DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Lidhjet e letersise shqipe me biblen
Postuar mė datėn: 2008-01-14 16:57:28 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Ndue UKAJ

III. Probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare tė letėrsisė shqipe
Ndryshe nga letėrsia shqipe, qė ka njė moshė relativisht tė vjetėr,
kritika letrare shqipe, si pandehmė e letėrsisė, ėshtė relativisht e
vonshme. Dhe, si e tillė, kritika shqiptare nuk ka mundur ta pėrcjellė
prodhimin letrar, nuk ka shėnuar ndonjė rezultat tė pranueshėm
tėrėsisht, pasi qė vlerėsimet e gjykimet shpeshherė janė bėrė pa dije
tė mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime,
parashenja kėto qė e kanė fragmentuar letėrsinė shqiptare. Madje, nė
kuadėr tė studimeve shqiptare, nuk ėshtė bėrė ende ndonjė pėrpjekje e
mjaftueshme e sistematike, pėr tė analizuar letėrsinė shqiptarė nė
tėrėsinė e saj, pėr tė parė atė nė kuadėr tė poetikave tė ndryshme,
ndėrkomunikimeve tė natyrshme, pikėtakimeve e lidhjeve tė krijuara
nėpėr kohė. Fenomene qė kanė krijuar identitetin e saj letrar. Nė
kritikėn shqipe, mosmarrėveshjet pėr tė interpretuar letėrsinė shqipe,
kanė influencuar negativisht edhe nė leximin e letėrsisė shqipe, dhe
pėr pasojė kanė rezultuar me fenomenin e glorifikimeve tė herė pas
hershme pėr autor tė caktuar dhe mohimin deri nė pėrbuzje, pėr autor
tė caktuar. Nė fakt, njė studim i mirėfilltė pėr tė nxjerrė konstatime
tė qėndrueshme, tė mbėshtetura nė dije paraprake, nė kritere e nė njė
sistem parimesh teorike-estetike, vazhdon tė jetė dėshirė pėr kritikė
letrare te ne. Vlerėsoj, nė kėtė kontekst, se njė referencė e Bartit,
te teksti "Vdekja e autorit", ku sugjeron njė vdekje pėr hir tė
tekstit, ngase "prej kur shkruhet teksti, zėri humb origjinėn e tij,
autori i qaset vdekjes sė vet, domethėnė. fillon teksti", do tė na
shėrbente, mbase edhe ndihmonte nė kontekstin tonė letrar e kulturor.
Brenda studimeve tona mungojnė vlerėsime tė bėra nė relacion me
pėrfaqėsimet estetike-letrare tė shkollave tė caktuara, autorėve tė
veēantė, apo formacioneve letrare. Zakonisht ėshtė pėrdorur njė mėnyrė
shabllonike nė vlerėsimin e trashėgimisė sonė letrare. Porse, nė kėtė
kontekst, dallohen Ernest Koliqi e Eqrem Ēabej. Koliqi me propozimin
pėr dy shkolla letrare (Jezuite dhe Franēeskane), ndėrsa Ēabej me
propozimin pėr ndarjen e letėrsisė nė qarqe letrare: Qarku katolik i
Shqipėrisė Veriore, Qarku italo - shqiptar, Qarku ortodoks i
Shqipėrisė Jugore dhe sė fundi shkrirja e tyre nė literaturėn
kombėtare tė shek. XIX. Kjo tendencė e vlerėsimit tė letėrsisė, qoftė
nė nivel tė sprovave tė ndryshme do tė vazhdojė, por pa arritur njė
unifikim tė pėrafėrt, nė ēėshtje esenciale. Letėrsia shqiptare ende
vazhdohet te mosnterpretohet sipas shkollave-poetikave, formacioneve
letrare-estetike qė ka krijuar nė zhvillimin dhe krijimin e identitet
tė vet letrar. Sė kėndejmi nuk janė bėrė interpretime nė raport me
shkollat letrare. Pėr njė kėrkim tė kėtillė, duket se ka pasur e ka
mjaft pėrpjekje vetėm pas shembjes sė ish strukturave socrealiste nė
art dhe letėrsi. Mendojmė qė njė ndėr problemet e para teorike, brenda
varianteve tė ndryshme tė aktit tė leximit e interpretimit, shqyrtimit
tė letėrsisė shqiptare, qė nuk ėshtė prekur nė mėnyrė sistematike,
mbetet ēėshtja e letėrsisė sė trashėgimisė liro-shqiptare nė gjuhėn
latine (apo gjuhė tjera tė shkrimit), pjesė e sė cilės ėshtė njė pjesė
e konsiderueshme e letėrsisė perėndimore. Nė kėtė aspekt, mungon njė
qasje racionale ndaj letėrsisė nė gjuhėt jokombėtare. Brenda kėtij
konteksti, kujtoj se thellėsia e letėrsisė shqipe ėshtė shumė mė e
lashtė sesa studiohet. Me pranimin e kėtij fakti, fillimet e hershme
