| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » GURI ME QIELL OSE SOFRA E ZOTIT |
| Postuar mė datėn: 2007-07-31 07:03:48 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
REPORTAZH
Pėrshkrim nga Sofra e Zotit, tė vėrteta, legjenda, e gojėdhėna
NJĖ ATRAKSION I NATYRĖS NĖ FSHATIN VRANISHT
Njė gur me peshė rreth 10 tonė i vendosur mbi dy kėmbė, qėndron nė fshatin Vranisht, nė majėn e Lipes
Enigma, gojėdhėna, legjenda dhe misteri i gurit me qiell, njė monument natyrės nė katundin Vranisht tė rrethit Vlorė.
Nga GEZIM LLOJDIA
|
|
Guri me qiell, qėndron atje pėr ku ishte nisur. Dhe ngeli ashtu i ngrirė. Pėr mote tė tėra i heshtur. Silueta e tij ėshtė zbuluar dhe ėshtė vlerėsuar duke ju dhėnė statusi monument natyre, nė rrethin e Vlorės.
Guri me qiell e nisi garėn nga kohėrat mė tė hershme tė njerėzimit. Si i tillė mbetet njė urė lidhėse me botėn, qė nuk shquhet pėrtej mjegullave.
Tė dhėna pėr Gurin me qiell:
Pesha: Afėrsisht rreth 10 tonė.
Forma: Drejtkėndėshe.
Pozicionimi: Vendosja mbi dy gur.
Vendodhja: Faqja veriore e malit tė Bogonicės.
Afėrsia: Me vendin e shenjtė:lėmi i lejlerėve
Rituali: Vend pagan.
Emėrtimi: Sofra e Zotit.
Guri me qiell ėshtė atraksioni mė i madh i natyrės nė vendin tonė. Pėr nga mėnyra e vendosjes, pesha dhe forma mund tė quhet mė i veēanti edhe mė gjerė gadishullit tonė. Asgjėkundi syri, nuk tė ndesh njė monument natyre kaq tė veēantė qė tė tundoj me pamjen e tij, formėn, mėnyrėn e vendosjes. Larg ēdo pėrfytyrimi, guri me qiell pėrbėnė dhuratėn e natyrės, pėr njė vend tė ashpėr malor, vendosur nė njė vend me pjerrėsi diku nė faqet e njė mali jugor.
Gjate njė takimi tek guri me qiell
ORIGJINA
Pėr njėrin prej specialistėve tė monumenteve tė kulturės nė Vlorė, Guri me qiell ėshtė njė monument prehistorik i shfrytėzuar nėpėr kohėt e mjegullta nga banorėt vendas. Studiuesi N. B mė foli nė kėtė gjuhė, mė dhuroi foton e tij, pikėrisht njė foto si kjo, njė piktor kryeqytetas e kishte dėrguar deri nė Romė, nė redaksinė e gazetės shqiptare Rrėnjėt, por foto tjera i sigurova nga rapsodi i talentuar vendali M. Tartari, qė mė dhanė shtysė pėr tė zhbiruar historinė e rrallė tė kėtij guri mister, por qė unė i mbetem stoik mendimit se ai ėshtė gur si gjithė tė tjerėt e vendit tej e pėrkėtej.
Ka disa pikėpamje tė ndryshme rreth tij, por duke gjykuar nga rrethanat po ndėrtoj tre variante, qė i kam dėgjuar. Mirėpo po pėrshkruaj edhe gojėdhėna, rrėfime e legjenda qė vendasit kanė sjellė e tregojnė pėr kėtė gur natyror. Madje kėto tė fundit tė tėrheqin edhe mė tepėr pėr vetė karakterin e tyre, qė pėrbėjnė sepse ngase nuk i vėrteton dot, i merr tė mirėqena si tė vėrteta.
Ndėrtimi Nr 1
Guri me qiell ėshtė vendosur nė kohėt prehistorike. Mendimi studiuesve tė rrethit. Por madhėshtia, qė shfaq ai dhe pesha qė arrin nė disa tonė hyjnė nė dyshime. Identifikimi se ky gur nė formėn drejtkėndėshe ėshtė ngritur nė kėtė lartėsi dhe nė kėtė formė nė kohėrat prehistorike, mund tė pėrbėjė njė informacion jo fort tė besueshėm. Ngrihet befasisht kjo pyetje: A ka pasur mjete kaq tė fuqishme, qė tė ngrenė nė lartėsi mbi 1 m, njė gurė me kėto dimensione dhe peshė kaq tė madhe? Ndėr idetė mund tė konceptohet se mėnyra e fshehtė, qė ėshtė zbritur nė ngritjen e piramidave tė Egjyptit, mund tė zbulojė edhe kėtė fakt, mėnyrėn e ngritjes sė gurit me qiell. Ndėrsa aty nuk mund tė shqyrtohet mundėsia se ky gur ėshtė sjellė nga largėsi ose distanca tė mėdha. Gurė tė pėrmasave mė tė mėdhenj, gjenden kollaj, nėpėr kėtė lartėsi malesh. Mos vallė ėshtė rrokanisur nga lartėsit e malit. Kjo duhet tė jetė pėrafėrsisht. Por kėtu ndryshojnė dy gjėrra. Guri ėshtė i latuar, ēuditėrisht ka pamje drejtkėndėshi faqja e parme e tij me dy nga dy brinjėt tė barabarta. Vendoja nė dy kėmbė, pėr tė cilėn thuhet se kėmba nė anėn lindore ėshtė pjesė e atyre gurėve qė pėrmban vendi ka ekzistuar aty. Ka njė mėnyrė qė ka gjetur terren. Kur thuhet se guri me qiell ėshtė rrokanisur nga lartė. Zvarritur, rrokullisur poshtė. Enden shumė pyetje, qė lėnė shteg dyshimi nė hapėsirat e pafundme. Por kėshtu e konceptojnė vendasit qė pėr ata ėshtė njė gur i ardhur por nuk dihet se nga ku dhe si erdhi. Por qė ėshtė gur i kėtillė dihet dhe shikohet.
Ndėrtimi Nr 2
Ende i pazbuluar qėllimi. Nė horizontin e dyshimit, skalitur pyetja. Me kėtė formė, peshė disa ton, i harruar, mbuluar prej pluhurit tė kujtesės. Gjurmėt e lashta tė ritualeve pagane, zbardhin njė fakt. Legjendat, qė ngrihen pėr atė, kėngėt qė thuhen se vinte nga pjesa tjetėr, ku qėndron e pėrhershme mjegulla. Sjellim argumentet, qė kemi dėgjuar nga banorėt vendas. Guri me qiell ka afėrsi me shpellėn e banuar tė Lipes. Ka afėrsi me njė gur tjetėr, qė quhet guri i qytetit i shpallur i veēantė, por i pashpallur ende si monument. Ky fenomen i ēuditshėm natyre, nga tė dhėnat e gėrmuara quhet njė objekt i shenjtė, nga njerėzit e kohėve tė hershme, qė i ka shėrbyer nė ritet pagane. Mosha as nuk njihet edhe as nuk ėshtė identifikuar. Ky monument natyre i rrallė nė asnjė vend tjetėr nuk gjendet me formėn origjinale. Ndėrsa tatėposhtė kėtij vendi, pra nė fshatin nė Vranisht, ka mė tepėr fakte tė mira pėr ujėsjellėsin e Vranishtit qė ėshtė njė vepėr njerėzore.
Ndėrtimi Nr 3
Me mėndje tėrėsisht tė kthjelluar ky monument pra natyre do ta quaja, pėrderisa sa nuk ka njė status nuk ėshtė mbajtur anonim nga vendasit. Por ata sjellin tė dhėna befasuese, qė ngjasojnė mė tepėr legjendat, ose janė gojėdhėna tė tyre tė pėrhapura nė kohė e tė ruajtur me e fanatizėm. Por edhe nėse nuk ėshtė i tillė, njerėzia kanė rrekur ta krijojnė si tė tillė duke i veshur atribute e cilėsi qė nuk mund tė ekzistojnė, siē ka ngjarė shpesh nėpėr besime e bestytni tė rreme, kur emėrtohen gur e mjetet tė tjera rrethanore e tė pashpirta duke u dhėnė fuqi e ndoshta merita tė paqena.
1-Emėrtohet :Sofra e Zotit. Saktėsimet i ka bėrė njė specialist i monumenteve nė Vlorė. Por vendasit mė japin edhe kėto fakte:Njė ēoban ėshtė strehuar aty nė njė mot me lloh dhe e ka vrarė vetėtima. Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhoma mė thotė njė vendas. Nė afėrsi tė gurit me qiell, ka disa vende tė tjera qė kanė emėrtime tė veēanta ku mendohet janė kryer rituale pagane nė kohė tė hershme, por ndoshta dhe tė mė vonshme. Dhe ndoshta kėshtu ėshtė krijuar dashe pa dashje lidhja dhe tradita pėr ta mbiquajtur tė shenjtė ata, qė ndoshta i kėtillė sėshtė. Madje edhe institucioni i lartė nė Tiranė nuk e ka njohur ende si tė tillė.
2-Nė afėrsi tė gurit me qiell ndodhet :Lėmi i lejlerėve. Vend i shenjtė pėr vendasit. Ėshtė pėrdorur nga vendasit nė periudhėn pellazge, quhen :pjella e bardhė.
3-Nė afėrsi tė gurit me qiell, ndodhet hijerėndė mali i Bogonicės. Ky emėrtim i shqipėruar do tė thotė:Vendi i Zotit. Por vetėm njė vijė ajrore tė heqim do tė zbresim tek emėrtimi:Qafa e Elimit, pėr elimėt, kėtu janė sjellė argumente nga F. M. Rrapaj, studiues.
Pėrse vallė vendasit i kanė dhėnė kėtė emėrtim :Sofra e Zotit dhe malit ca mė tej Vendi i Zotit? Cila sofėr ėshtė shtruar atje dhe me ēfarė ėshtė shtruar? Pėrse qenka vendi i Zotit, cila mrekulli ka ngjarė kėtu? Mos vallė, madhėshtia e tij, pozicionimi, pesha impresionimi! Mos vallė ėshtė njė ēudi qiellore! Bota, nė fund tė fundit, ētė mund tė jetė, pėrveēse krijesė e shpallur e Perėndisė. Njerėzimi ka kėrkuar tė gjejė Perėndinė. Ka ngritur vepra tė larta monumentale, qė tė identifikojnė Perėndinė. Ka gjetur kėshtu njė mėnyrė tė vetėm pėr ti u falur asaj fuqie misterioze tė thellė tė shpirtit. Asnjėherė, ai se ka kuptuar se ku gjendej Perėndia. Mos kėrkoni Perėndinė-shprehet poeti panteist Naim Frashėri, nėpėr mur e nėpėr gur/Po shihni mirė njerėzinė. Zemrėn e njeriut nė jetė/Ėshtė vendi i Perėndisė/Ėshtė atje Zot i vėrtetė
. .
GURI ME QIELL
Grupi fshatit Vranisht
Guri me qiell ėshtė monument natyre nė faqen veriore tė malit tė Bogonicės. Guri me qiell ėshtė objekt i vizitueshėm. Por distanca ėshtė 1. 5 orė nga katundi Vranisht i qarkut Vlorė. Mund tė pėrshkruhet rrugėtimi vetėm me kafshė pėr turistėt. Guri me qiell, ka njė format tė habitshėm nė disa faqe, por jo nė tė gjitha. Shfaqet nė ato pjesė se njė dorė skulptori, njė mjeshtėr hyjnor por le ta quajmė, apo shiun dhe erėrat qė e kanė skalitur mė mirė sigurisht, e ka gdhendur, skalitur me kujdes deri sa i ka dhėnė formėn origjinale tė njė drejtkėndėshi nė njė faqe. Njė skalitje tė tillė, por edhe kaq origjinale, qė i atribohet dorės sė njeriut me kaq siguri, mjeshtri fsheh formula tė pazhbirueshme.
Guri me qiell ka pėrmasa tė njė dhome tė zakonshme. Pesha mund tė shkoj 10 ton. Ndoshta por peshuar asnjėherė sepse nuk ka mundėsi tė kryhet. Guri me qiell gjendet i vendosur mbi dy gur, ose dy kėmbė guri. Ėshtė i ngritur nga sipėrfaqja e tokės. Kėmba, qė e mbanė nga ana veriore ėshtė njė gurė, cilėsohet autokton dhe ka ekzistuar duke u pėrvijuar poshtė sipėrfaqes sė tokės. Kėmba nė anėn perėndimore ėshtė guri i sjellė. Guri me qiell ėshtė quajtur:a- objekti ėshtė gur, pavarėsisht formės dhe peshės e latimit. b-me qiell. Guri nuk gjendet i vendosur nė tokė. Ėshtė i ngritur nga lartėsia e tokės. Ėshtė nė hapėsirė. Sipas konceptit tė vendasve ėshtė i larguar nga toka, d. m. th ėshtė nė lartėsi, pra siē quhej qiell, pa u thelluar se ēdistancė ėshtė lartėsia tokė-gurė.
