| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » QENI DHE FILMI DOKUMENTAR |
| Postuar mė datėn: 2008-05-25 05:03:13 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
tregim
Beqir Elshani
Koshat e bėrllokut ishin tė vendosura skaj murit tė trotuarit, ku shtrihej parku i qytetit. Nė fund tė parkut me udhė tė shumta gjendej ndėrtesa e komitetit komunal. Derisa e vetmja udhė kryesore tė shpinte nė drejtim tė ndėrtesės sė komitetit, tė tjerat tė shpinin nė drejtim tė lumit, ose nė drejtim tė rrethojės me tela gjemborė. Kjo e fundit kishte ndodhė pėr shkak tė uzurpimit nga ana e pushtetit. Me tė drejtė qytetarėt thoshin se nuk ke nga tia mbash. Ishte njė park qė i ngjante labirintit me udhė tė ngatėrruara. Ndryshe me labirintet e antikitetit qė ishin tė nėndheshme, ky park me shumė udhė ishte i mbidheshėm, me pemė dhe me lule tė bukura, por qė aspak nuk ndryshonte pėr nga qėllimi i pushtetit despotik.
Nė koshat skaj trotuarit hidheshin mbeturinat e ndryshme tė qytetit dhe tė shitoreve, siē ishin qethurinat, kockat e mishit dhe perimet e kalbura. Qendra komunale e pastrimit i kishte ofruar njė kosh tė tillė mishtores, mirėpo kasapi kishte refuzuar, ia dinte huqet e mbeturinave qė kundėrmojnė larg pėr qentė e uritur. Jo vetėm qė konsumatorėt do tė kishin frikė nga prania e qenve, por edhe do tė neveriteshin, kur do tė shihnin qentė duke gėrryer eshtrat pranė shitores, prandaj ėshtė bukur vėshtirė ti largosh, qoftė edhe me anėn e shkopit. Nė kėta kosha hidhte mbeturina edhe pastruesja e komitetit komunal. Ndryshe me qėndrimin e kasapit qė nuk pranonte kosh pranė shitores, komiteti komunal e kishte njė kosh tė madh nė oborr, mirėpo kohėt e fundit mbushej shumė shpejt, prandaj pastruesja detyrohej qė shkarravinat, kėshtu i quante ajo letrat zyrtare tė komitetit, ti hidhte nė shportat skaj rrugės. Muri i Berlinit po rrėnohej, ndaj zyrtarėt e kuqė po shpejtonin tė bėnin revizionin e dokumentacionit tė tyre tė egėr qė nė kohė tė gjatė kishin marrė mė qafė shumė njerėz tė pafajshėm.
Njė zyrtar i komitetit komunal sa herė kalonte skaj koshave tė mbeturinave, nxirrte ndonjė letėr nga xhepat e tij dhe i gjuante. Ishte njė vend hedhurinash qė ia pėrkujtonte zyrtarit, ngjashėm siē tė pėrkujtojnė lypsarėt nė rrugė, qė kėrkojnė lėmoshė. Nė ēantėn e tij, tė cilėn vazhdimisht e mbante nė krah, kishte njė bobinė filmi, atė e shfaqte nė disa bashkėsi lokale. Gjatė shfaqjes sė dokumentarit tė Titos nė njė bashkėsi lokale tė fshatit, zyrtari kishte treguar se ēmimi i filmit dokumentar kushtonte baras me njė mėzat, gjė qė tė pranishmit ishin habitur. Ai kishte menduar sikur fshatarėt do ta pėrgėzonin pėr shfaqjen e filmit dokumentar. Nga mesi i sallės kishte jehuar zėri i njė fshatari serb se edhe po tia falte zyrtari atė mut-filmi, kėshtu kishte thėnė ai serbi pėr dokumentarin e Titos, do ta hidhte nė zjarr. Zyrtari e kishte dėgjuar, mirėpo ishte zėri i njė fshatari serb, ndaj e mbajti gojėn, pėrndryshe po tė vinte sharja nga goja e ndonjė shqiptari, dihet qė do ta pėsonte shumė keq. Jo vetėm kaq, sepse serbi mund tia vente flakėn ndėrtesės sė komitetit qendror dhe nė fund ti shpėtonte dėnimit me anėn e diagnozės sėmundje mendore. Njė muaj mė parė ishte burgosur njė punėtor shqiptar vetėm pse pėr ditėvdekjen e kryetarit Tito nuk e kishte ndėrprerė punėn nė repart, pėrkundėr alarmit qė ushtonte nė mbarė qytetin. Arsyet e punėtorit se gjatė punės ka pasur shtupa nė vesh, nuk kishin pirė ujė. Ushtima e sirenės ishte aq e fuqishme dhe trishtuese, saqė pleqtė mendonin se shpėrtheu lufta nė Kosovė. Pleqtė kishin pėrvojė nga lufta me pushtues tė ndryshėm qė ndėrroheshin, ndaj shqetėsimi i tyre kishte arsyen e vet. Kurse njė fėmijė vetėm se padashur kishte pshurrur rrotėn e automobilit tė komitetit komunal, babanė e tij e kishin larguar menjėherė nga puna. Tė fyhet automobili i autoritetit partiak ka qenė mė i rėndė se tė dhunohet njė shkollare.
Kontrasti i fyerjes shqip dhe serbisht e kishte tronditur thellė nė shpirt zyrtarin e kuq, prandaj kishte hequr dorė nga shfaqja e dokumentarit nėpėr bashkėsi lokale, i kishte ardhur nė maje tė hundės. Njė pasdite kishte parė profesorin e gjimnazit me shat nė sup, tė cilin para dy vjetėsh e kishte larguar nga detyra pėr shkak se nxėnėsve u kishte shpjeguar se Ivo Andriqi ėshtė shkrimtar fashist, i cili ėshtė marrė me ndjekjen e shqiptarėve nė Turqi dhe serbizimin e Kosovės. I pėrfytyrohej sikur profesori, nė shenjė hakmarrjeje do ta qėllonte me shat. Vetėm Gjimnazi dhe fabrikat kishte profesorė dhe inxhinierė me universitet, zyrtarėt e komitetit komunal ishin me shkollė tė mesme, ama, siē thoshin pleqtė, profesorėt i futnin nė xhepa. Ishte njė kohė, kur jevgu bėhej pashė. Ndėrkohė qė profesori ecte ballėlart, zyrtari ulte kokėn nga turpi. Njė ditė, duke kaluar skaj koshave tė mbeturinave, zyrtari i komitetit nxori bobinėn prej ēantės dhe e gjuajti si tė ishte ndonjė kuti duhani. Atė ditė, koshi i mbeturinave kishte qenė bosh, menjėherė pas gjuajtjes kumboi krisma saqė edhe vetė zyrtari u tremb sikur tė qe ndonjė granatė, pastaj u ngjit shkallėve nė drejtim tė qendrės sė qytetit.
Thonė se zakonisht dita e fundit zgjat shumė, prandaj sekretari i komiteti komunal kishte dalė i fundit nga ndėrtesa, qysh nė orėt e vona tė natės. Statistikat e vendit tregonin se komiteti komunal shpenzonte material shkrimi mė shumė se tė gjitha shkollat nė qytet. Librashitėsit nuk kishin fitim nga nxėnėsit sa kishin fitim nga zyrtarėt e komitetit. Njė muaj mė parė komiteti komunal kishte marrė vendim qė pėr djegien e dokumenteve duhet tė jenė tė pranishėm tre veta, kishin frikė se mos nxirrej jashtė ndonjė dokument zyrtar qė do tu sillte telashe, sidomos nė mesin familjar. Sekretari i komitetit komunal e dinte se derisa besimtarėt e tij qė kishin spiunuar duke marrė mė qafė popullin, tė njėjtėn gjė do ta bėnin edhe kundėr sekretarit tė tyre qė dikur i bėnin temena. Thėnė shkurt, nėse sekretari dikur kishte sharė biblėn dhe kuranin, tani me ardhjen e demokracisė ishte nė gjendje tė pendohej dhe ti puthte tė dy librat e shenjtė. Mirėpo me atdhetarėt, qė dikur i kishte dėnuar si nacionalistė, ndryshonte puna, atyre nuk guxonte tu dilte pėrballė. Ishte mesjeta e tyre e tmerrshme qė kishin dėnuar nacionalistėt, prandaj shumė mirė e kuptonin peshėn e fajit. Kėshtu kishin vepruar edhe pashallarėt shqiptarė, ata nė shėrbim tė perandorisė turke vrisnin kryengritėsit shqiptarė qė luftonin pėr ēlirimin Shqiperisė nga robėria turke.
