| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ditari i ambasadorit rus: Biseda e Titos me Enverin pėr Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-12-14 20:12:04 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan : Ymer Minxhozi
Raportet e ambasadorėve tregojnė
qėllimet e vėrteta tė Beogradit
Edhe pse ngjarjet qė pėrmenden nė kėto dokumente kanė ndodhur mėse gjashtėdhjetė vjet mė parė, ato duken mjaft aktuale. Kjo sepse problemet qė trajtohen nė to kanė mbetur po ato, veēse nė njė sfond tjetėr. Pėrpjekjet e udhėheqjes jugosllave pėr aneksimin e Shqipėrisė, qė nė vitet e para pas ēlirimit dhe pėr pėrjetėsimin e sundimit tė saj nė territoret shqiptare qė iu shkėputėn vendit tonė qė nė vitin 1913, shprehen qartė nė kėto dokumente, edhe pse ato vijnė nga burime joshqiptare.
Pasqyrimi i pėrpjekjeve shoviniste jugosllave ndaj Shqipėrisė nga njė palė e tretė e pėrfshirė nė kėtė konflikt, ėshtė njė konfirmim bindės mbi saktėsinė e pohimeve dhe analizave tė drejta tė palės shqiptare, analiza qė janė bėrė tė njohura prej kohėsh dhe qė nuk lėnė shteg pėr spekulime. Mjaftojnė vetėm disa rreshta tė njė dokumenti zyrtar, si ai i 22 prillit tė vitit 1946, pėr tė kuptuar tė gjithė politikėn e mėvonshme jugosllave kundėr Shqipėrisė.
Tito nxitoi tė heqė maskėn dhe tė dalė hapur qė nė fillimin e marrėdhėnieve tė quajtura tė reja e vėllazėrore me Shqipėrinė. Atij nuk i mjaftonte ajo ēka kishin grabitur karagjergjoviēėt paraardhės me ndihmėn e fuqive tė mėdha. Ai tani pėrgatitej pėr ti shkuar deri nė fund ēėshtjes shqiptare. Nė kėto dokumente hidhet pakėz dritė edhe pėr konfliktin e Dibrės, tė vitit 1944. Dibra u ēlirua prej partizanėve shqiptarė dhe aty u ngrit flamuri shqiptar. Pėr kėtė ngjarje ėshtė folur nėpėr kujtime tė dėshmitarėve tė ndryshėm, por arkivat ruse, siē shihet, na japin njė adresė tė saktė se ku ndodhet dosja dibrane.
Aty, nė arkivat e Beogradit, duhet tė jenė edhe sot tė gjitha letrat, bashkė me premtimin pėr plebishit pas luftės dhe qė nuk u bė kurrė. Botimi i asaj dosjeje mbi ato ngjarje tė vitit 1944, tė cilat shpesh komentohen me hamendje ose me dashakeqėsi, do tė ishte njė kontribut pėr historinė e marrėdhėnieve me fqinjėt tanė. Shumė gjėra janė shkruar deri mė sot, por kur lexon dokumentet e ambasadorėve tė vendeve tė tjera, ēėshtjet bėhen mė tė kapshme, mė tė prekshme e flagrante. Ata janė argumente qė tė bėjnė tė mendosh para se tė ulesh tė shkruash pėr politikėn shqiptare tė asaj periudhe.
DOKUMENTE SEKRETE TĖ ARKIVAVE RUSE
Botohen pjesė nga ditari i ambasadorit sovjetik nė Beograd, lidhur me takimet e tij me Titon pėr Shqipėrinė e Enver Hoxhės. Lavrentievi raporton qėllimet e Titos pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė Jugosllavinė Federative. Sipas dokumenteve sekrete tė arkivave ruse
Ditari i Lavrentievit:
Titoja kėrkon pėrfshirjen
e Shqipėrisė nė Jugosllavi
Tito mė la tė kuptoj se Shqipėria duhet tė hyjė nė pėrbėrjen e Jugosllavisė Federative
Ambasadori sovjetik nė Beograd, A. I. Lavrentiev, njofton qeverinė e tij, mė 22 prill 1946.
Dokumenti nr.93
Nga ditari i ambasadorit tė BRSS-sė nė Jugosllavi, A. I. Lavrentiev. Nga biseda me kryetarin e Kėshillit tė Ministrave, mareshallin J. B. Tito, lidhur me dėrgimin e njė delegacioni tregtar nė Moskė. Pretendimet territoriale tė Jugosllavisė, planet e Federatės Ballkanike etj.
Beograd
22 prill 1946
SEKRET
Sot, mė 22 prill, i bėra njė vizitė mareshallit Tito (Tito mė pat ftuar qysh tė shtunėn pėr tia bėrė vizitėn sot). Folėm pėr kėrkesat e Greqisė. Tito theksoi me kėmbėngulje qė Valona (Vlora) nė asnjė mėnyrė nuk duhet ti jepet Greqisė. Rėndėsia e Valonės ėshtė jashtėzakonisht e madhe, pėrderisa nėpėr Valonė, duke e lidhur atė me hekurudhė me Jugosllavinė, mund tė eksportohen e tė importohen tė gjitha mallrat. Rėndėsia e Valonės do tė rritet edhe mė shumė, po qe se Triestja do tė hyjė nė pėrbėrjen e Jugosllavisė. Titos i rrėshqisnin nota tė njė lloji tė tillė qė, nė analizė tė fundit, Shqipėria duhet tė hyjė nė pėrbėrjen e Jugosllavisė Federative.
Ambasadori i BRSS-sė nė Jugosllavi
A. I. Lavrentiev
AVP. RF, F. 06. Op. 8. P. 56 , D. 943, L.19-23. Origjinali
Shėnim: U ėshtė dėrguar V. Molotovit, A. Vishhiniskit, V. Dekanozovit, A. Lavrishevit nė dosje.
DOKUMENTET SEKRETE TĖ ARKIVAVE RUSE
Pjesa e dytė e shėnimeve tė ambasadorit sovjetik, Ēuvakin, pėr Enver Hoxhėn, me tė cilin u takua pas vizitės nė Beograd. Enver Hoxha i kėrkon Titos tė shėnohet nė Traktatin e Miqėsisė kthimi i Kosovės. Sipas raportit tepėr sekret tė Ēuvakinit, dokument i ruajtur nė arkivat ruse
Raporti i Ēuvakinit:
Enver Hoxha i kėrkon
Titos kthimin e Kosovės
Nga raporti i ambasadorit sovjetik nė Tiranė, D. Ēuvakin, mė 3 korrik 1946.
Dokumenti nr.159
Nga ditari i D. S. Ēuvakin. Shėnime nga biseda me kryeministrin e Shqipėrisė, Enver Hoxha, mbi rezultatet e vizitės sė tij nė Beograd
3 korrik 1946
TEPĖR SEKRET
Mė 3 korrik, nė orėn 11.00 tė mėngjesit u takova me Enver Hoxhėn, me nismėn e kėtij tė fundit. Kryeministri mė tregoi pėr vizitėn e tij nė Beograd. Enver Hoxha mė foli pėr pikėpamjen e tij lidhur me tė ardhmen e krahinės sė Kosovės e Metohisė. Sipas mendimit tė tij, tani nuk ėshtė oportune tė ngrihet ēėshtja e bashkimit tė kėsaj krahine me Shqipėrinė, as pėr qeverinė jugosllave, as pėr atė shqiptare. Ai ėshtė i mendimit qė kjo krahinė e banuar me shumicė dėrrmuese nga shqiptarėt, pa dyshim, nė kohėn e vet do ti bashkohet Shqipėrisė, por kjo ėshtė e mundshme vetėm atėherė kur edhe Shqipėria, edhe Jugosllavia do tė jenė shtete socialiste.
Ndėrkaq Enver Hoxha theksoi qė kėsaj pikėpamjeje ai i ėshtė pėrmbajtur gjatė gjithė Luftės Nacional-Ēlirimtare dhe se njė qėndrim tė tillė ka mbajtur nė kėtė ēėshtje edhe gjithė udhėheqja e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė. Mirėpo Enver Hoxha mendon se ēėshtja e Kosovės dhe Metohisė duhet nė ndonjė formė tė gjejė pasqyrimin e vet nė Traktatin e Miqėsisė dhe ndihmės reciproke. Enver Hoxha i deklaroi marshallit Tito qė, nėse nuk bėhej kjo, elementėt reaksionarė nė Kosovė e Metohi, si edhe brenda nė Shqipėri, mund tė shpėrthejnė njė propagandė tė madhe, duke e akuzuar qeverinė e tanishme shqiptare pėr shitjen e kėtyre krahinave tė Jugosllavisė.
|
|
Enver HOXHA - Tito, Beograd, Qėrshor, 1946
Sipas fjalėve tė Enver Hoxhės, Titoja gjoja i ėshtė pėrgjigjur qė ai bashkohet plotėsisht me pikėpamjen e Enver Hoxhės pėr ēėshtjen e sė ardhmes sė krahinės sė Kosovės e Metohisė. Tito vėrejti qė qeveria jugosllave nė tė kaluarėn nuk i ka kushtuar vėmendjen e duhur popullsisė sė kėtyre krahinave dhe, si pasojė, atje ka shumė trazira. Mė tej Tito deklaroi qė gjendja ndėrkombėtare e sotme nuk e favorizon shtruarjen e ēėshtjes sė bashkimit tė Kosovės e Metohisė me Shqipėrinė. Shtruarja e kėsaj ēėshtjeje tani, sipas mendimit tė tij, vetėm do ti dobėsonte pozitat e qeverisė jugosllave, sidomos nė Serbi, ndėrkohė qė ajo nuk do ta forconte nė asnjė mėnyrė pozitėn ndėrkombėtare tė Shqipėrisė.
Por Tito e quan tė dosmosdoshme tė merren tė gjitha masat pėr afrimin e popullsisė sė Kosovės e Metohisė me popullsinė e Shqipėrisė dhe se njė nga kėto masa mund tė qe hapja e kufirit shqiptaro-jugosllav dhe heqja e taksave doganore nė kėtė sektor tė kufirit.
Sipas fjalėve tė Enver Hoxhės, pyetjes sė bėrė nga mareshalli Tito, lidhur me hapjen e kufirit shqiptaro-jugosllav nė zonėn e Kosovės e Metohisė, iu pėrgjigj qė kjo ēėshtje kėrkon njė studim tė posatshėm dhe se asaj mund ti kthehemi nė tė ardhmen.
I dėrguari i BRSS-sė nė Shqipėri
D. Ēuvakin
AVP. RF. 06. Op.8. P.22. D.319. L.21-29
DOKUMENTE SEKRETE TĖ ARKIVAVE RUSE
Ambasadori sovjetik Ēuvakin zbardh bisedėn e tij me ambasadorin jugosllav nė Tiranė, Josif Gjargja, nė lidhje me takimin mes Enver Hoxhės dhe Titos, nė tė cilin Gjargja ishte i pranishėm. Edhe diskutimi pėr konferencėn e Beratit, tė cilėn Tito nuk e hodhi poshtė si Enver Hoxha. Sipas dokumenteve sekrete tė arkivave ruse
Ambasadori jugosllav:
Ja ēfarė bisedoi Enver Hoxha
nė takimin me Titon nė Beograd
Deklarata tė ambasadorit jugosllav nė Tiranė, Josif Gjargja, nė takimin me ambasadorin sovjetik, Ēuvakin, mė 5 korrik 1946
Dokument nr. 106.
Nga ditari i D.S.Ēuvakin.
Shėnime nga biseda me tė dėrguarin e Jugosllavisė nė Shqipėri, J. Xhorxhe (Josif Gjargja nė tekst dhe nė dosje figuron Xhorxhe) lidhur me ēėshtjen e Kosovės e Metohisė, mbi konferencėn e Partisė Komuniste shqiptare tė Beratit etj.
Tiranė
5 korrik 1946
SEKRET
I bėra njė vizitė Xhorxhes, me nismėn time. Ai sapo qe kthyer nė Beograd bashkė me delegacionin qeveritar shqiptar tė kryesuar nga Enver Hoxha. Iu luta tė dėrguarit tė mė fliste mbi pėrshtypjet e tij nga vizita e shqiptarėve nė Beograd.
Tė dhėna interesante mė njoftoi Xhorxhe, si i shtroi Enver Hoxha para Titos disa ēėshtje tė veēanta dhe ēfarė pėrgjigje iu dha atyre Tito. Kėshtu, sipas fjalėve tė jugosllavit, ēėshtjen e Kosovės dhe tė Metohisė Enver Hoxha e shtroi jo nė mėnyrė tė goditur. Nė vend qė tė fliste sinqerisht, siē duhet tė flasė komunisti me komunistin, Enver Hoxha e filloi larg e larg, dendur thoshte tjetėr pėr tjetėr dhe nė pėrgjithėsi e ndjente veten gjatė diskutimit tė kėsaj ēėshtjeje jo fare tė sigurt, nė pozitė tė vėshtirė.
Gjatė bisedės me Xhorxhe u sqarua qė lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe tė Metohisė, Enver Hoxha pati vendosur tė bisedojė me Titon, pas marrjes sė telegramit nga i dėrguari shqiptar nė Moskė, Koēo Tashko. Ky i fundit sikur e informonte Enver Hoxhėn se gjatė qėndrimit tė paradokoshėm tė mareshallit Tito nė Moskė, atij gjoja i paska qenė ngarkuar nga shoku J.V.Stalin tė zgjidhė ēėshtjen e Kosovės dhe tė Metohisė gjatė takimit tė ardhshėm me Enver Hoxhėn nė Beograd.
Sipas fjalėve tė Xhorxhes, pikėpamja e Titos lidhur me ēėshtjen e fatit tė mėtejshėm tė Kosovės dhe Metohisė konsiston nė faktin qė as situata e brendshme e Jugosllavisė, as situata ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi nuk e favorizojnė shtruarjen e ēėshtjes sė bashkimit tė kėtyre krahinave me Shqipėrinė. Nga kjo, sipas mendimit tė Titos, Shqipėria nuk do tė forcohej, kurse Jugosllavia mund tė humbiste shumė, sidomos nė Serbi, pėr tė cilėn ky problem ka rėndėsi tė veēantė.
Interesant ėshtė mendimi i vetė Xhorxhes lidhur me ēėshtjen e dhėnies sė Kosovės e Metohisė Shqipėrisė. Ai mendon qė shqiptarėt duhet tė jenė tė gėzuar qė kjo krahinė tani ndodhet nė pėrbėrjen e Jugosllavisė. Pėr Shipėrinė e qeverinė e saj tė tanishme do tė qe njė fatkeqėsi sikur kjo krahinė tė qe bashkuar me Shqipėrinė. Puna ėshtė qė nė kėtė rajon deri tani punėt nuk shkojnė aq mirė, siē do tė dėshironim ne. Sektorit tė mbrojtjes sė popullit (OZNA) tė Jugosllavisė kjo krahinė i shkakton shumė telashe, megjithėse OZNA tanimė ka fituar njė pėrvojė tė madhe pune.
A mund tė pėrfytyroni,- vazhdoi Xhorxhe,- se ēfarė do tė bėnin shqiptarėt nė kėtė rajon sikur tė organizonin ata punėn e sigurimit tė shtetit? Ata, shqiptarėt, thjesht do tė torturoheshin me kėtė punė dhe kushedi, ndoshta bashkimi i Kosovės dhe Metohisė me Shqipėrinė, nė situatėn e tanishme, do tė kishte pasoja fatale pėr ēėshtjen e paqes nė Ballkan.
Unė nuk hyra nė diskutim me tė dėrguarin jugosllav pėr kėtė ēėshtje tepėr delikate pėr tė dyja palėt. Mendimi i tij padyshim qė pasqyron mendimin e qarqeve tė caktuara nė Jugosllavi, tė cilat janė tė mendimit qė rajonet e Kosovės dhe Metohisė janė denbabaden toka jugosllave dhe qė shqiptarėt nuk kanė arsye veēanėrisht me peshė pėr pretendimet e veta mbi kėto rajone.
Mė tej u interesova pėr pėrgjigjet e Titos lidhur me ēėshtjet e partisė qė pati shtruar para tij Enver Hoxha. E pyeta Xhorxhen se si i vlerėson Tito punimet e Konferencės sė Beratit tė Partisė Komuniste shqiptare, meqė rreth saj vazhdojnė tė flasin shumė dhe meqė ekzistojnė mendime tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje. I dėrguari mė njoftoi sa vijon: Sipas fjalėve tė tij, Tito mendon se nė Konferencėn e Beratit jo ēdo gjė shkoi keq (sikundėr thotė Enver Hoxha). Kjo konferencė diti tė zbulojė shumė tė meta nė punėn e partisė shqiptare dhe gabime nė udhėheqjen e saj.
E metė e Beratit ėshtė se kjo konferencė, pasi kritikoi gabimet e udhėheqjes dhe nxori nė shesh tė metat e punės sė saj, nuk diti tė pėrcaktojė rrugėt e ndreqjes sė kėtyre gabimeve. Edhe kėtu, sipas mendimit tė Titos, pėrfaqėsuesit e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė nuk qenė nė lartėsinė e detyrave tė tyre. Tito, sipas fjalėve tė Xhorxhes, e kėshilloi Enver Hoxhėn tė sigurojė unitetin nė Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare, duke theksuar se tėrė pėrgjegjėsia pėr gjendjen nė vend e nė parti bie plotėsisht mbi sekretarin e parė tė saj, domethėnė mbi Enver Hoxhėn.
I dėrguari i BRSS-sė nė Shqipėri
D.Ēuvakin
AVP. RF.06. Op.8. P.22.D319.L30-33. Origjinali
Shėnim: Dėrguar V.Molotovit, V.Dekanovozit, Lavrishevit, nė dosje
DOKUMENTET SEKRETE TĖ ARKIVAVE RUSE
Nga ditari i ambasadorit sovjetik nė Beograd nė lidhje me marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave nė vitin 1947. Lavrentievi shkruan se ēfarė ka biseduar me Titon pėr Shqipėrinė
Ditari i Lavrentievit:
Titoja tha se Enver Hoxha do ta
firmosė bashkimin me Jugosllavinė
Tito mė tha se Shqipėrinė duhet ta pėrfshijmė nė planin pesėvjeēar jugosllav dhe ushtrinė shqiptare ta planifikojmė nė buxhetin e ushtrisė jugosllave. Kėshtu i njoftonte qeverisė sė tij ambasadori sovjetik nė Beograd, A.I.Lavrentiev, mė 13 korrik 1947.
Dokumenti nr.182
Nga ditari i A.I.Lavrentievit. Nga shėnimet e bisedės me J.B.Titon mbi marrėdhėniet e Jugosllavisė me Shqipėrinė, Bullgarinė, Hungarinė dhe Rumaninė.
Beograd
13 dhjetor 1947
SEKRET
Sot i bėra vizitė Titos. Pasi i njoftova atij se qeveria shqiptare i ėshtė drejtuar qeverisė sovjetike me lutjen pėr ti furnizuar Shqipėrisė 5 mijė tonė elb nė shkėmbim tė furnizimit me lėkurė dhe bakėr, unė e pyeta Titon nėse ka ndonjė kundėrshtim nga ana e qeverisė jugosllave pėr kėtė operacion.
Tito u pėrgjigj se pėr kėtė ēėshtje duhet tė konsultohet me Kidricin, meqenėse marrėdhėniet tregtare midis Jugosllavisė dhe Shqipėrisė po zhvillohen jo krejt normalisht. Gjatė kėtij viti Jugosllavia ka humbur nė Shqipėri nė formėn e shėrbimeve tė ndryshme dhe nė formėn e furnizimit tė mallrave, afėrsisht dy miliardė dinarė, ndėrsa Shqipėria, nga ana e saj, nuk i ka furnizuar asgjė Jugosllavisė. Prandaj ka ekzistuar atmosfera e disa mosmarrėveshjeve.
Nė takimin e djeshėm me Enver Hoxhėn, i cili u ndal nė Beograd gjatė rrugės pėr nė Sofje, u prekėn tė gjitha kėto probleme. Tito foli fare hapur me Enver Hoxhėn, duke shtruar para tij pyetjen se, nė fund tė fundit, ēfarė llogarit Shqipėria, nė qoftė se ajo bėn njė politikė shkėputjeje, siē synon tė bėjė Spiru.
Enver Hoxha gjatė kėsaj bisede mbajti njė qėndrim mirėkuptues dhe politik tė Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Me sa duket, tha Tito, ne na duhet ta pėrfshijmė Shqipėrinė nė planin pesėvjeēar jugosllav dhe gjithashtu tė pėrfshijmė nė buxhetim e ushtrisė jugosllave mbajtjen e ushtrisė shqiptare. Pyetjes sime nėse Enver Hoxha gjatė qėndrimit nė Sofje do tė nėnshkruajė traktatin e bashkimit, Tito iu pėrgjigj pozitivisht. Traktati bullgaro-shqiptar, sipas karakterit tė tij, ėshtė afėrsisht si ai jugosllavo-shqiptar.
AVP.RF.F.06.Op.9.P.82.D.1285.L.173-174.Origjinali
DOKUMENTI NGA ARKIVA TĖ BEOGRADIT
Njė dokument i arkivave tė Beogradit nė lidhje me konfliktin pėr Dibrėn nė vitin 1944. Vendoset tė bėhet plebishit pas luftės
Ambasadorėt e BRSS-sė dhe Jusgosllavisė
Mė 5 korrik D. Ēuvakini ftoi tė dėrguarin jugosllav nė Shqipėri, J.Xhorxhe, pėr tė saktėsuar qėndrimin e udhėheqjes sė tij, siē u shpreh diplomati sovjetik, ndaj njė ēėshtjeje tepėr delikate pėr tė dyja palėt, domethėnė pėr fatin e Kosovės e tė Metohisė. Partizanėt shqiptarė kanė marrė pjesė nė operacionet luftarake tė UPCJ-sė nė vitet 1943-1944, pėr tė spastruar nga pushtuesit gjermanė dhe repartet e armatosura tė kuislingėve shqiptarė njė sėrė rajonesh tė Malit tė Zi, Serbisė dhe Maqedonisė Perėndimore, tė banuara nga shqiptarėt.
Pas ēlirimit tė qytetit maqedonas, Debar, (shqip: Dibėr) atje u ngrit flamuri shqiptar dhe u vendos administrata shqiptare. Si pasojė, lindėn fėrkime midis shtabeve partizane. Pėrse lindi ēėshtja e ilegjitimitetit tė copėtimit tė tokave shqiptare nga fuqitė e mėdha nė vitin 1913. Nga njė kėmbim i ashpėr letrash midis Hoxhės nga njėra anė dhe Titos e Vukmanov Vukmanoviē Tempos nga ana tjetėr; ranė dakord tė mos ngrihet ēėshtja derisa tė pėrfundojė lufta, kurse pastaj ēėshtja tė zgjidhet me anė tė plebishitit.
(Arkhiv Instituta za radniki pokret Jugoslavije, Beograd, Arshiv CKCKJ. D. 11004. RCHIDNI.F.Op.128.D. 757. L.12-13).
J. Xhorxhe e njoftoi D. Ēuvakinin qė, lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe Metohisė, Enver Hoxha vendosi tė bisedojė me Titon pas marrėveshjes sė njė telegrami nga i dėrguari shqiptar nė Moskė, Koēo Tashko. Ky i fundit gjoja informonte Enver Hoxhėn se gjatė qėndrimit tė parakohshėm tė mareshallit Tito nė Moskė pati marrė nga shoku Stalin porosi pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės dhe Metohisė gjatė takimit tė ardhshėm me Enver Hoxhėn nė Beograd. Sipas fjalėve tė Xhorxhes, pikėpamja e J. Titos pėr ēėshtjen e fatit tė mėtejshėm tė Kosovės dhe Metohisė konsiston nė faktin qė as situata e brendshme e Jugosllavisė, as situata ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi nuk e favorizojnė shtruarjen e ēėshtjes sė bashkimit tė kėtyre krahinave me Shqipėrinė. Nga kjo, sipas mendimit tė Titos, Shqipėria nuk do tė forcohet, ndėrsa Jugosllavia mund tė humbiste shumė, sidomos nė Serbi, pėr tė cilėn ky problem ka rėndėsi tė veēantė.
AVP.RF.Ob.Op.8.P.22.D319.l.31.
Postoi: Arbėr Kastrioti
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|