| » Opcionet për artikullin |
|
Progres-raporti vjetor i BE, qė kishte dalė njė ditė mė parė, e kishte nxirė qeverinė. Keq nė tė gjitha pikat. Asnjė lėvizje pėrpara, gota gjysmė e mbushur, reformat kanė mbetur nė vend, korrupsioni ėshtė i lartė dhe ka perceptim edhe mė tė lartė se qeveria ėshtė e korruptuar etj., etj. Kjo e bėri me dhimbje koke Berishėn. Nė udhėtimin e tij nė Vlorė duhej gjetur njė zgjidhje. Duhej sajuar njė ngjarje qė raportin ta mburrte populli. Flamuri ia nisi punės. E mori mė nė fund pėrsipėr kryetari i komunės sė Armenit. Po ta themi me zė, - tha, - na vjen turp, por do sajojmė njė kėngė, ua japim ta kėndojnė kėta tė grupit polifonik dhe ne pėrdorim kėngėn.
Ideja ishte gjeniale. Ashtu u bė. Filloi shpejt e shpejt puna me tekstin. Po Flamurit si ecte. Duhej gjetur ndonjė lab. I vetmi nė kabinet ishte Glori. Po dhe ai sia thoshte shumė pėr bejte. Filloi punėn. Glori bėri strofėn e parė:
Ti pėr ne je shpėtimi
me vepra vjen integrimi
Ne te ty e kemi synė
Korrupsioni nuk merr frymė
Entuziazmi ishte i madh. Ia lexuan nė telefon kryetarit tė komunės. Atij iu duk e bukur, por se mbante mend. U kėrkoi tia dėrgonin me sms. Ashtu u bė.
Nisi puna pėr strofėn e dytė. Nuk dinin si ta lidhnin. Duhej patjetėr njė fjalė pėr raportin dhe njė fjali qė meritė kryesore pėr tė kishte ai burri.
Nė Armen sot u ēel moti
Ka dalė progres-raporti
Mė i mirė del pėr ēdo vit
Se nuk ka Berishė tė dytė
Glori u bė entuziast. Flamuri po e lexonte me vėmendje, por, ngaqė nuk kupton labēe, rreshti i fundit nuk i pėlqeu.
- Ēdo tė thotė nuk ka Berishė tė dytė?
- D.m.th., qė nuk ka tjetėr si Berisha, - i tha Glori.
- Ah, mirė, thashė se nuk ka mandat tė dytė, - tha Flamuri.
- Jo, jo, kėshtu duhet, se e kuptojnė vetė ata.
- Unė them ta ndėrrojmė, - tha Flamuri, - p.sh., ta bėjmė:
Mė i mirė del pėr ēdo vit/ Se Berisha sdo me dite/
- Nuk ėshtė labēe, Flamur, ėshtė tropojanēe. Se kėndojnė dot ata, e duan me ė nė fund.
- Po pse mor burrė ētė keqe ka kėtu?
- Ska ndonjė tė keqe, por nuk e kuptojnė ata, - tha Glori. - Unė them tė gjejmė dhe njė refren dhe ta mbyllim. Se me dy strofa sėshtė keq, nėse pėrsėrisin refrenin.
Filloi punė i pari Glori.
Ky ėshtė viti i mbarėsive
qė u del zot fatkeqėsive
Gėrdecit dhe Diverolėve
Pinarit e Delijorgjėve
Kėtu Flamuri ngeli pak.
- Smė duket e mirė pėr refren, - tha. - Mė mirė e lėmė si strofė kėtė dhe bėjmė njė refren tjetėr.
Glori u mėrzit dhe filloi ti shpjegonte se refreni duhet tė prekė problemet kryesore dhe ne duhet ti themi kėto. Pastaj kėnga do bėhet e famshme, do ta japė TV Klani dhe do jetė pėrgjigjja mė e mirė pėr progres-raportin.
- Nuk e jep TV Klani, - tha Flamuri.
- E jep, e jep, se kam dėgjuar unė qė japin dhe kėngė pėr veten ata. E mban mend atė grupin e Bėnēės qė u kėndoi atė kėngėn: Se janė djem tė pėrgatitur/ Lum nėna qė i ka rritur.
- E mirė, - i tha Flamuri, - ti e di mė mirė kėtė punėn e labēes. Ja ti rreshtojmė njė herė tė tria si duken dhe tia nisim.
U vendos dhe u miratua. Mbeti ky version:
Nė Armen sot u ēel moti
Ka dalė progres-raporti
Mė i mirė del pėr ēdo vit
Se nuk ka Berishė tė dytė
Ti pėr ne je shpėtimi
me vepra vjen integrimi
Ne te ty e kemi synė
Korrupsioni nuk merr frymė
Refreni
Ky ėshtė viti i mbarėsive
qė u del zot fatkeqėsive
Gėrdecit dhe Diverolėve
Pinarit e Delijorgjėve.
*Marrė nga edicioni satirik Antena brenda familjes, online nė gazetatema.net
Marrė nga gazeta "Shekulli". |
|