Nė tabelėn e shpalljes ishte vendosur lajmėrimi pėr nxjerrjen e objektit nė ankand. Tryezat dhe karriget me stof kanė pėrfunduar nė shtėpitė e administratorėve tė komitetit komunal. Ēudi, njė kohė tė gjatė kanė marrė rroga tė majme, dhe prapė tregohen grykės. Nė njėrėn nga dhomat e ndėrtesės dallohet njė bardhėsi katėrkėndėsh, ėshtė shenja ku mė parė qėndronte portreti i madh i Titos. Dikush i ka marrė kornizat dekorative, kurse portreti i Titos kishte mbetur nė mesin e dokumenteve partiake nė dysheme. Ah, sa filloristė tė gjorė janė pėrjashtuar nga bankat e shkollės, vetėm pse u mungonte portreti vockėl i Josip Broz Titos nė libėr lexim, kėshtu shkruhej emri i qoftėlargut. Tani ky portret me ngjyra dhe me format tė madh po shkelej nga kėmbėt e administratorėve tė kuqė.
Njė mace kishte mbetur brenda nė ndėrtesėn e komitetit, pushtetarėt qė dikur e miklonin macen nėpėr zyre, nuk ishin kujtuar pėr ta marrė me vete. Jo vetėm qė nuk janė kujtuar, por nga hutimi e kishin mbyllur dy herė kafshėn e gjorė: nė dhomė dhe nė ndėrtesė. Tani macja ka mbetur vetėm nė dhomėn e sekretarit, dhe herė pas here mjaullin. Kėrkon tė dalė jashtė, ashtu siē kanė dalė edhe miqtė e tij qė aq shumė e adhuronin dhe argėtoheshin me tė. Macja shpėtimin e kėrkonte gjithkah, mirėpo ishte e vetmja ndėrtesė qė nuk kishte, siē thoshin as bire tė miut. Flitej pėr njė mace qė gjatė natės kishte shpėtuar njė familje nga zjarri nė shtėpi. Ndėrkohė qė pronari me familje po flinte, macja e kishte ndier erėn e tymit nė shtėpi dhe pronarin e kishte zgjuar prej gjumit. Falė kujdesit tė maces, pronari kishte arritur tė shpėtojė familjen para se shtėpia tė bėhet shkrumb. Nuk dihet nėse komiteti komunal macen e ka mbajtur pėr tė zėnė mi, apo pėr tė paralajmėruar rrezikun
Disa herė kishte mjaullitė macja pranė derės, shpresonte se dikush do tia hap derėn sapo ta dėgjojė klithmėn e fatkeqes, mirėpo ndėrtesa ishte mbyllur porsi karantina e sėmundjeve epidemike. Sipas legjendės thuhet se macja ka nėntė shpirtra pėr tė pėrballuar rreziqet, tani ėshtė lagur si eshka nė shi dhe nuk mund ta shpėtonte as lėkurėn e vetė.
Macja ishte lodhur dhe e zu gjumi, pa njė ėndėrr sikur sekretari i la testament ndėrtesėn e komitetit komunal me gjithė oborr. Macja prej gėzimit iu pėrqall nėpėr kėmbė sekretarit. Kjo mace nuk kishte marrė goditje, siē merrnin macet nga shtėpiaket, prandaj edhe ėndrra i doli e bukur. Njė qytetar kishte shkuar pėr tu ankuar nė komitetin komunal pėr njė tė padrejtė qė i ėshtė bėrė nė fabrikė. Komiteti komunal, jo vetėm qė nuk e kishte pranuar, por edhe e kishte shpallur tė dyshimtė, kinse ka dashur ta vrasė sekretarin nė zyre. Kjo ngjarje e fundit kishte lėnė njė gjurmė tė keqe nė popull, ndaj tė gjithė i kishin duruar padrejtėsitė dhe nuk kishin shkuar tė ankohen nė asnjė organ zyrtar. Populli ua dinte hilet pushtetarėve, prandaj tė kėrkoje drejtėsi nga organet e pushtetit ishte sikur ti vrasėsh. Fill pas ēlirimit tė vendit nga fashizmi gjerman banorėt mbathnim opinga lėkure, atėherė nuk kishte mbathje me rripa, jo mė kėpucė me shollė. Opingat qė lidheshin nė mėngjes, nuk zgjidheshin deri nė mbrėmje. Mirėpo rregulli i mbajtjes sė opingave nė kėmbė edhe gjatė ndejės nė odėn e burrave u bė i rrezikshėm. Nėse nė qytet dikush shpėrndante pamflete apo vidhte bukė, atėherė policia serbe mund tė merrte pikėrisht njeriun me opinga nė odė, kinse dorasin e zunė pa i zbathur opingat.
Njeriu i parė qė u largua nga kjo ndėrtesė ishte sekretari i komitetit, nė fillim kishte lėnė pozitėn e drejtorit tė gjimnazit, kurse tani gjimnazi nuk e pranonte as pėr korrier. Jashtė po frynte njė erė e fortė e jugut, saqė kravatėn e ish-sekretarit ia ēoi prapa shpine, kjo tė kujtonte kėmborėn e dashit pa gjuhė, tė cilit nuk i dėgjohet zėri. Njė kohė tė gjatė kishte fryrė veriu rus, kėshtu thoshte populli, tani erdhi radha tė fryj shiroku i jugut, qė rrėzon anijet pa direk, njė anije e tillė pa direk kishte qenė edhe pushteti jugosllav. Kjo erė e jugut kishte hyrė nė tė gjitha anėt, kishte shpėrndarė tė gjitha gazetat dhe dokumentet e vjetra, ato pėrplaseshin kudo nė rrugė, dhe njėra ndėr ato dokumente tė shumta i ra sekretarit nė xhamin e automobilit. Letra nuk hiqej dot, ndaj sekretari u detyrua ta largojė me dorė, dhe ē tė shohė ishte njė nga dokumentet qė kishte nėnshkruar pėr ndjekjen e irredentistėve shqiptarė, kėshtu i quante obskurantizmi jugosllav tė gjithė ata qė kėrkonin barazi kombėtare.
Bobina e filmit dokumentar, tė cilėn e gjuajti zyrtari i komitetit komunal nė koshin e bėrllokut, ishte zhdėrvjellė dhe shiriti i zi celuloid luhatej porsi litari qė luhatin vogėlushet nė lojėn e kėrcimit. Shiriti ishte i gjatė, nuk dihej se ku gjendet fillimi dhe ku mbarimi. Bobina e saj kishte mbetur nė fund tė koshit tė mbeturinave, ku ishin hedhur bajgat e kuajve tė fshatarėve qė shitnin dru nė treg dhe perimet e kalbura tė shitoreve, tė cilat pėr shkak tė standardit tė ulėt nuk shiteshin. Gjatė paradites kasapi kishte therė disa krerė bagėtish pėr furnizimin e shitores. Kriza ekonomike e kishte detyruar popullin tė gėrryente dhe tė ziente mirė eshtrat, sepse mishi kushtonte shumė shtrenjtė. Kėshtu vepronte edhe kasapi, ai i griste aq mirė eshtrat, saqė pėr nga shkėlqimi dukeshin porsi qelibari i verdhė. Tė gjitha eshtrat kasapi i futi nė thesin plastik, pastaj kaloi mbi urėn e lumit dhe u duk te koshi i mbeturinave. Duke hedhur thesin me eshtra, papritmas u ngatėrrua dhe shiriti i filmit dokumentar, si nepėrkė iu mbėshtoll nėpėr kėmbėt e kasapit, sa desh u rrėzua. Me njėrėn kėmbė kasapi qėndroi nė vend, ndėrkohė qė tjetrėn po e nxirrte nga shiriti i filmit, pastaj i ēliroi tė dy kėmbėt. Duke u larguar prej koshave, sytė i mbetėn te shiriti dhe nė fund ofshau duke luhatur kokėn.
