| » Opcionet për artikullin |
|
BRUKSEL - Bashkimi Evropian pohon se ėshtė i gatshėm pėr misionin nė Kosovė, qė do tė thoshte edhe shuarje automatike e misionit tė Kombeve tė Bashkuara. Zyrtarė tė BE-sė, thonė se kalimi i kompetencave nga UNMIK-u tek BE-ja, do tė jetė njė proces i lehtė dhe i kujdesshėm. Misioni evropian duhet tė ketė 1 mijė e 800 policė, prokurorė dhe gjykatės, qė do tė merren me mbikėqyrjen e drejtėsisė, rendit dhe ligjit.
Ndryshe, Pėrfaqėsuesi i lartė pėr politikė tė jashtme dhe siguri i BE-sė, Havier Solana ka deklaruar se dėrgimi i misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė, ani se njė mundėsi e tillė nuk pėrmendet nė rezolutėn 1244, nuk paraqet shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare.
Nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen sllovene Dnevnik, Solana ka thėnė se ai nuk e di se "dikush dėshiron tė shkelė tė drejtėn ndėrkombėtare".
PRISHTINĖ - Veton Surroi ka dhėnė sot dorėheqje nga posti i kryetarit tė partisė reformiste Ora, pėrderisa do tė vazhdojė ta drejtojė kėtė subjekt deri ne kongresin zgjedhor. Humbja nė zgjedhjet e 17 nėntorit ka qenė arsyeja pėr kėtė akt, tė cilin Surroi e paraqiti nė Kuvendin e jashtėzakonshėm tė ORA-s, nė tė cilėn u prezantua njė analizė e hollėsishme mbi rezultatin zgjedhor. Surroi ka kėrkuar edhe nga Kryesia e partisė qė tė ofrojė dorėheqje.
Zgjedhjet fitohen dhe humben nga strukturimi, dhe mungesa e kėtij strukturimi. Fakti ėshtė se nė 3 vitet e fundit nuk kemi arritur qė tė krijojmė strukturė tė duhur partiake, qė i fiton zgjedhjet, madje nuk krijuam njė strukturė partiake qė mund ti ruajė votat e veta, tha Surroi. Nė zgjedhjet e 17 nėntorit, Partia Reformiste Ora fitoi vetėm 4 pėr qind tė votave dhe nuk mundi tė kalojė pragun zgjedhor pėr tė hyrė nė parlament.
PRISHTINĖ - Nė rrethanat e reja politike dhe nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės, LDK do tė veprojė me kujdes, si dhe do tė luajė rolin e saj tė pazėvendėsueshėm dhe serioz nė jetėn politike tė Kosoėvs, ka thėnė sot presidenti dhe njėherėsh kryetar i LDK-sė Fatmir Sejdiu, nė shėnimin e 18 vjetorit tė themelimit tė LDK-sė. Sejdiu ka theksuar se edhe pse zgjedhjet e 17 nėntorit nuk sollėn rezultatin e pritur, pėrvjetori i 18-tė duhet tė shėrbejė si moment i thirrjes pėr ngritjen e strukturės sė brendshme te partisė, strukturė kjo qė do tė reflektojė shqetėsimet e pėrditshme tė qytetarėve tė Kosovės.
LDK pėr herė tė parė, nė zgjedhjet e 17 nėntorit ėshtė renditur si subjekt i dytė politik nė vend.
BEOGRAD - Presidenti i Serbisė Boris Tadiq deklaroi sot se ėshtė i mirėseardhur ēfarėdo propozimi pėr vazhdimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės, qė duhet tė sjellė zgjidhje stabile dhe paqėsore. Ai e vlerėsoi si "qėndrim tė mirė" deklaratėn e ministres greke Dora Bakojani, se nuk janė shterrur pėrpjekjet diplomatike, para se njėanshėm tė shpallet pavarėsia e Kosovės.
LUBJANĖ - Presidenti i ri i Sllovenisė Danilo Turk ka marrė sot detyrėn nga paraardhėsi i tij Janez Drnovshek, njė javė para se vendi tė merr presidencėn e rradhės sė Bashkimit Evropian. Danilo Turk, ka mposhtur anėtarin konzervativ Lozje Peterle nė zgjedhjet e 11 nėntorit.
|
|