tė letėrsisė sonė do ta dėshmonin e pasuronin historinė e lashtė tė
letėrsisė sonė, kontinuitetin e lashtė iliro-shqiptar. Nė kėtė
kontekst, madje janė bėrė edhe "padrejtėsi", ngase figura kulmore tė
civilizimit e kulturės perėndimore me traditė ilire, qė shkruan nė
gjuhėn latine (Niketė Dardani, Shėn Jeronimi etj.) janė "pėrjashtuar"
nga historia letrare, pa arsye, pa u analizuar konteksti i
pėrgjithshėm gjuhėsor dhe kulturor, kur dihet se gjuhė e shkrimit
ishte latinishtja, kurse krijimtaria e tyre ėshtė produkt i saj. Nė
anėn tjetėr, kemi njė pėrvojė tjetėr, me njė pjesė tė krijimtarisė sė
Sami Frashrit, Naim Frashrit dhe disa autorėve tė tjerė pak tė
rėndėsishėm, tė shkruar nė gjuhėt orientale, letėrsi kjo qė ėshtė
pranuar a priori, edhe pse kėta dy krijues dhe shumė tė tjerė, vepruan
dhe krijuan nė kontekst tjetėr kulturor kur gjuhėt nacionale ishin nė
kultivim e sipėr dhe lidhjet e kėtyre me gjuhėt orientale nuk ishin
domosdoshmėri e shkrimit letrar. Nė kėtė kėndvėshtrim e konsideroj tė
nevojshme njė pėrqasje, tė konceptuar brenda dy komponentėve tė
shkrimit nacional, qė ėshtė letėrsia shqipe, dhe letėrsisė shqiptare,
e cila duhet tė ndjekė vijėn trashėgimisė etno-nacionale. Letėrsia
shqipe ka pesė shekuj tė gjallimit, pėrkundėr letėrsisė shqiptare, e
cila ėshtė e vjetėr nė traditėn e kulturės dhe letėrsisė perėndimore,
pra, ekziston letėrsia me elemente identifikuese etno-nacionale
shkurar nė gjuhėn latine, apo gjuhė tjera, tė cilėn ende nuk e kemi
pranuar si trashėgimi letrare, apo e kemi pranuar pjesėrisht.
Vėshtruar nė njė kontekst mė tė gjerė, letėrsia shqiptare nė gjuhėn e
shkrimin latin ka moshė tė vjetėr, duke filluar me Shėn Niketin e
Dardanės dhe Shėn Jeronimin, dy perlat tė qytetėrimit perėndimor, i
pari qė shkroi himnin e parė kishtar, "Te deum laudamus" (Ty zot tė
lavdėrojmė) dhe i dyti pėrkthyes i Biblės, tė njohur si Vulgata. Mbas
kėsaj, njė etapė e rėndėsishme pėr t'i konceptuar rrugėtimet e
letėrsisė shqiptare, paraqet faza pararendėse e letėrsisė nė gjuhėn
shqipe, tė cilėn e njohim si periudhė e humanizmit dhe latinitet, e
cila letėrsi funksionon, me tė gjitha veēoritė poetike, nė raport me
poetikėn e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Beēikemi, Mikel
Maruli), qė zhvillohej nė kuadėr tė lėvizjes sė madhe tė Humanizmit
europain. Nga kjo fazė letrare kemi autorin e epopesė sė Gjergj
Kastriotit, Marin Barletin, qė pėr letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, do
tė mbetet njė paratekest i rėndėsishėm e karakteristik estetik-letrar,
kontinuitiv, paramodel letrar e kulturor, qė do tė derivohet nė gjithė
letėrsinė e mėvonshme shqipe, brenda zhanreve tė ndryshme, sidomos nė
temėn e heroit nacional. Vetėdijesimi pėr kėtė fenomen kulturor e
letrar ėshtė domosdoshmėri, ngase, si etni, kėrkojmė mė ngulm qė
rrėnjėt tona qytetėruese e nacionale t'i gjejmė nė Ilirinė e lashtė,
atėherė pėr hir tė vetvetes, ėshtė absurde, mbase edhe qėllimkeqe qė
letėrsinė shqiptare tė mos e shohim nė kontinuitet, apo ta shohim
sipas qejfeve tė komisarėve politikė, mbase edhe tė "historianėve tė
famshėm letrarė" e shkrolsave tė letėrsisė shqipe. Duke e shqyrtuar
dhe duke e interpretuar historinė letrare shqiptare nė raporte tė
ngushta e funksionale me sistemin e vlerave tė pėrgjithshme dhe
shėnjuese, pa paragjykime, sfondin i vlerave letrare e estetike, mbase
edhe kulturore, do ta sforcojmė me "rikthimin" e shumė figurave,
personaliteteve tė rėndėsishme kulturore e letrare tė
"ekskomunikuara", tė cilat janė pjesė e kulturės dhe e letėrsisė
shqiptare, e cila, edhe kur fillon kultivimi i gjuhės nacionale, i
ruan shenjat kontinuitive.

IV. Bibla - paradigmė letrare e kulturore

Letėrsia shqipe gjatė gjallimit pesėshekullor, paramodel e paratekst
tė parė ka hipotekstin Biblik, sė kėndejmi diskursin biblik nė tė
gjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, pėr t'u derivuar ky shkrim
me shqiptime, nė rrafshin e kodeve tematike e semantike, stilistike -
estetike, nė rrafshin e shprehjes letrare, pėrgjatė pesė shekujve tė
shkrimit tė letėrsisė shqipe, duke u transformuar nėpėr gjitha
periudhat letrare, do tė thosha pėr t'u bėrė shkollė letrare nė
letėrsinė shqipe, referencė e paramodel nė nivel tė shpėrndėrrimit tė
strukturės sė brendshme e tė jashtme letrare. Duhet theksuar se
fillimet e shkrimit tė shqipes, mbeten indikator interesant pėr tė
kuptuar kontinuitetin kulturor e letrar tė letėrsisė shqiptare.
Prandaj, ka tė drejtė Stefan Ēapaliku kur pėrmend tashmė "rastėsinė" e
fillimit tė gjuhės sė shkruar shqipe me njė formulė pagėzimi, pėr tė
shtuar "njė formulė qė veē fėmijėve tė lindur asokohe, pagėzon dhe
mbarė letėrsinė shqipe qė do niste prej atij ēasti. Por, e shikuar
prej gati pesė shekujsh, natyrisht qė mund tė mendojmė se nuk ka qenė
rastėsi. Letėrsia shqipe, si shume letėrsi tė kombeve evropiane, do tė
nisė me shkrimet e shenjta" dhe do tė zhvillohet nė kėto suaza deri me
sot, prirja e sė cilės ndaj kėsaj reference mbetet e jashtėzakonshme.
Sė kėndejmi, influenca, poetika e diskursit biblik do tė ndikojė edhe
nė rrjedhat e konsolidimit tė gjuhės, kulturės dhe veēanėrisht
letėrsisė shqiptare. Pa kėtė paratekst letėrsia shqipe s'do tė ishte
kjo qė ėshtė. Kjo vetėm sa na e pėrforcon argumentin se Bibla ėshtė
shkollė letrare brenda literaturės shqipe.

V. Kritika letrare pėr kėtė korpus letrar

Njėra ndėr ēėshtjet themelore tė shqyrtimit teorik tė letėrsisė
shqipe, tė shqyrtimit tė ndikimeve, relacionit me literatura tė tjera,
sė kėndejmi tė ndėrkomunikimit tė letėrsisė shqipe me letėrsi tė
tjera, me vepra tė caktuara, qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsitė e
pėrbotshme, (ēėshtje kjo qė nė kritikėn letrare nuk ėshtė studiuar
thellėsisht), mbetet prania e modelit tė diskursit biblik (Biblės),
teksteve biblike, nė diskursin letrar tė letėrsisė shqipe, e cila
influencė ka krijuar njė identifikim qė ka ardhur duke u sforcuar
nėpėr kohė, ka shėnjuar vlera tė pėrhershme, universale dhe
shumėdimensionale nė gjithė letėrsinė shqipe, qė nga datimet e para
letrare, qė zėnė fill me Buzukun dhe veprėn e tij Mesharin deri ne
ditėt e sotme. Prandaj, njė studim e qasje reale ndaj kėtij korpusi,
do t' i shėrbente njohjes sė vlerave tė letėrsisė nacionale, pėr shumė
arsye: sepse trupėzimi i shkrimit biblik nė letėrsinė shqipe mundėsoj
krijimin e njė estetike letrare shqipe, pa tė vilėn prania letėrsia
shqipe do ishte shumė e gjymtė, edhe si topus temash, mė tepėr si
ligjėrim letrar; sepse e krijon sistem tė realizuar letrar-artistik,
manifeston shtresime dhe strukturė domethėnėse, sublimon vlera
universale e tejkohore, dhe, nė tė njėjtėn kohė e inkuadron letėrsinė
shqipe nė rrjedhat e letėrsive tė mėdha perėndimore, si dhe nė
traditėn e shkrimit perėndimor. Prandaj, qė tė njihet sa mė
thellėsisht zhvillimet letrar shqipe, kėrkohet njė shqyrtim thelbėsor,
njė studim e hulumtim sistematik, nė planin poetik (tė letraritetit)
dhe teorik, tė problematikės sė ligjėrimit, qė ėshtė fondament i artit
letrar, siē do tė shprehej Barti. Andaj, ēdo tendencė pėr tė
interpretuar kėtė korpus letrar me parashenja vlerėsuese negative,
duke e kualifikuar si letėrsi religjioze, fetare (nė kuptimin
pezhorativ letrar) do ta reduktonte atė qė ėshtė esenciale e njė vepre
letrar- letrarėsinė, domethėnė nivelin estetik, ngase estetikėn e
tekstit nuk e pėrcakton tema, qoftė ajo religjioze a profane. Me njė
perspektivė tė zhvillimit tė letėrsisė shqipe dhe kritikės, kjo,
veēmas "do tė mund tė plotėsohej edhe mė mirė parė nga njė
kėndvėshtrim etik e teologjik" po t'i referohemi Tomas Eliotit (Eseu
"Religjioni dhe letėrsia").

Korpus i letėrsisė shqipe qė ka lidhje interletrare me diskursin
biblik, shtron domosdoshmėrinė e njė leximi e njė interpretimi
specifik, pėr shkak tė natyrės sė llojit tė paraqitjes; ėshtė letėrsi
e mbindėrtuar (hipertekst i pastėr, mund ta quanim edhe
hiperdiskursivitet e interdiskursivitet). Pastaj kėrkon njė njohe
interdisiplinare, si dhe njohje e avancimeve tė studimeve letrare. Nė
kėtė aspekt duhet pėrmendim studimet e Northrep Farjit pėr Kodin e
madh biblik dhe ndikimin nė letėrsinė, duke theksuar se Bibla ėshtė
teksti qendror nė letėrsinė perėndimore.