Tė nesėrmen paradite ra shi dhe frynte njė erė e ftohtė. Shiriti celuloid ishte kacavarur nė rrezen e rrotės sė biēikletės sė hedhur dhe shndriste porsi shkėndijat e fishekzares nė qiellin e errėt. Pasi pushoi shiu, qentė e kishin nuhatur erėn e mishit, sipas erės e dinin se nė kosh ndodhen eshtrat. Njė qen i murrmė iu afrua mbeturinave dhe dy kėmbėt e para i vendosi nė rrezen e koshit prej metali, dukej sikur po mbante fjalim. Shikoi rreth e qark dhe pa se ishte vetėm, ndėrkohė qytetarėt kalonin nė trotuarin skaj parkut dhe korbat, qė herė pas here krrokėritnin nė kurorėn e njė peme. Ato me padurim pritnin largimin e qenit nga mbeturinat, nė mėnyrė qė tė shkėputin ndonjė thėrrime buke. Pasi qeni gėrmoi nė shportė, me dhėmbėt e tij tė bardhė grisi thesin dhe nxori njė kockė prej koshit. Kockėn e lėshoi nė tokė dhe nisi ta lėpinte, e mbante me kėmbėt e para dhe sytė i shkėlqenin pėr shujtėn e shijshme. Papritmas u ndėrpre lėpirja e kockės, sytė iu rrokullisėn sikur ta kishte qėlluar dikush me plumb nė kokė, kėmbėt iu kishin lidhur aq keq me shiritin celuloid, saqė edhe pronari i tij nuk do tė mund tia zgjidhte. Qeni kishte mbetur nė mes tė shiritit dhe kockės, tė cilin vetėm njėherė e kishte kafshuar. Koka i luhatej herė para, herė prapa, u orvat tė lirohet prej shiritit celuloid, por pa sukses. Provoi tė ikte me kėmbėt e para prej shportės, mirėpo as kjo nuk i ndihmoi, boshti i filmit ishte nė fund tė koshit tė mbushur dėng me mbeturina. Duke u vėrtitur qeni andej-kėtej, nga koshat fqinje krahas domateve tė kalbura u shkapėrderdhėn edhe ambalazhet me letrat e komitetit komunal. Nė fillim u mundua tė nxjerrė shiritin me dhėmbė, mirėpo posa e tėrhiqte njė fije, kėmbėt i shtrėngoheshin edhe mė shumė. Duke u munduar tė lironte kėmbėt e prapme, papandehur shiriti celuloid iu mbėshtoll rreth qafės, kafsha e gjorė bllokohet plotėsisht dhe rrėzohet mbi rrezen e rrotės sė biēikletės. Njė spicė e rrotės i shkoi tejpėrtej barkut dhe qeni mbeti nė vend. Qeni fatkeq angulliu nga dhimbja nė bark. Nuk do tė kishte nevojė qė ndonjė polic ti bėrtas, sepse qeni nuk kishte mundėsi tė bėnte as lėvizjen mė tė vogėl. Tani sa mė shumė qė orvatej, aq mė shumė i shtrėngoheshin kėmbėt me qafėn dhe gjaku i rridhte ēurg prej barkut. Derisa qeni po ngulfatej te koshat e bėrllokut, macja po mbytej nė dhomėn e komitetit. Tė dyja kishin fatin e njėjtė tragjik, ishin pranė dokumenteve partiake: njėri jashtė nė shi, tjetra brenda nė dhomė.
