DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Albin Kurti, Letėr nga Burgu
Postuar mė datėn: 2007-04-01 13:31:26 nga admin1 :: Kategoria: Opinione





(Letra e Albinit drejtuar demonstruesve)

Tė dashur vėllezėr e motra, Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj

Mirėdita tė gjithėve!



Pavarėsia e mbikėqyrur ėshtė pavarėsi e mbikėqyrėsit, jo e Kosovės. Kryeadministratori i Kosovės pritet tė zėvendėsohet me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar. Vetėm ai do tė jetė sovran nė Kosovė. Sovraniteti do tė jetė i pėrqendruar te njė person ndėrkombėtar, gjė qė atė e bėn monark tė Kosovės. Ndėrkaq oligarkia e negociatorėve kosovar do tė vazhdojė tė imponohet si njė aristokraci politike kurse populli i shtypur kėtu poshtė do tė mbetet demokracia e mohuar. Ky nuk ėshtė statusi i Kosovės pėr tė cilin qytetarėt e Kosovės u deklaruan nė referendumin e vitit 1991. Ky nuk ėshtė statusi i Kosovės tė cilin qytetarėt e saj do ta pranonin nė njė referendum tė ri. Na thanė e na thonė se nuk ka nevojė pėr referendum meqė do tė dihej rezultati i tij. Ata nuk e duan referendumin pikėrisht sepse dihet rezultati, pikėrisht pėr shkak se nuk do t'iu pėlqente ai rezultat. Popullit tė Kosovės nuk i lejohet referendumi, mirėpo pakoja e Ahtisaarit do tė zbėrthehet edhe nė ligjin pėr referendume pėr komunat e reja, me kompetencagjithėsesi shumė tė gjera. Pakoja e Ahtisaarit i bėn mė tė rėndėsishme komunat e Kosovės se sa Kosovėn. Pėr mė keq, komunat e reja nė Anamoravė do tė sjellin kolonė tė rinj serbė. Kolonėt e rinj nė Dukagjin do tė sjellin komuna tė reja serbe atje. Komunėn e Dardanės e pret fati i komunės sė Medvegjės dhe i veriut tė qytetit tė Mitrovicės ku shqiptarėt dhunshėm i bėnė pakicė. Komunat e Burimit, Klinės e madje edhe Pejės janė faza tjetėr e rrudhjes territoriale qė po na pėrgatitet. Nė rezistencėn e politikanėve kosovar nuk mund tė llogarisim meqė ajo nuk ekziston.



Projektet e huaja janė lidhur ngushtė me ambiciet e tyre vetjake. Ata nuk donin t'i thonė JO asnjė burokrati ndėrkombėtar tė UNMIK–ut asnjėherė. Ata nuk donin t'i thonė asnjė PO tė sinqertė qytetarėve. Veprimi i politikanėve tė Kosovės ėshtė vetėm pėrshtatje ndaj regjimit qė na shtyp ndėrsa reagimet e tyre joserioze harrohen porsa vėrehen. Duke e duruar censurėn, ata e kanė bėrė atė tė panevojshme, e kanė shndėrruar nė vetėcensurė ku ajo qė ėshtė e lejueshme konsiderohet mė e madhe se sa ajo qė ėshtė e mundshme. Vetėm kur t'i kemi humbur iluzionet pėr ta, ne fitojmė qenien tonė si mundėsi. E mundėsia gjithmonė ėshtė mundėsi pėr tė ndryshuar. Dikur Serbia i trajtonte shqiptarėt sifise barbare nė mėnyrė qė tė sjellej me ta nė mėnyrė barbare. Nė kėto vitet me UNMIK–un, poashtu edhe nė vitet qė po na i dizajnojnė pėr Misionin Civil Ndėrkombėtar si pasardhės i tij, populli i Kosovės u trajtua e do tė trajtohet si i papjekur pėr demokraci pėr ta sunduar atė nė mėnyrė jodemokratike. Sikurse gjithnjė, do tė na shikojnė si tė kėqinj, qė ta mbajnė veten si tė mirė, e qė mė pas neve tė na vulosin si tė kėqinj. Situatė tipike kolonialiste nė kėtė aspekt, qė nuk pėrfundon pa i dhėnė fund asaj. Arsye kemi pa fund. Pakoja e Ahtisaarit e pėrforcon dhe zgjeron Serbinė brenda Kosovės – institucionalisht dhe territorialisht. Nėse lejojmė qė tė realizohet nė terren kjo pako, do tė jenė shqiptarėt ata qė do tė kėrkojnė qėndrimin e mėtutjeshėm tė Misionit Civil Ndėrkombėtar nė Kosovė qė tė mos ndahet Kosova. Dhe, mbase pas disa viteve, ndarja e Kosovės do tė kėrkohet prej vetė shqiptarėve tė Kosovės nė mėnyrė qė tė mundemi tė zhvillohemi e pėrparojmė. Vetė shqiptarėt do tė kėrkojnė amputimin e njė gjymtyre duke u pėrpjekur tė lirohen nga kanceri i sponsoruar nga Serbia brenda trupit tonė. Nėn diktaturė do tė rriten varfėria e papunėsia. Diktatura, sado e rafinuar, prodhon krizė. Kriza thėrret diktaturėn. Deri atėherė kur kriza tė shpėrthejė gjė qė duhet tė marrė formėn e ēlirimit popullor e social, qytetar e njerėzor.

