| » Opcionet për artikullin |
|
PARATHĖNIA
Sapo tė kapėsh nėpėr duar vėllimin e parė poetik tė poetes Medije Vraniqi, tė cilėn ajo ia kushton bijės sė humbur, Valonės, tė kaplon njė ndjenjė e fortė malli dhe trishtimi, force e dashurie bashkė. Poetja vjen me dashurinė e nėnės zbrazur fuqishėm nėpėr vargje, duke na bėrė tė gjithėve ta lexojmė dhe tė pėrjetojmė ēdo fjalė e ēdo varg me ndjenja tė thella, ashtu si dhe janė shkruar.
Nė kėtė vėllim tė parė tė sajin, ajo shfaqet me njė gjuhė tė pasur, gjithmonė duke qenė sa mė e qartė dhe e sinqertė nė shfaqjen e ndjenjave dhe dėshirave tė saj, qė lidhen njėkohėsisht me dhimbjen e shumė njerėzve qė kanė humbur njerėzit e dashur. Nėpėrmjet dhimbjes qė lexohet qartė nė vargje, por edhe nė mes tyre, lexuesi gjen dhe pėrballet edhe me dhimbjen e tij, duke gjetur njėkohėsisht edhe forcėn e kurajėn ta tejkalojė pa e harruar.
Poetja Medije Vraniqi nuk ėshtė poete dosido. Ajo nuk vjen e ngarkuar me dėshirėn pėr tė na impresionuar me teknikat e pėrsosura tė vargut apo mė gjėra tė pathėna mė parė. Ajo vjen e qetė, por me njė zė tė fortė qė tė shkund, e brishtė, por njėkohėsisht e fuqishme dhe kurajoze, e sinqertė dhe e hapur ashtu qė lexuesi ka ndjenjė, sikur bashkėbisedon me njė mikeshė tė kahershme dhe duke ndarė ndjenjat: dashurinė, dėshpėrimin, pikėllimin, gėzimin apo dhembjen, tė cilat prekin ēdo njeri herėt apo vonė nėpėr fazat jetėsore. Nė kėtė sens janė shtruar p.sh., poezitė e saj: Nė ėndėrrim, Vetėm pėr njė ēast, Vargjet e mia e sidomos poezia Mė mungon Valonė ku poetja me zemrėn e thyer tė nėnės qan nėpėr vargjet:
...............
Se mė dogji malli moj bija ime
Pėrditė mi gėrryen tė miat kujtime
Ti nė botėn tjetėr, unė nė botėn time
Na bashkojnė veē ėndrrat, sot bėrė dhimbje
Ky mall, ky lot, kjo vuajtje e gjatė
Ky vaj pa zė, ēdo ditė e natė
Dhe kėto tė lagura letra edhe shkronja
Janė pėr Ty bijė, pėr sytė e tu tė zjarrtė.
Nėna, pra, poetja Medije Vraniqi, shfaq edhe dėshirėn e zjarrtė qė ta mbajė tė bijėn gjallė, qoftė edhe nėpėrmjet vargjeve poetike. Shpirti i Valonės ndihet nėpėr secilėn faqe tė librit, lexuesi pėrjeton njė ndjenjė gati ireale teksa lexon vargjet e poezisė: Nė ditėn e ditėlindjes tėnde Valonė ku poetja flet me gojėn e sė bijės, qė i drejtohet prindėrve, vėllait e motrave. Lexojmė disa nga vargjet:
...Mami, babi, ndjej duart tuaja mbi mermerin e bardhė
Qė mu bė fustan i nusėrisė
Dhe shoh lotėt qė ju rrėshqasin gjoksit qė mė ushqyet
Cilat ishin stinėt e dashurisė
Dhe mė poshtė:
O vėlla Vendim, o motėr Vepėr Vanesa
Falmėni
po ka rikthim sėrish edhe njėherė tjetėr
Medije Vraniqi ėshtė edhe njė njeri i rrallė dhe vetėm tė tillėt edhe i dallojnė tė rrallėt dhe bėjnė veprime, pėr tė cilat rrallėkush ka forcėn dhe guximin ti bėjė. Ajo i zgjat dorėn tė gjithėve dhe na paraqitet edhe me njė dashamirėsi tė sinqertė duke ndryrė pikėllimin e saj e duke i falėnderuar miqtė, farefisin e dashamirėt e tjerė, tė cilėt i janė gjendur pranė nė ditėt e vėshtira dhe i kanė zgjatur dorėn. Ajo thotė:
...Pėr dorėn qė fort ma shtrėnguat
Me ju tė pėrjetoj e tė pėrballoj fatkeqėsinė
Ēastet e jetės qė shpesh mė ndaluan
Mi mbushėt me forcė e dashuri
Krahėt qė fluturimin e ndaluan
Ju i dhatė edhe njėherė udhė pėrsėri...