Skaj murit gurgullonte lumi qė ikte nė drejtim tė Drinit, kurse nė fund tė parkut dukeshin dritaret e zyrave tė komitetit komunal, qytetarėt i thoshin gestapoja e kuqe, atje gjendeshin emrat e gjithė irredentistėve shqiptarė. Korbat e uritur kishin parė se qeni nuk e ka ndėrmend tė largohet nga mbeturinat, ndaj kishin ikur tė dėshpėruara. Qeni u lodh dhe ra nė kllapi, ndėrkohė ushtoi zhurma e automobilit tė sekretarit qė po i kthente shpinėn ndėrtesės dhe qeni u zgjua i trembur. Muzgu i mbrėmjes po afrohej, njerėzit nuk po duken. Tė lehurit e qenit ishte aq i lehtė, saqė dukej sikur turpėrohet pėr fatkeqėsinė qė i ka ndodhur. Qeni nuk kishte mundur tia dalė nė krye tė ēlirohet gjatė ditės, derisa edhe kishte forcėn fizike dhe psikike, tani fatkeqėsia e ka lėnė pikėrisht nė orėt e natės. Nata ishte e qetė, pos gurgullimės sė lumit, tė lehurit e qenit nuk ndihej dhe koka e tij ishte mbėshtetur mbi njė afishe me yll. Qeni i murrmė me shiritin e zi fare nuk dallohej natėn. Vėshtrimi i syve tė tij kishte mbetur nė drejtim tė koshit, ku nė fillim ishte krekosur me kėmbėt e vendosur mbi shportė. Mendonte se ē ishte vallė ajo forcė nė koshin e mbeturinave qė nuk e lėshonte dot, ndaj kėshtu trupi iu shtangua dhe nė orėt e vona tė natės ngordhi.
Tė nesėrmen nė mėngjes, pastruesit u dukėn nė kompozicionin e mbeturinave tė qytetit, ata zbraznin koshat nė kontejnerin transportues. Pastruesit panė kafshėn e ngordhur, ishte qeni i lidhur me shiritin celuloid tė filmit dhe me spicėn e rrotės nė bark. Njė pastrues, si tė ishte ndonjė hetues nxori bobinėn prej shportės dhe pa se ishte filmi dokumentar i Josip Broz Titos, qė e kishte mbytur kafshėn e gjorė. Ndėrkohė njė tjetėr nxori thikėn dhe i preu shiritin celuloid te qafa dhe te kėmbėt, pastaj e hodhėn nė kontejnerin transportues.
Njė harabel kishte mbetur nė korridor, dhe me forcė pėrplasej nė dritare, duket se ka hyrė nėpėr vrimėn e ajrimit, mirėpo nga frika ka humbur rrugėn e kthimit. Fėmijėt janė tė parėt qė kanė marrė vesh se nė ndėrtesė nuk gjendet askush. Oborri qė dikur qėndronin automobilat e pushtetarėve tė kuqė, ishte i lirė dhe tani fėmijėt luanin me top. Dukur kjo ndėrtesė me lulishte kishte qenė njė ndėr vendet mė tė bukur nė qytet. Tani radhėn ia kishte lėshuar shtėpisė sė kulturės, dhe kjo e fundit i gėzonte qytetarėt. Harabeli kishte rėnė nė agoni, fluturimet e shumta tė pashpresė e kishin dėrmuar dhe sytė po i mbylleshin. Zogut tė fushės nuk i mungonte vetėm njė kokėrr mel dhe njė pikė ujė, por i mungonte qielli i kaltėr. Gjatė lojės, topi shkoi shtrembėr dhe qėlloi njė nga dritaret e korridorit tė ndėrtesės. Krisma e thyerjes sė xhamit e zgjoi zogun nga agonia, dhe me gėzim fluturoi drejt qiellit. Fėmijėt ishin bėrė kureshtar pas lojės me top dhe nuk e panė zogun qė si rrufeja doli nga dritarja e thyer. Mirėpo kur topi pėr herė tė dytė qėlloi dritaren e ndėrtesės, tė gjithė fėmijėt i mbyllėn hundėt, vinte era cofėtinė. Era ishte aq e padurueshme, saqė u detyruan tė largohen disa hapa. Nė fillim u frikuan, dyshuan pėr ndonjė tė vdekur. Pas pak iu afruan dritares, nė portretin e madh tė Titos panė njė kafshė, ishte trupi i maces sė ngordhur. Tė gjithė fėmijėt u larguan, kishin frikė nga infektimi, prandaj ikėn dhe mė nuk u dukėn nė oborrin e ndėrtesės me erė tė keqe.
marr nga libri "Trungu i shartuar" |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|