Duke e zgjeruar fushėn e hulumtimit tė pranisė sė diskursit biblikė nė
letėrsinė shqipe, pashmangshmėrisht lidhemi me konceptin e Roland
Bartit, qė e mbron teorinė e tekstit, kur pohon "se ēdo tekst ėshtė
intertekst", me ēka sipas botėkuptimit letrar "pėrjashton"
origjinalitet nė letėrsi, ngase e gjithė letėrsia ėshtė
intertekstuale. Madje, kėtė Barti e sforcon kur shkruan se "s'ka
ligjėrim tė virgjėr", ngase fjalėt e kanė njė kujtesė tė dytė dhe nė
formė reminshente bartėn nė tekste te caktuara letrare. Prandaj, nė
kėtė punim, teoria i intertekstit si filozofi krijuese e si dije pėr
interpretimin letrar, tashmė e formėsuar si metodė nė studimet
letrare, mundėson qė rezultatet e saj t'i zgjerojmė edhe duke e
zhvilluar dijen mbi diskurset, pėrkatėsisht mbi funksionimin e tyre nė
rrjet (Kujtim Rrahmani). Ky aspekt shihet si domosdoshmėri nė
sprovimet tona. Karakteri i shkrimit tė diskursit biblik nė letėrsinė
shqipe e gjejmė tė paraqitet nė dimensione tė ndryshme kuptimore e
teorike-letrare. Atė mund ta gjejmė nė formė tė intertekstit, madje
hipertekstit (nocione teorike qė mė sė shumti i pėrgjigjen kėsaj
pėrpjekje), gjithnjė nga parimi: nė funksion tė pėrmbushjes sė
fiksionit letrar. Teorikėt e kohėve tė fundit tė letėrsisė thonė se
veprat letrare janė bėrė " tė mundshme prej veprave fillestare qė i
thithin, sfidojnė, ndryshojnė, pra njė vepėr ėshtė ndėrmjet dhe nė mes
teksteve tė tjera pėrmes lidhjes sė saj me kėto. "Tė lexohet diēka si
letėrsi, ėshtė tė trajtohet si njė ngjarje gjuhėsore qė ka kuptim nė
lidhje me ligjėrimit e tjera" (Xhonaten Kaller). Kėtė dimension e
aplikojmė nė kuadėr tė sprovės sonė.

E thamė se ky korpus letrar kėrkon njė lexim e interpretim tė veēantė.
Nėse kėsaj ia shtojmė faktin se ēdo tekst ėshtė njė makinė e
mėrzitshme qė kėrkon nga lexuesi tė marrė pjesė nė punė aktive, dhe
pėr faktin se siē vlerėson Eco, teksti nuk mbaron kurrė, kėshtu
pashmangshmėrisht na shfaqet karakteri interdiskursiv e polifonik i
tekstit qė mundėson lexime individuale intertekstuale, leximi qė
doemos duhet tė na shpije te esenca e tekstit letrar, esencė e cila
del si strukturė e ndėrligjshme letrare. Atėherė, qasja pėr kėtė
korpus duhet tė pėrimtėsojė elemente qenėsore tė letėrsisė, qė nuk
pranojnė interpretim tė paqėndrueshėm e tė njėanshėm. Kjo mėnyrė,
njėkohėsisht, do ta shpėtonte studimin e letėrsisė, do ta shkarkonte
nga mbishtimet e pakuptimta qė i janė bėrė, si rrjedhojė e
ideoligjizimit tė saj, sepse letėrsia, tekefundit, ėshtė aq e
fuqishme, saqė i mjafton vetvetja, autonomia dhe diskursi estetik, pėr
tė ekzistuar e pėr ta bėrė jetėn si vlerė sublime estetike e shpirtit
njerėzor. Kjo do ta nėnkuptonte kthimin pėrfundimtar nė veprėn
letrare, nė imanencėn dhe esencėn e saj, pas njė leximi tė vėmendshėm,
ku do tė thellohej te struktura e veēantė, mesazhi dhe funksioni
letrar, me ēka ē'ngarkohet teksti nga mbishtimet ideologjike, tė
njėanshme. Kėshtu, letėrsia pėrfundimisht do tė kundrohej si art
letrar e mesazh letrar, pa marrė parasysh karakterin tematik e
motivor, sė kėndejmi edhe diskursin kulturor. Kėsaj duhet t'i shtohet
fakti se nė qarkun e studimeve shqiptare kjo prani ėshtė anashkaluar
shpeshherė. Veēanėrisht gjatė tė sė ashtuquajturės "kritikė
socrealiste" janė dhėnė vlerėsime me parashenja negative, duke u
reduktuar vlera e njėmendtė, duke u vlerėsuar mė sė paku me kritere
letrare. Studiues qė i takojnė kėtij komuniteti, shkrimet e letėrsisė
sė vjetėr, qė karakterizohen me raporte tė fuqishme diskursive me
tekstet biblike, i vlerėsojnė si "shkrime me rėndėsi gjuhėsore" e jo
vepra letrare, duke e hapur rrugėn pėr shumė studime tė njėanshme edhe
pėr gjithė kėtė korpus letrar qė shfaqet mė kėto shenja e me kėtė
sistem shkrimi nė letėrsinė e mėvonshme. Prandaj, shpeshherė, pėr
pasojė, ka ndodhur qė letėrsia shqipe tė mos shqyrtohet si integrale,
por jashtė kontinuitetit, pra, edhe e fragmentuar. Vlerėsim me kėto
tendenca bėn historiani i letėrsisė shqipe Rexhep Qosja. Ndėrkaq,
diskutime interesante pėr kėtė fushė me interes ka bėrė studiues tė
shumtė (Sabri Hamiti, Anton Nikė Berisha, Ibrahim Rugova, Aurel
Plasari, Stefan Capaliku, Anton Berishaj, Fehmi Cakolli, Engjėll
Sedaj, Isak Ahmeti, etj.). Nė kėtė rrafsh vlen tė cekim njė studim tė
Sabri Hamitit, i cili duke i bėrė qasje aspektit teorik tė letėrsisė
shqipe vėren me tė drejtė tri kodet e mėdha, por thekson si dominant
kodin biblik, nė kuadėr tė letėrsisė shqipe, qė ėshtė parėsor dhe qė e
pėrcjell nė forma, variante dhe derivime tė ndryshme gjithė letėrsinė
shqipe, qė nga fillimi deri me sot. Kėshtu Sabri Hamiti, duke i bėrė
njė sintezė teorike e kritike rrjedhave tė letėrsisė shqipe, nė planin
diakronik e sinkronik, identifikon Shkallėt e letėrsisė, duke shėnjuar
Shkallėn zero tė shkrimit (sipas Bartit), qė e karakterizon imitimi,
shkallėn e parė krijimi (poiesis) dhe tė dytė rikrijimi (metapoiesis)
pėr tė propozuar interpretimin e letėrsisė pėrmes shkollave letrare,
nė kontekstin e sė cilės e koncepton letėrsinė filobiblike, si shkollė
letrare, e cila derivohet nė letrat shqipe. Sa i pėrket ndikimit
pėrket ndikimit tė Biblės nė letėrsinė shqipe, Hamiti thotė: "Letėrsia
e jonė e shkruar qė nga fillimi dhe pėr disa shekuj ėshtė mbėshtetur
nė kodin biblik, njėherė si pėrshkrim e tejshkrim, mė vonė si shkrim
nė gjirin e tij dhe si pėrgjasim me tė. Nė shek. XVI dhe XVII, qė
ėshtė bėre zakon tė quhet letėrsi e vjetėr shqipe lidhjet me tekstet
biblike janė edhe tė natyrės tematike edhe tė natyrės ligjėrimore".