Ndėrsa shfaq pėrsėri mirėkuptimin e saj tė pashtershėm edhe pėr tė tjerėt, qė nuk arritėn tė bashkėndienin dhimbjen e saj:
sonte dehuni
Me aromėn e dhembjes sime
Sepse ju nuk mund tė mė shikoni kurrė mua
Unė sėrish, edhe kėshtu ju dua...
Medija na paraqitet spontane nė poezinė e saj, me anė tė sė cilės ajo arrin tė zbulojė shpirtin e saj tė mirė dhe humanitetin, njė tipar karakteristik pėr Medijen dhe i cili ėshtė pėrcjellė edhe nė fėmijėt e saj, duke ditur se Valona, ka punuar si vullnetare nėpėr shumė vende ku ėshtė dashur ndihma njerėzore dhe materiale. Medija nuk ndan mirėkuptimin dhe dashurinė e saj vetėm me tė gjallėt. Ajo bashkėndien me tė gjitha dimensionet universale qė na rrethojnė.
Ja vargjet, sa kuptimplota aq edhe rrėqethėse nė dashurinė e madhe qė pėrmbajnė, nga poezia shumė e arrirė Njė lule pėr tė gjithė:
...Nė vizitė unė kur vij, lulen te porta e le
E di qė ti do tė gėzohesh
Kur e ndaj dhuratėn me tė gjithė
Kurrė se kam menduar, qė edhe tė vdekurit ndiejnė
Ti qeshesh e ngrirė kur unė flas me ta, mė sheh nė sy
Unė heshtur lutem tė pėrkujdesen pėr ty...
Medije Vraniqi duket e formuar nė shfaqjen e thellėsive shpirtėrore dhe pėrvojave, me tė cilat ajo ėshtė kalitur gjatė jetės. Qysh nė moshė tė re, ajo emigron bashkė me bashkėshortin e saj nė SHBA, pėr tė qėndruar atje deri nė ditėt e sotme. Duke qenė pjesė e njė familjeje shumė atdhedashėse e kontribuese nė ēėshtjet kombėtare, ajo ka bashkėndierė edhe me sfidat dhe luftėn e kombit shqiptar pėr liri.
...sot gėzoj pėr TY loke Kosovė
Ma gėzofsh Pavarėsinė shekuj merituar...
Familja e saj, pra Medijes, ėshtė njėra ndėr familjet e shumta qė kanė bėrė shumė pėr Kosovėn, duke hapur dyert e tyre pėr shumė familje shqiptare dhe, duke kontribuar nė mėnyra tė ndryshme. Edhe sot, ata njihen pėr mikpritjen e tyre, ndihmėn dhe dashurinė qė kanė pėr njerėzimin dhe besimin e pashtershėm qė hyjnoren te njeriu. Duke qenė larg atdheut, Medija pėrballet edhe ma mallin pėr tė afėrmit e saj, prindėrit, vendlindjen dhe shoqėrinė. Ajo na tregon pėrmes vargjeve si e tejkalon mallin edhe me ndihmėn e familjes:
Mėrgimi i rėndė,
Rruga ka qenė shpesh e vėshtirė
Larg Kosovės sime, Prizrenit shekullor
Forca juaj rrėnjosur tek unė
Nuk mė la kurrė tė rrėzoj shpirtin tim paqėsor
ose nostalgjinė qė e hasim te poezia pėr Prizrenin, qytetin e lindjes :
...Ta dhurova puthjen pragu i shtėpisė
Rrugėn e gjatė prapė kam me e nisė
Mirė se tė gjej kur tė kthehem pėrsėri
Siē pragut tė nėnės kthehet me mall ēdo bijė...
(Prizreni)
Medija po ashtu me gjuhėn poetike i flet edhe sė ėmės sė plakur, duke ndierė gjithmonė dėshirėn pėr praninė e saj, duke pasur edhe nevojėn pėr ta pėrjetuar dashurinė edhe si bijė e motėr. Duke qenė gjithmonė nėn kthetrat e mallit qė e pėrvėlon, ajo i prapėseprapė mendon pėr zemrėn e tė ėmės duke i thėnė:
Mallin pėr Ty nėnė, se shkruan dot vargu im
Pėrkėdhelja ime e di qė tė ka munguar
Larg jemi moj nėnė, falmė pėr kėtė mėrgim
Falje i kėrkoj edhe tokės sime aty, qė mė ka krijuar...
Medija, pavarėsisht dhimbjes sė saj tė madhe pėr fėmijėn, pėr tė bijėn, Valonėn, e cila humbi jetėn aksidentalisht, gjen forcėn pėr tu drejtuar kah e ardhmja, pėr tu bėrė shtyllė mbėshtetjeje pėr bashkėshortin dhe fėmijėt e tjerė. Ajo arrin ta shndėrrojė pikėllimin dhe dhimbjen, nė forcė dhe guxim pėr tu pėrballur me sfidat e tjera jetėsore. Edhe vetė dhembja e saj qėndron me dinjitet brenda zemrės sė lėnduar pėrgjithmonė, por poetja pėrsėri arrin tė falė. Tė falė dashuri paskėtaj. Dhe kėshtu, duke qenė nėnė, femėr e grua, ajo arrin tė na kujtojė femrat kurajoze qė nga mitologjia e deri nė ditėt e sotme. Lexojmė ca vargje tė cilat paraqesin kėtė sens:
...ti mė mungon ...nuk je mė
Shoh atin tėnd, mė i heshtur se mua
Njė zė mė thėrret nga larg
je nėnė ...por je edhe grua
Kurajėn e thėrras fort tė rifilloj jetėn...
