| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Mustafaj: Pavarėsia e pashmangshme |
| Postuar mė datėn: 2007-09-21 10:33:39 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ish-ministri i jashtėm shqiptar Besnik Mustafaj thotė se, nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk imponon zgjidhjen e statusit tė Kosovės, atėhere pashmangėrisht pala kosovare do tė shpallė pavarėsinė nė mėnyrė tė njaėnshme.
Duke folur pėr BBC nė shqip zoti Mustafaj thotė se duket qė palėt nuk do tė bien nė kompromis pėr njė zgjidhje.
Ai thotė se plani Ahtisaari, produkt i rreth njė viti e gjysmė bisedimesh dhe pėrpjekjesh diplomatike, ėshtė zgjidhja qė duhet pėr tė ruajtur stabilitetin nė rajon. Plani Ahtisaari ofron garanci pėr mbrojtjen e minoriteteve nė Kosovė. |
|
BBC: Ēfarė mendoni se solli takimi i fundit i treshes ndėrkombėtare nė Londėr me delegacionet nga Kosova dhe Serbia lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės?
Zoti Mustafaj: Unė do tė thosha se nė pėrgjithėsi nuk solli asnjė tė re. Pra, nuk ka asnjė surprizė, nuk di ndonjė vėzhgues tė vėmendshėm tė zhvillimeve nė Kosovė dhe nė kėtė periudhė tė negociatave pėr statusin qė priste tė re. Megjithatė, ka diēka tė rėndėsishme qė u rikonfirmua - fakti qė asnjėra palė nuk ka tendencėn pėr ndarjen e Kosovės. Pra, dihej qė pėrfaqėsuesit e Kosovės ishin shprehur pa asnjė ambiguitet se nuk pranojnė ndarje tė Kosovės. Dėgjuam dhe mėsuam se edhe pėrfaqėsuesit e Beogradit e pėrjashtojnė nė mėnyrė tė qartė mundėsinė e ndarjes sė Kosovės. Kjo ėshtė njė gjė e mirė.
BBC: Pala kosovare mbėrriti nė Londėr me njė propozim - traktat tė miqėsisė midis Kosovės e Serbisė qė, sipas saj, do tė pėrcaktonte marrėdhėniet dypalėshe. Para kėsaj nė raundin e Vjenės me Treshen Beogradi riafirmoi qėndrimin qė zgjidhja tė kėrkohet nė autonominė substanciale pėr Kosovėn. Mendoni se do tė arrihet ndonjė kompromis?
Zoti Mustafaj: Nuk shoh asnjė mundėsi kompromisi nė atė qė ėshtė thelbėsore, nėse flasim pikėrisht me kėtė terminologji, sepse Prishtina ėshtė shprehur nė mėnyrė tė qartė se gjithēka ėshtė e mundur pėr kompromis, pėrveē pavarėsisė, ndėrsa Beogradi gjithashtu ėshtė shprehur nė mėnyrė tė pėrsėritur se gjithēka ėshtė e mundur pėrveē pavarėsisė. Pra, me vetė faktin qė pėrjashtojnė atė ēka pėrcakton statusin e ardhshėm tė Kosovės, e pėrjashtojnė si pikė kompromisi Beogradi dhe Prishtina, atėherė rezulton se mundėsia e kompromisit nuk ekziston. Unė kam qenė gjithmonė i bindur se nė kėtė pikė nuk mund tė ketė kompromis dhe gjithmonė i kam kėrkuar komunitetit ndėrkombėtar tė ndjekė njė rrugė qė edhe e ka ndjekur shpesh nė raste tė ngjashme - rrugėn e imponimit ndaj tė dyja palėve. Nė rastin konkret kur kam folur para ēeljes sė negociatave pėr pavarėsinė e kushtėzuar apo tė mbikėqyrur apo tė shoqėruar, siē janė termat qė kam pėrdorur unė nė atė kohė, kam pasur parasysh pikėrisht faktin qė nė pamundėsi pėr kompromis, nė atė pikė qė ėshtė thelbėsore, pra statusi, shkėputja e Kosovės nga sovraniteti serb, atėherė do tė duhej tė imponohej dhe fitohej kohė. Nėse ne do tė ishim qė para njė viti apo njė viti e gjysmė me njė status tė pėrcaktuar, do tė ishte ndėrtuar, mendoj unė, krejt konteksti pėr tė arritur tek traktati i miqėsisė qė propozuan kėsaj here pėrfaqėsuesit e Kosovės.
BBC: Zoti Mustafaj, si e komentoni deklaratėn e pėrfaqėsuesit tė Rusisė nė Treshen ndėrkombėtare pėr statusin, Aleksandr Botsan-Kharchenko, sipas tė cilit plani Ahtisaari nuk ėshtė bazė e negociatave tė tanishme. Nė fakt ēfarė mendoni se do tė ndodhė?