Qėllimi i diktaturės ėshtė ta nxjerrė veten jashtė kohės. Qėllimi ynė duhet tė jetė ta nxjerrim diktaturėn jashtė hapėsirės sonė. Kjo s'bėhet duke ndenjur. Diktatura nuk ik vetvetiu. Ata qė e mirėpresin tė ardhmen, ata presin. Ata qė presin pa afatizuar do tė presin pėrgjithmonė. Shprehja "sė shpejti" qė na vjen nga lart, e ka kuptimin e shprehjes "pėrgjithmonė" pėr ne popullin e Kosovės kėtu poshtė. Gjersa Kosova nuk ėshtė e lirė, ajo do tė ketė dėshmorė, tė burgosur politik, njerėz tė persekutuar e tė diferencuar
.





Arben Xheladini dhe Man Balaj janė dėshmorėt mė tė rinj tė Kosovės.

Ata ranė pėr vetėvendosje. Nuk e kursyen as jetėn, atė qė ėshtė mė e ēmueshmja, pėr vetėvendosjen, atė qė nuk ka ēmim. Policėt vrasės nga Rumania, ashtu si dikur kolegėt e tyre nga Serbia, ikėn nga vendi i krimit. Kjo e dėshmon farsėn e institucioneve te ne. Nė Kosovėn qė e mbajnė tė ngujuar, dhe nė botėn e saj qė nuk e lėnė tė sillet, ne do tė jemi dielli qė nuk pėrendon. Politikanėve tė tė gjitha ngjyrave qė po na gėnjejnė, ky diell do t'u tregojė se janė gėnjyer.



Lavdi Arbenit e Manit! Lavdi tė gjithė dėshmorėve tė kombit!



Albin Kurti, Burgu i Pejės,

Krahu D, qelia nr. 8



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Opinione ] ALBINI OSE MITI PĖR SIZIFIN (2008-05-10 12:24:28 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Avokatėt e Kosovės vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi etike, thotė Albin Kurti (2008-02-08 13:55:24 nga admin4)
[ English ] Trial against Albin Ku rti suspendedž (2008-02-08 01:05:38 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua (2008-02-08 01:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pezullohet procesi gjyqėsor ndaj Albin Kurtit (2008-02-07 10:23:50 nga admin4)
[ English ] The Fifth Session of the Trial against Albin Kurti (2008-02-06 09:38:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Seanca e pestė gjyqėsore kundėr Albin Kurtit (2008-02-06 08:46:40 nga admin4)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit (2008-02-05 04:05:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjyqi e kthen Albin Kurtin nė burg (2008-01-30 12:08:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster