| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FISI IM I VOGĖL DHE ATDHEU I MADH |
| Postuar mė datėn: 2008-03-02 12:35:58 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Avni Azizi
LOKALIZMI
Nė vargonin e pandalshėm tė mendimeve e veprimeve tona qė bartin premisa tė stėrkequra, ekziston edhe njė prirje jona, e cila duket se ditė e mė tepėr dukshėm po fuqizohet me gjithė fatalitetin dhe dėmshmėrinė e saj.
Prirjet, qėndrimet dhe ndjenjat lokaliste tė njė njeriu apo grup njerėzish tė caktuar, janė reflektimet e njė shpirtngushtėsie apo njė mizantropie, e cila mjerisht edhe sot po e pėrcjell njeriun e ditėve tona. Prirjet lokaliste pėr tu mbyllur vetėm brenda rrethit tė krahinės apo rajonit, prej nga ndodhet edhe vendlindja jonė, janė shpėrfaqja mė e dukshme e veseve dhe ceneve tona. Ėshtė mjerimi ynė provincial, nga i cili ende nuk po mundemi tė lirohemi, ėshtė ndarja mė banale dhe mė e pakuptimtė qė mund tia bėjmė vetvetes. Krijimi i psikozave tė tilla fataliste, tė cilat janė tė mbarsura nga kryeneēėsia jonė se punėt madhore tė kombit duhet ti qeverisim bashkė me fisin, janė dukuri qė cenojnė dhe margjinalizojnė synimet tona tė pėrbashkėta kombėtare.
Shpirtngushtėsia e ndarjeve tona
Prirje tė tilla mjerisht ekzistojnė, madje mund tė thuhet se ato nisin edhe nga familjet apo lagjet e njė fshati tonė. Mjafton tė dėgjosh njė ditė radion ose mė mirė paraqitjet telefonike tė dėgjuesve, shembull gjatė votimit tė njė topliste tė solistėve tanė, pėr tė ditur paraprakisht se kujt do ti takojė vota pėr kėngėn mė tė mirė. Simpatitė ndaj kėngės dhe kėngėtarit fatkeqėsisht duhet thėnė se aspak nuk kanė tė bėjnė me shijet, vlerat apo vlerėsimin, ngase nė tė shpeshtėn e rasteve ekziston gara rajonale dhe tepėr fanatike e kėtij votimi. |
|
Goya: Kur mendja fle - pėrbindėshi vjen
Prirje lokaliste dhe vetėndjarje tė tilla sot kemi kudo. Kemi edhe nėpėr fushat tona sportive, ku animet jokorrekte shpesh nxiten nga sindromet e tilla. Simpatizimin ndaj njė klubi dhe rivalitetin ndaj kundėrshtarit sportiv ne shpesh e matim me ndjenjėn e skajshme refuzuese. Ndodh shpesh qė nėpėr terrenet tona sportive sundon fjala e rėndė ndaj kundėrshtarit. Vėrshon tėrbimi i partizanėve militues pėr ti grushtuar gjithė tifozėt e njė tribune tė cilėt nuk i pėrkasin lokalitetit tonė. Po ashtu edhe nė pėrditshmėrinė tonė politike jo rrallė ndodh qė njė njeri, i cili ėshtė shquar si kuadėr brilant ose profesionist i njė lėmi tė ndryshme ta mėnjanojmė nga udhėheqja e ngushtė apo e gjerė me tė vetmen arsye se ai nuk i pėrket apo takon klanit tė pafuqishėm, kėshtu si i tillė kuptohet se prish estetikėn e klanit lokalist qė ne dimė ta ngrisim aq bukur nė zenit. Nėpėr kėto delire tė ngėrthyera me kontradikta tė zbehta e tejmase anomalike, psikologjia jonė e ndarjeve vėrshon pamėshirshėm edhe mbi shenjtėrinė kombėtare. Mendjet e cunguara shpesh dinė tė bėjnė edhe ndarje tė heronjve, dėshmorėve dhe atyre qė u flijuan pėr atdheun. Sa mėkate tė pafalshme bėjmė kur themi dėshmorėt e Llapit, Drenicės, Dukagjinit
Sa zbehtė tingėllon kur thuhet pėr dėshmorin: u flijua nė mbrojtje tė banorėve tė kėtij lokaliteti
Njė gjė nuk duhet ngatėrruar se dėshmorėt e kombit nuk u flijuan pėr rajone, lokalitete e mbrojtje tė mėhallave tė tyre. Sublimiteti i tyre pėrshkėndijon njėtrajtshėm nė ēdo skaj tė atdheut. Heroizmi dhe vepra e tij madhore nuk i takon vetėm familjes, fisit apo lokalitetit tė tij. E pse atėherė kemi prirje tė sillemi kėshtu?!