Guri me qiell ėshtė soji i monumentit tė natyrės dhe ėshtė gjendur nė kėtė pozicion nė kohėra tė mbuluara mjegullisht, qė studiuesit i quajnė prehistorike, a diēka mė ndryshe. Ėshtė vrojtuar pozicionimi i tij pėrmes mijėrave syve. Befasisht nuk ka ardhur, nė kėto lartėsi, veē malin qė e mban si mik tė vjetėr nga kohėt e shkuara. Emėrtimi qiellor mos ėshtė shkaktuar ardhja nga ajo pjesė ku qėndron absolut misterioziteti, bota e pashėmbshme e fshehur. Mos ka kapėrcyer ato sinore, pėr tu shfaqur nė njė lartėsi malesh. Nė anėn e majtė gjenden gjurmėt, qė flasin se vendasit kanė dashur ta skalisin gurin, ndoshta ta shpėrfytyrojnė, duke e goditur mizorisht, pėr ti hapur disa shkallė tė vogla. Kurse emėrtimi vendas Sofra e Zotit ėshtė njė urė lidhje me vendodhjen e tij afėrsisht me Vendin e Zotit, malin e Bogonicės dhe afėrsia me :lėmin e lejlerėve vend i shenjtė pellazg. Por zbuluesit kėrkojnė ta shkėpusin nga kėto labirinthe fshehtėsie tė pagoja. I pėrket kohės prehistorike, thonė dhe bėjnė citime me legjenda, kėngė si dhe afria qė ka me shpellėn e banuar tė Lipes, dalin krejt zbuluar se ėshtė monument natyre i shfrytėzuar nė kohėt prehistorike. Pozicionimi i tij ėshtė pjesa mė delikate. Nga erdhi dhe si erdhi? U rrokanisė nga mali? Por kush e ngriti dhe me ēmjete? Cforcė titanike ishte ajo, qė e shkėputi nga toka. Kush e latoi nė njė faqe dhe pėrse nė kėtė vend? Cfarė enigme mbart, ky monument i pagojė, dėshmitar i heshtur i kohės sonė!
Guri me qiell ėshtė vend i preferuar i mjaftė turistėve, qė mbėrrijnė kėtu me ngrohjen e motit siē mbėrrijnė dallėndyshet nė strehėn tonė. Ėshtė njė iniciativė private, qė ka disa vite qė ushtrohet e Muhamet Tartarit, poet i zonės dhe krijuese e gjurmues popullor, ushqyesi kryesor i grupit folk tė Vranishtit, qė i mbledh turistėt tė cilėt ngrenė ēadra nė kėtė vend dhe pushojnė aty. Njė mėnyrė e mirė kjo pėr turizmin malor dhe pėr zhvillimin e tij tė shpejtė. Ėshtė vetėm njė miqėsi e kėtij poeti me turistėt, qė vijnė dhe ngrenė ēadrat tek guri me qiell duke shijuar aromėn e malit, ajrin e pastėr dhe prodhimet blegtorale tė blegtorėve e vendas. Por jo pak tė impresionuar mbeten nga monumenti qė u shfaqet dhe vendasit e quajnė:guri me qiell dhe i kanė thurur atij legjenda e plot emėrtime i kanė sajdisur, por ai sot pėr sot ėshtė vetėm njė gurė nga maja e Lipes nė Vranisht tė Vlorės. Kur tė ketė mundėsi studimi, ndoshta do tė ketė ndonjė mundėsi zbulimi apo tė dhėnė tė rėndėsishme, nėse nuk ka le tė mbetet njė gurė, por pak i veēantė i korrasuar nga legjendat, nga tė thėnat dhe tė pathėnat e vendasve. Kėtu vjen shpesh dhe grupi i folkut, qė ėshtė ndėr kėto foto pėr tė shijuar sipas tyre njė mrekulli tė natyrės tė fshatit tė tyre malor rreth 65 km nga qyteti. Francezėt janė tė pėrhershmit vizitorė qė shkojnė, pėr ēdo vit i bėjnė vizitė, gurit me qiell nė majėn e Lipes. Ndoshta jo se besojnė nė ndonjė mrekulli, por se u ka pėlqyer mali dhe guri qė bėnė hije nė zhegun e verės. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|