DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PREMTIMET PĖR KOSOVĖN FLUTUROJNĖ NĖ TĖ PANJOHURĖN
Postuar mė datėn: 2007-09-22 12:33:50 nga admin4 :: Kategoria: Opinione



Udhėheqėsi i Lėvizjes Popullore nė Kosovė thotė se BE-j, pėr shkak tė Rusisė, do tė dėshtojė nė premtimet pėr pavarėsi.

Pavarėsia pėr Kosovėn nuk ėshtė mė nė rendin e ditės, nėse i besohet pėrfaqėsuesit tė BE-sė nė treshin qė i udhėheqė bisedimet e reja mes Kosovės dhe Serbisė pėr ardhmėrinė e provincės.

Shkruan: VIBEKE SPERLING
Wolgang Ischinger, i cili ėshtė edhe ambasador i Gjermanisė nė Britani te Madhe, nė gazetėn britanike “Independent” thotė: ”Nuk do te flisja pėr pavarėsi, por mė shumė njė status me mbikėqyrur tė ngushtė”.
Sipas Ischinger, thuhet se ka ardhur koha pėr t’iu larguar ”disa emėrimeve te ndryshme” pėr statusin e Kosovės nė mėnyrė qė tė bėhet njė zgjidhje ”reale”. Ai nuk tregon se pėr ēfarė zgjidhje mund tė flitet kur Serbia kategorikisht refuzon pavarėsinė pėr Kosovėn, ku po ashtu edhe Kosova kategorikisht refuzon tė mbetet nėn Serbi.
Albin Kurti, kryetar i lėvizjes se fortė popullore VETĖVENDOSJE nė Kosovė, bisedimet i quan ”cirkus ndėrkombėtar”. “Sidomos shtetet e BE-sė janė nė lidhje tė forta me Rusinė. Ata janė tė gatshėm te bėjnė presion te udhėheqėsit e Kosovės”, thotė Kurti pėrmes telefonit nga burgu i tij shtėpiak nė Prishtinė, ku UNMIK me qėllim e frenon e pėr mobilizim te kosovarėve tė padurueshėm, tetė vjet pasi NATO i largoi trupat e Serbisė.

Bisedimet e reja janė rezultat i refuzimit te Rusisė nė KS tė OKB-sė ndaj ”pavarėsisė sė kufizuar” pėr Kosovėn, pėr tė cilėn BE dhe ShBA u pajtuan vitin e kaluar.
”Para skadimit tė afatit tė bisedimeve tė reja (mė 10 dhjetor) do tė vijnė me gėnjeshtra tė reja tė maskuara si premtime. Bisedimet do t’i mbajnė njerėzit nė Kosovė nė pritje tė pafund. Ata japin pėrshtypjen se diēka po bėhet, nė mėnyrė qė ne mos tė bėjmė asgjė, por vetėm tė presim”, thotė Kurti.

Por diēka duhet bėrė nga ana e komunitetit ndėrkombėtar, apo?
”Ne fund, me siguri do tė provojnė me njė konferencė ndėrkombėtare, siē ishte Rambueja apo Dayton-i, t’i bashkojnė prapė udhėheqėsit shqiptarė dhe serbė dhe te imponojnė njė lloj federate mes Serbisė dhe Kosovės. Do te jetė njė zgjidhje e tmerrshme, e cila nuk do tė mund tė realizohet nė praktikė, por politikanėt tanė janė tepėr tė dobėt, tė korruptuar dhe me presion pėr tė pranojnė kushtet”.
Si do tė reagojė lėvizja jote Vetėvendosje?
”Me mbledhje publike dhe demonstrata tė mėdha sikur deri me tani. Por na nevojitet, qė dhjetėra mijėra qytetarė tė jenė tė gatshėm tė dalin nėpėr rrugė dhe tė demonstrojnė me ditė apo edhe me javė. Pa ju dhėnė qytetarėve forcė pėr te shprehur vullnetin e tyre, nuk do tė ndryshohet asgjė”.
Kurti thekson se ai thėrret vetėm nė demonstrata paqėsore. ”Te gjithė e dinė se dhuna vetėm sa e dėmton ēėshtjen tone”, thotė ai, por pranon se frustrimet ”mund tė shpėrthejnė nė mėnyra jo te mira".
Theksimi i Wolfgang Ischinger qė premtimet pėr pavarėsi tė shpejtė mė nuk vlejnė, ėshtė goditja e fundit ndaj kryeministrit te Kosovės, Agim Ēeku, i cili banoreve te provincės ju ka premtuar se pavarėsia do tė bėhet realitet menjėherė pas 10 dhjetorit.
Sipas Albin Kurtit, Agim Ēeku ”ka humbur tėrė kredibilitetin”, pasi qė ai ”verbėrisht ka besuar” qe Perėndimi dhe sidomos ShBA sė shpejti do tė ”paguajnė me pranimin e pavarėsisė sonė”.

Sipas gazetės britanike Guardian, ministri i jashtėm i Serbisė ishte ”shumė i kėnaqur” kur ai ishte nė Londėr, ku trojka mbajti bisedime tė ndara me Kosovėn dhe Serbinė. Pėrkrahja e BE-sė pėr pavarėsi ėshtė futur nė dyshim shumė tė madh pėr shkak se ndaj shtetet tjera: Spanja, Greqia, Hungaria dhe Sllovakia janė kundėr pavarėsi se Kosovės.

Presidenti i Serbisė kritikon pėrkrahjet ndaj Kosovės. ”Kompromisi ėshtė i mundshėm nėse disa udhėheqės evropianė dhe amerikan dalin tė inkurajojnė shqiptarėt e Kosovės tė thirrin pėr pavarėsi. Nėse shqiptarėt ndjejnė pėrkrahje ndėrkombėtare nuk do te bisedojnė”, thotė Boris Tadic, sipas radios serbe B-92. Ne anėn tjetėr, Serbia inkurajuar nga pėrkrahja ruse nuk ka lėvizur nga refuzimi total i saj ndaj pavarėsisė pėr Kosovėn.
Kryeministri Agim Ceku do tė bisedojė me Serbinė vetėm si pėrfaqėsues i njė Kosove tė pavarur, por i ka ofruar Serbisė njė marrėveshje pėr ”lidhje miqėsore mes dy shteteve sovrane”.
Lėvizja e Albin Kurtit ka refuzuar plotėsisht bisedimet me Serbinė.
”Ne flasim me serbėt nė Kosovė, por nuk ka arsye pse tė flasim me shumė me Beogradin, i cili nuk pėrkujdeset, pėr interesat e serbėve tanė, por vetėm tė tyret dhe tė rusėve”.

Lėvizja pėr vetėvendosje kėrkon referendum pėr pavarėsi.
”400 000 malazezėve iu dha shteti i tyre pėrmes njė referendumi, pse nuk iu lejohet dy milionė shqiptarėve? Metoda absurde, tė cilėn e ka zgjedhur komuniteti ndėrkombėtar ėshtė po ashtu mė se e padrejtė ndaj serbėve tanė dhe minoritetet tjera”, thotė Albin Kurti, i cili pas pesė muajve nė burg dhe dy muajve nė burg shtėpiak pėr rolin e tij si udhėheqės dhe ideolog i lėvizjes pėr vetėvendosje, tė mėrkurėn u soll pėr gjykim nė Prishtinė.

Ishte njė seancė e shkurtė, ku Kurti refuzoi gjykatėsit e paanshėm dhe thoshte: ”Unė jam paraprakisht i dėnuar pėr tė nxitur kryengritje”. Ende nuk ėshtė caktuar koha pėr seancė tė re gjyqėsore. Ngjarjet nė Londėr kanė shkaktuar frikė se pavarėsia e synuar nga BE dhe ShBA bėhet e dyshimtė.
Rusia dėshiron qė gjendja e tanishme tė qėndrojė dhe refuzon vendosjen e njė afati pėr bisedime. Presidenti Vladimir Putin thotė: ”Pasiguria rreth Kosovės qė nga 1999 ėshtė shumė mė e mirė se sa njė zgjidhje tė papranuar”. Pėr Rusinė pavarėsia ėshtė e papranueshme pa pranimin e Serbisė, pėr tė cilėn nuk duket se ka gjasa.

Albin Kurti thotė se ”burokracia gjigante” e administratės sė OKB-sė nė Kosovė, UNMIK, ”gėzon paga tė mėdha, kurse popullata varfėrohet pėr shkak se nuk bėhet asnjė investim, pėrderisa statusi i Kosovės mbetet i pacaktuar”.

vibeke.sperling@pol.dk
Marrė nga shtypi i pėrrditshėm danez "POLITIKEN.DK", mė 21.09.2007

Pėrktheu: Xhemil Zeqiri
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] QYTETARĖT TĖ LODHUR NGA PREMTIMET E LIDERĖVE (2007-05-22 15:24:19 nga admin1)
[ Opinione ] PĖRSĖRI U NDIE FORCA E FLAMURIT KOMBĖTAR SHQIPTAR (2008-12-02 08:51:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
[ Kultura ] Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės (2008-11-30 11:01:09 nga admin1)
[ Opinione ] Pėrkujtojmė 41-vjetorin e tėrmetit katastrofal tė Dibrės me rrethinė (2008-11-30 08:48:32 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Persiatjet e njeė amerikani mbi ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė (2008-11-29 02:21:45 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster