| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fyromojeni! |
| Postuar mė datėn: 2008-09-16 13:44:52 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: NEBI MĖRSELI
Nėse pas 23 shtatorit Maqedonia apo FYROM-i nuk e pranon Kosovėn, do tė lėshohet shansi i artė pėr kėtė shtet tė brishtė. Tirana zyrtare dhe tė gjithė shqiptarėt 17 vjet u dėrrmuan duke u dėshmuar maqedonasve se mund tė jenė miq tė tyre. Boll u lutėn maqedonasit. Sali Berisha nuk ka bėrė gabim teknik. Ėshtė hap qė duhej ti tėrhiqej Shkupit kokėfortė qysh mė herėt dhe ti kundėrvihet nacionalizmit tė rrejshėm tė kryeministrit trazovaē maqedonas. FYROM-imi i Berishės ėshtė njėkohėsisht edhe fyromim i tė gjithė shqiptarėve ndaj Maqedonisė. Zėvendėskryeministri Abdulaqim Ademi nga kryeministri shqiptar ka marrė mesazhe pėr partinė shqiptare nė pushtet nė Maqedoni - BDI-nė - se pas 23 shtatorit, nėse nuk ka njohje tė Prishtinės, atėherė Gruevski le ti lajė duart nga NATO-ja dhe nga Bashkimi Evropian.
Gjykuar sipas informatave qė vijnė nga Greqia, tė paraqitura nga gazetat e afėrta me diplomacinė aktuale greke, gjatė qėndrimit nė New York, ministri i Jashtėm maqedonas, Antonio Miloshovski, edhe publikisht do tė bėjė me dije se Shkupi zyrtar do ti heqė dilemat dhe do ta njohė Kosovėn. Natyrisht, e tėrė kjo pritet tė ndodhė pas presionit diplomatik ndėrkombėtar. Dhe Shkupit i mbetet nė rrafsh diplomatik ta tejkalojė edhe pengesėn tjetėr ndryshimin e emrit tė saj kushtetues, i iniciuar tash e 15 vjet nga Athina zyrtare. Vendimi i Tiranės zyrtare pėr ta fyromuar Maqedoninė fare nuk shkon nė llogari tė qėndrimit tė grekėve pėr emrin kushtetues tė Shkupit. Pra, nuk ėshtė komplot greko-shqiptar, por ėshtė sinjal se shqiptarėve u ka ardhur durimi nga ekuivoket dhe politika nėnēmuese qė nė vazhdimėsi nomenklatura politike maqedonase udhėheq ndaj shqiptarėve.
Deri tani prore janė gjetur alibi pėr mosnjohje. Fillimisht demarkacioni i kufirit, pastaj u shfaq brenga e presidentit Cėrvenkovski se me ēfarė reference Prishtina do ta njihte Maqedoninė. Dhe ēdo zvarritje ia shkurton edhe mė shumė shpresėn maqedonasit tė rėndomtė pėr tė pasur tė ardhme tė mirė me fqinjėt. Gjetja e njė alibie tė re pas 23 shtatorit vetėm do ti zemėronte edhe mė shumė amerikanėt dhe evropianėt, tė cilėt mjaft kanė investuar qė ky shtet tė jetė rrėfim i suksesshėm. Nė tetor tė vitit 2004, presidenti amerikan, George W. Bush, njė javė para se tė mbahej referendumi kundėr decentralizimit, vendosi ta njihte Maqedoninė me emrin e saj kushtetues Republika e Maqedonisė. Deri nė atė kohė, SHBA-tė dhe shtetet e Bashkimit Evropian e njihnin Shkupin si FYROM referencė me tė cilėn nė vitin 1991 u pranua shteti nė OKB. Dhe pikėrisht ky vendim i administratės amerikane ishte vendimtar qė referendumi tė mos jetė i suksesshėm, ngase deklarimi kundėr procesit tė decentralizimit, qė e avanconte marrjen e pushtetit lokal nė komunat ku ka shumicė shqiptare, do ta vinte nė pikėpyetje ekzistimin e shtetit, nė tė cilin para tre vjetėsh kishte pasur njė luftė tė hapur shqiptaro-maqedonase.
Shqiptarėt e Maqedonisė, tė etur pėr pushtet, nuk arritėn tė jenė faktor nė shtet. Gjithnjė ishin me pushtet fiktiv. Asnjėherė nuk u vunė kushte maqedonasve pėr funksionim tė shtetit, madje edhe kur e bėnė luftėn. Edhe Menduh Thaēi nuk qe nė gjendje ti jepte ultimatum Gruevskit. E as Ali Ahmeti. Nėse deri mė 23 shtator nuk i jepet ultimatum Qeverisė sė Maqedonisė, atėherė lėre qė do tė jetė vonė, por do tė ishte ndėrprerje e shpresės pėr anėtarėsim nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Pas kėsaj date, pritja e momentumit tė pėrshtatshėm pėr njohje nuk do tė pinte ujė. Mbase do tė ishte vonė. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|