| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Gjyqi e kthen Albin Kurtin nė burg |
| Postuar mė datėn: 2008-01-30 12:08:08 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė seancėn e katėrt gjyqėsore kundėr Albin Kurtit tė mbajtur sot nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, Albinit i ėshtė caktuar masa e paraburgimit deri nė pėrfundim tė gjykimit ose minimum 30 ditė. Seanca e pestė ėshtė caktuar tė mbahet mė 5 shkurt, pėrderisa e gjashta mė 7 shkurt 2008. |
|
Albin Kurti - Kryetar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
Seanca gjyqėsore duhej tė fillonte nė ora 10:00. Albin Kurti nuk ėshtė paraqitur vullnetarisht para panelit tė gjykatėsve ndėrkombėtar, me ērast ky panel ka lėshuar fletarrest. Albini ėshtė sjellur nė gjyq nė ora 12:00 nga shtėpia e tij. Albini nuk ka marrė pjesė nė seancėn gjyqėsore pėr shkak tė refuzimit tė tij parimor ta njoh regjimin jodemokratik tė UNMIK-ut i cili qeverisė me Kosovėn nė bazė tė Rezolutės 1244, rezolutė kjo e cila Serbisė ia njeh sovranitetit dhe integritetin territorial mbi Kosovė.
Albini e ka qartėsuar kėtė pozicion tė tijin disa herė nė gjyq.
Gjykatėsi kryesues i panelit, Maurizio Salustro, kėrkoi nga Albini ta qartėsojė pse nuk ėshtė paraqitur. Albini filloi tė shpjegojė duke thėnė se Dje nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur nė zyren e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! kam shpjeguar nė detaje
Nė kėtė moment Salustro e ndėrpreu atė duke thėnė Ne duam ta dimė pse nuk ke qenė kėtu. Mos ndėrro temė. Albini vazhdoi, pastaj shpjegova nė detaje. . Ai u ndėrpre prapė nga Salustro i cili tha Qartazi nuk dėshiron tė na japėsh shpjegim. Ai pastaj e urdhėroi masėn e paraburgimit.
Gjykata e ka shqyrtuar videoincizimin e Fazli Balajt, avokatit mbrojtės tė caktuar nga gjyqi, i cili mori pjesė nė njė emision televiziv mė 13 shkurt 2007 nė tė cilin deklaroi se Albin Kurti i ka nxitur njerėzit tė veprojnė, dhe po ashtu qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! paska lėshuar njė deklaratė ku ėshtė thėnė se kanė pasur pėr qėllim ti djegin veturat brenda ndėrtesės sė Kuvendit. Gjyqi vendosi se kėto dy deklarime tė kėtij avokati e bėjnė tė pamundur ushtrimin e mėtejmė tė detyrės sė mbrojtėsit nga ana e Balajt. Avokati Ferki Xhaferi u emėrua ta zėvendėsojė Balajn. Xhaferi ishte nė gjykatė pėr shkak se Balaj kishte kėrkuar nga ai tė marrė pjesė nė vend tė tij.
Xhaferi shpjegoi nė fillim tė seancės nė ora 10:00 se nuk kishte marrė asnjė informacion nga Balaj ose nga gjykata pėr rastin, dhe kėshtu e kishte tė pamundur tė vazhdonte me seancėn. Ai po ashtu deklaroi se nuk mendon se mund ta pėrfaqėsojė Albinin nė gjyq pa autorizimin e tij, por gjykatėsit vendosėn se Xhaferi kėtė e ka obligim. Xhaferi kėrkoj qė tė rishqyrtohet vendimi pėr paraburgim por u refuzua nga gjykata. Xhaferi mė pas kėrkoi qė gjykimi tė shtyhet dhe gjyqi u pajtua qė tė vazhdojnė mė 5 shkurt. Kur Xhaferi deklaroi se ai nuk mund tė vijė mė 5 shkurt pėr shkak se e ka njė gjykim tjetėr, njėri prej gjykatėsve tha se nėse nuk merr pjesė duhet tė jetė i vetėdijshėm se mund tė dėnohet me 250 euro. Kjo, deklaroi gjykatėsi nuk ėshtė kėrcėnim.
Gjyqi sot e vazhdoi zbatimin politik tė UNMIK-ut pėr ta heshtur Albin Kurtin, me qėllim tė pamundėsimit tė ēfarė kundėrshtimi politik kundrejt krizės aktuale politike nė Kosovė.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
30.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|