Si tė lirohemi nga ndjenjat lokaliste?
Askush mė tepėr se ne shqiptarėt nuk ka bartur mbi supe politikat e ndarjeve, copėtimeve dhe gjymtimeve historike, qė na janė bėrė dhe ende nuk pushojnė tė na bėhen. Armiqtė tanė ende ndjellin kobe ogurzeza me sloganet: Veri-Jug, Lindje-Perėndim. E mesme, e madhe e vogėl. A nuk na vetėdijėsuan kėto ndarje e copėzime, qė sot tė jemi tė bashkuar si kurrė mė parė. Atdheu ynė ėshtė njė pikė e vogėl nė glob, por ėshtė aq e madhe pėr ata qė kanė sy ta shohin e shpirt ta ndjejnė. Vendlindjet tona tė secilit nga ne janė gjymtyrėt e kėtij atdheu. Janė heroizmi, dhembja dhe himnizimi i pėrbashkėt.
Copėzimet e tilla qė sot po i a bėjmė nė forma, mėnyra, mendime e ndjenja tė ndryshme janė vetėdija jonė e ulėt dhe jogatishmėria jonė pėr ta ndjerė bashkimin shpirtėror e madje edhe atė kombėtar. Duhet tė ēlirohemi nga ndjenjat se rajoni im, vendlindja apo lagjja ime ėshtė mė e shquar pėr trimėri, menēuri, atdhetarizėm, prirje pėr udhėheqje e madje edhe deri tek ajo se nahia jonė ka sportist mė tė mirė se tė tjerėt. Duhet njėherė e pėrgjithmonė tė (ē)lirohemi nga mentaliteti lokalist i dominimeve dhe epėrsive mbi tė tjerėt. Kėrkohet qė brezi i ri tė mos helmohet me ndjenja tė tilla se i takon kėsaj apo asaj krahine. Shpirtngushtėsia e tillė dhe qėndrimet tona lokaliste shpeshherė bėhen nxitje pėr tė mosvlerėsuar ashtu siē duhet. Marrja me vogėlsira tė tilla tė dėmshme ngushton nė dėmin tonė horizontet tona pėr tė parė mė larg se nahia apo kazaja ku jetojmė. Andaj nuk e shikojmė njėri-tjetrin me sy vėllazėror, shfrenohemi nė urrejtje vėllazėrore e lokaliste, siē po na ndodh nėpėr shumė raste qofshin ato sportive, kulturore, politike apo edhe fare njerėzore. Njeriu lokalist ka vizion tė cunguar pėr ta parė tėrėsinė kombėtare si njėsh. Ai dėshiron veē me tė afėrmit e tij qė rrethohet gjeografikisht tė fillojė e tė mbarojė gjithēka. Njeriu me ndjenja lokaliste mendon se rrethi i tij ėshtė qendra qė duhet tė sillen tė gjitha ngjarjet, bėmat, heroizmat dhe tė gjitha mrekullitė. Ai mendon se duke i takuar kėtij rrethi lartėsohet bashkė mė veprėn e njė dėshmori ose martiri qė ėshtė flijuar pėr atdheun tėrėsor.
Shembllesat e tilla tė degraduara tė shtytjeve pėr tė qenė lokalist duhet ti vėmė pėrballė shpirtgjerėsisė si tė meritave poashtu edhe ceneve tona tė pėrbashkėta.
2.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|