DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kompromis me deshmoret dhe me femijet
Postuar mė datėn: 2007-02-10 21:34:25 nga admin2 :: Kategoria: Opinione
Koēo Danaj
Dokumenti i Ahtisarit, megjithse eshte nje kompromis i detyrueshem dhe i padeshirueshem, eshte edhe nje kompromis perkohesisht i pranueshem. Po perse eshte i tille? Perse eshte perkohesisht i pranueshem.

Jane disa arsye parimore qe ai eshte vetem perkohesisht i pranueshem. Cilat jane keto arsye:

Arsyeja e pare: Tashme, per statusin e Kosoves nuk flitet vetem ne intervista televizive apo deklarata shtypi, por ka nje material prej me shume se 60 faqesh te shkruara. Eshte tjeter problem se cilat jane avantazhe dhe cilat disaavantazhe. E rendesishme eshte se tani statusi ka filluar te shkruhet. Verba volant- skripta manent.
Arsyeja e dyte parimore ka te beje se tashme politikanet e Kosoves nuk mund te thone akoma se «pavarsia eshte tek porta!!» Nuk mund te thone me se punet i kemi mire, se bota eshte me ne etj etj si deri me dje. Sot, Ahtisari me Propozimin e tij, i ka ndihmuar shume qytetaret e Kosoves dhe i ka vene ne pozite te veshtire politikanet e saj. Statusi i Kosoves ka dale nga zyrat misterioze ne drite te diellit. Por tashme, shqiptaret ne Kosove nuk mund te justifikohen me se bnuk e dine. Dokumenti i Ahtisarit ka sa te drejta per qytetaret, aq edhe pergjegjesi.
Arsyeja e trete parimore ka te beje me pohimin e sapothene nga Ahtisari se Dokumenti ka nevoje per ndryshime dhe plotesime. Qe do te thote se vendin e ankesave apo te qarjeve duhet ta zene argumentet pro apo kunder Dokumentit.
Arsyeja e katert parimore eshte se me botimin e ketij Dokumenti, vendin e Diktatures se Imazhit nga politikane apo diplomate nderkombetare, do ta zere demokracia e mendimit.

Dhe per keto arsye te mjaftueshme, Dokumenti i Ahtisarit eshte nje kompromis perkohesisht i pranueshem.Po perse perkohesisht mund te pyese dikush apo disa dhe jo perjetesisht? Po eshte i tille perseri per disa arsye parimore. Cilat jane ato? Po sjellim disa prej tyre.

E para: Vetem perkohesisht dhe vetem ne dokument, shqiptaret ne Kosove do te pranojne flamurin qe u servir Ahtisari. Po pse? Sepse flamuri I servirur do te jete nje flamur me shenja shqiptaro-serbo-turko-boshnjako-rome etj. Dhe imagjinoni sikur Thaci, Ceku, Haradinaj, Mustafa, Limaj, Xhemajli, Hasani te shkojne tek varri I Adem Jasharit me nje flamur te tille. Apo te shkojne tek varri I Iliaz Kodres, Fehmi Lladrovcit, Ismet Jasharit, Luan Haradinajt, Sali Cekut etj me flamurin e Ahtisarit. Askush nga te renet nuk do ti pranoje.
Dhe atehere do te ndodhe nje dukuri tjeter: Cila eshte kjo dukuri? Varrezat e deshmoreve te Kosoves do te vetshpallen objekte me status ekstrateritorialiteti.

E dyta: Sepse dokumenti hedh faren e ndarjes te Kosoves nga Shqiperia dhe hapsira tjeter shqiptare. Mund te kete ndonje shtrese ne Prishtine, Tirane, Tetove etj qe e pranon per hir te karieres politike apo komoditetit te jetes nje gje te tille. Ka akoma «otomane» midis nesh. Por veshtire per te mos thene e pamundur qe kete ta pertypin shumica derrmuese e shqiptareve. Mund te kete shtresa ne Kosove, Maqedoni etj qe te mos pranojne ta festojne me 28 nentorin 1912, si Festa e Flamurit. Por veshtire se mund ta bejne kete te gjithe shqiptaret. Globalizmi pa identitet kombetar pjell anarkine dhe manifeston ndergjegjen e tribuse apo te bajrakut. Sot Europa e bashkuar po shkon drejt forcimit te identitetit kombetar te secilit vend. Dhe sa kohe qe nuk mund te jesh europian pa qene francez apo gjerman, pse duhet te pranosh te jesh europian pa qene shqiptar? Prandaj edhe do te jete nje kompromis perkohesisht i pranueshem.

E treta : Do te jete perkohesisht i pranueshem sepse Dokumenti i Ahtisarit, ashtu sic nenkupton pavarsine, po ashtu nenkupton edhe ndarjen e Kosoves. Por veshtire se mund te kete shqiptar ne Kosove qe te mund ta pranoje nje gje te tille.

Ka edhe shume arsye te tjera qe e i japin karakter te perkohshem Planit Ahtisari. Prandaj edhe vlen takimi i shkurtit. Jo per takime me serbet, por per argumente shtese mbi Planin-Ahtisari. Po a ka kompromis te perhershem qe duhet bere nga shqiptaret? Natyrisht qe ka. Dhe ky eshte kompromisi qe deklaron dhe nuk nenkupton pavarsine. Realitetin e sotem te Kosoves nuk duhet ta pranojne as nacionalistet, as te moderuarit sic kane filluar te shprehen disa politikane shqiptare. Konvencionet politike jane relative dhe sherbejne vetem per interesa personale te ketij apo atij politikani. Kosova eshte me shume se dhjetra Konvencione.

Kosova e ka bere kompromisin e saj: Ajo ka bere kompromis me te deshmoret te cileve ua ka vonuar plotesimin e amanetit.Ata i moren armet dhe dhane jeten qe te gjallet te jetonin me dinjitet. Kosova ka bere kompromis me femijet e saj, te cileve po ua vonon sigurine dhe shpresen e te ardhmes.
Kompromisi me deshmoret dhe me femijet eshte kompromis per thelbin e kombit. Kompromisi me te tjeret eshte kompromis per modernitetin e politikes.

Koēo Danaj
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Misioni i ri me shumė “kompromise” (2008-11-13 15:12:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mos bėni mė kompromise, porositi Diogardi liderėt kosovarė (2007-11-16 15:53:01 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Greqia, zgjidhje kompromisi pėr Kosovėn (2007-11-10 09:01:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NĖ KĖRKIM TĖ KOMPROMISIT PĖR KOSOVĖN (2007-10-27 14:44:49 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova sfidė apo kompromis (2007-10-26 16:12:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Treshja u paraqet palėve 14 pika pėr kompromis tė mundshėm (2007-10-20 16:34:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sarkozy: Putin nuk ėshtė "i mbyllur" pėr kompromisin mbi Kosovėn (2007-10-10 16:21:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ischinger: Kompromisi ėshtė i mundshėm (2007-09-19 12:53:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Propozimi im-kompromisi mė i mundshėm" (2007-08-28 10:30:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] HASHIM THAĒI: KOSOVA E PAVARUR – KOMPROMIS PĖR KOSOVĖN (2007-08-19 16:22:37 nga admin2)
[ Intervista ] Pavarėsia ėshtė kompromisi i Prishtinės, thotė Thaēi (2007-08-14 10:35:29 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster