| » Opcionet për artikullin |
|
(Liri o vdekje)
- Kėshtu pat thėnė patrioti amerikan Patrick Henry me rastin e Deklaratės sė pavarėsisė mė 1776. Vallė, e bėjmė kėtė ne sot (popull e politikanė, sėbashku), kur po vendoset pėr fatin e kombit?
Shkruan: Qemal ALIU
qemajli50@hotmail.com
Pata lexuar diku njė anekdotė interesante, qė nė kėtė rast mė duket se mund tė shėrbejė si njė analogji e pėrafėrt ironike me ralitetin tonė, nganjėherė tragjikomik: gjendjen nė tė cilėn ndodhet Grupi ynė i Unitetit. Njė gruaje i qėlloi tė udhėtonte me njė anije transatlantike me plotė pasagjerė. Mirėpo, udhėheqėsi i anijes ia kishte vėnė syrin dhe i dha asaj afat 5 ditė pėr tė fjetur me tė, ose ndryshe do ti hidhte tė gjithė udhėtarėt nė oqean. Meqė gruaja mbante njė ditar me vete, pas disa vitesh ai u gjet. Nė tė shkruante: Dita e parė: ruajta nderin. Dita e dytė: mendova pėr burrin. Dita e tretė: mendova pėr fėmijėt qė i rrita. Dita e katėrt: mendova sa e rėndėsishme ėshtė tė jeshė e moralshme. Dita e pestė: shpėtova 500 njerėz. Ėshtė sot i dėrmuar dhe shantazhuar, nė kėtė shkallė, sa kjo gruaja nė anije, Grupi ynė i Unitetit nga udhėheqėsi i anijes-bashkėsia ndėrkombėtare?! Mund ta ruaj ky Grup edhe nderin e kombit edhe ta shpėtojė anijen?! Pyetja nė vete ngėrthen pėrgjigje shumė hipotetike: Nėse ky Grup u pėrmbahet fjalėve dhe premtimeve tė dhėna deri mė tash ai padyshim do ta shpėtojė nderin, por do ta humbė pėrkrahjen ndėrkombėtare, ndėrkaq nėse mė nė fund ndjek shembullin e gruas nė anije, atėherė ai do tė sakrifikohet nė shtrat (fotele) pėr ta shpėtuar popullin.
E vėrteta, jo vetėm Grupi i Unitetit, jo vetėm e gjithė politika pozitare e opozitare shqiptare nė Kosovė, nė veēanti, por edhe ajo shqiptare, nė pėrgjithėsi, ndodhen sot para njė pyetje dhe dileme shumė tė madhe: ēka duam dhe kah po shkojmė? Mbi tė gjitha, sa jemi tė gatshėm, jo vetėm me fjalė, ta sfidojmė vetėveten me kėrkesėn mė madhore, tė shtruar nė stilin e patriotit tė madh amerikan Patrick Henri, i cili qysh para mbi 200 vitesh thėrriste: Give me freedom or give me death (Liri o vdekje)! Sepse, nė fund tė fundit, kėtu fshehet i gjithė fundamenti i ēėshtjes, e gjithė esenca e problemit.
Presidenti i dymbėdhjetė i SHBA, Zachary Taylor, nė mes tjerash, shkruante: Interesi i madh, parėsor e i matur i popullit amerikan ėshtė bashkimi; bashkimi jo vetėm nė formė tė thjeshtė tė qeverisjes, por bashkimi i bazuar nė lidhjen shpirtėrore tė njerėzve pėr njėri tjetrin. Ne shqiptarėt, pa na pyetur kush, na coptuan dhe nuk po na lėnė tė bashkohemi si populli amerikan, anipse Robin Kuk, ish-Ministėr i Jashtėm Britanik, nė njė rast, nė Dhomėn e Deputetėve tė Mbretėrisė sė Bashkuar, duke folur pėr pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, pat deklaruar: Ne po zhbėjmė padrejtėsitė qė bėmė nė fillim tė shekullit tė kaluar.
