DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kine, deshton vizita e Mustafajt
Postuar mė datėn: 2006-10-25 00:28:58 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore
TIRANE - Deshton per here te dyte vizita zyrtare e ministrit te Jashtem shqiptar, Besnik Mustafaj ne Kine. Ne muajin tetor, sipas deklaratave te vete shefit te diplomacise shqiptare, ishte parashikuar qe Mustafaj do te zhvillonte nje vizite zyrtare ne Republiken e Kines. Paraprakisht, vizita ne fjale ishte parashikuar te zhvillohej ne muajin maj 2006. Per kete, Ministria e Jashtme shqiptare ishte deklaruar edhe ne nje komunikate per shtyp, pas nje takimi qe Mustafaj kishte zhvilluar me ambasadorin kinez ne Tirane.
Por Mustafaj per motive jo shume te qarta e anuloi viziten ne fjale, ndonese ai zhvilloi turin diplomatik ne Azi. Me pas u zbulua se shkak per anulimin ishte dhenia e azilit politik nga qeveria shqiptare per 5 shtetas kinez nga krahina e Ujgurve. Ata u deportuan nga SHBA-ja ne Shqiperi nga baza amerikane e Guantanamos. Kina i konsideron si terroriste ujguret, organizata e te cileve perfshihet edhe listen e organizatave terroriste te OKB-se. Zyrtaret e larte kinez kerkuan nga qeveria shqiptare ekstradimin e menjehershem dhe pa kushte te 5 ujgureve. Por qeveria shqiptare nuk pranoi t’i ekstradonte. Kjo situate i ka tendosur marredheniet mes qeverise se Tiranes dhe asaj kineze. Per Pekinin ceshtja e ujgureve duket se ka nje rendesi te madhe. Kjo duket se eshte arsyeja se perse Mustafaj deshtoi per here te dyte per te vizituar zyrtarisht Kinen.



Bisedimet

Nderkaq, politika e Tiranes duket se po ben nje perpjekje te sforcuar per te trukuar sa me shume qe te jete e mundur nivelin e ulet te komunikimit zyrtar politik me Pekinin. Ministri i Jashtem, Mustafaj, zhvilloi dje nje bisede telefonike me homologun e tij kinez, Li Zhaoxing. Zyra e Shtypit prane MPJ-se beri te ditur se gjate kesaj bisede, ministri Mustafaj vleresoi nivelin e larte te marredhenieve ekonomike me Kinen dhe theksoi se tashme eshte momenti qe te kalohet ne nje faze tjeter, ate te investimeve kineze ne Shqiperi. “Ne deshirojme qe Shqiperia te jete partneri kryesor i Kines ne rajon”, - theksoi Mustafaj. Lidhur me bashkepunimin ne organizatat nderkombetare, bashkebiseduesit u shprehen te kenaqur me nivelin e ketij bashkepunimi sidomos ne OKB. Ne kete kuader, ministri Mustafaj siguroi homologun e tij se Qeveria e Shqiperise do t’i qendroje dhe ne te ardhmen vendimit te saj per te njohur vetem 1 Kine. Vemendje te vecante iu kushtua ne bisede ceshtjes se Kosoves.
Ministri Mustafaj vuri ne dukje se negociatat per percaktimin e statusit te saj kane hyre ne fazen permbyllese. Mustafaj shprehu besimin se Kina, si anetare e perhershme e Keshillit te Sigurimit, do te kontribuoje per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit, duke mbeshtetur nje zgjidhje te qendrueshme e afatgjate, ne perputhje me vullnetin e shumices absolute te popullsise se Kosoves. “Qeveria shqiptare e konsideron rastin e Kosoves si unik dhe te pangjashem me asnje rast tjeter”, - theksoi Mustafaj. Te dy ministrat rane dakord qe kanalet diplomatike te punojne per te zgjedhur kohen me te pershtatshme per viziten e pritshme te zotit Mustafaj ne Kine. Por pa u zgjidhur ceshtja e 5 ujgureve, ka pak gjasa qe Mustafaj te shkele zyrtarisht token kineze.
Balkanweb.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kine, viktimat e para te termetit (2008-05-13 15:41:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rehn: Nėse procesi i statusit dėshton, Evropa do ta paguajė ēmimin (2007-10-18 11:39:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Evropa do tė paguajė shtrenjtė nėse dėshton zgjidhja e statusit tė Kosovės, thotė Oli Ren (2007-07-12 08:05:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DĖSHTON TAKIMI PĖR TĖ ZHDUKURIT (2007-05-31 15:40:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Haziri: Nėse dėshton miratimi i rezolutės, shpallja e njėanshme e pavarėsisė hapi mė real (2007-05-26 03:16:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Deshton themelimi i Kuvendit Popullor Serb te Kosoves (2007-03-05 01:03:24 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Institucionet e Kosovės e kanė planin B, por besojnė se rezoluta nuk dėshton, tha Ēeku pas takimit me Rykerin (2007-02-16 06:07:18 nga admin1)
[ Opinione ] DOBBINS:"NĖSE REZOLUTA NĖ KS DĖSHTON, SHBA-tė NJĖANSHĖM DO TĖ NJOHIN KOSOVĖN" (2007-01-24 07:08:36 nga F.Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Zgjedhjet lokale: Deshton tryeza e pare tek Presidenti, eshte rene dakord per nje takim tjeter (2007-01-09 15:08:08 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Delegacioni i Republikės sė Kosovės u kthye nga vizita zyrtare nė Washington (2008-07-23 23:09:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vizitat pėr evropianizimin e Kosovės (2008-01-27 16:46:03 nga admin1)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster