fare xheloze Evropėn tonė, qė, vėrtetė na do dhe pėrpiqet shumė tė na integrojė, por nuk po e kap mirė demin pėr brirėsh!
Nė kontekstin e fateve historike tė kombit shqiptar, na tingėllojnė me domethėnien mė tė drejtpėrdrejt edhe fjalėt e njė presidenti amerikan, Klivlend (1895), se : "Nėnshtrimi i vetvetishėm pėrkundrejt kushtėzimeve tė padrejta, e zvetėnon respektin pėr vetveten dhe atė nder tė kombit qė ėshtė themeli i sigurisė dhe madhėshtisė sė tij". Edhe vetėm kjo ide-formulė na shkel nė kallo, vė gishtin nė plagėt tona, na nxjerrė zbuluar pėr sa i pėrket gjendjes aktuale, statusit, identitetit dhe dinjitetit njerėzor e kombėtar.
"Tė drejtat e njeriut", pėr tokė, ato kombėtare, tė injoruara; atėherė pėrse jetojmė?! Kjo botė interesash, kur do tė bėhet, vallė, tamam njė botė tė drejtash e vlerash njerėzore?! Se tabloja e botės, dihet, ende lė mė shumė pėr tė dėshiruar, se pėr t'u lavdėruar!
Ne shqiptarėt u falemi mesazheve amerikane, si besimtarėt Biblės e Kuranit; i falemi, sidomos konceptit willsonian tė Vetėvendosjes, qė hedh dritė dhe ngjall shpresa tė mėdha pėr popujt e vegjėl. Presidenti Willson hyri denjėsisht nė histori, pėrveē tė tjerash, si njohės i mirė i politikės evropiane, i ēėshtjes ballkanike, plotėsisht i vetėdijshėm dhe real pėr institucionalizimin e lirisė sė popujve tė vegjėl, me vizion tė pėrbotshėm e kulturė diplomatike dhe me angazhimin mė progresiv. Ne shqiptarėt dėshirojmė e urojmė qė trashėgimia idealiste dhe mesazhet willsoniane tė jenė vazhdimisht tė gjalla, qė tė mos mbetemi nė pritje tė njė Willsoni tjetėr!
Pas Autoritetit tė Amerikės, shqiptarėve u mbetet vetėm t'i drejtohen Zotit nė Qiell, por Ai, me siguri, do t'u thotė: "Ju kam dhėnė boll mėnd, i pėrdorni ato me vend, qė tė mos mė turpėroni dhe mua!"
President i dashur, duke i hedhur nė letėr kėto mendime, e qetėsova disi ndėrgjegjen time. Do tė bėhet ē'tė bėhet, kur dhe si, e drejta dhe e vėrteta e shqiptarėve, me forcėn e logjikės sė hekurt dhe argumentet e pakontestueshme, do ta gjejnė njė ditė rrugėn dhe mėnyrėn e realizimit tė vet. Gjithsesi, duhet shmangur pika kritike e durimit popullor! Lum kush bėhet katalizator, mbrojtės dhe pėrkrahės nė shpėtimin dhe ringjalljen e njė kombi, i cili ka proamerikanizėm legjitim dhe ndjenjė mirėnjohjeje tė spikatur!
Dėshirojmė e urojmė me shpirt qė nė shekullin tonė, tė 21, nė kėtė botė tė interesave gėrryese e konfrontuese, tė shpaloset plotėsisht, njė ditė, flamuri i botės sė tė drejtave dhe vlerave njerėzore! Kush do ta gjenerojė kėtė, Uashingtoni, Pekini, Brukseli, Delhi, Moska, Londra, Berlini a kushdo tjetėr me potencė, ai do tė bėj mė tej dhe historinė!
Prof. Dr. Hulusi HAKO (0692074814),
Zv. Kryetar i KĖSHILLIT ORGANIZATIV TĖ KUVENDIT
MBARĖSHQIPTAR
Tiranė, 17 Maj 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|