| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Zbulohen 60 amfora nė Sarandė dhe anija e shekullit tė 6 para erės sonė |
| Postuar mė datėn: 2007-08-16 18:08:12 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Eksplorimi i "Herkules", gjenden objektet e para nėn det
Ditėt e fundit anija amerikane "Hercules", e specializuar pėr kėrkimet arkeologjike nėnujore, ka hasur nė njė grumbull amforash antike. Burime nga kjo ekspeditė bėjnė tė ditur se vendi ku ėshtė gjetur siti i amforave, ėshtė nėndeti i zonės sė Butrintit. Numri i amforave mendohet se arrin nė 60. Pas hasjes nė to ėshtė bėrė zhytja e robotit, i cili ka bėrė identifikimin e mėtejshėm dhe pas kėsaj njė prej amforave tė zbuluara ėshtė nxjerrė nė bordin e anijes. Atje ka nisur procesi i pėrpunimit tė saj duke kryer edhe tė gjithė pastrimin.
Pas dy ditė konsultimesh ėshtė konkluduar se tė gjitha amforat e gjetura i pėrkasin shekullit VI-VIII tė periudhės arkaike dhe nė kufirin e klasicizmit, nisur nga fakti qė ekspedita ka hasur nė njė grumbullim amforash nė tė njėjtin vend, arkeologėt mendojnė se tė gjitha kėto pėrbėjnė njė ngarkesė tė plotė tė njė anijeje tė lashtė, tė mbytur nė kėtė zonė. Bashkė me amforat arkeologėt kanė gjetur edhe njė objekt tjetėr, nė trajtėn e njė spirance, qė mendohet tė jetė me materiale plumbi. Tė gjitha kėto do tė ēohen nė institucione tė specializuara jashtė pėr tiu nėnshtruar analizės nė rrugė laboratorike. Amforat dhe ky objekt i dytė kanė bėrė qė arkeologėt tė mendojnė se janė pėrpara njė zbulimi tė rėndėsishėm tė periudhės arkaike, i cili do tė shėrbejnė si bazė pėr mundėsimin e ngritjes sė njė muzeu tė arkeologjisė nėnujore.
Detyrat nė vazhdim tė ekspeditės do tė kėrkojnė qė nė zonėn ku u gjetėn amforat dhe objekti nė trajtėn e spirancės, tė kryhen gėrmime arkeologjike nė kuota tė tjera, sikurse procedohet nė gėrmimet e nėntokės. Kjo mendohet tė fillojė nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm.
Nertian Ceka: Gati harta nėnujore e bregdetit shqiptar
Nė njė intervistė pėr "Shqip" profesor Neritan Ceka e ka quajtur shumė tė rėndėsishėm zbulimin e amforės nė pjesėn nėnujore tė Sarandės. Ceka e ka vlerėsuar atė si njė hap vendimtar nė krijimin e njė harte nėnujore.
Ēfarė pėrfaqėsojnė gjetjet e kėtyre ditėve nė nėndetin e Sarandės?
Me zbulimin e kėtyre ditėve nė nėnujin e zonės sė Butrintit kemi rezultatin e parė pozitiv tė projektit tė realizuar nga anija eksploruese amerikane "Hercules". Ato janė rezultat i bashkėpunimit mes Institutit Botėror tė Nautikės dhe Institutit tonė tė Arkeologjisė.
Mund tė pretendojmė se po konturohet njė hartė e parė me pasuritė e nėndetit?
Pas kėsaj mund tė themi se kemi hartėn e parė tė nėndetit nė hapėsirėn detare tė Sarandės, duke nisur nga kepi i Stillos deri nė Kakome.
Nė vlerėsimin tuaj shkencor, pėr se flet grupi i amforave tė gjetura kėto ditė?
Amforat e gjetura janė tė shekullit tė 6-tė para erės sonė dhe dėshmojnė se kjo ekspeditė bazohet nė teknologjinė mė tė pėrparuar tė kohės.
I kontribuon kjo gjetje idesė suaj pėr tė pasur njė muze tė arkeologjisė nėnujore?
Ne jemi tė bindur se kėshtu krijohet mundėsia e ngritjes sė njė muzeu tė arkeologjisė nėnujore. Por, nga ana tjetėr, zbulimet shtrojnė detyrėn qė kėto pika tė vihen nėn mbrojtjen e shtetit.
Ku i shikoni vlerat mė tė mėdha tė ekspeditės qė eksploron nėndetin?
Jemi para njė periudhe tė re tė kėrkimeve arkeologjike nėn ujė, qė do tė plotėsojė kėrkimet e bėra nė nėntokėn tonė me ato tė trafikut detar, qė nga lashtėsia deri nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Vlerat e njė eksplorimi tė tillė janė tė mėdha, po tė shihen edhe nė lidhjen qė realizojnė mes turizmit dhe kulturės.
Ardian Anastasi: Anija, njė nga 4 reliktet e Mesdheut
Drejtori shkencor i ekspeditės shqiptaro-amerikane, Ardian Anastasi, ka pohuar nė njė intervistė pėr "Shqip" se gjetja e amforės i pėrket shekullit VI para erės sonė, ndėrsa pėrcaktimi i saktė i kohės sė saj kėrkon studime tė mėtejshme.
Doktor Anastasi, i cili ėshtė dhe shef i Departamentit tė Arkeologjisė Nėnujore Navale nė Institutin e Arkeologjisė ka deklaruar se kėrkimet nėnujore do tė vazhdojnė edhe gjatė vitit tjetėr, dhe me njė kohėzgjatje mė tė madhe.
Ēfarė pėrfaqėson zbulimi i fundit?
Nė kėtė gjetje kemi arritur tė identifikojmė nė 90 pėr qind ngarkesėn e njė anijeje tė mbytur qė pėr nga lloji i amforave qė pėrmban kjo ngarkesė i korrespondon mesit tė mijėvjeēarit tė parė para erės sonė, nė shekullin VI. Kjo tregoi pėr njė muaj kėrkime shkencore qė ne kryem nė gjirin e Sarandės se strategjia e hartuar rezultoi fituese. Pėr njė kohė tė shkurtėr, edhe pa ditur asgjė pėr zonėn, arritėm qė ta finalizonim, dhe pretendojmė se ajo ėshtė anija. Nė bashkėpunim me drejtorin amerikan kemi arritur tė pėrcaktojmė dhe dinamikėn e mbytjes sė anijes dhe jemi 90 pėr qind tė bindur se anija sė bashku me ngarkesėn i pėrkasin kėsaj periudhe. Ambienti ndoshta nuk ka qenė organik dhe nuk e ka mbrojtur gjatė viteve.
Ēmund tė na thoni pėr amforat e zbuluara?
Pėr sa i pėrket kronologjisė sė anijes, nėse do tė gjejmė dhe pjesėt e mbetura tė anijes, duke iu referuar nėnujit, Shqipėria do tė ketė njė nga katėr reliktet qė ekzistojnė nė gjithė Mesdheun.
A do tė vazhdojė ekspedita edhe vitin tjetėr, meqė pati njė zbulim kaq tė rėndėsishėm?
Pas zbulimit tė ditėve tė fundit jemi tė bindur se vitin qė vjen do tė vazhdojnė kėrkimet, nė bashkėpunim me stafin amerikan. Do tė kemi metodologji tė reja. Ekspedita do tė vazhdojė, duke parė edhe entuziazmin e palės tjetėr. Vitin qė vjen do tė kemi dhe specialistė tė fushave qė lidhen ngushtė me objektin tonė tė studimit.
Cili ėshtė synimi i ekspeditave tė pėrbashkėta?
Tė kėrkojmė hartėn e kompletuar tė nėndetit. Kjo teknologji e pėrparuar do tė ndihmojė nė gjetjen e kėsaj harte dhe pėr Shqipėrinė nė kėtė zonė. Tashmė pėr kėtė vit ekspedita ėshtė mbyllur dhe zgjati rreth njė muaj. Vitin tjetėr do tė zgjasė edhe mė tepėr. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|