Nė dy dekadat e fundit tė shek. XX, kritikės i ėshtė dhėnė njė peshė e
re; kritika me gjithė vėshtirėsitė pretendon t'i kthehet tekstit
letrar, imanencės sė tij, kthim ky qė ndodh me njė brez studiuesish.
Qasja e Ibrahim Rugovės, nė "Vepra e Bogdanit"(1990), e ka orientuar
kritikėn e receptuesin nga imanenca e veprės letrare, duke mos
prejudikuar vlera, pėr ta orientuar studimin pėr kėtė fushė letrare nė
kontekst me poetikėn e kohės, domethėnė kah teksti letrar, kthim ky qė
do tė vazhdohet nga studiues tė shumtė. Me kėtė qasje dallohet Engjėll
Sedaj, sidomos me studimet pėr lidhjet e veēanta tė letėrsisė sė
Bogdanit me Biblėn. Nė kuadėr tė interpretimeve tė tij, mbeten
interesante studimet pėr poezinė fetare shqiptare, nė tė cilėn veneron
edhe lidhjet e veēanta mes poezisė shqipe dhe Biblės, nė nivel tė
topikės, pėr tė shkruar se "nuk janė vetėm njerėzit qė i japin kolorit
dhe e veēojnė poezinė fetare, por edhe vendet e shenjta, qė i veneron
te Bogdani i cili Pashtrikun e krahason me Sionin nė Tokėn e Shenjtė.
Mė tej Sedaj vėmendje i kushton personazhit tė Jezu Krishtit nė
letėrsinė shqipe, veēan nė periudhėn homelike tė Bogdanit. Do tė
vazhdojnė interpretimet e Isak Ahmetit, pėr tė parė se si letėrsia
shqiptare me tema e ide biblike ka qenė prezente nė gjithė letėrsinė
shqipe, nė tė gjitha sistemet zhanrore, poetikat e formacionet
estetike, nė tekstin "Bibla nė letėrsinė shqiptare"(1999). Kjo qasje
thellohet veēanėrisht nė studimet e Anton Berishajt, i cili letėrsinė
e Bogdanit e sheh nė kuadėr tė poetikės e retorikės mesjetare. Sė
kėndejmi edhe kėrkon literaritetin (nocion i formalistėve) tek autorėt
e shkrimet e letėrsisė sė vjetėr, pėr t'i hedhur poshtė qasjet
tradicionale pozitiviste tė interpretimit tė teksteve letrare. Edhe
studiuesi Anton Nikė Berisha bėn njė pėrqasje letėrsisė shqipe nė
raport me letėrsinė biblike, sidomos nė tekstin "Hyju dhe mbretėria
Hyjnore nė poezinė shqipe", pastaj nė letėrsinė e Fishtės, De Radės
sheh ndėrlidhnin mes koncepteve krijuese tė autorėve dhe etikės sė
tyre religjioze, koncepte qė dalin nga fryma biblike. Ndėrsa Kujtim
Shala, duke e aplikuar teorinė transtekstuale tė studiuesit francez
Zherar Zhenet, i qaset letėrsisė nga aspekti i formave letrare pėr tė
aplikuar teorinė karshi autorėve tė caktuar, duke e parė letėrsinė si
dialog permanent, mbase dialog permanent qė zhvillohet me botėn e
gjithėpranishme artistike, botė kjo qė interkomunikon. Duke e
zhvilluar teorinė e tij pėr letėrsinė, Shala i identifikon dy
strumbullarė fundamentalė tė gjithė literaturėn tonė, kulturėn e
shkrimit biblik, si kulturė nacionale, e lashtė aq sa vetė letėrsia
shqiptare, dhe kulturėn e letėrsinė orale. Kėto i identifikon nė
prozėn e Kutelit, nė relacion me shenjat, diskurset, kodet tematike,
trajtat e shkrimit pėrgjithėsisht. Po kėtė qasje Shala e aplikon kur e
interpreton romanin "Oh" tė Anton Pashkut, tė cilin nė esencat e
kodeve ligjėrimore (tipave diskurseve) e ndėrlidh me diskursin
biblik.. Shenjat e kėsaj qasjeje i gjejmė edhe tė Aurel Plasari, nė
kuadėr tė interpretimeve pėr autorė tė veēantė, apo edhe fenomene
letrare, si p.sh. pėr lirikėn "Njė lule vjeshte" te librit" Fishta i
dashuruar". Ndėrsa, Kutjim Rrahmani nė diskutimet e tij pėr
intertekstualitetin dhe oralitetin tek autorėt Koliqi, Kuteli e
Pashku, nė kontekst tė ndikimit tė oralitetit shtron interkomunikimin
aktiv edhe me diskursin biblik. Edhe studiuesi Stefan Ēapaliku shtron
pėr diskutim frymėzimin kristian nė letėrsinė shqipe, frymėzim ky qė
ndėrlidhet me kodin e diskursin biblik. Me njė vizion interesant
karakterizohet qasja e Fehmi Cakollit, i cili nė studimin e tij "Kodi
biblik nė letėrsinė shqipe"(2003), si njohės i literaturės biblike,
dhe i letėrsisė shqipe bėn pėrqasje interdisiplinare sintetizuese pėr
tė nxjerrė konstatime tė qėndrueshme, se letėrsia shqiptare qė pesė
shekuj tė gjallimit ėshtė produkt i kodit biblik.

VI. Poetika e diskursit biblik nė letėrsinė shqipe

Semiologu i madh i kohės sonė, Umberto Eco, duke shtruar shumė
probleme rreth autorit dhe interpretuesit tė tij, shtron njė intencė
qė zhvillohet si pėrsiatje, kur thekson "dialektikėn midis tė drejtės
sė teksteve dhe tė drejtės sė intepretuesve tė tij". Unė kėtu synoj
kėtė tė fundit, gjithnjė me qėllimin e evidencimit tė disa elementeve
tekstuale biblike, nė synim tė literaritetit nė tekste tė caktuara te
ky korpus letrar.

Duhet tė sqarojmė se jashtė qarkut tė interesimit tonė nė kėtė sprovė,
domethėnė pranisė sė diskursit biblik nė letėrsinė shqipe, mbeten
shumė autorė, vepra letrare; do tė pėrpiqemi ta vėshtrojmė nė faza tė
ndryshme zhvillimin e letėrsisė shqipe, nė tė cilat paraqitet e
funksionon si tip i veēantė shkrimi diskursi biblik me tė gjitha
elementet e karkateristiakt e tij; statusi i veēantė brenda tekstit
letrar, derivimi e konvertimi si shkrim mė vete, nė trajta e funksione
tė ndryshme.

Ndikimi i diskursit biblik nė letėrsinė shqipe paraqitet nė nivele tė
ndryshme tė strukturimit tė diskursit letrar, nėpėr tė gjitha
periudhat e zhvillimi letrar, format letrare, sistemet zhanrore,
formacionet stilistike e estetike. Nė letėrsinė shqipe prania e
diskursit biblik mund tė evidencohet nė mėnyra e dimensione tė
ndryshme, duke ruajtur funksion tė ndryshėm tek autorėt e mėdhenj, tė
cilėt shėnojnė kulmin e vlerave letrare. Kjo prani manifestohet nė tė
gjitha nivelet e ndėrtimit tė tekstit letrar; para sė gjithash ka
efekte letrare, pėr krijimin e njė realiteti artistik tė veēantė,
brenda njė realiteti shoqėror, nė tė cilin funksionon e bėn jetėn e
vet letėrsia.

Kodet ligjėrimore-tematike biblike, strukturohen duke i ruajtur
shenjat interletrare, inter/shenjat nė formė analoge; nė tė kundėrtėn
shfaqet me nėnshtresime, risemantizime e rikontekstualizime; elemente
qė bartin funksione tė reja, sidomos nė letėrsinė e shek. XX, ku
asimilohet lėnda nė mėnyrė implicite nė mikorstrukturat letrare.
Diskursi biblik pėrgjatė periudhave tė ndryshme letrare, formacioneve
estetike, stilistike, gjithmonė ka marrė shenjėzime artistike, me
tendencėn e kultivimit tė shkrimit letrar, qė ėshtė fundament i
letėrsisė si art. Ky korpus letrar kėshtu pashmangshmėrisht merr
karakter universal, si nė semantikėn e tekstit, tė receptimit, ashtu
edhe nė formimin e njė kulture shkrimi qė prodhohet si produkt i
kulturės sė shkrimit filozofik e letrar biblik, shkrim ky qė do ta
dominojė letėrsinė shqipe nė pesė shekujt e ekzistimit tė saj.

Prania e diskursit biblik, nė pėrmasa tė thella, manifestohet nė
letėrsinė shqipe, nė kohė e faza letrare, pėr t'u transformuar e pėr
t'u konvertuar, varėsisht prej zhvillimeve letrare e kulturore,
gjithnjė me elemente tė fuqishme letrare e estetike. Ky korpus letrar
ėshtė i njė rėndėsi ontologjike, jo vetėm nė leximin e interpretimin e
letėrsisė shqipe, por edhe nė gjykimin e vlerave thjesht letrare,
sepse prania e Biblės e pėrcjell prej datimeve mė tė hershme tė
shkrimit shqip (nga Formula e Pagėzimit 1462, tekst biblik), veprės sė
parė (Buzuku, 1555), deri mė sot letėrsinė tonė. Madje, konsiderojmė
se ėshtė njė ndėr ēėshtjet themelore tė shqyrtimit tė drejtė tė
letėrsisė sonė, tė kuptimit tė njėmendtė tė vlerave, pėr arsye sa
universale, aq edhe nacionale, sepse prania e Biblės si vepėr
fundamentale e kulturės botėrore, e ka dominuar gjithė kulturėn e
shkrimit perėndimor, kėshtu qė Tomas Elioti do tė shprehej me tė
drejtė se "e gjithė kultura perėndimore ėshtė mbėshtetur nė
antikitetin greko-latin dhe nė Bibėl", prandaj edhe kultura shqiptare
nė krye tė saj, vlerėson me tė drejtė Sabri Hamiti, ėshtė "kulturė
perėndimore: kulturė autentike, duke e pasur parasysh trashėgiminė
mitologjike ilire dhe antike greke, nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr
letėrsinė filobiblike, duke u nisur qė nga Shėn Jeronimi ilir deri te,
ta zėmė, Noli" pėr tė vazhduar kontinuitetin deri te modernisti i madh
- Pashku. Prandaj, ky ndikim i Biblės nė letėrsinė shqipe, ėshtė i
natyrshėm edhe pėr arsye tė rrethanave kulturore e civilizuese. Madje,
nėse kėsaj ia shtojmė pikėpamjen e Northop Frajit se "letėrsia
perėndimore ka qenė e ndikuar nga Bibla mė shumė se nga ēdo libėr
tjetėr", atėherė ēėshtja me letėrsinė shqipe del analoge, edhe pse
kėtu ndikimi i kulturės sė lindjes nė shumė sfera depėrton, ndėrsa nė
letėrsi, nė kulturėn e shkrimit nė pėrgjithėsi mbetet nė margjina,
kėshtu qė krejt kultura dhe letėrsia shqipe do tė mbėshtetet fuqimisht
nė tekstet biblike, do tė derivohet prej saj, duke bėrė transformime
letrare, shpėrnderime tė natyrshme, tė cilat nė dimensionin e njė
letėrsie me shenja nacionale, marrin variante tė reja duke shfaqur
ide, emocione, realitete, trajta dhe gjendje tė ndryshme konform
rrethanave e receptuesit, gjithnjė duke ndėrtuar letėrsi tė destinuar,
njė raport tė fuqishėm me parabazėn dhe synimet e artit letrar.

Pėr ta kuptuar esencialisht kėtė korpus letrar kėrkohet njė qasje
racionale, e analizuar, me njohje interdisiplianare, veēanėrisht
njohje tė Biblės dhe literaturės biblike. Kėsaj duhet t'ia shtojmė
pikėpamjen e Umberto Ecos, sipas tė cilit "rregulli themelor pėr t'iu
qasur njė teksti narrativ (njė vepre letrare, vėrejtja ime) ėshtė qė
lexuesi tė pranojė heshtazi njė marrėveshje fiktive me autorin" qė
gjithsesi kėrkon njė interpretim letrar, me kritere thjesht letrare,
tė cilat i ofron teksti letrar, i mbindėrtuar, nė kėtė rast, mbi
tekstet biblike, apo qė funksionon me shtresime tė veēanta
interdiskursive, apo qė i ka trupėzuar vetėm elementet e ndryshme
diskurseve. Ndėrkaq, nė kėtė punim me "diskursin biblik" kuptojmė
korpusin letrar, me tipare tė veēanta, qė shfaqet si analog me tekstet
biblike, pėrsa i takon subjektit, shprehjes, stilit, modelit letrar,
trajtave, sintaksės, transformimeve figurative, personazheve
arketiporė, metaforave, metonimisė, alegorisė, parabolave, elemente
kėto tė shndėrruara nė kuadėr tė njė teksti tė caktuar apo formacioni
letrar nė formė krejtėsisht tjetėr letrar; por qė i ruan natyrshėm
esencat e shenjat e veta interkomunikuese (intertekstuale), me
modelin. Kėto aspekte i hasim nė tė gjitha rrafshet e zhvillimit tė
letėrsisė shqipe, tė autorėt e caktuar a formacionet letrare.

Diskursi biblik nė letėrsinė shqipe paraqitet si veēanti ekspresive,
herė nė mėnyrė eksplicite (Bogdani, Ēajupi, Noli, A. Pashku, Z.
Rrahmani), herė nė mėnyrė implicite (A. Pashku), pėr tė krijuar kėshtu
nivele tė veēanta tė shkrimit e tė kuptimit, qė i hasim si nė nivelin
e ndėrtimit kompozicional, ashtu edhe nė nivelin shpėrnderimit tė
materies gjuhėsore, estetike e ideore tė rikontekstualizuara e tė
strukturuara nė model tė diskursit autorial letrar.

Shtresimet e kėsaj kulture letrare, mund tė kuptohen nėse qasja nė
imanencėn e tekstit letrare thellohet dhe aplikohet "vdekja e
autorit", ngase "autori" ka stopuar mendimin logjik letrar tek ne.
Mbase ėshtė vėshtirė dhe e pamundshme tė shqyrtohet e tė interpretohet
drejt letėrsia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobės, Fishtės,
Kutelit, Nolit, Pashkut e shumė tė tjerėve pa i analizuar nė lidhje
interdiskursive me paramodelin biblik, sepse "kėta autorė i pasuruan
kodet tematike dhe ato ligjėrimore me nuanca tė letėrsisė popullore,
duke zbritur ligjėrimin letrar biblik nė nivele mė tė pranueshme pėr
auditorin e kohės" - vlerėson Stefan Ēapaliku.

Nė letėrsinė shqipe ligjėrimi biblik, si trupėzim, shtreson kuptimėsi
tė ndryshme semantike, nė fuqizimin e njė raporti tė ndėrligjshėm
ideo-estetik, me relacione dhe pikėtakime nė tė gjitha nivelet e
strukturės organizative, nė kuadėr tė letraritetit tė njė vepre, apo
letėrsisė sonė nacionale nė pėrgjithėsi. Efektet letrare tė kėtij
diskursi janė tė niveleve tė ndėrstilshmėrisė. Nė letėrsinė shqipe, e
natyrės si diskursit biblik konsiderohet poetika e atyre teksteve
letrare, kategori ose pjesė tė veprave qė pėrgjallojnė (funksionojnė)
me poetikėn e tipit tė diskursit biblik, duke rrėshqitur vepra letrare
drejt thithjes sė ngjarjeve, konvertimit tė figurave retorike,
doktrinės e filozofisė, etikės e artit, tė emrave, dhe diskursit
retorik nė pėrgjithėsi. Njė vepėr e tillė tipike ėshtė "Ēeta e
Profetėve" e Bogdanit, poezia e Nolit, romani "Oh" i Anton Pashkut, tė
cilat si modele letrare krijohen nė raport me poetikėn e shkrimit
biblik, qė te kėta autorė bėhet edhe kulturė shkrimi, edhe kulturė
krijimi. Tė natyrės tė diskursit biblik nė letėrsinė shqipe kemi shumė
poezi, ku zakonisht transformohen ngjarje biblike (si p.sh. ngjarjet
biblike nė poezinė e Nolit), figura e trajta stislistike. Nė kėtė
korpus letrar diskursi biblik manifestohet, evokon ngjarje, personazhe
biblike nė pagėzimin e titujve letrarė, poezive tė veēanta, shumė
autorė tekstet letrare i pagėzojnė (ashtu siē ėshtė pagėzuar letėrsia
shqipe) me figurshmėri biblike (nė poezinė bashkėkohore Azem Skreli e
pagėzon librin "Nga Bibla e heshtjes", Mirko Gashi poezinė "Varka e
Nojit", Musa Ramadani "Mėkatet e Adamit", Sabri Hamiti poezinė "Adami
kishte njė lutje shqip", Fahredin Gunga librin "Psalme tė gurta",
Rrahman Dedaj librin "Kryqėzim hijesh", Ismail Kadare "Krishtlindjet
nė Neė York", Ramadan Musliu poezinė "Tallje pėrpara Krishtit", Sarė
Gjergj librin "Golgotė", Kujtim Rrahmami librin "Secili citonte
Biblėn", Halil Matoshi librin "Hija e Krishtit" , Fatos Kongolli, "Te
Porta e Shėn Pjetrit", etj.) qė janė vetėm disa shembuj ilustrativė.
Pastaj kemi tekstet letrare qė zakonisht imitojnė psalmet, duke sjellė
nė tekst njė frymė artistike, pa u ideologjizuar, pa u ngarkuar teksti
letrar tashmė me destinim tė veēantė e pėr efekte tė tjera. Nė
letėrsinė shqipe kryesisht barten ato ngjarje biblike qė shėnojnė
pėrpjekjet pėr liri. Nė kėtė kontekst figura e Mojsiut bėhet
shėmbėlltyrė e udhėheqėsit pėr liri, tipi i diskursit ėshtė militant,
ndėrsa topika "Toka e premtuar" simbolizon Kosovėn e ėndėrruar; ndėrsa
figura e Jezu Krishtit prototipin e figurės sė martirizuar pėr tė
mirėn e pėrgjithshme, qė shėnjon diskursin personal e elegjiak, pastaj
universal, tė pėrshkuar nga oda; topika kalvari/golgota (vende qė
shenjėzojnė kryqėzimin e Krishtit), ndėrlidhen e shenjėzojnė Kosovėn;
ndėrsa nė anėn tjetėr barten figura e Kainit e Judės, prototip tė sė
keqės, tradhtisė pėr t'u transformuar nė arketip letrar, qė
identifikohen me ide letrare, protagonistė tė kohės dhe kėsaj tė
keqeje nacionale. Sa pėr ilustrim po pėrmendim poezinė e Nolit, e cila
nė rrafshin semantik, tė diskursit, konverton tema biblike, por me njė
formė tjetėr shkrimi (nė vargje); nė variantin e ri letrar marrin
konotime tė theksuara personale. Statusi ontologjik i diskursit biblik
nė derivimet letrare shenjėzėn ndėrliqėsimin e raport mes kodit
tematik e ligjėrimit, mes gjuhės e mendimit, pėr ta pasuruar shprehjen
artistike nė mėnyrė brilante nga gjuha dinamike, fuqia e mendimit dhe
figurat e mrekullueshme retorike, tė cilat i japin tonin e njė
diskursi alegorik, simbolik, metaforik, karakteristika e veēori kėto
me parabazė biblike.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRSĖRI U NDIE FORCA E FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR (2008-12-02 08:51:21 nga admin4)
[ Kultura ] Festimi i 28 Nentorit ne Trento-Itali (2008-12-02 08:40:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster