DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ndėrkombėtarėt nė Kosovė bėnė lėshime nė favor tė Serbisė
Postuar mė datėn: 2007-09-22 12:42:51 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Dr. Hasan Luēi

Edhe perpjekjet per te kerkuar ndihme ne Evrope dhe ne SHBA, ne fillim, nuk dhane rezultate pozitive, pasi ata e njihni mire gjendjen kudo, por zaret ishin hedhur ne Dejton e gjetke, ne diplomacine e fshehte dhe ne propaganden e hapur se levizja kosovare per liri e pavaresi edhe ajo paqesore, u quajt terroriste islamike etj. Ketij zjarri i fryn edhe Greqia, Rusia, Kina etj. miq te serbomedhenjve. Vetem kur SHBA u bind se Milloshevici filloi spastrimin etnik te nje populli te tere, qe ata e njihnin mire dhe rivleresuan interesat e tyre ne kete rajon, ku mbanin me paterica edhe Maqedinine, vendosen te veprojne ne kuadrin e interesave madhore te NATO-s ne Ballkanin perendimor e me gjere.
Amerika pati aleat pa medyshje vetem Angline e drejtuar nga Bleri, ndersa aleatet e tjere ne NATO dhe ne BE hezitonin dhe ngriten secili arsyet e pengesat e tyre per te vepruar nje zeri, per t'i prere doren genocidit serbmadh. Dhe vertete, SHBA deklaroi dhe veproi gati e vetme per ta thyer makinen ushtarake serbomadhe, e cila kapitulloi, por me kushte ne favor te saj. Millosheviēi me pazare te ndyra, por jo platforma e tij shovene dhe gjeneralet kriminele per krime kunder njerezimit qe jane te lire edhe sot.

Kosova u ēlirua ne 1999, por pasojat e Dejtonit, Rambujese, te sulmit rus ne Prishtine, fakti i kryer ne ndihme te Serbise tradicionale ortodokse, venia nen protektoriat nderkombetare sipas rezolutes 1244, serish, nen sovranitetin e Serbise, zhgenjeu jo vetem UĒK-ne luftetare te lirise dhe popullin kosovar, por edhe njerezimin perparimtar.Diplomacia sekrete triumfoi serish ne dem te trojeve etnike shqiptare dhe kunder se drejtes per bashkim te kombit shqiptar.Faktori nderkombetare shpalli miratimin e pavaresise se Kosoves pas nje periudhe kalimtare trevjecare nen UNMIK e KFOR, kur punet u zgjaten pertej premtimeve dhe u vertetua bllofi i tyre, me qellim, per te fituar kohe per pazarlleqet mes Serbise dhe fuqive te medha, per interesat e tyre ekonomike e polike ne rajonin e Ballkanit duke risjelle ne kujtese Jalten dhe diplomacine levizese pas permbysjes se komunizmit ne Evropen lindore e BS, duke nxjerre nga sirtari traktet e vjetra dhe duke bere trakte te reja dhe ndryshimet ne administraten amerikane pas presidentit Klinton, sollen prurje te reja ne perballjen me ariun rus, qe po tregon serish dhembet e luftes se ftohte ne KS te OKB, ne G 8 dhe ne Grupin e Kontaktit, ne bisedimet per statusin e pavaresise se Kosoves. Plani i shpallur i Ahtisarit, pas bisedimeve mes antareve te Grupit te Kontaktit dhe jo mes dy paleve te interesuara, qe realisht nuk kane arsye te merren vesh, se serbet nuk pranojne asgje edhe pas kasaphanes qe bene ne Kosove, nuk kerkojne asnje falje, perkundrazi bejne fajtore Kosoven, te ciles i kerkojne nenshtrim e kapitullim pa kushte, ndersa kosovaret me te drejte nuk kane pse te bisedojne me serbet, pasi Kosova e kreu misonin e vete te lirise me 1999 dhe kerkon pa medyshje vetvendosje, pavaresine e vet.

Ėshte e pafalshme per Grupin e Kontaktit, qe pas 7 vjetesh doli me nje plan te arritur me trysni ndaj Kosoves, qe te pranoje faktin e kryer per te decentralizuar territorin e Kosoves, te njohur edhe ne 1974 nga Kushtetuta e RFSJ-se, me enklavat serbe e fetare me lidhje direkte e financime nga serbi, duke perjashtuar ēdo bisedim per t'i perfshire trojet shqiptare te lena jashte Kosoves, si Luginen e Preshevesh etj,. ku edhe u luftua per liri e pavaresi. Administrata nderkombetare ushtarake dhe civile ne Kosove beri leshime te pafalshme ne dem te shqiptareve dhe ne favor te Serbise, Maqedonise, Malit te Zi. Pra diplomacia e OKB-se dhe e BE-se e Rusia u rikthyen ne 1913 ne konferencen e ambasadoreve ne Londer dhe me te njejtat argumente mbajne peng, jo vetem Kosoven, por tere kombin shqiptar.Pas drames kosovare te KS te OKB, rikthimi nga fillimi i bisedimeve, gjoja, mes Serbise e Kosoves, i ngjan barsaletes, se, prifti qe kur u zu ngusht tha ta fillonte nga e para! Ky trajtim i ceshtjes, tregon, se edhe pse, grupi perfaqesues kosovar pranoi kompromise qe mund te behen fatale per te ardhmen e shqiptareve ne Kosove dhe per vete Ballkanin e me gjere, perseri Serbia e Rusia, e miqte e saj te hapur dhe ne heshtje ne Grupin e Kontaktit dhe ne treshen e famshme te 2007 qe po bejne hetime per ate qe eshte e qarte si drita e diellit, kerkojne, vetem e vetem, nje perulje te shqiptareve pa kushte, qe ne fakt, do te coje ne nje autonomi te ndyre dhe jo ne sovranitet shteteror, as ne kuptimin e ngushte, qe ka sot sovraniteti drejt integrimit euroatlantik dhe evropian, sidomos per vendet e popujt e vegjel, qe konventat e shpikura nderkombetare, sot, i denojne pa te drejte te jetojne ne shtete shume etnike edhe kur ke shimice derrmuese sic eshte Kosova.Deri sot, propagandohej ruajtja e statukuose, por kjo statukuo, u thye mes permbysjes se komunizmit, pas bashkimit te Gjermanise, pas daljes se pavarur te shteteve balltike e te tjera ne ish BS, ne Cekosllovaki pas shperndarjes se ish Jugosllavise etj. Vetem shqiptareve u kerkohet te rrine urte, te pranojne statukuon e grisur, te pranojne ekzistencen e shume etnive, (qe se kane,) se kufizohen me njeri-tjetrin ne 7 shtete dhe te plotesojne standartet e BE e NATO-s, te cilat, nuk i kane plotesuar as anetaret e tyre Greqia, Italia etj. per minoritetet, per korrupsionin, trafiqet etj. Serish ne keshillohemi nga faktori nderkombetar, siē keshillon prifti: -beni si them une, por mos beni si bej une! Per fat te keq, qysh ne nismen e tranzicionit demokrat, ne hapat e pare te permbysjes "vullnetare" dhe me "paqe" te komunizmit ne Shqiperi, faktori shqiptar ne Tirane, i perēare, pranoi ndihmat "bujare" te fqinjeve dhe kapitalisteve serbe,greke etj. ballkanas, perfshi kosovare, shumica te financuar nga serbet pasi atdhetaret shqiptare nen Jugosllavi nuk qene dhe nuk jane te pasur por te varfer, punetore neper bote apo te trafikanteve si pronari i gropes se Sejdise, qe mbeti simbol i korrupsionit, per te bere kapitalistet tane. Pluralizmi shqiptar, mik i botes, por jo i popullit te vet, hapi portat e dritaret nga hyne mafiet ballkanase e boterore, qe ndihmuan Shqiperine me mbeturinat e depove me ushqime te luftes se dyte boterore (faktet jane kokeforta) dhe iu bene te njohura opinionit publik brenda e jashte, veēse i shijuam pa frike, qe e ben Shqiperine vend trafiqesh te ēfaredoshme, ku luanin e luajne miliardat me ēeshtjet e fajdeve, pastrimin e parave, drogat, armet etj. te cilat, plotesuan me qejfin e kuēkave te sjella edhe nga tere racat e botes demokrate, per te shijuar te kamurit, hajdutet e rinj e te vjeter, ngjyrat e ylberit mish te bardhe. Kjo Tirane zyrtare, atdheu ame, belbezoi perēarte shume vjet per ēeshtjen kombetare dhe e gjeti zgjidhjen, duke pranuar e para keshillen e diplomacise nderkombetare, paketen Ahtisari, veēse, pavaresi te kushtezuar dhe jo sovranitet shteteror, por me ca gjasa te drejtash, me gojen e kryediplomatit te regjur ne Paris, z.Besnik Musatafaj, i cili, sot ka marre pozat e kritizerit ndaj pasardhesit te vet, qe s'qenka aktiv se vete ai vrau kuēedren serbomadhe? Ku-ku,nane;bertasin tek ai, ne raste te tilla.Por edhe ky s'ka faj, se, eci ne vazhden e grazhdit te R.Alise, F.Nanos ne Krete etj. S.Berishes me thyerjen e bllokades kunder Millosheviēit, duke furnizuar me karburant e arme kur Kosova therej, vritej e digjej, spastrohej dhe ky fare prijesi demokrat edhe shfajesohet pa pike cipe ne fytyre ne mediat shqiptare, se, s'ka kurajon te mbyte a vrase veten per kete turp e shkuar turpit, veē te tjera qe do t'i vbertetoje koha, apo mek-meket para kryeministrit serb, duke mos deshmuar as njohuri fillestare ne historine tone, per t'ia perplasur ne fytyre serbomadhit, se trojet shqiptare ne Jugosllavi jane te pushtuara dhe jo te katragjysherve, te ardhacakeve nga stepat e moēalet nga zbriten si minjte e kenetave, duke shkaterruar, pushtuar e krijuar perandori e federata nen tutelen dhe ombrellen e kolonialisteve evropiane te shek.XIX,XX e XXI. Po ku ta gjejne guximin keta " mender", kur breket u jane qullur me kohe me bemat e mbrapshta ne kurriz te Shqiperise dhe te kombit tone ne te kater anet e horizontit dhe nen dhe e ne qiell, duke i mbuluar me miqesi e diplomacine e minjve te moēaleve dhe demagogjine per shtet ligjor e demokraci nen hijen e armiqeve dhe kundershtareve te shqipetareve, te cilet u falen dit'e nate, t'ua mbajne avazin si pozite e opozite alternuese demokrate, ne kurriz te shqipetareve, qe tash 17 vjet e bene Shqiperine germadhe, erresire, qe i duhen shekuj per te marre veten dhe kohe e luftra te tjera per t'u bashkuar ne trojet e veta natyrore e historike, pasi shqiptaret nuk do ta gelltitin lehte integrimin ne Kanosa pa fituar te drejtat e lirite e tyre. Populli shqiptare, ne teresi, dhe ai kosovar ne vecanti, e kane vleresuar dhe shprehur mirenjohjen te huajve per ēlirimin e Kosoves ne 1999, por fatkeqesisht s'mund ta kuptojne se si BE, por edhe SHBA qenkan zene ngushte qe t'i bejne leshime jo parimore Serbise dhe Rusise?! Ne nje ēeshtje te qarte si drita e diellit nga ēdo kendveshtrim objektiv etnik e vetvendosjes se popujve te nje gjuhe,flamuri e kombi te copetuar tragjikisht prej 1878 deri sot. Nuk jane te pakta sot, si dje, veprimtarite e egra dhe kercenuese kunder atdhetareve shqiptare, qe t'i detyrojne keta, me hir e pa hir, sic eshte shprehja "Tahir me pahir" per detyrimet osmane, per te bere pazare me lirine e pavaresine e Kosoves sot ne veēanti dhe te kombit shqiptarne teresi, nje avaz i ri me muzike te vjeter tradhetare! Deri dje shane me ferre e me parrua "internacionalizimin proletar" qe nuk i zgjidhi keto padrejtesi, ndersa sot, po keta lojtare, sillen shume me keq ne ēdo drejtim se ish komunistet e vertete, e jo sharllatene si Tito e Hrushovi, ne ēdo plan shoqeror e juridik. Vetvendosja e po0pujve nuk eshte vendimtare ne bisedimet mes Prishtines e Beogradit, pasi diplomacia e sotme ka nxjerre arsyetime te reja interesash per kompromise. Serbia hegjemone ne ish Jugosllavi, ben te qarte sot, se ajo ka pranuar formalisht kufijt e shtetit shqiptar, te cilin desh ta bente republike te 7, per te mos leshuar pe, sidomos ne kushtet e sotme per te privatizuar pergjithmone trojet etnike shqiptare. Me kete logjike, se qysh mbreteria jugosllave dhe titizmi i copetuan trojet shqiptare ne rajonet e kombesive te tjera, per te mos i lejuar te bashkoheshin, t'i asimilonin me lehte dhe, sido qe erdhen punet, te mos lejojne as bashkimin mes tyre as bashkimin me Shqiperine dhe se fundi tentuan spastrimin etnik Dhe kekojne ende rindarjen pasi, me forcen e armeve serbe e ruse dhe me heshtjen e trupave franceze ndane Mitrovicen, sipas modelit fashist gjerman me trupat e Xhafer Deves e qeverine serbe, sipas modelit te se njejtes diplomaci sekrete te fuqive te medha, ne perputhje me ate fashiste te Millosheviēit e pasuesve te tij armiq te eger te shqiptareve. Pra mbetet e njejta kornize diplomacie me taktika te reja per te njejten strategji antishqiptare.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Adem Demaēi - Nė Kosovė pushtetin nuk e ka politika kosovare, por ndėrkombėtarėt! (2008-11-02 17:31:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dobbins: Ndėrkombėtarėt nė Kosovė deri sa tė bėhet anėtare e BE (2008-02-29 13:24:12 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi nė Bruksel: Pavarėsia nė koordinim me ndėrkombėtaret (2007-11-20 09:44:46 nga admin4)
[ Opinione ] Ē‘MIQ TĖ SHQIPTARĖVE NA QENKAN EVRONDĖRKOMBĖTARĖT? (2007-11-13 16:08:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi kėrcėnon ndėrkombėtarėt se nuk guxojnė ta njohin pavarėsinė e Kosovės (2007-04-17 09:10:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Analisti Mur thotė se ēėshtjen e Kosovės ėshtė dashur ta zgjidhnin ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt (2006-12-18 09:38:21 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Hashim Thaēi: Kosova e pavarur, nė bashkėpunim me ndėrkombėtarėt (2006-11-26 05:11:26 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Ndėrkombėtaret , hajnat dhe tenderomania (2006-11-16 10:00:28 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Destabilitet nėse Kosova ndahet nga ndėrkombėtarėt (2006-11-14 18:32:09 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster