| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ambasadori serb lutet pėr Nanon |
| Postuar mė datėn: 2006-11-25 14:56:38 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė nė Tiranė, Mirolub Zariē, nė fundjavėn qė e lamė, nė njė prononcim nė TV Alsat, gjeti rast qė ta promovojė edhe njė herė politikėn hegjemoniste e gjenocidale tė Beogradit ndaj Kosovės. Ai nė mes tė Tiranės u shpreh: "Serbia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės dhe Metohisė", qė sipas tij "ajo gjithmonė ka qenė pjesė pėrbėrėse e Serbisė", madje edhe atėherė kur Kosova me Kushtetutėn e Jugosllavisė ishte element konstituiv i Federatės Jugosllave, me kufij e kushtetutė tė saj.
Pėr nė Kosovė kjo deklaratė nuk ka rėndėsi, sepse Zariēi ėshtė vetėm tellall i politikės sė dėshtuar tė shtetit tė tij, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn. Por, nga gjithė mllefi qė vjell ky diplomat serb kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe qeverisė aktuale shqiptare e tė Kryeministrit Sali Berisha, opinioni shqiptar dhe ai ndėrkombėtar mėsoi njė tė vėrtetė.
Pėrfaqėsuesi diplomatik i Serbisė bėri publike tė dhėna me rėndėsi pėr "lidhjet e qeverisė sė Beogradit me atė tė qeverisė sė Fatos Nanos". Por, diplomati Mirolub Zariē nuk mundi tė pėrmbahej qė para kamerave tė mos e shprehė nostalgjinė e vet e tė qeverisė kriminale tė Beogradit pėr Fatos Nanon dhe dėshpėrimin qė nė kėto raste vendimtare po i munguaka shtetit serb. Me kėtė diplomati serb, pa apo me dashje, zbuloi fytyrėn e vėrtetė prej renegati tė Fatos Nanos e tė kabinetit tė tij qeverisės, por edhe tė partisė se tij, kur ishte nė pushtet.
|
|
Vėrtetimi
U vėrtetua se Nano e qeveria e tij asnjėherė nuk e ka prekur nė ndėrgjegje ēėshtja e Kosovės, karshi interesave tė Serbisė. Pėr kėtė besnikėri tė Nanos prej njė servili ndaj shtetit serb, diplomati pasues i politikės sė Milosheviēit nė mes Tiranės i shprehu mirėnjohje renegatit ‑ Nanos: "Nė tė kaluarėn kemi pasur bashkėpunim mjaft tė mirė me Fatos Nanon dhe se Serbia gjithmonė ka qenė e sinqertė ndaj shtetit shqiptar".
Kėtė thėnie tė Mirolub Zariēit e vėrteton edhe puna dhe veprimet e Nanos, siē janė: Takimi i Kretės (Nano‑Milosheviē), ku Nano i garantoi Milosheviēit qė "Shqipėria nuk do tė pėrzihet nė rast tė luftės nė Kosovės, sepse sipas tij, Kosova ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė".
Qėndrimin nė dėm tė ēėshtjes kombėtare e tė Kosovės Nano e pati publikuar edhe nė takimet ndėrkombėtare nė Lisbonė dhe Kransmontanė, ku pati deklaruar: Rrugėt e Prishtinės janė pėrmes Beogradit dhe Kosova ėshtė ēėshtje e brendshme e Serbisė.
Dėshmia
Se Nano ishte gjithmonė i gatshėm tė veprojė sipas politikės sė Beogradit, dėshmon edhe lufta nė Kosovė, bllokadat qė iu bėnė dhe konfiskimi i armatimit pėr FARK‑un,vrasja e ministrit tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės nė zemėr tė Tiranės dhe bllokimi qė iu bė ushtrisė sė rregullt tė Kosovės ‑FARK‑ut, pėr tė vazhduar edhe mė pas punėn nė dėm tė ēėshtjes sė Kosovės.
Nano dhe kabineti i tij qeveritar kishte vepruar kundėr ēėshtjes shqiptare e tė Kosovės edhe sė voni, nė njė takim ndėrministror qė ishte mbajtur nė Tiranė, ku edhe qeveria e tij kishte nėnshkruar Marrėveshjen e Mirėkuptimit nė mes tė Shqipėrisė e Serbisė. Nė tekstin qė e nėnshkruan dhe e protokollon Qeveria e Nanos, Kosova njihet si pjesė integrale e Serbisė.
Pra, i gjithė ky "marifet" i renegatit kundėr ēėshtjes sė Kosovės mund tė shfletohet e kuptohet nė takimet mė datė 22 tetor 2004 dhe 8 mars 2005. Nė kėto dy takime, qeveria i kishte konfirmuar vullnetin e saj prej vasali tė pėrjetshėm ndaj Serbisė, gjithnjė nė dėm tė ēėshtjes sė Kosovės. Eshtė pra ky vetėm edhe njė skandal shtetėror i qeverisė sė atėhershme, qė pas reagimit tė opozitės sė atėhershme qeveria e Nanos e pati arsyetuar si njė gabim teknik.
Nga e gjithė kjo e shumė tė tjera, shqetėsimet e Serbisė pėr atė qė Fatos Nano nuk ėshtė mė nė pushtet janė plotėsisht tė arsyeshme. Sepse, humbja e pushtetit tė Nanos dhe e partisė sė tij ėshtė humbje e rėndė edhe pėr ultranacionalistėt serbė. Me ardhjen nė pushtet tė koalicionit demokratik nė krye me kryeministrin dr. Sali Berisha, Serbia ka humbur mbėshtetjen e Qeverisė Shqiptare qė e kishte nė kohėn e Nanos.
Pazaret
Eshtė dėshmuar se mė askush nuk do tė mundė tė bėjė pazar me shtetin shqiptar nė dėm tė Kosovės. Se Kosova nuk ėshtė pėr shitje e as pėr tramb , e dėshmoi edhe deklarata e para do ditėve e Kryeministrit Berisha dhe rezoluta e Parlamentit shqiptar. Pra, qeveria dhe Parlamenti shqiptar Kosovėn e njohin shtet tė pavarur, sovran e demokratik dhe me respektim tė tė drejtave tė pakicave.
Pra, shqetėsimet e Beogradit pėrmes pėrfaqėsuesit diplomatik nė Tiranė dhe nostalgjia pėr renegatin shqiptar, Fatos Nanon, ėshtė e arsyeshme, ngase Serbisė i mungon njė pėrkrahje e renegatit‑ Nanos nė kėtė fazė tė rėndėsishme tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Beogradi, pra, ka mbetur pa pėrkrahjen e "politikės konstruktive tė ish‑qeverisė shqiptare tė Fatos Nanos" dhe pa mirėkuptimin qė ai e kishte ndaj Serbisė.
Politika vrastare e Serbisė, e shtetit qė vret, shkatėrron e masakron deri nė gjenocid njė pjesė tė kombit, tė gjejė bashkėpunėtorė dhe ndihmės tė vet "elitėn udhėheqėse" tė atij kombi, siē ishte kryerenegati Fatos Nano, nuk do koment. E gjithė kjo dėshmon se herėt a vonė e vėrteta del nė shesh, qė pėr dikend mund tė jetė e hidhur, kur ajo zbulon fytyrėn e vėrtetė prej renegati.
Pushtuesit gjithmonė kanė nostalgji pėr renegatė tė tipit tė Nanos, veēmas nė kohėn kur u duhen, qė pėrmes tyre tė kryejnė punė mė tė ulėta ndaj kombit. Edhe sot mė shumė se kurrė politika serbomadhe ka nevojė dhe ndien mungesėn e qeverisė sė Nanos. Por, fatbardhėsisht, gjėrat kanė ndryshuar dhe shqiptarėt nė ēdo vėshtirėsi dhe tė papritura do tė veprojnė si njė komb e jo pėr interesa tė huaja.
Nga Rrok Berisha, Prishtinė
Koha Jone |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|