Padyshim, ne kurrė nuk na ka munguar dėshira, vullneti pėr tė qenė njė, si komb i tėrė, kėtė e dėshmojnė edhe pėrpjekjet tona shekullore epike e politike, kryengritėse e letrare sa nganjėherė kanė marrė edhe pėrmasat e njė folklorizmi tė ėmbėl ėndėrrimtar e qė fatkeqėsisht deri sot kanė mbetur tė parealizuara. Do tė vijė njė kohė, kur do tė vemė nė dasmė e do tė urojmė: Mos e pifshim kėtė gotė, po tė mos bashkohemi me Kosovėn! Dhe do tė vemė nė vdekje dhe do tė ngushėllojmė: Mos e pifshim kėtė gotė, nė mos u bashkofshim me Kosovėn!... Do tė vijė njė kohė, kur dolli do tė fillojė me kėto fjalė: Mos e pifshim kėtė gotė, nė mos u bashkofshim me Kosovėn!, profetizonte qė moti Lasgushi, kurse atdhetari i madh Jusuf Gėrvalla, pak para se tė vritej, do tė deklaronte: "Pa asnjė dyshim jemi tė gatshėm tė bashkohemi me Shqipėrinė, edhe nėse do tė ishte shtet komunist, monarkist apo republikė"! Por, fatkeqėsisht, ne na mungon paralajmėrimi pa hezitim, ai qė sjell rezultate konkrete, ai qė dėshmon se gjėrat o i bėjmė o nuk ekzistojmė!, nė stilin kėrcėnues siē e bėnte dikur presidenti amerikan-Kenedi : Le ta dijė ēdo komb, pavarėsisht nėse do tė mirėn apo tė keqen tonė, se ne do tė paguajmė ēdo ēmim, do tė mbajmė ēdo barrė, do tė kalojmė ēdo vuajtje, do tė mbėshtesim ēdo mik, do tė kundėrshtojmė ēdo armik pėr tė siguruar mbijetesėn dhe suksesin e lirisė.
I qėlluar dukej deklarimi i paradokohshėm i Kadaresė sonė se: Unė jam shkrimtar dhe njeri i kulturės dhe gjithmonė mendoj se ēdo konflikt zgjidhet nė mėnyrėn mė demokratike, duke e shmangur dhunėn, duke shmangur keqkuptimet, duke shmangur vdekjen. Por, kjo nuk duhet tė shėrbejė si alibi qė njė popull mund ta poshtėrojmė nė tė gjitha mėnyrat. Nė kėtė rast, populli i Kosovės ka tė drejtė tė pėrgjigjet me tė gjitha opsionet. Nuk bėhet lėshim, kur ėshtė fjala pėr lirinė e njė populli. Nuk ka negocim pėr kėtė gjė. Ky popull ka tė drejtė me tė gjitha mėnyrat tė kėrkojė lirinė e vet. Ta mbrojė deri nė fund lirinė e vet. Por ky ishte vetėm kėrcėnim i njė shkrimtari, qė nuk merret edhe gjithaq seriozisht nė qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare politike. Ndryshe, shumė ndryshe do tė tingėllonin po tė thuheshin ato nga goja e njė politikani. Adem Demaēi, nė njė rast ka pas deklaruar: Disidentėt e jo konformistėt janė ata qė e kanė ēuar njerėzimin pėrpara. Tė vetmit, disidentėt, kanė qenė dhe janė imunė ndaj sindromit tė majmunit tė robėruar me lajthitė nė grusht. Disidentėt, gjithmonė, e kanė pasur vėshtirė. Ju e dini se ata janė djegur edhe nė flakė, janė vrarė e janė kalbur burgjeve. Por, ata kanė mbetur tė pavdekshėm, kurse vrasėsit e tyre kanė vdekur pėrgjithmonė, ose pėrmenden pėr tė keq. Fatkeqėsisht, sot na mungojnė pikėrisht disidentė tė tillė. E kam fjalėn pėr radhėt e politikės zyrtare shqiptare, nė Kosovė, nė Shqipėri e nė tė gjitha trojet shqiptare. Si tepėr konformiste ėshtė bėrė kjo politika jonė zyrtare, sa, siē me plotė tė drejtė konstaton Baca Adem, po vuan edhe nga sindromi i majmunit tė robėruar me lajthi nė grusht. Pse ėshtė kėshtu mund tė ketė shumė shkaqe, por ndoshta njėra nga ato mund tė jetė edhe ajo qė dikur paralajmėronte Qemal Stafa: E rrugėn tonė me premun dojshin ata qė npupla jetėn kanė kalue .
