Prof. Dr. Mehdi HYSENI
*** Strumbullari teoriko-praktik i politikės strategjike kolonialiste dhe gjenocidale i regjimit policor-militarist tė Slobodan Milosheviqit pėr vrasjen dhe pėr shfarosjen e shqiptarėve, si dhe pėr djegjen dhe pėr riokupimin e Kosovės ka qenė teza antisemitise serbomadhe KOSOVO JE SRBIJA=KOSOVA ĖSHTĖ SERBI (!)
*** Mirėpo, si rrjedhim, kjo edhe ishte arsyeja krysore pse u bombardua Serbia nga Amerika dhe nga Aleanca Veriatlantike (NATO-ja) pėr ta ēliruar dhe pėr ta shpėtuar Kosovėn shqiptare nga forcat terroriste paramilitare, militare dhe policore tė Serbisė (24 Mars 10 Qershor 1999).
Nė lidhje me kėtė realitet tė hidhur, lind pyetja si ka qenė e mundur qė, edhe pas vetėvrasjes sė kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq, si dhe pas bombardimit tė Serbisė sė tij nga NATO-ja, (1999), tani, tetė vjet mė pas, mė 4 dhjetor 2007, qeveria demokratike e Serbisė me nė krye Vojislav Koshtunicėn dhe me ministrat e tij, siē janė: Vuk Jevremoviq, Bozhidar Xheliq, Slobodan Samarxhiq, sė kėndejmi edhe kryetari i Republikės sė Serbisė, Boris Tadiq, prapė, madje nė tė njėjta forma kėrcėnuese dhe ofenduese ndaj shqiptarėve dhe ndaj Amerikės, e pohojnė dhe e mbrojnė tezėn projektuese serbomadhe antishqiptare tė ish-kryetarit dhe tė heroit tė tyre, Slobodan Milosheviq: KOSOVO JE SRBIJA(!)
*** Pėrgjigjja e autorit: Kosova je Albanija-KOSOVA ĖSHTĖ SHQIPĖRI! Kosova kurrė nuk ka qenė dhe, kurrė nuk do bėhet Serbi, as Shumadi! Kėtė duhet ta dijnė tė gjithė serbomėdhenjtė dhe qeveria e tyre promillosheviqiste dhe proruse e Beogradit, sepse nxjerrja nga konteksti i drejtė i citateve tė pėrdorura tė shtetarėve tė dalluar tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore, nuk janė nė pėrputhje me mbrojtjen e interesit dhe tė sovranitetit kolonial tė Serbisė nė Kosovė, por me interesin antikolonial ēlirimtar kombėtar dhe shtetėror tė Kosovės. Kėtė ndėrrim teze tė Serbisė nė kurriz tė mohimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės (pavarėsisht nga improvizimi dhe makutėria e pakufijshme e interesit nacional tė Serbisė, sipas formulės legjendare antishqiptare tė Slobodan Milosheviqit dhe Kishės Ortodokse Serbe me nė krye vladikėn, Artemije Radosavleviq-KOSOVO JE SRBIJA), nuk ka asnjė gjasė minimale, qė ta pranojnė as Amerika e as Evropa Perėndimore, me gjithė ilustrimin e saj me citate tė vlefshme me karakter parėsor dhe tė rėndėsishėm antologjik pėr mbrojtjen dhe avancimin e vlerave tė ēmueshme demokratike dhe tė interesit nacional dhe shtėror tė kombeve dhe tė shteteve tė theksuara.
Pėrkundrazi, drejtazi dhe zhdrejtazi (si mbi bazėn historike, morale, demokratike, kombėtare, ashtu edhe tė sė drejtės ndėrkombėtare), tė gjitha ato citate evro-amerikane , tė shkruara nė panot dhe nė pllakatat e shpėrndara nė Beograd dhe nė tėrė Serbinė, nė mbrojtje tė interesit nacional, ato nė thelb mund ti referohen vetėm njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, tė mbrojtjes dhe promovimit tė interesit kombėtar dhe shtetėror tė Kosovės, sepse qė nga viti 1912 e deri mė 1999 ajo ka qenė vetėm koloni ilegale e Serbisė. Asgjė mė shumė, as mė pak. Pra, citatet e theksuara (nga ana e qeverisė sė Beogradit nė mbėshtetje tė interesit kolonialist tė Serbisė mbi Kosovėn) tė presidentėve tė Amerikės (Xhorxh Uashington, Abrahm Linkoln, Eduard Kenedi),tė kryetarit tė Francės, Sharl De Gol, tė kryeministrit anglez, Uinston Ēėrēill, tė kancelarit gjerman, Vili Brant, mund ti referohen vetėm ēlirimit antikolonial dhe pavarėsimit tė Kosovės, jo kursesi interesit dhe sovranitetit kolonial shekullor tė Serbisė mbi Kosovėn.
Ky ėshtė njė nga argumentet krysore pse politika , propaganda , diplomacia, drejtėsia e as shkenca e qeverisė sė Serbisė e as serbėt nuk kanė asnjė tė drejtė morale, nacionale, profesionale as njerėzore qė, nė emėr dhe, nė favor tė mbrojtjes sė initeresit tė tyre kolonial dhe hegjemonist shekullor, tė abuzojnė me mendimet politiko-filozofike tė shtetarėve me famė botėrore tė Amerikės, tė Britanisė sė Madhe, tė Francės dhe tė Gjermanisė , siē janė : Xhorxh Uashington, Abraham Linkoln, Eduard Kenedy, Uinston Ēėrēill, Sharl de Gol dhe Vili Brant, sepse asnnjėri prej tyre nuk kanė shprehur opinionet dhe vlerėsimet e veta nė dobi tė mbrojtjes sė inteesit kolonial, por tė interesit nacional dhe shtetėror.
Mirėpo, pavarėsisht nga kjo e vėrtetė, marketingu dhe makineria politiko-propagandistike subversive luftarake e qeverisė sė Beogradit, mė 4 dhjetor 2007, me qėllim qė ta mbrojė interesin kolonial 100-vjeēar mbi Kosovėn, nxori me qindra, mijėra dhe miliona pllakata dhe afishe tė ndryshme me citate tė liderėve mė tė shquar amerikanė dhe evropianė, tė cilėt iu pėrkasin periudhave tė ndryshme historiko-politike dhe shoqėrore tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore.
(A) Mesazhi dhe pėrmbajtja e parullave tė Beogradit
Tė dyja kėto komponente pėrbėjnė tėrėsinė e tezės sė ndėrruar falsifikatore, kuazishkencore dhe kuazipolitike, se Kosova ėshtė Serbi. Sipas gjuhės sė propagandės serbomadhe, kjo tezė duhet kuptuar se ka karakter imitues politik, diplomatik dhe paqesor amerikan dhe evroperėndimor, kurse historikisht dhe juridikisht ka karakter me pėrmbajtje origjinale ruse. Vėrtet, nė kėtė pikėvėshtrim edhe qėndron absurditeti dhe kontradikta e mbrojtjes sė interesit nacional serbo-rus nė Kosovė, duke i keqpėrdorur citatet margaritarė tė thesarit dhe tė interesit vital kombėtar dhe shtetėror tė Amerikės dhe tė Evropės Perėndimore, me qėllim qė tė shtiren para botės sė civilizuar evro-perėndimore, se edhe serbomėdhenjtė dijnė ti ēmojnė dhe ti shfrytėzojnė pėr ineteresat e tyre imperialiste vlerat historike, kulturore kombėtare dhe shtetėrore tė Amerikės dhe tė Evropės demokratike Perėndimore, edhe pse pėr nga historia, kultura, religjioni, traditat dhe interesi i pėrkasin sferės sllave tė Rusisė dhe sllavėve, pėrkatėsisht ciganėve tė Jugut tė Ballkanit, siē i ka quajtuar me tė drejtė shkrimtari, akademiku dhe nobelisti kroat, Miroslav Kėrlezha.
Prapavija politike dhe propagandistike e huazimit dhe e pėrdorimit nė kontekstin negativ (pėr mbrojtjen e objektivave dhe tė interesave kolonialiste tė Serbisė nė dėm tė Kosovės shqiptare) tė citateve tė shtetarėve tė Amerikės (Xhorxh Uashington, Abraham Linkoln, Xhon Kenedi) dhe tė Evropės Perėndimore (Uinston Ēėrēill, Sharl De Gol dhe Vili Brant), duke u maskuar, duke u thirrur dhe, duke u arsyetuar rrejshėm nė mbrojtjen e interesit nacional serb, ėshtė nė funksion tė mbrojtjes sė doktrinės dhe praktikės sė politikės kolonialiste serbe nė Kosovė (1912-2007).
Pavarėsisht nga synimi dhe qėllimi i fundit regresiv i politikės zyrtare tė Beogradit, se Amerika dhe Evropa, duhet tė binden dhe tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt qė, nė vend tė mbėshtetjes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė mbėshtesin interesin nacional dhe sovranitetin territorial dhe shtetėror tė Serbisė nė Kosovė, kjo floskulė dhe, kjo profkė e pakripė ka karakter tė thellė mashtrues, provokativ dhe spekulativ si ndaj Uashingtonit, ashtu edhe ndaj Londrės, Parisit dhe Berlinit, sepse Serbia kurrnjėherė nė historinė e saj tė derisotme nuk ka qenė e mishėruar me idetė, me parimet, me konceptet dhe me standardet e humanizmit, tė demokracisė, tė lirisė dhe tė drejtėsisė sė Amerikės dhe tė Evropės sė qytetėruar dhe pėrparimtare.
Pėrkundrazi, praktika e saj e derisotme politike, nacionale, shtetėrore dhe religjioze ka dėshmuar tė kundėrtėn, morespektimin, mohimin dhe mosnjohjen e kėtyre vlerave tė theksuara universale tė botės sė civilizuar evro-perėndimore, sepse nė vazhdimėsinė e mbijetesės sė saj tė derisotme, nė vend tė pėrthithjes dhe tė konkretizimit tė vlerave tė theksuara tė hemisferės Perėndimore, ėshtė ushqyerė me produkte toksikologjike tė antivlerave tė hemisferės Lindore ruso-sllave. Kėshtu qė, historikisht dhe tradicionalisht Serbia vetėm teorikisht i njeh vlerat civilizue dhe demokratike tė Perėndimit. Ndėrkaq, praktikisht, vetėm nė raste tė caktuara tė jashtėzakonshme, nė rast rreziku tė ndonjė tėrmeti politik tė shthurjes sė qenies sė saj shtetėrore me karakter Lebensraum , kuptohet me lejen speciale tė Kishės Ortodokse Serbe, si dhe me miratimin e Rusisė cariste, ndonjė paragraf a dispozitė tė sistemit tė demokracive perėndimore, i ka huazuar, modofikuar dhe sanksionuar nė ndėrtimin e sistemeve tė saj politike, juridike dhe kushtetuese, me qėllim qė, shqiptarėt dhe territoret e tyre autoktone, ti mbajė pėrjetėsisht nė sundimin e suzerenitetit tė saj kolonial dhe vasal.
Serbia nėn drejtimin e Boris Tadiqit dhe Vojislav Koshtunicės [[duke mos devijuar nga Projekti Naēertania i Ilia Grashaninit (1844) dhe nga Memorandumi i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė tė Slobodan Milosheviqit(1986), ku nė kėto tė dyja programe kombėtare dhe shtetėrore gjithėserbe me karakter tė thellė dhe gjithėpėrfshirės kolonialist antishqiptar, antikroat dhe antihungarez etj., ėshtė sanksionuar, edhe mbrojtja e interesit nacional tė Serbisė sė Madhe]], edhe sot, nė fillimshkellin XXI(viti 2007), kėshtu, teorikisht dhe praktikisht po vepron edhe nė mohimin e drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė politikė dhe praktikė kolonialiste ndaj Kosovės shqiptare, e provon edhe Kushtetuta mė e re Serbisė (2006), sipas cilės Kosova ėshtė pjesė integrale e territorit tė Serbisė.
Kėtė kurs politik praktikues antishqiptar, antiamerikan dhe antievropian antidemokratik, anticivilizues dhe antipaqėsor, Qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse janė nė marrėdhėnie armiqėsore me Amerikėn dhe me Evropėn Perėndimore (nga shkaku se kėto dy kontinente me arsye tė bazueshme humane, demokratike, historike, politike dhe juridike, janė nė mbėshtetje tė plotė tė lirisė, tė demokracisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės), tanimė, pas bombardimit tė Planit paqėsor pėr Kosovėn tė Marti Ahtisarit (mars,2007) dhe tė shuttle diplomacisė sė Treshes sė BE-sė, tė drejtuar nga Volfgang Ishingeri (dhjetor, 2007), duan tė pajtohen dhe tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt, qoftė edhe sa pėr sy e faqe,nė formė propagandistike dhe diplomatike me Amerikėn dhe me Bashkimin Evropian, duke kėrkuar ndihmė konkrete, qė tė mbėshtesin interesin nacional tė Serbisė kolonialiste me moton dhe me patriotizmin e rrejshėm religjoz kishtar, kombėtar dhe shtetėror gjithėserb tė Slobodan Milosheviqit: KOSOVO JE SRBIJA.
Si nė kuptimin ushtarak, ashtu edhe nė atė de facto dhe de jure, parulla me pėrmbajtje kolonialiste dhe gjenocidale antisemitiste serbe KOSOVO JE SRBIJA nėnkupton mobilizimin dhe thirrjen nėn armė tė tė gjithė serbėve pėr tė lėnė kokėn nė Kosovėn shqiptare.
Ja, kjo ėshtė esenca e pajtimit tė Serbisė sė sotme antidemorkatike me Amerikėn dhe me Evropėn Perėmdimore. Pikėrisht, nė kėtė kuptim taktiko-strategjik tė propagandės, tė politikės dhe tė diplomacisė kolonialiste tė Serbisė ndaj gllabėrimit tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, qeveritarėt demokratė dhe paqėsorė tė Republikės sė Serbisė, tanimė u kanė dhėnė shans qarqeve zyrtare tė Amerikės, tė Britanisė sė Madhe, tė Francės dhe tė Gjermanisė, qė ti ridefinojnė pikėpamjet, qėndrimet dhe vendimet e tyre politiko-diplomatike dhe strategjike nė disfavor tė mohimit tė pavarėsisė dhe tė drejtės sė vetėvendosjes.
(B) Jusitifikimi i fushatės mediale propagandistike tė Beogradit
nė mbrojtjen e mitit historik, politik dhe nacioanal Kosovo je Srbija(!?)
Sipas kryementorėve, ideologėve, organizatorėve dhe konceptuesve tė fushatės mediale me moton dhe me jusitfikimin Kosovo je Srbija-Kosova ėshtė Serbi tė Ministrisė pėr Kosovėn dhe Metohinė tė qeverisė sė Serbisė, tė drejtuar nga ministri i saj, Slobodan Samarxhiq, qėllimi kryesor i fushatės sė theksuar ėshtė tė ruhen, tė mbrohen dhe tė promovohen interesat dhe vlerat demokratike nacionale dhe territoriale tė Serbisė demokratike, duke marrė pėr bazė vlerat e dėshmuara dhe tė promovuara kahmot tė demokracisė sė Perėndimit.(Politika,4.12.2007).
Pėr tė pasur sukses fushata e theksuar Kosovo je Serbija-Kosova ėshtė Serbi, regjisorėt dhe vizionarėt e saj me nė krye mentorin e tyre tė verbėr politik dhe nacionalist serbomadh, Slobodan Samarxhiq, kanė zgjedhur deklaratat dhe fjalimet e shtetarėrve dhe tė politikanėve tė Amerikės (Xhorxh Uashington, Abraham Linkoln, Eduard Kenedi) dhe tė Evropės: Uinston Ēėrēill, Sharl De Gol dhe Vili Brant, tė cilėt kanė meritat kryesore nė fromimin, nė ndėrtimin, nė ruajtjen dhe nė mbrojtjen e interesave dhe tė vlerave demokratike, kombėtare dhe shtetėrore tė vendeve tė tyre) me tė cilat i kanė ilustruar dhe justifikuar parullat e tyre Kosovo je Srbija-Kosova ėshtė Serbi.
Vėrtet, ėshtė fakt dhe dėshmi e provuar se shtetarėt dhe politikanėt e theksuar tė Amerikės dhe tė Evropės kanė pasur ndikim vendimtarė dhe se kanė qenė tė pajisur me standardet e larta etike, politike, demokratike, pragmatike dhe vizionare pėr krijimin dhe pėr mbrojtjen e interesave dhe tė vlerave vitale tė kombeve dhe tė shteteve tė tyre, por ato i kanė dėshmuar dhe jetėsuar nė praktikė, ndryshe nga Serbia demokratike, e cila ėshtė krijuar dhe mbrojtur nė saje tė agresioneve dhe tė pushtimeve tė saj kolonialiste dhe gjenocidale nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė territoreve indigjene tė Shqipėrisė Etnike, duke pėrfshirė edhe Kosovėn e saj shqiptare.
Duke qenė se vlerat dhe meritat e theksuara tė shtetarėve dhe politikanėve tė Amerikės dhe tė Evropės kanė karakter progresiv, human, demokratik dhe paqėsor pėr ruajtjen e interesit nacional dhe shtetėror, pse nė historinė e qenėsisė shtetėrore tė qeverive tė derisotme tė Serbisė sė Madhe, asnjėherė, nuk ka ndodhur qė deklaratat dhe mesazhet e theksuara tė tyre ti kenė marrė parasysh si tė vlefshme, duke i analizuar dhe peshuar gjithanshmėrisht pėr ta mbrojtur interesin nacional serb, para se ti kenė zhvilluar luftėrat dhe agresionet e tyre gjenocidale dhe kolonialiste pėr ti pushtuar dhe aneksuar territoret etnike shqiptare (Kosovėn, Anamoravėn dhe Iliridėn) qė nga viti 1912 e deri mė sot.
(C) Serbia po kėrkon mbėshtetjen e Amerikės pėr pezullimin e pavarėsisė sė Kosovės, por duke i injoruar dhe, duke i anashkaluar presidentėt: Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush!?
Pse nė pėrmbajtjen e teksteve tė billboardeve (stendave afishuese) Kosova je Serbija, krahas Xhorxh Uashingtonit, Ambraham Linkolnit dhe tė Kendit, fashistėt dhe demokratėt serbomėdhenj nuk i kanė cituar edhe deklaratat e shtetarėve dhe tė politikanėve tė dalluar tė SHBA-sė, tė cilat, gjithashtu janė shprehje e vazhdimėsisė sė kultivimit tė historisė, tė politikės dhe tė demokracisė, si dhe tė ruajtjes, tė mbrojtjes dhe tė promovimit tė interesit nacional dhe shtetėror tė Amerikės sė Abraham Linkolnit, tė Xhorxh Uashingtonit dhe Eduard Kenedi etj.
Arsyeja kryesore pse citatet e kryetarėve tė SHBA-sė, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush nuk figurojnė nė pllakatat e fushatės propagandistike mediale tė qeverisė serbomadhe Kosova je Srbija, ėshtė se, si Bill Klintoni, ashtu edhe kryetari aktual i SHBA-sė e kanė dėshmuar me vepėr konkrete humanitare, ligjore dhe demokratike se Kosovo is not Serbia.
Si tė kenė figuruar citatet dhe portretet e Bill Klintonit nė billboardet e rrejshme dhe manipuluese tė fushatės serbe Kosovo je Srbija, kur tėrė bota e di se, sė PARI, presidenti i SHBA-sė, Bill Klinton, duke ndėrhyrė ushtarakisht pėrmes NATO-s, e ndėshkoi interesin nacional dhe vlerat demokratike tė Serbisė okupatore dhe gjenocidale, tė demonstruara nė Kosovė nė kohėzgjatje (1989-1999).
Si tė ketė dominuar portreti i Bill Klintonit nė billboardet e fushatės fashiste tė qeverisė sė Serbisė Kosovo je Srbija, kur ai me plotė tė drejtė pati deklaruar para tėrė botės se We are upholding our values, protecting our interests, and advancing the cause of peace. The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe that was testing our humanity. People are being slaughtered at NATO-s doorstep. We are preventing another holocoust in Kosovo. (Robert Jackson, The Global Convenant, Oxford,2000,p.281).
Gjithashtu, si tė ketė mbizotėruar portreti i presidentit aktual tė SHBA-sė, Xhorxh W. Bush nė billboardet e fushatės sė re fashiste tė qeverisė sė Serbisė Kosovo je Srbija, kur ky me ndėrgjegjėn mė tė lartė njerėzore, etike, patriotike, demokartike dhe paqėsore, ashtu sikurse presidentėt e mėparshėm tė SHBA-sė, Abraham Linkoln, Xhorxh Uashington, Harold Uilson, Xhon Kenedi dhe Bill Klinton, pati deklaruar vendosmėrisht se All who live in tirany and hopelesness can know: The United States will not ignore opperssors. When you stand for your liberty, we will stand with you.(AP, 21.01.20050). Si ta ketė cituar Slobodan Samarxhiqi kėtė citat tė presidentit aktual tė SHBA-sė, Xhorxh W. Bush, kur ministria, qeveria dhe mbarė Serbia e tij e ka mizėn nė vesh, ende i mban nėn sundimin e saj tiranik kolonialist, shqiptarėt e Anamoravės (Preshevė, Bujanoc, Medvegjė); myslimanėt boshnjakė tė sanxhakut tė Kosovės (Jeni Pazar), hungarezėt dhe kroatėt nė mė se gjysmėn e Vojvodinės hungareze dhe kroate etj.
Fundja, pavarėsisht nga synimet, nga qėllimet dhe nga prapavija e ndyrė politike, propagandistike dhe diplomatike tė qeverisė sė Serbisė nė zhvillimin e fushatės sė theksuar pėr mohimin e pavarėsisė sė Kosovės, garnitura aktuale e udhėheqjes sė Serbisė me nė krye presidentin e saj Boris Tadiq dhe me kryeministrin Vojislav Koshtunica, krahas citateve tė vlefshme tė presidentėve tė preferuar tė amerikanė, domosdoshmėrisht, duhet ti ēmojnė dhe ti marrin parasysh me seriozitetin mė tė madh, edhe deklaratat e theksuara pėrmbajtėsore tė Bill Klintonit dhe tė Xhorxh W. Bush, tė cilat nė fokus kanė mbrojtjen, avancimin dhe jetėsimin e ineteresave dhe tė vlerave universale tė bashkėsisė ndėrkombėrae siē janė liria, rendi, drejtėsia, demokracia, siguria, paqja mirėqenia etj., interesa dhe vlera kėto, tė cilat i pėrkasin tė gjithė popujve tė botės, sė kėndejmi edhe shqiptarėve dhe Kosovės, pėrkatėsisht Shqipėrisė Etnike, e jo vetėm Serbisė dhe serbėve kolonialistė dhe imperialistė nė Ballkan.
_______________________
|