| » Opcionet për artikullin |
|
poeme
Riza LAHI
Me se fundi Arberia
rreshqiti nen jatagan
Porte e Larte me vula ari
me nxitim nisi ferman:
"Te gjithe meshkujt kastriote
dhe grate e tyre shtatzena
te jene vrare deri mesnaten
kur e plote te dale hena!"
Kur e plote hena u be
tek mekembesi i sulltanit
komandantet raportuan
per zbatimin e fermanit:
"Kembe Kastrioti me
nuk ka mbetur ne Ballkan;
veēse njeri ka shpetuar,
se kaloi detin mbatane,
por, Madheri, Italine,
kur ta pushtojme pastaj,
Gjonin 1) do ta kryqezojme
n'kryq, si Hazreti Isain 2)"
"Nga kaloi
"
"Nga Himara!
Me nje varke me ca ushtare
"
"Koken ne tepsi ketu
t'sadrazemit te Himares!"
Keshtu urdheroi mekembesi
tek numuronte tespiet. . .
"Tash - muzike!!!"
Si ngjala gjoli
luanin belet shtate cingjiet,
me tabaka te argjente
- embelsira dhe sherbet. . .
"Sillmani ketu, tani
ne dekike te vije poeti!"
"Poet! S'dua poezi
nga Rumiu, nga Nazimi,
me trego veē historira
sa te dish nga Nastradini"
Kesi gazi s'ishte pare
ne shatorre kurr me pare
Katilfermani u nis
me kalores per Himare
Kur qe nxehur keq dajreja
dhe qe zbehur nje cingie,
Pashait iu derdh nder kembe
krejt papritur nje hafije:
"O pasha! Nga Kastriotet
esht' dhe nje grua shtatzene,
esht' ne muaj te nente kaurresha
per pak dite behet nene!
Eshte fshehur ne nje vend
ku folene kane xhindite
"Fol! Ku ndodhet
!"
"O pasha!
Strehe ka gjetur ne Mirdite
"
"Te rrethohet shpejt Mirdita
me asqere e me nizame:
kelyshin e kauuresh's nga barku
- ketu! Gjer neser ne aksham!"
Me alarm u nis ushtria
"Ti te rrish ketu, poet!"
Dhe, si perzuri cingjiet
porositi prap sherbet:
"Perse gruaja e kastrioteve
ne Mirdite zuri jatak
"
"Me shkon mendja gjate - gjate"
- nise tregon poeti plak:
"Gruan e kane perendi
ne Mirdite, o pasha,
kush s'guxon t'ia thote nje fjale,
ta ngacmoje me "marshallah";
le te jete nga Anadolli. . .
Po kaloi neper Mirdite
ne mes nates, e vetmuar
ajo grua te mos kete frike!
Mund ta haje ujku i uritur,
mund te ngrije neper debore,
por dore mashkulli mirdite
nuk guxon ta preke me dore;
po bertiti ne mes rruges:
"Ndihme! Po me kapin me zori"
S'pyete sa jane, por shpaten nxjerre
dhe versulet mirditori. . .
Madheri! Ketej tete shekuj
ka qen' asqeri i romakeve
por mileti ngriti krye
me Baton e Desidiateve;
Batua tha: "do ta marr gruan
ku t'kete trima t'forte e cuba 3)!"
Dhe e mori ne Mirdite
nje vajze qe quhej Arduba.
Kur ra Batua, Arduba
neper gjak te Ilirise
kerkoi Oroshin e erdhi
tek kasolle e vajzerise
Drejt Mirdites, drejt Oroshit
u sul ordia e romakeve
Por robine s'ra Arduba
- dogji veten permes flakeve.
Nje pas nje n'kasolle u dogjen
te gjitha vajzat e Oroshit
duke share neper flake:
"O romak, o bir kodoshi!" "
E degjoi poetin pasha
tespiet duke nmuruar
edhe foli dalngadale
diku tej duke veshtruar:
"Po s'me sollen kastrioten
300 vajza do t'ia marr
kesaj Mirdites, o ndryshe
do ta djeg e pjek ne zjarr!"