Zoti Mustafaj: Unė nuk do tė doja tė bėj skenare, sepse nuk mė duken produktive dhe nuk mė duken tė tilla qė do tė prodhonin stabilitet nė rajon, por unė dua tė them me siguri njė gjė qė askush, asnjė vėzhgues dhe asnjė diplomat me mendje tė shėndoshė dhe me shqetėsim pėr zhvillimet nė rajon, nuk mund tė mendonte se nė 120 ditė qė iu dhanė shtesė pėr negociatat mund tė fillohej njė punė nga e para dhe mund tė ndėrtohej njė kompromis, njė marrėveshje apo tė arrihej njė rezultat qė do tė prodhonte stabilitet pėr rajonin, pra, tė prodhonte mirėkuptim edhe midis Beogradit dhe Prishtinės dhe mes fqinjėve tė tjerė me tė dy kėto shtete. Nė kėtė kuptim, unė mendoj se pa planin Ahtisari, dhe me versionin qė u shpreh zoti Kharchenko, duhet tė pritet pa asnjė bazė tė mėparshme tė negociohet dhe tė arrihet ndonjė rezultat nė kėto ditė qė kanė mbetur deri me 10 dhjetor, mua mė duket e pamundur.
Plani Ahtisari ėshtė rezultat i njė negocimi gati njė vit e gjysmė. Ai ėshtė rezultat i punės sė gjithė komunitetit ndėrkombėtar, i drejtuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm, nėpėrmjet Ahtisarit, tė ndjekur nga Kėshilli i Sigurimit. Sepse njė herė nė tre muaj, katėr herė nė vit, ėshtė raportuar nė Kėshillin e Sigurimit gjatė gjithė asaj kohe, ku janė mobilizuar njerėz, fonde, kohė, gjithēka dhe nuk mund tė hidhet ai dokument nė kosh vetėm pėr faktin se nė shqyrtimin e tij tė parė nė Kėshillin e Sigurimit nuk u arrit diēka. Koha 120 ditore, ishte mė shumė pėr tė kėnaqur, mendoj unė, egon e disa faktorėve nė kėto bisedime, sesa njė shpresė reale, se mund tė fillohej gjithēka nga zeroja, sikur nuk ekzistonte njė punė e bėrė, do tė arrihej njė rezultat.
BBC: Ka mendime dhe qėndrime tė ndryshme pėr atė se ēfarė duhet tė bėnin kosovarėt - pala shqiptare - nė Prishtinė pas 10 dhjetorit. Nuk pėrjashtohet shpallja e njėanshme e pavarėsisė. Si ish-ministėr, si diplomat me pėrvojė, si e shikoni kėtė debat?
Zoti Mustafaj: Ky ėshtė njė debat i pashmangshėm nė mėnyrė absolute. Pala kosovare, pėrfaqėsuesit e saj institucionalė, krejt opinioni publik, po bėjnė ē'ėshtė e mundur dhe kanė bėrė ē'ėshtė e mundur pėr tė qenė, si tė thuash, mirėkuptues me komunitetin ndėrkombėtarė duke dhėnė tė gjitha nėpėrmjet negociatave nėn drejtimin e presidentit Ahtisari. Kanė dhėnė tė gjitha garancitė pėr minoritetin serb dhe minoritetet tjera nė Kosovė. Kanė bėrė lėshime qė janė nė nderin e tyre dhe qė pasqyrohen nė raportin dhe propozimet e zotit Ahtisari. Pra, kanė bėrė ē'ėshtė e mundur qė e pashmangshmja, qė ėshtė pavarėsia, tė kalojė nė rrugė normale brenda Kėshillit tė Sigurimit. Tashti, absolutisht unė jam i bindur se shpallja e pavarėsisė sė njėanshme nuk ėshtė rruga mė e mirė. Pėrkundrazi. Por nė pamundėsi, pėr arsye qė nuk e justifikojnė qėndrimin e Rusisė, nė pamundėsi pėr ta pasur zgjidhjen pėrmes Kėshillit tė Sigurimit, nuk mbetet rrugė tjetėr pėrveēse shpallja nė mėnyrė tė njėanshme. Dhe, unė mendoj se institucionet nė Kosovė po pėrgatiten pėr kėtė gjė. Traktati i miqėsisė qė ata kanė pėrgatitur dhe qė do t'ia propozojnė drejtpėrdrejt, mendoj unė, delegacionit serb nė takimin ballė pėr ballė qė do kenė nė fund tė shtatorit nė Nju Jork, tregon se ata po pėrgatiten pėr pas-pavarėsinė. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|