Sipas legjendės, Akili kishte pasur mėsues Shironin , njė gjysmė kalė e gjysmė njeri. Njerėzit e asaj kohe te vjetėr donin tė thonin me kėtė se njė princ, udhėheqės apo politikan duhet tė veprojė si kafshė dhe si njeri. Veti e njeriut ėshtė qė tė luftojė me ligje dhe rregulla, me ndershmėri dhe besnikėri, ndėrsa veti e kafshės ėshtė qė tė luftojė me forcė dhe me dinakėri. Meqė mėnyra e kulluar njerėzore shpesh nuk mjafton, atėherė njeriu detyrohet tė pėrdorė mėnyrėn e kafshės. Sa mund tė shėrbejė kjo legjendė si shembull qė duhet ndjekur nė ditėt e sotme ėshtė ēėshtje analizash e analistėsh. Por, edhe sipas humanistėve mė tė mėdhenjė, bota mund tė ndryshojė me urti e aftėsi, por edhe me shumė sakrifica e pėrpjekje: Virtu vince fortuna(aftėsia e mund fatin)! Si ilustrim, kėtu po e sjellim njė tregim nga historia amerikane e ushtarit amerikan Lorel, nė Luftėn e Parė Botėrore. Kur kompania amerikane do tė hidhej nė sulm, komandanti i kompanisė e caktoi ushtarin Lorel tė rrinte pranė mitralozit, nė pozicion luftarak pėr tė gjuajtur aeroplanėt armiq. Ai filloi tė bėnte detyrėn. Beteja mbaroi, kompania iku. Por ata e harruan ushtarin nė "pozicion". Mbaroi dhe lufta e parė botėrore, por Loreli nuk dinte gjė se "nuk luante nga pozicioni". Pėr "besnikėri" qėndroi 20 vjet "nė pozicion", pranė mitralozit dhe vazhdonte tė gjuante mbi aeroplanėt ashtu siē i kishte thėnė komandanti. Vetėm rastėsisht, pas dy dekadash e gjetėn ushtarin Lorel me mitralozin e tij nė dorė, pranė njė mali me kuti konservash, qė i kishte ngrėnė gjatė dy dekadave. Sepse, nuk ėshtė lehtė tė meritohet mbishkrimi nė pllakėn pėrkujtimore Freedom is not free (Liria nuk falet), si ai nė Washington DC.
Pėrkundėr shembujve model tė cituar mė sipėr, trishtohem kur lexoj e dėgjoj lozėn tonė tė tipit Mustafa Nano, analist me nam, tė deklarojė: «Nėse dikush do tė mė thotė tė zgjedh midis Shqipėrisė dhe demokracisė liberale (ėshtė absolutisht trillane kjo situatė, ngaqė askujt nuk do ti duhet nė fakt ta bėjė kėtė zgjedhje), unė do tė zgjedh pa frikė demokracinė liberale. Nuk ka ēmė duhet Shqipėria e sunduar nga njė despot. Preferoj mė mirė tė jem i lirė nė njė botė pa Shqipėri sesa njė shqiptar i skllavėruar nė njė botė tė lirė».(gazeta «Shqip», 13 gusht 2007, f. 8).
Ndihmona o zot!
|
|