* * *
Kater ore fjeti pasha,
kater ore, jo me shume;
ishte luftetar i vjeter
edhe ngopej me pak gjume.
Brofi
Shkoi ne nje qoshe
me qetesi iu fal Allahut,
dolli jashte te merrte fresk
t'shihte Yllin e Sabahut
Me doren ne mill te shpates
duke ecur per kontroll
Neper terr vinte nje kenge
e permalleshme Anadolli
Po
Ē'ishte ai trok ashtu
!
Ai trok kali neper terr
!
Ne gjunje, faqen ne dhe
- nje kalores jeniēer:
"O i ndrituri pasha
urdheri nuk esht' zbatuar;
nuk e gjetem kastrioten!
Mirdita eshte e rrethuar!!!
Mare, quhet kastriotja,
por ka ikur, per ate din
Pas tri netesh, fshehur Mirdita
e dha me bes' ne Ulqin
!"4)
"Prit ketu! Pi nje sherbet
sa te marresh nje ferman!"
Shkroi pashai siē ish betuar
"Per ate din e per iman!":
"Treqind vajza i dua Mirdites
te m'i sjelle sa me pare
se theu Fermanin e Ports
strehoi kastrioten Mare;
vajzat, po s'i dha MIrdita
virgjeresha, te paprekura
do ta djeg e pjek te gjalle
ē'te shpetoje - ta mbyll nder hekura!!!"
* * *
Gjysem hene ushtria grumbull
kenge dhe hare si kurr
Ne shilte pajdash pashai
mbi lendinen ne Mamurras;
Poeti i mermerinte
disa vargje nga Rrustemi
Era niste nga Mamurrasi
kenge te embla haremi
Hallve, shurup e sherbet
- Ishte feste ate dite,
ja, dhe pak e do te vinin
treqind vajzat e Mirdites
Ishin nisur qe pa gdhire
nga Mirdita shkrep e gure. . .
"O pasha, eshte hera e pare
keshtu s'u ka ndodhur kurr"
- tha poeti dhe nderpreu
per pak vargjet e Rrustemit
Pashai qeshte nen mustaqe
ē'thonin kenget e haremit:
"Te ka lala, mi rruspie,
te shterngofsha ne hendek,
te hengsha si kurabie,
te shtrin lala ne dyshek
asamon, asamon
jasamon, jasamon
ty t'u bofte lala kurbon
E kom plot haremin tem
me cingjie e rruspie,
i shterngon e i lemon lala
porsi rruazat ne tespie
asamon, jasamon
lala ty t'u bofte kurbon
Qeshe i ri ene u bona plak
porsi qepa rrumbullak. . .
Ne mos munēa per harem
njate dite dalē, o shpirti jem"
Hi - hi - hi qeshte pashai:
"Keto jane bejte, poet
ti s'i bon, ene as Rrustemi
sot as mot as njeqind vjet!"
"Keto jane beje, pasha
behen me shpejt se simitet!"
Kur, befas, nga cepi i kodres
dollen ēikat e Mirdites.
Kokeulura mbi kuaj
tani zbrisnin tatepjete
"O, ēfar dege me lule pjeshke,
pashe!!" - psheretiu poeti.
Te treqindetat veshur nuse,
krejt te heshtura, si qirinjte,
poshte rubave te kuqe
ne vend te flokeve - florinj.
U rreshtuan te treqindetat
mes asqerit gjysem harku
me shami te kuqe mbledhur
secila duart te barku.
"I kane veshur per martese"
- tha poeti i ngazellyer
"He - he - he, per nja pese dite
pastaj prap kam per t'i kthyer;
edhe kur te mbushet viti
do t'i mbledh prap, dhe nje here
dhe bebushat qe kane lindur
do t'ua marr per jeniēere!!!"
Papritur heshten te gjithe
dhe zabite, dhe asqere;
me ferman dolli tellalli
dhe lexoi me ze te prere:
emrat e me trimave
perzgjedhur ne gjithe taborret. . .
Si hedije do te merrnin
nga nje vajze mirditore.