Dashurinė e saj pėr familjen e hasim edhe te poezitė qė ua kushton mė tė afėrmve tė zemrės, bashkėshortit dhe fėmijėve:
...Ne bashkė krijuam kėtė fole dashurie
Rrugėtimet tona tė gjata nėpėr mėrgim
Ti e di lotin, qė ėshtė tharė mallit nė faqen time
Dhe unė shpirtin tėnd, qė e ruajta me bekim
Ti po hesht
(bashkėshortit)
Vendim
Kur linde ti, tė quajtėm Vendim
Sepse bir, na lindi djalė, gjaku, atdheu
Kėtu larg nė mėrgim
Kur lind djalė, lind vendi, mėmėdheu...
(tė birit, Vendimit)
Vanesa moj bijė, moj kėngė e jetės
Ti gushės mė mblidheshe si shall i ngrohtėsisė...
(tė bijės Vanesės)
...Sot vajzė e rritur me shtat selvi
E ėmbėl, e dashur, mė jep kaq besim
Njė dritėz e bukur te syri yt rri
(tė bijės Veprės)
Dhe pėrsėri kthehet te bija e saj, Valona, te gėzimi i parė i shtėpisė dhe i kėndon ninullat e saj, njėsoj sikur e kishte pėrkundur kur ishte nė djep. Valona ėshtė frymėzimi i saj pėr tė jetuar, krijuar dhe punuar, burimi i vetė jetės qė vjen pas jetės, ėshtė pjesė e pandashme e saj qė jeton, nėpėrmjet njerėzve tė dashur.
ti fli
e mira ime fli
Fryma jote, sdo mė mbaj mė zgjuar
Si dikur tė jepja gji dhe tė pėrkėdhelja me duar...
(tė bijės Valonės)
Dhe krejt kah fundi, Medija vjen me imazhe tė gjalla duke u pėrballur me realitetin, e vetėdijshme pėr tragjedinė e pėrjetuar si pjesė e botės njerėzore, e formėsuar si poete dhe e lartėsuar si person, si njeri. Vargu i saj i veēantė shihet mė sė mirė nė poezinė krejt spontane, ku ajo arrin tė pajtohet me mungesat dhe shpesh herė pakuptimėsitė e jetės, arrin ta ruajė besimin e saj nė Zotin dhe njerėzit, nė pjesėzat qė i takojnė ēdo njeriu pėr ti jetuar e pėrjetuar, pėr tu krijuar nė fund njė pasqyrė, njė jetė ashtu si ėshtė dhe pėr tu bėrė njė pikė e natyrshme brenda universit njerėzor.
...Sonte udhėtare e vonuar jam
Nė stacionin e panjohur e vetmuar ngela
Zemra rreh si njė zog i plagosur
Ky udhėtim pa Ty nuk paska tė sosur
Tani ētė bėj
tani
Rri pres ende kėtu nė mendime
Udhėtarėt e tjerė qė i pėrkasin jetės sime
Poetja Medije Vraniqi nė kėtė vėllim, vjen krejt natyrshėm duke na u shfaqur me meditimet e saj tė shndėrruara nė vargje, duke pasur njė qėndrim shumė dinjitoz karshi njerėzve qė ajo iu drejtohet, botės nė pėrgjithėsi dhe lexuesit nė veēanti.
Duke e lėnė Valonėn tė jetojė pėrmes saj, pėrmes trupit dhe vargjeve, ajo na e shfaq krejtėsisht tė gjallė dhe lexuesi, patjetėr qė gjatė leximit tė kėtij vėllimi, pėrjeton njė udhėtim, ka njė parafytyrim pėr vetė Valonėn, e cila qėndron si fotografi, si prapavijė e gjallė pas ēdo poezie.
Poezia e Medijes vjen edhe si klithmė i shpirtit tė plagosur, por qė ajo megjithatė arrin ta ngjyrosė me sinqeritetin dhe origjinalitetin e saj, duke e bėrė lexuesin qė pavarėsisht dhimbjes, tė ndiejė edhe dashurinė e paskajshme. Nė kėtė mėnyrė, i jep lexuesit njė balsam shpirtėror, njė kėshillė jetėsore, njė udhėrrėfyes pėr jetėn me tė gjitha ēka pėrmban. Medija na mėson, se jeta pavarėsisht dhimbjeve tė mėdha, megjithatė ėshtė njė dhuratė e madhe qė na jepet dhe qė na sfidon mu nga pėrmbajtja qė e ka pėrbrenda.
Drenusha Zajmi Hoxha, 2008 |
|