Kur mbaruan treqind emrat,
vrik dollen treqind azgane,
para se te zgjidhnin vajzat
ne gjunj nderuan pashane;
me koke ua ktheu pashai,
me borie "ta - ta - ta"
Kur nga vajzat mirditore
sokelliu nje ze: "Emta"!5)
Treqind rubat me florinj
se ē'u flaken per mbatane
Treqind shpata mirditore
vringelline mbi jatagane!!!
S'kish nisur Mirdita ēika
por kish nisur treqind djem,
te treqindet pa u dale qimja
Frroke, Nikolle, Bardhoke, Prenge.
Krenat e treqind azganeve
porsi rubat rane perdhe:
"Nuk e njeh marren Mirdita!
Kena ardhe, or pashe, me u pre!!!"
Shpejt asqeri e mblodhi veten
Qindmije shpatevetetitur
ē'u verviten mbi mirditesit
- ēunat qimepadjersitur.
Shpine me shpine, si demat,
keng' me keng' me shpate ne dore
kishte qite ceken me vdeke
djaleria mirditore.
Oh, kur rane nje nga nje
siē bie vete fiku i pjekur,
njezet djem mbeten ne fund,
veē njezet ende pa vdekur.
Njezet djem me faqe vajze,
njezet djem mbytur ne gjak
Tek pashai i xhindosur
- perseri poeti plak:
"Kam nje plan, pashai im:
Fali! Fali ata djem!
Ne shkembim te armeve
- para, ofiqe, harem;
Le te shohin si pashai
e respekton trimerine,
keta djem t'i veme ne ball
kur te hame Italine;
Ani, le te na kene vrare
o pasha! T'i leme te gjalle,
ne vend te njezet xhenazeve
kemi njezet gjenerale;
Tani, ja, u thye dita
dielli po bie ne det.
Le t'i hedhin armet pashe
edhe ti faliua jeten".
Ta - ta - ta, se ē ra boria
dhe asqeri sulmin ndali,
me nje shqipe ēale - ēale
fjalen e mori tellalli:
"Hidhni armet, more trima
te gjithe u ka falur pasha,
pa hesap do te keni pare
veē ne gjunje te bini hasha".
"Hy, o qen i Anadollit
Mirdita vdes veē ne kembe!"
- u degjua nje ze djaloshi
dhe, ne shqip, serish nje kenge.
"O poet, mosvalle nga qielli
na kane zbritur xhindite
"
Tundi koken thelle poeti:
"Keshtu vdesin ne Mirdite!"
"Hyxhym! Hyxhym, asqeri!
M'i vrisni ata shejtane!"
Mbi njezet djemte e pergjakur
njeqindmije jatagane
* * *
Mbajti zi Mirdita mbare
per treqind djemte e saj
Thone se guret e Rubikut
ate dite shkrine ne vaj.
Aqe dhimbje ndjeu Mamurrasi
Per taborret me asqere
ujrave aq te kulluar
u dha squfur, u dha ere.
Rube te zeze vune te floket
vajzat, grate per ate brenge,
kishin dhene jeten per nderin
kaq Nikolle, Bardhoke e Prenge
Pesqind vite qysh atehere
porsi vashat dore per dore
shkuan, por pa marre me vete
ruben e zeze mirditore.
SHENIME
1 - Behet fjale per Gjon Kastriotin, birin e Skenderbeut
2 - Hazreti Isai te myslimanet apo Jezu Krishti te kristianet
3 - Cuba - ne kuptimin jo te hajdutit por te daiut, njeriut teper krenar
4 - Behet fjale per rezultatin e nje hulumtimi sipas te cilit, rezulton si vijon:Ne te vertete, nje nuse kastriotesh, eshte strehuar per tri dite ne Mirdite;Mirdita e strehoi dhe e percolli ate deri ne Ulqin e me pas, ajo u vendos ne Malin e Zi, ku dhe lindi femijen qe e kishte kastriotesh dhe qe ia vuri emrin Ndreke. Me pas, ajo u martua serish dhe lindi femije te tjere me bashkeshortin e saj malazez i cili ia respektonte veēanerisht femijen qe kishte sjelle me vete e shoqja.
"Emta" - Mbi ta |
|